Imer Raci

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Imer Ibrahim Raçi me date 10.10.2006 diplomoi ne Fakultetitn Ekonomik, Departamenti Ekonomiks - Universiteti i Prishtines me teme "Sistemi Fiskal dhe Zhvillimi Ekonomik", me pas me date 22.01.2010 diplomoi ne studimet postdiplomike master ne Fakultetin Ekonomik - Universiteti i Prishtines me temë "Kuptimi dhe shkaqet e ngecjes se vendeve jo mjaft te zhvilluara".
Vellimi me poezi " Me i bukuri varr" eshte vellimi i tij i pare
3396.jpg





Margaritari im
Jeta ime jenu ju,
Oj familja ime.
Frymëmarrja ime jeni ju,
O miqët e mi.
Pasuria ime jeni ju,
oj shoqeria ime.
Thesari im,
moral i shtrenjtë pa çmim.

################################################

Mos
Mos më quani jetim
Se po e ndjej vetën
i pastrehuar.
Për prindër,
mos më jepni ngushëllim
sepse ata jetojnë me mua.
Mos më pyetni:
që sa kanë vdekur?
Ata janë gjallë.
Ata janë ne gjakun tim,
nuk dua ngushëllim.

#####################################################

Gjykatës pa gjykatë,
اdo ditë gjykoni,
ashtu si të doni,
po e teproni,
po më dëshpëroni,
a nuk kuptoni.
Padi pa fakte,
po më dëshpëroni,
po më lëndoni,
po më ofendoni,
a nuk kuptoni.

################################################

Qeshi
Sot dua të qeshi,
edhe pse,
nuk po ndjehem për të qeshur.
Sepse dua,
qe ju o miqët e mi
të qeshni!
Sot dua të qeshi,
edhe pse,
nuk po ndjehem për të qeshur.
Sepse nuk dua,
qe ju o armiqët e mi
të qeshni
me vuajtjet e mia
Xhami e madhe,
dhurim dashurie.
Jeta ime,
Morali im,
Pasuria ime,
Margaritar i pafundosur në det.

################################################

Mbreteresha dimërore,
me ushtrinë tuaj acar,
në kohën tuaj dimërore,
luftën me fluska bore e fillon.
Mbretëresha dimërore,
bukuria jote,
bardhësitë e borës;
dhëmbët tuaj,
akulli i kristalizuar;
flokët tua,
bora e palavitur nga erërat;
sytë e tu,
qielli i ngrysur nga të ftohtit;
zemra jote,
akull i ngrirë;
shpirti yt,
i ftohtë si acar.
E bukur,
e bardhë,
e ftohtë,
mbretëreshë dimërore.
E bukur,
e kristalizuar,
e ngrirë,
mbretëreshë dimërore.

##############################################

Jemi lindur të jemi të lirë,
të bëhemi luftëtarë të lirisë,
ta mbrojmë lirinë tonë.
Jemi lindur të jemi të lumtur,
të bëhemi luftëtarë të lumturinë,
ta mbrojmë lumturinë tonë.
Jemi lindur të jemi me fat,
të bëhemi luftëtarë të fatit,
ta mbrojmë fatin tonë.
Jemi lindur të kemi ide,
të bëhemi idealist,
ta paraqesim idenë tonë.
Jemi lindur të lotojmë,
Por,
vetëm për njerëzit,
që e meritojnë.

###################################

Po jetoj në errësirë,
madje,
edhe dita është e errët.
Nuk dua të jetoj në errësirë.
Mos ia mbuloni ditës dritën?
A është errësirë jeta?
A është?
Mos kam vdekur?
Pse drita po mungon?
Më jepni një shenjë,
dua të di a jam i gjallë?
Pse jetën po na e bëni ceremonial murtor?
Sa keq,
po të mundeni,
edhe rrezet e diellit i pushtoni.
A jeni njerëz?
Po, po jeni,
por,
njerëzia po ju mungon.
Sa keq,
po të mundeni,
natës i marrni yjet,
nuk ju intereson bukuria e qiellit.
A jeni njerëz?
Po, po jeni,
por,
njerëzia po ju mungon.
Avokat i vetës sime,
mbrojtës i mendimit tim,
ndërtues i suksesit tim,
sfidues i juaji,
gjykatës pa gjykatë.

