LeVoyageur
RDM 33 NSOE
Ajo ishte në kërkim të një gënjeshtre jo të zakontë për 1 Prillin, të cilën kishte ndërmend t’ia bënte të dashurit të saj, në mënyrë që bashkë edhe të argëtoheshin më pas me reagimet e njëri-tjetrit. Kështu vendos ti shkruajë një mesazh lamtumire të dashurit në WhatsApp, gjithmonë në kuadrin e shakasë, por merr pas një përgjigje, e cila e lë me të vërtetë pa fjalë. Hayleigh Mc Bay, e cila ka treguar gjithë historinë në Mirrorr, thotë se në mesazh ka shkruar: “Nuk jam e lumtur me ty. Mendoj se është më mirë që të ndahemi”, ndërsa përgjigja që i vjen në mënyrë të menjëhershme ishte: “Falë Zotit që vendose ta thoje ti e para, kështu nuk do ë më duhej të isha unë iniciuesi i ndarjes tonë”. E ngelur tërësisht e shtangur nga kjo përgjigje e papritur, vajza ka publikuar në Twitter mesazhet e shkëmbyera me ish të dashurin e saj. Siç duket, kjo gënjeshtër u ka pëlqyer edhe shumë të tjerëve, të cilët e kanë shpërndarë duke e bërë virale. Një gënjeshtër e hidhur për 1 Prillin kjo, e cila i është kthyer tërësisht pas vajzës./a.s/noa.al -