LeVoyageur
RDM 33 NSOE
Pas arrestimit të pak ditëve më parë në Itali të shtetasit sirian Mahmoud Jrad 23 vjeç, me akuzën e aktivitetit me qëllim terrorist, rekrutim të xhihadistëve të rinj, autoritetet e drejtësisë italiane kanë vënë nën hetim imamin me origjinë shqiptare Enes Bledar Beshta, rezident në Xhenova të Italisë, sëbashku me 2 imamë të tjerë me origjinë arabe, rezidentë po në Itali, të dyshuar si bashkëpunëtorë me shtetasit sirian të arrestuar.
Enes Bledar Beshta, imami shqiptar i xhamisë al-Fajer të Genovas, sipas investigatorëve italiane ka luajtur një rol kryesor në aktivitetin terrorist të shtetasit sirian që përgatitej ti bashkohej grupit të Jabhat al- Nusra, në Siri.
Imami shqiptar thirrej me emrin ” i dituri” per shkak të studimeve fetare të kryera në Siri si dhe për faktin se administronte disa faqe në websitin “forumiselefi.net” e “Rruga e Selefeve”, si dhe të disa siteve të tjera në Shqipëri, të gjitha me frymë fetare salafite.
Sipas investiguesve italianë janë dokumentuar disa transferime parash me anë të ثestern Union, nga imami shqiptar Enes Bledar Breshta ndaj disa eksponentëve të islamit adikal në Shqipëri e Kosovë.
Enes Bledar Breshta është identifikuar dhe si anëtar i një grupi të krijuar në ثhatsApp, i emërtuat “Forumi salafitiëve në Siri” që himnizonte idealet e ISIS e luftën kundër Iranit
Në faqet online të publikuara nga imami shqiptar shfaqen elementë tipik të ideologjisë salafite e pranishme në radikalizmin xhihadistë e që kapërcen diferencat mes ISIS e Jabhat al- Nusra, dy grupe antagoniste në kontekstin sirian dhe pse ideologjikisht janë mjaft pranë me njëri-tjetrin.
Prej verës së vitit 2014, autoritetet italiane në bashkëpunim me ato shqiptare, kosovare e boshnjake kanë ekzekutuar disa operacion e të rëndësishme si “Damasco”, “Balkan Connection”, “Van Damme” e “Martese”, që kanë çuar në arrestimin e disa shtetasve ballkanikë , mes të cilëve dhe shqiptarë të përfshirë në aktivitetin me qëllim terrorist të Shtetit Islamik.
Disa nga të arrestuarit janë Idriz Elvis Elezi dhe xhaxhai i tij Alban, xhihadistë në Siri të shpallur në këkrim janë Aldo Kobuzi sëbashku me nënën e tij Donika, daja e tij Baki Coku, Lavdrim Muhaxheri, Rexhep Lijmani, Ahjan Veapi, Samet Imishti etj./ora news