###########################################

Koha Do Të Mbetet e Njejtë
Vdekja ime,
nuk do të jetë fundi i botës.
Madje,
dielli do të lind përsëri,
zemrat do të dashurojnë,
e sytë e vashave të bukura do të lotojnë.
Madje,
përsëri koha do të mbetet e njejtë,
stinët do të sillen në rrotacion,
vetëm se unë nuk do i ndjej.
Madje,
nuk do e ndjej ngrohtësinë e rrezeve të diellit,
as freskinë e erërave dhe ftohtësinë e borës.
Kohën time të jetës,
pikëllimet dhe gëzimet,
e ngjyrosën me ngjyrat më të bukura,
ngjyra të cilat i ka zili edhe ylberi.
Kohës time të jetës,
pikëllimet dhe gëzimet,
i dhanë melodinë më të bukur,
melodi të cilat i ka zili edhe kanarina.
Kohën time të jetës,
pikëllimet dhe gëzimet,
e lagën me lot,
ujë të cilin e lakmojnë ujëvarat e botës.
E bukura e fundit të jetës në këtë botë,
E bukura e fillimit të jetës në amshim.

##########################################

Gjurmë
Nga do që shkoj,
kot të kërkoj nuk je.
Nga do që shikoj,
kot të kërkoj nuk je.
Madje,
qastet më të bukura të mia,
orientohem në dhomën tënde për ti treguar,
kot të kërkoj nuk je.
Gëzimin tim dua ta ndaj me ty,
kot të kërkoj nuk je.
Mbete vetëm një gjurmë,
gjurma më e bukur,
thellë në thellësi,
në thellësi të shpirtit tim.

#########################################

U njoftuam,
nuk jemi njohur më parë.
Koha më tregoj se,
nuk jemi të njejtë,
mendimet na ndryshojnë,
zemrat nuk na rrahin kur jemi së bashku,
truri nuk i përcepton dot mendimet e njëri tjetrit,
mos vallë ne duhet te jemi:
unë burrë i huaj,
e ti grua e huaj.
E kuptova,
fati na takoj gabimisht,
ti dhe unë,
më mirë larg njëri tjetrit.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Imer Raci

Zhgënjimi

A është e mundur,
të zhgënjenë miqët e tu,
për të cilët je në gjendje
të falësh edhe gjysmën e shpirtit,
vetëm që të jesh
një miqësi e fortë dhe e bashkuar.
Asnjëherë nuk e pyeta vetën deri më sot:
A mund të ndodhë një gjë e tillë?
Për mua është e pabesueshme.
A kanë arsye apo e bëjnë nga pavetëdija?
Apo, e bëjnë që të ndjehesh dhe dukesh keq
para një opinioni të gjerë.
I zhgenjyer,
i fyer,
por, jo i thyer.
Ngritem në këmbë,
edhe nëse këmbët i kam të thyera,
ju tregoj:
jam i pathyer,
dhe nuk do ju theja,
edhe për të gjitha paratë e botës.
Ju fal,
kam zemër të madhe,
më zhgënjyet,
më fyet,
por përsëri ngritem në këmbë,
ju tregoj:
JAM I PATHYER.
Më zhgënjyet,
më ofenduat,
por,
nuk mund të më ulni,
sepse jam i lartë,
kam Nur te ndritur në ballin tim.
Ju falenderoj,
që më zhgënjyet,
jam zhgënjyer,
por, i ngritur edhe më lartë,
falë jush,
MIQ Tث MI DERI Nث PAFUNDثSI Tث BOTES.

######################################

Varri Më I Bukur

Sot,
nuk dua të zgjohem,
sot,
nuk dua t'i hapi sytë,
dua të jetoj me ëndërrën time,
së paku,
të zgjas një ditë.
Po eci në rrugë të akullta,
po kërkoj lulën më të bukur,
ku ta gjej, ku ta gjej?
Ajo paska lulëzuar në mes të dimrit!
Por, ku ta gjej, ku ta gjej?
Po eci,
nuk ka kush që më ndal dot,
lulën më të bukur,
nuk e kërkoj kot.
Po e nuhas një aromë të lulës,
ku është, ku është?
Era po tund çdo gjë rreth meje,
madje po më orienton,
e di tek lulja më e bukur,
atje po më dërgon.
Sa jam rrënqethur,
nuk e di ku po shkoj,
vetëm e di,
lulën më të bukur,
sot, po e kërkoj.
Arrita,
e gjeta lulën më të bukur,
të një kopshti madhështor.
E gjeta,
tek një guri i gdhendur,
me një epitaf të zi,
tek varri më i bukur,
tek varri i nënës time,
një lule e bardhë qëndronte aty.
E di,
unë e kam mbjellur,
atë lule të bukur,
të kopshtit madhështor,
por,
më tregoj,
se edhe në dimër,
unë ekzistoj.

