Ibra: Pep një burracak, Mou trajner i vërtetë

xhebrail1

INTERIST
Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic, edhe në një intervistë më të re nuk e ka lënë pa kritikuar trajnerin aktual të Bayern Munichut, Pep Guardiola.

“Guardiola është trajner fantastik, por njëkohësisht është burracak! Ai më sakrifikoi mua për shkak të Lionel Messit, ndërsa nuk kishte guxim të ma thoshte këtë, vetëm më injoronte. Messi është gjeni, aty nuk ka dyshim, por Guardiola nuk ka asnjë pikë dinjiteti”, ka deklaruar sulmuesi i PSG për Der Spiegel.

31-vjeçari ka bërë krahasime mes strategut spanjoll dhe Jose Mourinhos, nën urdhrat e të cilit ka luajtur te Interi.

“Për Mourinhon, të gjithë lojtarët ishin të gatshëm të vdisnin në fushë. Ai ka qenë një trajner dhe një njeri i vërtetë. Nuk ikte nga problemet dhe gjithmonë dinte si të sillej me lojtarët e karaktereve të ndryshme. Guardiola shmang klubet me lojtarë të tillë”, ka sqaruar Ibra.

Ndërkaq, pyetjes së gazetarit nëse mund ta imagjinojë veten një ditë te Bayerni, ai i është përgjigjur: “Absolutisht... Me kusht që Guardiola të largohet”. /Telegrafi/

f.0929193622199_m.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top