! - !
Once upon a time...
Nëse ndonjëherë e keni të vështirë të lexoni shprehjen emocionale të dikujt, kjo mund të vijë pasi nuk keni mësuar sesi t’i interpretoni të gjitha emocionet njerëzore.
Tani shkencëtarët kanë identifikuar 21 shprehje të ndryshme të fytyrës. Kërkimi i është bërë duke përdorur një program të ri kompjuterik, thuajse e katërfishon pikëpamjen e pranuar prej kohësh, e cila përmban vetëm gjashtë gjendje emocionale.
Aleix Martines, një kërkues nga Universiteti i Shtetit në Ohajo, në ShBA tha:
“Ne kemi shkuar përtej gjendjeve emocionale të thjeshta si ‘i lumtur’ apo ‘i gëzuar’. Kemi gjetur një vazhdimësi të fortë në mënyrën sesi njerëzit i lëvizin muskujt e fytyrës për të shprehur 21 kategori emocionesh. Kjo është mahnitëse dhe na tregon se këto 21 emocione shprehen në të njëjtën mënyrë nga kushdo, të paktën në kulturën tonë.”
Ai shtoi se kufizimi i emocioneve në gjashtë kategori të vetme është njësoj si të pikturosh duke përdorur vetëm ngjyrat bazë.
Kërkuesit fotografuan 230 studentë vullnetarë, që përjetonin emocione të ndryshme, të nxitura nga urdhrat verbale. Për shembull, fjalët “ti sapo more një lajm fantastik të papritur”, prodhonte një shprehje që u quajt “lumturisht i habitur”, ndërsa fjalët “ti mban erë të keqe”, nxiste një shprehje fytyre “të neveritur”. Më tej, u bë një kërim për të gjetur të përbashkëtat dhe dallimet midis 5000 imazheve të mbledhura. Për ta bërë këtë u përdor një listë të dhënash, e përdorur zakonisht për analizën e gjuhës trupore, e quajtur “Sistemi i Kodimit të Veprimeve Faciale”. Ajo çoi në identifikimin e 21 emocioneve, që përfshinin kombinime të gjashtë emocioneve bazë.
21 shprehjet e identifikuara të fytyrës:
I lumtur
I mërzitur
I frikësuar
I zemëruar
I habitur
I neveritur
Lumturisht i habitur
Lumturisht i neveritur
I frikësuar trishtë
I zemëruar trishtë
I habitur trishtë
I neveritur trishtë
I zemëruar frikshëm
I habitur frikshëm
I neveritur frikshëm
I habitur me zemërim
I neveritur me zemërim
I habitur me neveri
I shtangur
I urryer
I përulur
Kërkuesit janë kuriozë lidhur me rrugët kimike në tru, që i aktivizojnë këto emocione. Ata janë të sigurt se në të ardhmen, modelet kompjuterike mund të përdoren për të ndihmuar në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve mendore, si autizmi dhe stresi posttraumatik.
grid.al