##################################

Puthjen Time

Puthjen time
ta dërgova ty,
drejt qiellit,
e kthyen poshtë
rrezet e diellit.

Puthjen time
shiu e lagi
e bëri lot,
tek ti,
nuk erdhi dot.

Puthjen time
E nisa në mbrëmje,
thash se do vi,
e kthyen yjet nga qielli,
nuk e kanë lënë të vjen tek ti.

################################
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Imer Raci

Këtu Nuk Linda Sot

Këtu nuk linda sot,
por në këtë tokë ekzistoj
kur Zoti njerëzit i krijoj.
Madje këtu ekzistoj,
aq sa me fakte të tregoj.
Unë Imeri,
kam ekzistuar në këtë tokë edhe më parë,
edhe gjyshi im me emër Imer u kanë.
Motra ime quhet Ajete,
njejtë si gjyshja ime para 100 vjete.
Jemi nëntë motra e vllazni,
me emra të të parëve të mi.
Nipi im quhet Ibrahim,
njejtë si babai im.
Kam nipa e mbesa me emra fisnor,
me emra të tyre tregojnë,
themelin tonë.
Unë mbiemrin Raçi e kam,
kjo tregon se i Raçës jam,
shtëpinë edhe në Kosovën Lindore e kam.
Agjë nuk është rastësi,
Këtu lindën të parët e mi,
nuk thuhet kot në histori.
Ballakni që është sot,
më parë ishte Iliri.

##################################

Lotët Me Vlerë

Edhe po të bëhej e mundur,
lotët e mi nuk do i shisja,
sepse lotët i japin vlerë jetës,
madje i japin vlerë dashurisë,
dashurisë së madhe që e ndjej
për njerzit që i dua.
Madje loti im ka vlerë,
ka vlerë sentimenta,
i jep ngjyra jetës dhe ndjenjës sime.

###################################

Shkupi Im

Sot jam mërzitur,
po thotë Shqipëria e madhe,
popullin tim,
e sulmuan në trojet shqiptare.

Shkupi është pjesë e imja,
është truall shqiptar,
ndaluni,
pse ma ndatë ne hartë,
ne nuk jemi të ndarë.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Imer Raci

Olkat

D allgët e detit të trazuara nga olkat,
R rafshuan çdo gjë,
I morën lakmitarët me veti,
L anë shoqërinë tonë.
O dallgë të detit me olka të bukura,
N derime për nder.
N derime,
O lka mishngrënëse
L atë shoqërinë me vlerë.
A rdhmëria jonë,
R rezatim i lartë,
B urrëri shoqërore.
N daluni shikoni,
O lka më e bukur e detit,
R uajti shoqërinë tonë.
I përbiu të këqinjët,
M adje as hije nuk ju la,
E ruajti shoqërinë tonë,
R rnoftë për jetë tha.

###################################

Udhëtimi

Po fluturoj nëpër kohë,
Po fluturoj mbi tokë,
Po fluturoj mbi dete,
Po fluturoj afër rrezeve të diellit,
Po fluturoj në kaltërsitë e qiellit.
Po fluturoj pa krah,
është rrugëtim,
Po fluturoj sa lart në qiell,
për të bukurin udhëtim.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Imer Raci

Pa Adresë

I humbur,
I pagjetur,
I tretur,
I paadresuar,
I ditur.

I humbur,
e di rrugën,
por, ia ndryshuat kahjen.

I pagjetu,
më kërkojnë,
por, po mi fshini gjurmët.

I tretur,
nuk po heci kot,
por, rrugët po më tretin.

I paadresuar,
kam adresë,
por ia fshinë emërimin.

I ditur,
këtë nuk mund ta ndërroni,
sepse këtë zotësi,
ju nuk e posedoni.

##########################

Të Pangopurit

ثndërrën time po e dëshironi!?
A nuk dini të ëndërroni!?
Po ua fali,
por nuk ju duhet gjë.

