Indiani dëshiron të bëj tatuazhe me 220 flamuj në trup

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Se sa është i dhënë pas thyerjes së rekordeve tregon edhe fakti se edhe vet emrin e tij e ka ndryshuar në Guinness. Ai shpreson se do të hyj në Librin e rekordeve Guinness duke bërë tatuazhe të gjithë flamujve të botës në trupin e tij.

Indiani 67-vjeçar Guinness Rishi tanimë mbanë katër rekorde botërore. Tani ai ka ardhur tek një ide interesante që trupin e tij ta mbuloj me 220 flamuj të ndryshëm, derisa vlerëson se tërë procesi do të zgjas rreth tre vjet dhe do t’i kushtojë afro 14.00 euro.

Rishi tanimë ja ka nisur dhe ka bërë gjashtë flamuj në fytyrën e tij, e ata janë të Indisë, Britanisë, SHBA-ve, Qipros dhe Partisë kongresiste indiane.

Ai ka thënë se fytyrën e ka rezervuar për flamujt më të rëndësishëm, derisa mendon se në kokën e tij mund të bëhen 60 flamuj me madhësi prej 2.5 centimetrash, shkruan gazeta britanike Metro.

Përveç flamujve të 201 shteteve të pranuara, ai në vete do të bëj tatuazhe edhe të kombeve si Skocia, Uellsi, e ndoshta edhe të shtetit më të ri në botë, Kosovës.

Pasi që të mbulojë kokën, flamujt tjerë do t’i radhis nga qafa teposhtë sipas alfabetit.

Edhe pse plani i tij merr shumë kohë, është i shtrenjtë dhe tanimë i ka nxjerrë telashe me gruan dhe familjen, Rishi beson se krejt kjo ia vlen qëllimit përfundimtar.

"Njerëzit më konsiderojnë person shumë të çuditshëm, e jo të rëndomtë", ka thënë Rish.
 

Attachments

  • f.0805151524667_m.jpg
    f.0805151524667_m.jpg
    37.8 KB · Shikime: 6
Ka lloje lloje njerezish..Une sdo ta beja kurre.
 
horizont paska si tip i vikan ide te pa pame
 
Sa kot....sa i shpifur
 
Po per flamurin shqiptar ke pjese te trupit do te rezervoje?Meqense nuk eshte nder flamuret e rendesishem.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top