Indi, alkooli me substancë toksike, 102 të vdekur..

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
41106_1.jpg

KALKUTA - Rreth 102 persona kanë humbur jetën nga helmimi në lindje të Indisë pasi kishin konsumuar alkool të falsifikuar që përmbante një substancë shumë toksike, njoftuan sot autoritetet.

"Bilanci arriti sot në 102 të vdekur'', deklaroi Narayan Sëarup Nigam, zyrtar në distriktin 24 Parganas, në shtetin e Bengalit Lindor.
Viktimat, kryesisht fshatarë apo shoferë shumë të varfër për të blerë alkool të kontrolluar, ishin me origjinë nga 10 fshatra kufitare me Bangladeshin.
Tre spitalet më te afërta janë mbushur me pacientë të sëmurë rëndë.

Sipas Nigam, një sasi metanoli u zbulua në të paktën 20 viktima duke shkaktuar frikë se kjo substancë shumë toksike përdorej si karburant.

(er.nu/BalkanWeb)
 
Pe: Indi, alkooli me substancë toksike, 102 të vdekur..

Sa gjynah ...............
 
Back
Top