Ndjenjat e mia po i dëshironi!?
A nuk dini të ndjeni!?
Po ua fali,
por nuk ju duhen gjë.

Të pamurit tim po e dëshironi!?
Po ju po shihni!?
Po u'a fali,
por nuk ju duhet gjë.

Ua fala të gjitha,
e di se nuk ju duhen asgjë.

Po eci,
i verbër dhe pa ndjenja,
Madje edhe ëndërrën ua dhashë.
Sa mirë po ndjehem,
Arrita të plotosoj dëshira.

Po eci,
I gjeta të gjitha të hudhura në rrugë!?
I mora!
Athua, pse i morën!?
A ju duheshin gjë?
Apo, vetëm nga ligësia e shpirtit.

###################################

Ramazani

I pa ngrënë,
e i pa uritur,
I pa pirë,
e i pa etur.

Ora shkon,
uji kalon,
etja sna kaplon,
All'llahu fuqi na dërgon.

Agjëruar jemi,
te uritur sjemi,
ushqim kemi,
All'llah falenderues të jemi.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Imer Raci

Fati Po Buzëqeshë

Po buzëqesh gjithëçka afër meje,
Madje,
dielli po ngroh vetëm për mua,
Yjet po i vargoj,
sa bukur,
fati edhe këtë ma lejoj,
ylberin e bëra rrugë përrallore,
lulet i bëra rob arome,
ujërat po rrjedhin vetëm për mua,
prandaj jetën time shumë e dua.
Fushat po gjelbërojnë,
ashtu si po i dëshiron syri im,
Drunjët e malit po rriten,
ashtu si po i dëshiron ajri im,
cicërimat e zogjëve,
po depërtojnë,
thellë në shpirtin tim.
Fati po më buzëqeshë,
madje me sharmin më të bukur.
Nuk është përrallë,
është realitet,
fati po buzeqshka,
ashtu si po e orientoj vetë.

############################

Paranoja

Lule e akullt,
në verën e nxehtë,
u afrova ta këpusja,
Ajo u shkri e u tret.

Lulja humbi,
la një shkrim të ngrirë,
i drejtova sytë ta lexoja,
ajo ishte shkrirë.

Mu aty,
doli një fotografi,
u orientova ta shikoja,
humbi,
më mbeti paranoja.

ثndërra ime,
nuk ishte kot,
identifikimi i karaktereve,
i pamundur sot.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Imer Raci

Kohë Pa Kohë

Ikin sekondat,
ikin minutat,
ikin orët,
ikin ditët,
ikin netët,
ikin vitet,
Spo mund t'i ndal dot,
vetëm po i numëroj,
po ikin shumë shpejtë,
aq sa smund të imagjinoj.
Ditë pa ditë,
natë pa natë,
javë pa javë,
vit pa vit,
Kohë pa kohë,
sa vështirë t'i përcaktoj,
si t'i veçoj,
për to çka të shenoj?
Ndalo kohë e më prit pak?
Premtom se do të ndalesh!
E din sa ke vlerë për mua?
pse nuk po ndalesh edhe pse të dua?
Ama një çast për të menduar?
E kuptova,
çastin e kam për të menduar
që të jem me kohën,
nga dora ime,
minutat mos me i lëshuar.

############################

Pa Takim

Po ecë,
ora e pandalur,
po ikë,
koha e falur.

Kujt i'a fala kohën?
Kohën i'a fala,
takimit pa njeri.
Pse nuk erdhe?
Atë vetëm ti e di'.

Keq,
nuk kërkova para,
as shpërblim për kohë,
vetëm vlerësoje kohën,
se ajo nuk është orë.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Imer Raci

Nuk Dua

Nuk dua të zhvishem nga lëgura e trupit,
Nuk dua ta zhveshi çeltërsinë e fytyrës,
Nuk dua të zhvishem nga morali,
Nuk dua të zhvishem nga emocionet,
Nuk dua të zhvishem nga ndjenjat,
Nuk dua të zhvishem nga krenaria,
Nuk dua të zhvishem nga respekti,
Nuk dua të zhvishem nga toleranca,
Nuk dua të zhvishem nga dashuria,
Nuk dua të zhvishem nga besnikëria,
Mos kërkoni gjëra të tilla nga unë.

