Incident i armatosur në Radushë, 4 të vdekur

fshatari

Anetar
4 të vdekur dhe disa të plagosur është bilanci i incidentit të armatosur që gjatë natës ka ndodhur në afërsi të fshatit Radushë të Shkupit, mëson ALSAT-M. Tre nga viktimat janë identifikuar, ndërsa është duke u bërë identifikimi i viktimës së katërt. Bëhet për një person nga fshati Gërçec, një nga Prishtina dhe një nga fshati Merovë. Incidenti ka ndodhur pasi grupi i armatosur ka qenë duke bartur armë në kufirin midis Maqedonisë dhe Kosovës dhe ka hapur zjarr ndaj policisë.
Vendi i ngjarjes është i bllokuar nga forcat policore, ndërsa mbi të fluturojnë helikopterë. Banorët lokalë thonë se kanë dëgjuar të shtëna armësh nga mesnata deri në orën 3 të mëngjesit. Ekipi i ALSAT-M është në vendin e ngjarjes, ndërsa Ministria e Brendshme paralajmëroi më shumë detaje gjatë ditës. /alsat-m/



o te shkretet shqiptar shkuan kamun nga politika e politikaneve tane luft duhet ska alternativ tjeter o popull shqiptar
 
Back
Top