Impotenca dhe çrregullimet seksuale tek të rinjtë

Kresha

A pretty face can never trick me
cift-1.jpg
cift-1.jpg

Bisedoi: Elona Tereziu

Çrregullimet seksuale janë ndër sëmundjet më shkatërruese për një mashkull, dhe kjo jo vetëm në kuadrin e shëndetit riprodhues, por edhe për sa i përket psikikës, jetës familjare, personalitetit, efiçencës në punë, lumturisë etj. Grupmosha ku hasen më shpesh është ajo 20- 45 vjeç dhe llogaritet që preken rreth 20% e meshkujve të rinj.

Ndër këto çrregullime mund të përmendim rënien e dëshirës për seks, mungesën e ereksionit, ejakulacionin e shpejtë, ndryshim apo zvogëlim në ngjyrë dhe sasi të spermës, dhimbjet e testikujve apo fund barkut, dhimbjet përreth zonës anale, shqetësimet urinare dhe defikimin e shpeshtë.

Arqile Gjikondi, mjek nefrolog-internist, tregon për gazetën ‘Shëndet+” se shumica e meshkujve që vuajnë nga çrregullimet seksuale kanë probleme të zorrës së trashë (kapsllëk kronik/diarrenë), hemorroidet (majasëll) ose çrregullime të tjera të zorrës, gjë që ndikon që të prishet qarkullimi normal i gjakut dhe limfës në bark dhe, për pasojë, disa mikrobe mund të kalojnë nga zorra dhe depozitohen në afërsi të prostatës apo në qeset e spermës, që janë ngjitur me prostatën, por edhe në muskujt dhe nervat që janë përgjegjës për ereksionin apo orgazmën.

Një ndikim jo të vogël këto çrregullime kanë në jetën bashkëshortore apo në çift, ku shumica e këtyre meshkujve refuzojnë njohjen me femra, ndahen nga të dashurat apo gratë, akuzohen për tradhti, gjë që çon në divorce dhe kanë vështirësi për të bërë fëmijë.

Megjithëse në shumicën e rasteve nuk ka një shkak të dallueshëm përse fillojnë/ ndodhin këto çrregullime, ushqyerja jo shëndetshëm (fast food, pica, alkooli, pijet energjik etj), seksi i pambrojtur dhe me partnerë të ndryshëm, por edhe neglizhimi për t’iu drejtuar mjekut që në fillimet e sëmundjes, mendohet të luajnë një rol të rëndësishëm.

Doktor, çfarë do të kuptojmë me çrregullime seksuale?

Çrregullimet seksuale janë të shumëllojshme. Është një univers për sa i përket çrregullimeve të këtij tipi. Ato janë shumë të ndryshme nga një fazë në një tjetër, dhe shpesh nuk kanë asnjë shkak të dallueshëm përse fillojnë (ne nuk e gjejmë dot arsyen e saktë përse ndodhin) dhe për pasojë edhe mjekimet janë jo gjithmonë të sakta dhe efektive.

Cilët janë disa nga çrregullimet më të shpeshta?

  • Duke u nisur nga praktika mjekësore, çrregullimet më të shpeshta që unë vërej tek djemtë e rinj janë rënia e shpejtë e ereksionit, ose nuk kanë fare ereksion kur janë me një femër, ndërsa në masturbim janë disi më mirë.
  • Rënia e dëshirës për seks (libido). Nuk iu bëjnë përshtypje skenat erotike, nuk iu shkon mendja për seks ose e bëjnë të detyruar nga rrethanat.
  • Kanë ejakulacion të shpejtë. Nuk kanë qëndrueshmëri gjatë aktit seksual (e zgjasin vetëm disa sekonda ose pak minuta) në kundërshtim me dëshirën e tyre për ta zgjatur sa më shumë.
  • Nuk ndiejnë orgazmën (kënaqësinë e ejakulacionit) ose e ndiejnë shumë pak.
  • Zvogëlohet sasia e spermës, hollohet ose trashet shumë, disa herë bëhet spermë me kokrra si silikon, disa herë ndryshon ngjyra (bëhet e verdhë ose e kuqe ose jeshile), ndërkohë ndryshon edhe aroma e spermës, bëhet mjaft e rëndë.
  • Shpeshherë këta meshkuj kanë dhimbje në fund të barkut, dhimbje të testikujve (të njërit apo të dy testeve), dhimbje, djegie gjatë ereksionit, ose gjatë dhe pas ejakulacionit, dhimbje shtrënguese të organeve gjenitale (iu duket sikur kanë mbathjet e ngushta), kanë dhimbje përreth zonës anale, iu duket sikur duhet të defekojnë vazhdimisht, apo kanë edhe shqetësime urinare, ngrihen natën, urinojnë më shpesh se shokët e tyre, kanë urgjencë në urinim etj
Çfarë ndikon në shfaqjen e këtyre çrregullimeve/ faktorët predispozues?