Nuk dua të vishem me tradhëti,
Nuk dua të vishem me turp,
Nuk dua të vishem me hakmarrje,
Nuk dua të vishem me imoralitet,
Nuk dua të vishem me shkeljen e mendimit të të tjerëve,
Mos kërkoni gjëra të tilla nga unë.
Nuk dua gjëra të tilla,
edhe po të arrija që jeta ime të bëhet e artë.

########################################

Arritja E Lartë

Nuk dua të mundi,
nuk dua të humbi,
nuk kërkoj të jem mbi ty,
të jesh mbi mua,
sdo ta shohësh me sy.

ثndërr të jesh i pari,
Maja e piramidës së kristalizuar,
e harron sprehjen,
në të mundesh me u rrëzua.

Mos kërko të jesh i pari,
nuk arrin asgjë,
me miqët për dore,
je numër një.

Per mikun tim,
fali shpirtin tim,
sepse nesër,
ai është shpetimi im.

#########################

Koha Do Të Mbetet E Njejtë

Vdekja ime,
nuk do të jetë fundi i botës.
Madje,
dielli do të lind përsëri,
zemrat do të dashurojnë,
e sytë e vashave të bukura do të lotojnë.
Madje,
përsëri koha do të mbetet e njejtë,
stinët do të sillen në rrotacion,
vetëm se unë nuk do i ndjej.
Madje,
nuk do e ndjej ngrohtësinë e rrezeve të diellit,
as freskinë e erërave dhe ftohtësinë e borës.
Kohën time të jetës,
pikëllimet dhe gëzimet,
e ngjyrosën me ngjyrat më të bukura,
ngjyra të cilat i ka zili edhe ylberi.

Kohës time të jetës,
pikëllimet dhe gëzimet,
i dhanë melodinë më të bukur,
melodi të cilat i ka zili edhe kanarina.

Kohën time të jetës,
pikëllimet dhe gëzimet,
e lagën me lot,
ujë të cilin e lakmojnë ujëvarat e botës.
E bukura e fundit të jetës në këtë botë,
E bukura e fillimit të jetës në amshim.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Imer Raci

Rruga E Gjatë

I humbur,
Në një rrugë të gjatë,
rrugë e gjatë me shumë dalje,
në të gjitha daljet,
ka dyer,
dyer të mbyllura,
nga të cilat,
po shifet nga një dritë e vogël,
me një rrezatim të lartë!
Ku të orientohem?
O Zoti im,
Zot i gjithësisë,
Zot i tokës dhe qiejve,
dhe gjithëçka që gjendet mes tyre,
më dhuro drejtim,
në rrugën e drejtë,
më mbyll dyert e gabuara,
Me dry të pahapur,
më dhuro çelësin,
më dhuro durimin,
më dhuro besimin,
e rrugës së drejtë,
dhe hapjen e derës së duhur,
për një jetë të drejtë,
me njerëz të drejtë,
e së bashku të arrijmë maratonën e gjatë,
me kokë lartë,
të papërulur,
dhe të pathyer,
në mesin e njerëzve,
të cilët synojnë
të na thyejnë,
që të dukemi
të përulur dhe thyer para tyre.
Tث THER MBETSHIN
ATA Qث MUNDOHEN TI THYEJNث Tث TJERثT.

#######################################
Bajrami

Po ndëgjohet një Ezan,
Po prek çdo musliman,
të lidhemi në namaz,
ta falim të bukurin Bajram.

Anë e mban botës,
Ezani po ndëgjohet,
Anë e mban botës,
nga muslimanët
Bajrami po festohet.

Te festojmë,
këtë ditë të veçantë,
të solidarizohimi,
të jemi të barabartë.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Imer Raci

Papagall Njeri

Memorja të është dobësuar,
gjërat e këshilluara,
i ke harruar.

Papagall njeri,
mos i ngrit sytë lart,
nuk je duke menduar,
je duke imituar.

Ndal,
bënu vetja,
ecë për tokë,
ecë me shokë.

Papagall njeri,
në kafazin e dikujt je ti,
nuk flet,
ashtu siç mendon ti.

###############################

Letra E Grisur

Tekst i shkruar,
në letrën e grisur,
me laps pa ngjyrë.

Këng pa nota,
me muzikë pa melodi.

Ceremonjal murtor,
me kufomë të gjallë.

