Imazhi i shqiptarëve ne botë.

Aver

.
V.I.P
Ky shkrimi te cilin do t'a postoj me poshte me nxiti qe t'a hap kete teme. Shifrat e ketij sondazhi jane teper zhgenjyese por ja qe nje pjese te fajit e mbajme vet ne si rezultat i kimeve te ndryshme qe bejme ne ato vende. Natryisht qe krimet kryhen nga nje pjese e vogel e jona, por ja qe ata arrijne t'a njollosin edhe shumicen. Mediat jane te prirura te merren me shume me lajmet negative sepse njera nga motot e gazetarise eshte "lajmi i keq - lajm i mire", dh kur jemi te lajmi i keq duhet t'a pranojme se grupacione te kriminalizuara shqiptare jane kujdesur qe te zene vend ne vazhdimesi ne kryetituj e kronikes se zeze.
Nga ana tjeter mediat nuk merren shume me pjesen e shqiptareve te integruar sepse integrimi fundja eshte dicka e natyrshme per ata, te cilen e marrin si normale dhe nuk i kushtojne ndonje vemendje te vecante kesaj kategorie.




Vetëm 25 për qind e zviceranëve duan të bashkëpunojnë me shqiptarët

Një sondazh i publikuar ditë më parë, i realizuar me porosi të Departamentit të Brendshëm të Zvicrës, i nxjerr shqiptarët si një komunitet që nuk gëzon ndonjë nam të mirë në mesin e zviceranëve. Vetëm 25 për qind e të pyeturve kanë thënë se duan të punojnë me shqiptarët, ndërkohë që me italianët do të dëshironin të punonin 85 për qind të tyre.
Në sondazh kanë marrë pjesë veç zviceranëve edhe një përqindje e konsiderueshme e të huajve me qëndrim në Zvicër.

A është pikërisht kështu dhe nëse po, përse? Kjo është pyetja përgjigjen e të cilës gazeta 20minuten ka provuar ta marrë nga disa bashkëbisedues të saj, zviceranë e shqiptarë.

Kryetari i shoqatës Zvicër-Shqipëri, Rolf Alther, thotë se shqiptarët e kanë deri diku vetë përgjegjësinë për imazhin e tillë.

“Shumica e madhe sillen mirë, por vazhdimisht lexojmë se janë disa që kriminalizohen ose bëhen të dhunshëm”, thotë Alther, përcjell albinfo.

Alther ka përshtypjen se në Zvicër njerëzit janë tolerantë ndaj njerëzve që nuk u përmbahen rregullave.

“Unë vetë kam udhëhequr një ndërmarrje ku një e treta kanë qenë të huaj. Kjo ka funksionuar në mënyrë të përsosur për shkak se unë gjithmonë kam qenë i përpiktë në raport me ta”.

Por, Alther është optimist për të ardhmen. ثshtë vetëm çështje kohe kur edhe kultura shqiptare do të pranohet në Zvicër.

“Mua më kujtohet koha kur urrejtja ndaj të huajve u drejtohej italianëve”.

Bashkim Iseni, drejtor i platformës shqiptare-zvicerane albinfo.ch, shprehet i befasuar nga rezultati i studimit.

“Unë në fakt kam pasur përshtypjen se shqiptarët po përshtaten gjithnjë më mirë në shoqërinë zvicerane”, thotë ai për 20minuten.ch. “Para se gjithash gjenerata e dytë janë të shumtën plotësisht të integruar. Veç kësaj, shqiptarët gëzojnë namin se janë punëtorë të zellshëm - janë të krahasueshëm me zviceranët”.

Lidhur me rezultatet e sondazhit të përmendur kanë shprehur mendimin tyre edhe dy të reja shqiptare. Ermira C., 20-vjeçe, thotë se është e vërtetë që zviceranet në të shumtën nuk duan të punojnë bashkë me shqiptarët.

“Përderisa zvicerani planifikon punën para se ta realizojë, shqiptari fillon me punën dhe mendon për problemet vetëm pasi që ato të jenë paraqitur”, thotë ajo.

Studentja shqiptare Enxhi H. thotë se zviceranët duhet të shohin se nuk janë gjithmonë në anën e drejtë vetëm nga fakti e janë vendës.

Zëdhënësi i shoqatës së punëdhënësve zviceranë, Fredy Greuter, i pyetur nga 20minuten.ch thotë se me rastin e rekrutimit të punëtorëve nuk shikohet etnia po kualifikimi.

“Kjo bën që në të shumtën e rasteve punësohen vendësit”.

Por, ka edhe shumë ndërmarrje që me qëllim angazhohen për integrimin e të huajve dhe në këtë mënyrë japin një kontribut pozitiv në shoqëri/telegrafi.
 
Titulli: Imazhi i shqiptarëve ne botë.

Mund tmos ket lidhje me temen ndoshta kjo pergjigje
Por ne duam te hyjm ne be, kur ka korrupsion ne gjith institucionet qofshin privat apo ne shtet. Ne skemi siguri, kur i vihet bomba babait te ministrit imagjino ne tjerve, neper universitete ka korrupsion,neper vende pune,spitalet jan skandal, rruget e qyteteve jan skandal.
Imagjino edhe Shba vet i kishte krahasu krahasu spitalet tona me disa shtete te afrikes se jugut
Ne po shkojm drejt fundit...
 
Titulli: Imazhi i shqiptarëve ne botë.

Ori ori origjinalja MUT, MUT e bojna
U ‘’ngjitem’’ lart sot - Po ngjitemi qe 100 vjet kot
E bojna non-stop - Dhe prap on top
Ori ori origjinalja MUT, MUT e bojna
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top