Ashtu si e përmendëm edhe më lart, shpeshherë ne (mjekët) nuk jemi në gjendje të përcaktojmë gjithmonë shkakun e këtyre çrregullimeve dhe gjendemi në situatë të vështirë përpara këtyre pacientëve të rinj që kërkojnë domosdoshmërisht një shpjegim për këtë sëmundje ‘miserable’ që i ka ndodhur, por në shumicën e rasteve mundet që të përcaktojmë shkaqet e sëmundjes, sidomos në pacientët që kanë një rënie seksuale të papritur.

Zakonisht kërkohet për sëmundje seksualisht të transmentueshme (Gonore,Chlamydia ,Trichomonas etj) por në shumë raste këta pacientë rezultojnë të pastër nga këto mikrobe, ndërkohë që gjejmë mikrobe që zakonisht rriten në zorrën e trashë ose në lëkurë.

Duke u nisur nga observimet në klinikë, shumica e këtyre meshkujve vuajnë me probleme të zorrës së trashë (kapsllëk kronik/diarre), hemorroide (majasëll) ose çrregullime të tjera të zorrës , gjë që ndikon që të prishet qarkullimi normal i gjakut dhe limfës në bark dhe, për pasojë, disa mikrobe mund të kalojnë nga zorra dhe depozitohen në afërsi të prostatës (që quhet truri i seksit) apo në qeset e spermës që janë ngjitur me prostatën, por edhe në muskujt dhe nervat që janë përgjegjës për ereksionin apo orgazmën. Pra, në këtë rast preken disa organe që janë përgjegjëse për aktivitetin seksual të mashkullit (prostatë, vezikulat seminal, kanalet e spermës, muskujt kontraktues të legenit dhe anusit etj). Është mjaft e rëndësishme të theksohet se përgjithësisht analizat dhe ekzaminimet me EKO të këtyre pacientëve janë krejt normale dhe për këtë arsye shpesh këtyre pacientëve iu thuhet që janë çrregullime psikike!!! Rreth 70% e këtyre pacientëve vuajnë me Hemorroide aktive ose të fshehura, në të tashmen ose në të shkuarën.

Faktorë predispozues janë disa:

E para ushqimi i sotëm është mjaft i pashëndetshëm (fast food, pica, alkool, pijet energjike, alkooli etj), seksi i pambrojtur dhe me partnerë të ndryshëm, por edhe padituria dhe vështirësia që kanë këta pacientë që t’i drejtohen mjekut që në fillimet e sëmundjes (përfshijnë edhe simptomat e sëmundjeve të zorrës së trashë), sa më i shpejtë mjekimi aq më efikas është në shumicën e rasteve.

Sa shqetësuese janë dhe sa shpesh hasen këto çrregullime?

Çrregullimet seksuale janë nga sëmundjet më shkatërruese për një mashkull të ri për sa i përket psikikës së tij, jetës familjare, personalitetit, efiçencës në punë, lumturisë etj. Shpesh ndahen nga të dashurat, gratë, refuzojnë njohjen me femra, kanë vështirësi për të bërë fëmijë. Pra, në përgjithësi bien në një depresion të thellë që shumë shpesh lë gjurmë në psikikën e këtyre personave për një kohë të gjatë. Këta pacientë mund të kenë duruar për kohë të gjatë dhimbjet e çrregullimeve urinare, por kur fillojnë të shfaqen simptomat seksuale, atëherë gjendja bëhen shumë e rëndë dhe drejtohen tek mjeku shumë të alarmuar dhe të paduruar për shërimin e tyre. Është një katastrofë e përditshme në jetën e tyre dhe janë shumë të vështirë edhe për t’u mjekuar edhe nga ana psikologjike (jetojnë 24 orë me panik dhe depresion).

Grupmosha më e prekur?

Nga praktika ime, grupmosha më e prekur është 20 deri 45 vjeç, pra moshat më aktive në drejtim seksual. Llogaritet që vuajnë rreth 20% e meshkujve të rinj (dikush më pak, dikush më shumë).

Pse është shtuar numri i rasteve tek moshat e reja?

Është e vërtetë që është shtuar numri i rasteve tek moshat e reja dhe kjo për disa arsye: Në radhë të parë është shtuar mjaft aktiviteti seksual i meshkujve që në moshë mjaft të re, me shumë partnere, dhe infeksionet e fshehta bëjnë kërdinë tek këta djem, sepse nuk kanë simptoma të dukshme, ndërkohë me kalimin e kohës infeksioni seksual zhvillohet duke dëmtuar në heshtje organet gjenitale, derisa shfaqet me simptomat e sipër përmendura. Shkak tjetër është edhe mënyra e ushqimit me mjaft fast food, mish, pije energjike etj.