Dasëm pa nuse,
me shumë dasmor.

Këmishë e veshur,
në trupin e vdekur që merrë frymë.

Ushqim plot,
por, shija i mungon.

Lule të bukura,
por po kundërmojnë.

Kanarina të bukura,
por, spo din të këndojnë.

Sytë me ngjyrë të bukur,
po shohin pa ngjyra.

Kuptimi i bukur i jetës,
humbi në pagjeturi,
atë e morre,
e humbe ti.

#################################

Trofeu Im

Dua të arrij,
tek trofeu im,
atë dua ta fitoj,
andaj ju lutem,
askush të mos më pengoj.
Mos ma vështirsoni rrugën,
unë atje do të arrij,
edhe po t'i kem njëqind ndalesa,
ato do t'i rrënoj,
gjërat e juaja nuk i kërkoj,
trofeun tim dua ta fitoj.
Mos u mundoni,
E dini që kot po mundoni,
unë atje do arrij,
do t'i këpus edhe po t'i mi vnoni
njëqind zingjirë.
Unë asgjë nga ju nuk kërkoj,
askush nga ju të mos më pengoj,
që trofeun tim ta fitoj.

#############################

Pasqyra E Jetës

Në pasqyrën e jetës,
dua që njerëzit të duken si unë,
Në pasqyrën e jetës,
dua që njerëzit të flasin si unë,
Ne pasqyren e jetes,
dua që njerëzit të jenë besnik si unë.

Mos vallë,
pasqyra e jetës qenka thyer?
Apo, nuk ekziston,
vetëm vetën e kam genjyer?

Dua te jemi klonim,
tek njerëzit të kam besim,
të mos përjetoj zhgënjim,
të më përkrahin në gëzim,
të mos më anashkalojnë në dëshpërim.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Imer Raci

Ngecja

Po eci,
drejt një arritje të lartë,
më ndalën,
ma thyen këmbën e djathtë.
Po eci,
drejt një arritje të lartë,
më ndalën,
ma thyen edhe këmbën e majtë.

Po zvarritem,
drejt një arritje të lartë,
më ndalën,
ma thyen edhe dorën e djathë.
Po zvarritem,
drejt një arritje të lartë,
më ndalën,
ma thyen edhe dorën e majtë.

Po shikoj,
drejt një arritje të lartë,
ma ndalën gjysmën e shikimit,
ma verbuan syrin e djathë.
Po shikoj,
drejt një arritje të lartë,
ma ndalën gjysmën e shikimit,
ma verbuan syrin e majtë.

Po flas,
për arritje të lartë,
ma prenë gjuhën,
më thanë:
mos fol kot.

##############################

Mos Kam Vdekur?

Po jetoj në errësirë,
madje,
edhe dita është e errët.
Nuk dua të jetoj në errësirë.
Mos ia mbuloni ditës dritën?
A është errësirë jeta?
A është?
Mos kam vdekur?
Pse drita po mungon?
Më jepni një shenjë,
dua të di a jam i gjallë?
Pse jetën po na e bëni ceremonial murtor?
Sa keq,
po të mundeni,
edhe rrezet e diellit i pushtoni.
A jeni njerëz?
Po, po jeni,
por,
njerëzia po ju mungon.
Sa keq,
po të mundeni,
natës i marrni yjet,
nuk ju intereson bukuria e qiellit.
A jeni njerëz?
Po, po jeni,
por,
njerëzia po ju mungon.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Imer Raci

Zhgenjimi

A është e mundur,
të zhgënjenë miqët e tu,
për të cilët je në gjendje
të falësh edhe gjysmën e shpirtit,
vetëm që të jesh
një miqësi e fortë dhe e bashkuar.
Asnjëherë nuk e pyeta vetën deri më sot:
A mund të ndodhë një gjë e tillë?
Për mua është e pabesueshme.
A kanë arsye apo e bëjnë nga pavetëdija?
Apo, e bëjnë që të ndjehesh dhe dukesh keq
para një opinioni të gjerë.
I zhgenjyer,
i fyer,
por, jo i thyer.
Ngritem në këmbë,
edhe nëse këmbët i kam të thyera,
ju tregoj:
jam i pathyer,
dhe nuk do ju theja,
edhe për të gjitha paratë e botës.
Ju fal,
kam zemër të madhe,
më zhgënjyet,
më fyet,
por përsëri ngritem në këmbë,
ju tregoj:
JAM I PATHYER.
Më zhgënjyet,
më ofenduat,
por,
nuk mund të më ulni,
sepse jam i lartë,
kam Nur te ndritur në ballin tim.
Ju falenderoj,
që më zhgënjyet,
jam zhgënjyer,
por, i ngritur edhe më lartë,
falë jush,
MIQ Tث MI DERI Nث PAFUNDثSI Tث BOTES.

