Identifikimi i problemit psikologjik tek adoleshentët

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Prindërit janë pika e parë e vlerësimit, kur bëhet fjalë për zbulimin e problemeve të mundshme psikologjike në jetën e adoleshentëve të tyre. Ata duhet të kenë kujdes përballë riskut për të reaguar më shumë apo më pak se sa duhet ndaj problemeve që mund të shfaqin adoleshentët.
Me të gjitha çështjet e shëndetit mendor dhe emocional që mund t'i mundojnë të rinjtë adoleshentë, si mund të arrihet që prindërit të kuptojnë, nëse fëmijët e tyre janë në vështirësi psikologjike?
Të kuptuarit se cili është problemi më i rëndësishëm në funksionimin e adoleshentëve të tyre është një sfidë shumë e vështirë diagnostikuese për prindërit, sidomos gjatë viteve më intensive, dramatike dhe të trazuara për adoleshentin.
Prindërit nuk duhet të reagojnë më shumë se sa duhet dhe të ngrenë një alarm të rremë mbi disa ndryshime normale zhvillimore. "Ai nuk ka besuar tek ne edhe kur ishte në shkollë fillore, kështu që ndoshta ndihet shumë i turbullt për të folur. Ajo është bërë aq e mbyllur, kur ne thjesht e pyesim për diçka të thjeshtë, ndoshta kjo për shkak se është duke fshehur diçka që është e gabuar. Apo ndoshta hyrja në moshën e adoleshencës i bën të jenë pak më të mbyllur në jetën e tyre private, për të pohuar më shumë pavarësi". Megjithatë, ata nuk duan të reagojnë më pak seç duhet dhe të trajtojnë si çrregullim të sëmurë, sjellje që është thjesht pjesë e një faze që adoleshentët duhet të kalojnë. "Ai filloi të na gënjente shumë, por kjo është vetëm tipike e moshës. Ajo kërkon shumë para nga ne, por kjo ndoshta vjen për shkak të shoqërimit me moshatarët e tjerë, për të qënë në një nivel me ata. Por sa vjen dhe bëhet më i shtrenjtë". Ose ndoshta adoleshentët kanë filluar të eksperimentojnë me përdorimin e substancave dhe janë duke fshehur atë që po ndodh vërtetë me ta.
Në përgjithësi dhënia e mundësisë për të zgjedhur mes gabimit numër një: "mbireagim" dhe gabimit numër dy: "nënreagim", zgjedhja e parë është ndoshta më e sigurt se e dyta. Kur ekziston mundësia për të reaguar më shumë se duhet me një "mbireagim" duke ekzagjeruar, ata nuk mund të durojnë të korrigjohen nga adoleshentët, të cilët japin të dhëna që kundërshtojnë problemin e tyre, apo të paktën e lejojnë të riun të kuptojë që ata po sigurojnë një mbikqyrje të tillë për ta mbrojtur nga rruga e keqe. Duke reaguar më pak se sa duhet, prindërit rrezikojnë të injorojnë problemin, duke mos dhënë kujdesin e duhur dhe kjo gjë mund të shkojë seriozisht keq.
Por si mund të identifikojnë prindërit kur një problem i rëndësishëm është shfaqur tek adoleshenti dhe kur ndihma nga jashtë mund të jetë e dobishme për t'u kërkuar? Merrni në konsideratë disa pyetje, përgjigjet e sinqerta të të cilave mund t'ju lajmërojnë ju si prindër për nevojën për ndihmë psikologjike.
1) اfarë karakteristikash ka sjellja e adoleshentit? A është një sjellje në kundërshtim me atë që ju keni njohur nga karakteri apo sjellja e tyre normale? Për shembull, adoleshenti me një karakter të qetë ka shpërthime të shpeshta të karakterit, që nuk kanë i ndodhur kaq shpesh më përpara. 2) Për sa kohë ka vazhduar një sjellje e tillë? A ka qenë e qëndrueshme për më shumë se tre muaj, pavarësisht përpjekjeve për ta trajtuar atë në shtëpi? Për shembull, një adoleshent me dëshirë të fortë për t'u argëtuar me shoqërinë, tashmë është tërhequr nga miqtë e tij dhe është bërë më i izoluar. 3) Sa komunikues është adoleshenti rreth sjelljes? A është në gjendje dhe i gatshëm për të folur për ndryshimin që ka ndodhur? Për shembull, ata insistojnë se janë në rregull apo se asgjë nuk është e gabuar, pavarësisht sjelljes së tyre të mundimshme, që sugjeron të kundërtën.
4) Sa përçarëse është sjellja në jetën e adoleshentit? A është funksionimi i përgjithshëm i shëndetshëm, duke u kthyer në funksionim të dobët? Për shembull, pagjumësia e adoleshentit gjatë natës shkakton përgjumje dhe lodhje në shkollë gjatë ditës.
