Imam Ahmedi dhe Plaçkitësi

Kresha

A pretty face can never trick me


Imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë), tregon se derisa ishte duke ecur rrugës kishte parë një plaçkitës duke i plaçkitur njerëzit, dhe po atë natë e kishte parë të njëjtin njeri duke falur namaz në xhami. Me këtë rast Imam Ahmedi i ishte ofruar dhe i kishte thënë:”Nuk të takon të sillesh kështu ndaj Zotit tënd, sepse Ai nuk do ta pranojë prej teje këtë namaz!”

Ndërsa plaçkitësi i ishte përgjigjur: “O Imam, mes meje dhe Allahut ka shumë dyer të mbyllura, por dëshirojë që së paku një ta mbaj të hapur?”.

Pas një kohe të shkurtër Imam Ahmedi kishe udhëtuar për në haxh ku gjatë tavafit e kishte vërejtur një njeri të kapur për mbulojën e Qabesë së madhërishme duke thënë: “O Zoti im, tek Ti u pendova.... më mëshiro... se kurrë më nuk do t’i kthehem mëkateve ndaj Teje”.

Pasi që e kishte shikuar mirë, Imam Ahmedi e kishte vërejtur se ai ishte i njëjti person që plaçkiste njerëzit, ndërsa me vete kishte thënë: “SubhanaAllah, një derë e ruajti të hapur me Allahun dhe iu bë shkaktarë që Allahu t’ia hapë të gjitha dyert!”

Në asnjë mënyrë mos i mbyllë të gjitha dyert mes teje dhe Allahut xh.sh. edhe në qoftë se je mëkatari më i madh, mbaje gjithmonë një derë hapur, sepse ndoshta mu ajo derë, ti hapë të gjitha dyert!

Përgatiti: Blerim Arifi


//mesazhi
 
Back
Top