Ibra-Barca, 5 vjet kontrate, 9 mln ne sezon

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P


Ibra-Barca, 5 vjet kontrate, 9 mln ne sezon
Zlatan Ibrahimovic afrohet edhe me shume me Barcelonen pasi agjenti i tij dhe presidenti Laporta kane arritur nje marreveshje te perbashket.

Lajmin e ben te ditur gazeta “El Mundo Deportivo”, sipas se ciles, suedezi do perfitoje nga 9 milione euro ne sezon per 5 vitet e ardhshme. Marrreveshja parashikon gjithashtu nje klauzole per largimin e tij, e cila arrin deri ne 150 milione euro.

Keshtu shtatlarti nga Malmoe realizon endrren e tij per t’u bashkuar me nje klub te suksesshem ne Europe. Nderkohe trajneri Gurdiola tregohet i matur duke thene se vetem nese Eto’o do pranoje oferten e Interit, marreveshja per Ibrahimovic do realizohet. “Eto’o mund te beje si te doje, te pranoje ose jo, kjo eshte ne doren e tij”, thekson Guardiola.
T.CH
etoo-zlatan_1444970c.jpg
 
Ibra prezantohet te Barça, duke puthur bluzën me nr.9

Zlatan Ibrahimoviç është zyrtarisht një lojtar i Barcelonës. Ai ka firmosur dje një kontratë 5-vjeçare. Klauzola për prishjen e kontratës së tij është 250 milionë euro. Gjatë prezantimit, ai puthi fanellën me numër 9, që më parë mbahej nga Eto‘o. Sulmuesi suedez është shprehur: "Faleminderit Morati, por tani dua të hedh një hap përpara për të mirën e karrierës sime. Kisha një marrëveshje me Moratin prej disa muajsh, vetëm Barcelona mund dhe donte të më blinte. Tani askush nuk është më i lumtur se unë". Më pas ka folur për Champions League: "Nuk e di përse nuk e kam fituar asnjëherë. Kam dhënë më të mirën, por nuk ia arrita. Ardhja këtu për të luajtur me Mesin, Ksavin, Injestën, Dani Alvesh, Pujol e Pike është një nder. Dua të mësoj nga këta kampionë. Ka shumë klube të mëdha, por Barcelona është speciale. اdo lojtar do të dëshironte të vinte te Barça, por jo të gjithë munden. Kur mora vesh se Barcelona ishte e interesuar për mua, i thashë menaxherit tim të niste tratativat dhe ai ka bërë një punë fantastike. Kam ardhur këtu me kualitete që të gjithë mi njohin. Luaj një futboll teknik, si Barcelona, dhe dëshiroj ta ndihmoj skuadrën. Ata që më njohin si futbollist, e dinë çfarë mund të bëj. Po ashtu dëshiroj të mësoj nga loja e Barcelonës". Objektivi i ardhshëm i tij do të vazhdojë te jetë goli: "Ideja ime është gjithmonë ajo e përmirësimit në krahasim me vitin e kaluar, ku kam shënuar 25 gola. Nuk dëshiroj të fiksohem në një numër, sepse jam këtu për të ndihmuar skuadrën dhe për të fituar, më shumë se se sa për të shënuar një numër të caktuar golash".

 
Titulli: Ibra-Barca, 5 vjet kontrate, 9 mln ne sezon

i duhej nje lojtar i tille Barces....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top