##############################

Sot lapsi shkruan kuq e zi

Lapsi po shkruan,
Po shkruan Kuq e Zi,
po fillon me hartën në Shqipëri,
po vazhdon me Kosovë,
por nuk po ndalet,
nuk po ndalet në këta kufi.
Lapsi diçka po din,
ai po vazhdon,
kufitë e vjetër po i tregon.
Kush po e orienton?
Te vërtetën po e tregon,
edhe fjalë po shenon,
100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë po e uron.
Madje edhe një ze po tingëllon,
edhe qielli po ushton,
Athua,
Himnin po e këndon.
Këtë ditë çdo shqiptar,
qoftë edhe nën dhe,
e perjeton.
Qiriut i'u fik drita,
sepse sot vetë nata po ndriçon.
Madje,
Yjet e qiellit,
e morën dritën e diellit,
e mbuluan Shqipërinë,
për ta ndriquar shqiptarinë

#################################

Stacioni i kohes

I vonuar,
duke pritur,
lëvizin turmat e njerezve,
sa jam mërzitur,
unë pres në stacionin e kohës,
e koha ka ikur.

Në kohë pa kohë,
po e pres kthimin e kohës,
e pres qe ajo të kthehet,
ti kem pran,
njerëzit që i pata,
shumë kohë më parë.

Me thanë:
koha ka ikur,
ik,
kot je duke pritur.

Sa të çmendur që jeni,
rahat më lini,
po pres në stacionin e kohës,
e di se koha do të kthehet,
përsëri do të filloj java me ditën e hënë,
përsëri do të filloj viti me muajin janar,
dhe përsëri stinët do të sillen në rrotacion.

Më thane:
koha gjithmonë do të jetë e njejtë,
përsëri do të filloj java me ditën e hënë,
përsëri do të filloj viti me muajin janar,
dhe përsëri stinët do të sillen në rrotacion.

Por, ty koha të ka ikur,
ik nga stacioni i kohës,
ik,
kot je duke pritur.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Imer Raci

Prekaz I Bukur

Prekaz i bukur,
arkitekturë shtetërore,
arkitekturë e Lirësë,
ndërtuese e atdhedashurisë.

Sot,
të gjithë shqiptarët,
jemi nga Drenica,
sa ndjehemi krenar,
Faleminderit Zot,
që na fale shqiptarë.

###############################

Prishtinë

Prshtinë,
kush ta shëmtoj bukurinë,
Prishtinë,
kush ta prishi hijeshinë,
Prishitnë,
banorët e tu a janë ka e dinë,
Prishtinë,
njerzit të kanë dashur vetëm për të arritur në binë,
Prishinë,
thuaju njerëzve të keqinjë lamtumirë.

########################

Pa Varr

I vdekur,
I gjallë,
Do kaloj shtatë qiejt,
atdheut do t'i hjeki mallë.

Zot,
qaje tokën,
lësho erën në qiell,
nxjere aromën e trupit tim,
le ta nuhasin,
le të më gjejnë,
dua varrin tim.

Po më kërkoni,
nënë e babë,
ju atdhetarë të mi,
edhe ti atdheu im,
nuk jam në qetësim,
dua në ëndërr të ju tregoj,
por, ku jam,
nuk kam shpjegim.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Imer Raci

Nuk dua

Nuk dua të zhvishem nga lëgura e trupit,
Nuk dua ta zhveshi çeltërsinë e fytyrës,
Nuk dua të zhvishem nga morali,
Nuk dua të zhvishem nga emocionet,
Nuk dua të zhvishem nga ndjenjat,
Nuk dua të zhvishem nga krenaria,
Nuk dua të zhvishem nga respekti,
Nuk dua të zhvishem nga toleranca,
Nuk dua të zhvishem nga dashuria,
Nuk dua të zhvishem nga besnikëria,
Mos kërkoni gjëra të tilla nga unë.

