ICG: mosmarrëveshja Maqedoni-Greqi për emrin përbën kërcënim për stabilitetin rajonal

alfonci

Veri investigatio
International Crisis Group, AFP, UPI, EUobserver, MIA, Makfax - 12/01/09)
photo

Mosmarrëveshja e emrit midis Athinës dhe Shkupit po rrezikon përpjekjet për të stabilizuar Ballkanin Perëndimor, tha në një raport Grupi Ndërkombëtar i Krizës. [ICG]

Mosmarrëveshja për një kohë të gjatë e emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë është kërcënim për të penguar përpjekjet ndërkombëtare për të stabilizuar Ballkanin Perëndimor, paralajmëroi të hënën (12 janar) një institucion i shquar vëzhgues e studimor.

"Kjo është më tepër se një mosmarrëveshje e ndërsjelltë midis Shkupit dhe Athinës," tha nënpresidenti i Grupit Ndërkombëtar të Krizës (ICG), Donald Stainberg. "Ajo rrezikon të rrëzojë strategjinë kryesore si të NATO-s dhe të BE për stabilizimin e Maqedonisë dhe rajonit, bazuar në zgjerimin dhe integrimin."

Nuk ka "rrezik të shpejtë" të një kthimi në dhunën etnike në Maqedoni, theksoi grupi me bazë në Bruksel në një raport të hënën titulluar "Emri i Maqedonisë: Thyerja e Bllokimit". Megjithatë, lidhjet midis Shkupit dhe Athinës janë përkeqësuar në nivelet që të kujtojnë ato të viteve të para 1990, pas vendimit të Greqisë prillin e kaluar për të vënë veton ndaj një ftese ndaj fqinjës së vet veriore për t'u bashkuar me NATO-n, vinte në dukje ICG. Athina po kërcënon gjithashtu të bllokojë hapjen e bisedimeve të pranimit të BE me Maqedoninë.

"Duke bllokuar integrimin në NATO dhe BE, Greqia duket se i kundërvihet detyrimit të saj në marrëveshjen e përkohëshme të 1995 midis dy vendeve, për të mos vënë çështjen e emrit në udhën e anëtarësimit të Maqedonisë në organzatat ndërkombëtare," tha Sabinë Fraizer, kreu i Programit Evropian të ICG.

Por organizata i kërkoi gjithashtu Maqedonisë të shmangë hapat të cilat grekët i konsiderojnë përvetësim provokativ të trashëgimisë së tyre helenike. Vënia e emrit të Aleksandrit të Madh si aeroportit ndërkombëtar të Shkupit dhe udhëshpejtës kryesore të Maqedonsië, i zemëroi grekët.

Të dy vendet duhet të rindërtojnë besimin si hapin e parë drejt zgjidhjes së mosmarrëveshjes së tyre më tepër se 17 vjet të gjatë, vinte në dukje ICG, duke i kërkuar Shkupit të pranojë propozimin e fundit të ndërmjetësit të OKB Methju Nimetz për të quajtur vendin "Republika e Maqedonisë Veriore" për qëllime ndërkombëtare.

"Në pritje të marrëveshjes, Shkupi duhet të përdorë emrin e vet të përkohshsëm Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, në të gjitha forumet e shumëfishta dhe Athina duhet të heqë kërcënimet e saj të vetos," thoshte grupi.

Greqia duhet të njohë gjithashtu identitetin dhe gjuhën "maqedonase" të fqinjës së saj veriore duke patur parasysh se kjo nuk cënon përdorimin e të njëjtit term ndaj krahinës greke të Maqedonisë.

ICG kërkoi që aeroporti i Shkupit të rimarrë emrin e vet origjinal dhe u kërkoi gjithashtu të dy vendeve të riafirmojnë angazhimin e tyre ndaj marrëveshjes së përkohëshme të 1995.

Së fundi, grupi u bëri thirrje vendeve të tjerë të NATO-s dhe BE të "inkurajojnë aktivisht" Greqinë për të zhbllokuar ofertën e Maqedonisë për t'u bashkuar me dy organizatat dhe "të reagojë pozitivisht ndaj lëshimeve të Shkupit mbi emrin e vendit".

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top