'I urrej burrat', libri feminist shitet masivisht në Francë pasi zyrtari qeveritar tentoi ta ndalonte
Përpjekja e një zyrtari të qeverisë franceze për të ndaluar botimin e një libri feminist të titulluar 'I Urrej Burrat', duket se ka dhënë një efekt të kundërt, pasi libri u shit në masë.
'Unë i urrej burrat', është një libër i shkruar nga aktivistja 25-vjeçare franceze Pauline Harmange.
Shitjet e librit të 25-vjeçares 'Moi les hommes, je les déteste', u rritën ndjeshëm, pasi Ralph Zurmély, një këshilltar special i ministrisë së Francës për barazinë gjinore, e quajti librin si një "urrejtje ndaj burrave". Rasti në fjalë ndezi një debat në Francë.
Në një email, Zurmély i tha Monstrograph - botuesit të librit - se 'nxitja e urrejtjes për shkak të gjinisë është një vepër penale', dhe i kërkoi botuesit të tërhiqte librin nga botimi.
Shtëpia botuese ka mohuar që libri nxit urrejtjen, dhe e quajti thjesht një 'libër feminist'.
Autorja e librit e përshkruan veten si bi-seksuale dhe është e martuar me një burrë. Ajo tha se përvoja e saj e punës me viktimat e sulmeve seksuale në Francë e ka bërë atë që të mos ketë besim tek burrat që nuk i njeh.
Ajo vuri në dukje statistikat që tregojnë se gati 40 gra në ditë janë viktima të dhunës seksuale në Francë .
Sipas saj, gratë që nuk i pëlqejnë burrat "as nuk vrasin dhe nuk lëndojnë askënd, as nuk i pengojnë ata të vishen ashtu si dëshirojnë, të ecin në rrugë gjatë natës, ose të shprehen si të gjykojnë të arsyeshme."
g,shqip