Nuk dua të vishem me tradhëti,
Nuk dua të vishem me turp,
Nuk dua të vishem me hakmarrje,
Nuk dua të vishem me imoralitet,
Nuk dua të vishem me shkeljen e mendimit të të tjerëve,
Mos kërkoni gjëra të tilla nga unë.
Nuk dua gjëra të tilla,
edhe po të arrija që jeta ime të bëhet e artë.

#######################################
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Imer Raci

Koha Do Të Mbetet E Njejtë

Vdekja ime,
nuk do të jetë fundi i botës.
Madje,
dielli do të lind përsëri,
zemrat do të dashurojnë,
e sytë e vashave të bukura do të lotojnë.
Madje,
përsëri koha do të mbetet e njejtë,
stinët do të sillen në rrotacion,
vetëm se unë nuk do i ndjej.
Madje,
nuk do e ndjej ngrohtësinë e rrezeve të diellit,
as freskinë e erërave dhe ftohtësinë e borës.

Kohën time të jetës,
pikëllimet dhe gëzimet,
e ngjyrosën me ngjyrat më të bukura,
ngjyra të cilat i ka zili edhe ylberi.

Kohës time të jetës,
pikëllimet dhe gëzimet,
i dhanë melodinë më të bukur,
melodi të cilat i ka zili edhe kanarina.

Kohën time të jetës,
pikëllimet dhe gëzimet,
e lagën me lot,
ujë të cilin e lakmojnë ujëvarat e botës.
E bukura e fundit të jetës në këtë botë,
E bukura e fillimit të jetës në amshim.


#######################################

Quokka

Buzëqeshja ime,
u fut nën kthetrat e djallit,
Buzëqeshja ime,
është fshehur nën rrënjët e malit,
Buzëqeshja ime,
u fundos në thellësi të detit,
Buzëqeshja ime,
hyri në dry të sekretit.

Buzëqeshjen time,
e kërkoj rreth shtigjeve të detit,
buzëqeshjen time,
e kërkoj në majat e malit,
buzëqeshjen time,
I them kthema djallit.

Kush e mori?
E di, edhe unë kam buzëqeshur,
si Quokka e bukur,
jam dukur i lumtur.

Quokka,
buzëqeshjen tënde të bukur,
huazoma së paku sot,
edhe nëse qepallat e syrit i mbylli,
minutin e fundit,
pa buzëqeshje,
mos ta jetoj dot.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Imer Raci

Bashkëshortësi E Huaj

U njoftuam,
nuk jemi njohur më parë.
Koha më tregoj se,
nuk jemi të njejtë,
mendimet na ndryshojnë,
zemrat nuk na rrahin kur jemi së bashku,
truri nuk i përcepton dot mendimet e njëri tjetrit,
mos vallë ne duhet te jemi:
unë burrë i huaj,
e ti grua e huaj.
E kuptova,
fati na takoj gabimisht,
ti dhe unë,
më mirë larg njëri tjetrit.

############################

Deti Lot

A thua?
A do të kishte Deti,
po të mos kishte Lot?
Apo,
Lotët e mbushën Detin,
me ujë të njelmët.

Po, po,
Lotët krijuan Detin,
Detin Lot,
Sytë duke qarë,
u bënë ujëvarë,
krijues të Detit,
Detit Lot.

################################

Këtu Nuk Linda Sot (Newborn)

Këtu nuk linda sot,
por në këtë tokë ekzistoj
kur Zoti njerëzit i krijoj.
Madje këtu ekzistoj,
aq sa me fakte të tregoj.
Unë Imeri,
kam ekzistuar në këtë tokë edhe më parë,
edhe gjyshi im me emër Imer u kanë.
Motra ime quhet Ajete,
njejtë si gjyshja ime para 100 vjete.
Jemi nëntë motra e vllazni,
me emra të të parëve të mi.
Nipi im quhet Ibrahim,
njejtë si babai im.
Kam nipa e mbesa me emra fisnor,
me emra të tyre tregojnë,
themelin tonë.
Unë mbiemrin Raçi e kam,
kjo tregon se i Raçës jam,
shtëpinë edhe në Kosovën Lindore e kam.
Agjë nuk është rastësi,
Këtu lindën të parët e mi,
nuk thuhet kot në histori.
Ballakni që është sot,
më parë ishte Iliri.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top