polisi_tajrush
Struga zemra Ilirides
-
- Anëtarësuar më
- Jul 19, 2008
-
- Mesazhe
- 1,016
-
- Reagimet e mara
- 32
-
- Vendndodhja
- Ne Mergim
Mësuesi zviceran Luis Palmer këtyre ditëve përfundoi udhëtimin e tij me makinë rreth botës. Ka kaluar 52 mijë kilometra, në 38 vende, edhe atë pa harxhuar asnjë pikë benzinë!
Palmer ka udhëtuar me makinë që lëvizë vetëm me ndihmën e energjisë solare! Me këtë zvicerani ka dashur që ta kthejë vëmendjen e opinionit botëror mbi ngrohjen globale të klimës.
"Desha ti tregoj botës se makina solare është zgjidhje shumë e mirë për ardhmërinë, sepse nuk e ndot ajrin, është ekologjik, ia vlen nga aspekti ekonomik, dhe nga ana tjetër është shumë i sigurt", tha Luis Palmer.
Pas 17 muajve e një ditë, Palmer arriti me këtë porosi në qytetin polak Poznan, në kohën e mbajtjes së Samitit mbi klimën botërore! Ndryshe makina është një prototip. ثshtë i gjatë dy metra dhe rëndon 700 kg, ndërsa Palmer konsideron se në prodhimin serik do të kushtonte rreth 10 mijë euro
alsat-m