5) Sa e dhimbshme emocionalisht duket të jetë sjellja? A ekziston një nivel i konsiderueshëm i pakënaqësisë, që prindërit kanë vëzhguar kohët e fundit? Vëzhgoni nëse ka shenja të dukshme nervozizmi apo ankthi në mëngjes para se të shkojnë në shkollë.
6) Sa dominuese është kjo sjellje shqetësuese? A është shqetësuese vëmendja e të riut për përjashtimin nga fusha të tjera të rëndësishme të jetës?
7) Sa kërcënuese është kjo sjellje? A është duke krijuar rreziqe, që në të vërtetë po inkurajojnë rezultate të një lloji personalisht ose shoqërisht të dëmshme? Sipas disa ndikimeve, shumë rregullore mund të thyhen dhe adoleshenti fillon të marrë shumë vendime të nxituara.
8) Sa e rëndësishme është të njoftosh për diçka që nuk shkon në sjelljen e një adoleshenti?
A ka ndonjë njeri me përgatitjen e duhur për ta njohur një të ri, bie fjala një mësues apo një trajner sportiv, që t'u ankohet prindërve për sjelljen e fëmijës së tyre adoleshent? Për shembull, në një kishë "Ministri i të Rinjve" raporton për të rinjtë që janë pak më të ndjeshëm se moshatarët e tyre, referuar përlotjes së tyre të shpejtë.
Rregulli që duhet të ndjekin prindërit në këtë rast është se, nëse përgjigjja është edhe shkaku i këtij shqetësimi, duhet menjëherë të këshillohen me ta për ta kaluar këtë pengesë.
Prindërimi është i vetmi profesion në këtë botë që të bën "ekspertin fillestar" për fëmijën, kur sheh se ka shqetësime psikologjike. Në këto rrethana lind nevoja e këshillimit me disa profesionistë dhe prindi vendos se cilat këshilla do të ndjekë. Një nga çështjet delikate në shoqërinë e sotme është mjekimi me medikamente psikoaktive (alternim mes humorit dhe mendjes), apo terapisë së thjeshtë psikologjike. Më besoni, ky është një vendim shumë i vështirë prindëror.
Pjesa më e madhe e barnave psikoaktive janë prodhuar për të trajtuar shqetësime të brendshme tek të rinjtë si depresioni, ankthi, kompulsiviteti që rezultojnë më shumë qetësues sesa kurues. Ja pra, kjo ka lidhje me faktin se ato kanë për qëllim të lehtësojnë pa kuruar, të dallojnë shenjat për të mos u bërë të pariparueshme. Ky mund të jetë një hap i vlefshëm për të qënë të sigurt. Metoda është një dorë e mirë jo vetëm për të përballuar pa stres kërkesat ditore, për të gëzuar dhe për të arritur qëllime të ndryshme, por mjekimet e udhëheqin personin me lehtësi gjatë proceseve kalimtare, (si për shembull paniku i rënies nga pesha) dhe gradualisht të aftëson të lësh pas ndrojtjen dhe të jetosh fuqishëm, duke bërë riparime.
Duket qartë se ka plot aspekte që duhen vëzhguar. اdo tabletë është e përcaktuar me gramaturë dhe e mira e saj ka brenda edhe dëmin që mund të shkaktojë. Ata japin jo pak efekte anësore. Kur merren për një kohë të gjatë organizmi mund të krijojë një imunitet ose edhe varësi ndaj tyre. Kjo është çështja më e mprehtë, përballja me pasoja të papajtueshme.
Këshilla ime për prindërit: nëse një problem i rëndë psikologjik e justifikon mjaftueshëm nevojën për të marrë barna, atëherë është po aq i rëndësishëm edhe një edukim i mirë psikologjik. /
Msc.Ornela Coka
 
Titulli: Identifikimi i problemit psikologjik tek adoleshentët

Sa teme e veshtire eshte kjo, te gjithe i kemi menduar keto pikat qe permend autorja. Ndonje here me vjen ne mendje qe edukata ****uale apo edukata shoqerore, lende qe kan te bejne me adoleshencen, ne vend qe tu mesohet femijeve te shkojne dhe ta mesojne prinderit, te pakten te din te sillen kur vjen ky moment.
 
Titulli: Identifikimi i problemit psikologjik tek adoleshentët

Sa teme e veshtire eshte kjo, te gjithe i kemi menduar keto pikat qe permend autorja. Ndonje here me vjen ne mendje qe edukata ****uale apo edukata shoqerore, lende qe kan te bejne me adoleshencen, ne vend qe tu mesohet femijeve te shkojne dhe ta mesojne prinderit, te pakten te din te sillen kur vjen ky moment.

Po cdo gje eshte me brez, e tani po rinohen brezet, automatikisht dhe dialogu per temat qe kane qen tabu jane me te kollajshme, diskutim mbase dhe me i nevojshem se sa ka qen ne te kaluaren.

Por tek psikologu mund te shkojne dhe prindrit bashke me femijet, te mesojne te komunikojne hapur.
 
Back
Top