Në të gjithë botën e qytetëruar është vërejtur një rënie e theksuar e numrit të spermatozoideve tek meshkujt dhe kjo akoma nuk ka një shpjegim të saktë, por gjithmonë synohet në drejtim të ushqimit jo të shëndetshëm apo stresit etj.

A i vlerësojnë sa duhet/ kërkojnë meshkujt ndihmë?

Ashtu siç edhe e përmenda më lart, pacientët i vlerësojnë çrregullimet seksuale, shpesh edhe me panik, por vlerësojnë vetëm në fazën kur kanë filluar të shfaqen çrregullimet e seksit, ndërkohë që nuk kanë vlerësuar çrregullimet e mundshme në periudhat e mëparshme (dhimbjet, kapsllëkun, hemorroidet apo çrregullimet urinare). Kjo gjë e vështirëson mjaft mjekimin efikas dhe të shpejtë, ashtu siç e kërkojnë me të drejtë pacientët.

Si dhe sa ndikojnë në jetën në çift?

Kanë shumë shpesh konflikte me të dashurat ose me gratë për arsye se akuzohen pa të drejtë për tradhti nga ana e partnerëve gjë që çon edhe në divorce të çiftit. Në praktikën time, rreth 30-40 % e takimeve dhe vizitave organizohen nga partneret femra të meshkujve (sidomos bashkëshortet), pasi vetë mashkulli përgjithësisht nuk e pranon që është i sëmurë seksualisht, ose iu vjen zor të vizitohen për këto probleme.

Po në problemet e prostatës, çfarë ndikimi kanë?

Po, përgjithësisht këta meshkuj janë të predispozuar që më vonë të zhvillojnë zmadhime të prostatës në moshat e pjekura më shpejt se meshkujt me një rini normale, por çuditërisht ka shumë pak studime në këtë fushë. Shumica e studimeve janë përqendruar në shfaqjen e kancerit të prostatës tek këta pacientë dhe për fat të mirë nuk është vënë re ndonjë shtim i dukshëm i kancerit të prostatës tek këta pacientë (megjithëse studimet janë të pamjaftueshme dhe kontradiktore).

Si bëhet trajtimi i këtyre çrregullimeve dhe ku konsiston ai?

Trajtimi i këtyre çrregullimeve është mjaft kompleks në varësi të shkakut që zbulojmë si përgjegjës për rënien seksuale (nëse e zbulojmë, natyrisht).

Nëse mendohet që pacienti vuan nga inflamacioni (irritim) i organeve gjenital përgjegjëse për seksin, atëherë rruga më e logjikshme dhe ajo çfarë kemi në dispozicion janë përdorimi i antibiotikëve fillimisht, përdorimi i antiinflamtorëve, shëndoshja e sistemit të zorrës së trashë, procedura fizioterapeutike për shëndoshjen e muskulaturës përgjegjëse për organet e seksit etj. Përdoren mjaft edhe preparate natyrale (bimore ose kripëra minerale), qetësues nervorë (të ankthit, panikut, depresionit). Kuptohet që është një sëmundje shumë komplekse në trajtim, por për fat të mirë shumica e pacientëve shërohen relativisht shpejt dhe me mjekime të thjeshta (gjithmonë në varësi të shkakut).

Parandalimi?

Parandalimi më duket i vështirë në kohën që jetojmë sot. Thjesht meshkujt duhet të jenë të vëmendshëm për çdo simptomë që nuk e kanë pasur më përpara dhe duhet të konsultohen me mjekun./ Shendeti.com.al
 

Attachments

  • cift-1.jpg
    cift-1.jpg
    28.7 KB · Shikime: 0
  • cift-1.jpg
    cift-1.jpg
    28.7 KB · Shikime: 0
  • cift-1.jpg
    cift-1.jpg
    28.7 KB · Shikime: 0
  • cift-1.jpg
    cift-1.jpg
    28.7 KB · Shikime: 0
? @Loverboy vlla me bere merak pse e ke hap ket teme, mos me thuj qe te tka kap e zez dita :D
Ha bostan apo shalqin qe i thojn keta ne Shqiperi se vet fjala “shalqin” pra shal kuptohet dhe q in dihet kuptimi :P
 
? @Loverboy vlla me bere merak pse e ke hap ket teme, mos me thuj qe te tka kap e zez dita :D
Ha bostan apo shalqin qe i thojn keta ne Shqiperi se vet fjala “shalqin” pra shal kuptohet dhe q in dihet kuptimi :p

