Papa Benedikti është tronditur nga një incident që i ndodhi teksa përgatitej të mbante meshën tradicionale të mesnatës në prag të Krishtlindjeve.
Në momentin kur Papa po shkonte drejt altarit për të filluar shërbesën në Bazilikën e Shën Pjetrit në Romë, një grua kaloi barrierën e sigurisë, e kapi Papa Benediktin dhe e shtriu atë përtokë.
Për disa minuta në Bazilikën e Shën Pjetrit që ishte mbushur plot, pati panik.
Kori pushoi së kënduari dhe të pranishmit u shtangën kur rojet e sigurisë së Vatikanit vërshuan drejt vendit ku kishte ndodhur incidenti.
Mesha këtë vit filloi dy orë më herët, për t'i dhënë më shumë kohë Papa Benediktit për të pushuar gjatë ceremonive të Krishtlindjeve.
Më pas Papës iu dha ndihmë që të ngrihej në këmbë për të vazhduar shërbesën.
Zyrtarë të Vatikanit thanë se gruaja 'me probleme mendore' ishte marrë në pyetje.
Një zëdhënës i Vatikanit tha se gruaja që kreu këtë incident, kishte tentuar ta kalonte barrierën e sigurisë për t'iu afruar Papës edhe gjatë meshës së vitit të kaluar.
Papa, i cili vitin tjetër mbush 83 vjeç, u trondit nga ky incident, çka u vu re edhe në disa momente hezitimi gjatë fjalimit.
Kjo ishte padyshim shkelja më e rëndë e rregullave të sigurisë vitet e fundit në Vatikan.
Megjithëse Papa nuk pësoi ndonjë lëndim gjatë këtij incidenti, regullat e sigurisë gjatë ceremonive të tij pritet të rishikohen urgjentisht.
Shekulli online