Inagurohet hekurudha 57 km ne Zvicer

Lauri

Anunnak
Zvicra përuroi sot tunelin më të gjatë dhe më të thellë hekurudhor në botë me një ceremoni në Gotthard.

Një prift bekoi tunelin, ndërsa liderët e vendeve fqinje të Zvicrës - kryeministri italian Mateo Renzi, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës Francois Hollande - u takuan në një shfaqje të solidaritetit evropian.

Tuneli Gotthard, 57 kilometra i gjatë, thellë në zemër të Alpeve, lidh linjën kryesore hekurudhore të Evropës, nga Rotterdami në ver,i me Gjenevën në jug.
/VOA

17 vjet pune dhe 11 miliard Euro.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Inagurohet hekurudha 57 km ne Zvicer

Dhe sa desha ta postoja.. :)

Mua me duket e frikshme te udhetoj ne nje tunel aq te gjate.. :vape:
 
Titulli: Inagurohet hekurudha 57 km ne Zvicer

Dhe sa desha ta postoja.. :)

Mua me duket e frikshme te udhetoj ne nje tunel aq te gjate.. :vape:

WoW, me pare del se hyn lol
 
Titulli: Inagurohet hekurudha 57 km ne Zvicer

Fantastike! :)
 
Titulli: Inagurohet hekurudha 57 km ne Zvicer

....edhe flamuri shqipëtar nuk ka munguar!

74693_1.jpg

74696.jpg
 
Attachments

  • 74693_1.jpg
    74693_1.jpg
    59.5 KB · Shikime: 0
  • 74696.jpg
    74696.jpg
    55.8 KB · Shikime: 0
  • 74693_1.jpg
    74693_1.jpg
    56.3 KB · Shikime: 0
  • 74696.jpg
    74696.jpg
    52.6 KB · Shikime: 0
Titulli: Inagurohet hekurudha 57 km ne Zvicer

Wow mos kij frik se e ka bekuar prifti lol
 
Titulli: Inagurohet hekurudha 57 km ne Zvicer

Mu desh pak por doli..:P 57km =13.68min
 
Titulli: Inagurohet hekurudha 57 km ne Zvicer

flamu_zpsnojqtebi.jpg

Flamuri shqiptar në tunelin zviceran, jo provokim por gëzim për mbijetesën

Pas publikimit dy ditë më parë të flamurit shqiptar me rastin e hapjes së tunelit në Ceneri, në disa media zvicerane dhe në forume të ndryshme të medieve sociale pati një debat mjaft të gjallë, pro e contra.

Një pjesë e debatuesve ishin të indinjuar për atë se “çfarë kërkon një flamur shqiptar në tunelin zviceran”. Për më tepër kur ky flamur del mbi atë të Zvicrës, i cili po ashtu është valëvitur me atë rast.

Por, gazeta “Aargauer Zeitung” ka një përgjigje racionale lidhur me këtë paraqitje që bëri kaq shumë bujë.

“Sa herë që në Zvicër ndërtohet (hapet) një tunel, shumica e punëtorëve janë të huaj. Pastaj, puna në tunel është gjithnjë e lidhur me rreziqe për jetën. Kështu, ata që ngrenë flamurin shqiptar të mërkurën në Ceneri, me këtë akt kanë shfaqur gëzimin se ia kanë dalë të mbijetojnë. Sepse, mbijetesa në ndërtimin e veprave të tilla komplekse nuk është diçka e nënkuptueshme. Gjatë punës në këtë tunel, fatkeqësisht kanë humbur jetën dy punëtorë”, thekson gazeta, transmeton albinfo.ch.

“Megjithatë, disa zviceranë autoktonë (Eidgenossen) janë ndjerë të provokuar dhe kanë folur, shkruar duke u dhënë liri instinkteve të tyre të ulëta”, thuhet në artikull.

Por, tërheq vërejtjen gazeta, “të gjithë patriotët e mirë do të duhej që më parë ta shtrojnë pyetjen përse nuk ka më shumë minatorë vendës, të cilët mandej do ta valëvisnin flamurin e Zvicrës ose atë të Tesinës në hapje të tunelit? Ka mundësi se punën në pluhur dhe në errësirë ‘nuk na e bart mideja jonë e butë helvetike’. Ku ta dish. Ka mundësi që pagesa të jetë bazë e ulët”.

Por, fenomeni që këtu, në Zvicër tunelet i shpojnë kryesisht të huajt, nuk është i ri. Rreth 1300 italianë patën festuar më 29 maj 1902 me rastin e shpërthimit të tunelit në Albula të hekurudhës “Rنttische Bahn”. Mbi të gjitha ata po festonin faktin se kishin mbijetuar një vepër e cila u kishte marrë jetën 16 shokëve të tyre të punës. Në stacionin hekurudhor në Preda është vendosur një gur memorial për viktimat.
/koha net
 
Attachments

  • flamu_zpsnojqtebi.jpg
    flamu_zpsnojqtebi.jpg
    69.6 KB · Shikime: 0
  • flamu_zpsnojqtebi.jpg
    flamu_zpsnojqtebi.jpg
    69.6 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top