Jo mir o puna niher ska levizje te armikut :p
 
  • Duke u nisur nga praktika mjekësore, çrregullimet më të shpeshta që unë vërej tek djemtë e rinj janë rënia e shpejtë e ereksionit, ose nuk kanë fare ereksion kur janë me një femër, ndërsa në masturbim janë disi më mirë.
o duhet me u nda faqeve pornografike,dhe materialit erotik ne forme online si me thene. :p
Gjithesesi me rendesi eshte te njohim sintomat kur dikush ka probleme te natyres se tille,te mos jemi ,jene dhe meshkujt kompleksiv ne ate drejtim.
Dhe zgjidhje ka.
 
me kete trend qe po ecet....do kete autosex(masturbim)...dhe jo marrdhenie seksuale...ndoshta eshte evolim ....hahaaa
 
  • Duke u nisur nga praktika mjekësore, çrregullimet më të shpeshta që unë vërej tek djemtë e rinj janë rënia e shpejtë e ereksionit, ose nuk kanë fare ereksion kur janë me një femër, ndërsa në masturbim janë disi më mirë.
o duhet me u nda faqeve pornografike,dhe materialit erotik ne forme online si me thene. :p
Gjithesesi me rendesi eshte te njohim sintomat kur dikush ka probleme te natyres se tille,te mos jemi ,jene dhe meshkujt kompleksiv ne ate drejtim.
Dhe zgjidhje ka.
Mos me thuaj qe kurr ti nuk shiqon porno :D
 
Shum te kompleksuar jeni...

Duke hequr menjeane pjesen e ushqimit qe sjell pafuqi, lodhje fizike dhe humor te keq,
problemi eshte qe seksi eshte KUDO.

Nuk ka me efekte surprize... cdo gje eshte zbuluar dhe "ah kjo tha jo. Ajo tjetra do thot po... prit ta pys cik" dhe direkt bim bum bam.


Normal qe te iken deshira... velesh si me Nutellen lol

Ah jo, me Nutellen jo lol me senxin po.

??
 
Mos me thuaj qe kurr ti nuk shiqon porno :D
Sigurisht qe jo.
Mendoj qe varsie ndaj revistave erotike dikur,dhe materialit pornografik qe gjendet online tani,eshte nje fenomen qe duhet te kapi moshen e adoleshences,dhe deri sa ne njihemi me boten seksuale tonen .
Ne momentin qe nje individ arrine pjekjen seksuale te ti,dhe e jeton jeten seksuale me lirshmeri te plote dhe pa komlekse,atehere nuk gjej arsye se perse duhet te shikoj prorno?
Cfare do mesosh?
Cfare te shtyne tek pornot?
Mendimi im ky.
Ama nje film erotik me sakte nuanca erotike ok,mund te lej nje drite interesi per ta ndjekur.
Jane tjeter zhenerat me nota erotike, e tjeter pornografia qe qarkullon ,kjo e fundit eshte vrastare e cdo ndjenje per mendimin tim.
Qofsha e gabuar.
Gjithesesi per ta mbylluar asgje per tu paragjykuar askush ,kush i ka qejf.
Ne fund te fundit cdo kush e kenaq veten erotikisht sic i pelqen.
Tani luga plot e luga bosh,kjo eshte perseri velrsim relativ e sipas cdo individi.
 
Sigurisht qe jo.
Mendoj qe varsie ndaj revistave erotike dikur,dhe materialit pornografik qe gjendet online tani,eshte nje fenomen qe duhet te kapi moshen e adoleshences,dhe deri sa ne njihemi me boten seksuale tonen .
Ne momentin qe nje individ arrine pjekjen seksuale te ti,dhe e jeton jeten seksuale me lirshmeri te plote dhe pa komlekse,atehere nuk gjej arsye se perse duhet te shikoj prorno?
Cfare do mesosh?
Cfare te shtyne tek pornot?
Mendimi im ky.
Ama nje film erotik me sakte nuanca erotike ok,mund te lej nje drite interesi per ta ndjekur.
Jane tjeter zhenerat me nota erotike, e tjeter pornografia qe qarkullon ,kjo e fundit eshte vrastare e cdo ndjenje per mendimin tim.
Qofsha e gabuar.
Gjithesesi per ta mbylluar asgje per tu paragjykuar askush ,kush i ka qejf.
Ne fund te fundit cdo kush e kenaq veten erotikisht sic i pelqen.
Tani luga plot e luga bosh,kjo eshte perseri velrsim relativ e sipas cdo individi.
Te lumt per pergjigjen, nejse une nuk shiqoj porno, nje shok i imi po ai shiqon shum :D
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top