I harron në vaskë, vdesin dy fëmijët

Love

βeℓℓe â๓e
Lochlan 10 muajsh dhe vëllai i tij, Malachi, 2 vjeç u gjetën të vdekur brenda në vaskën e shtëpisë së tyre, ku nëna i kishte harruar në vaskë.

403x30266855nen-300x148.jpg


Nëna, Miranda Hebble nga Australia,i kishte harruar djemtë në vaskë për 10 orë të tëra.

Ajo kishte shkuar në dhomë të marrë rroba për fëmijët dhe kishte plan ti mbyllte sytë vetëm pak minuta, por ajo arriti të zgjohej pas 10 orëve të plota, njoftojnë mediat e huaja, lidhur me rastin tragjik i cili ka shokuar gjithë Australinë.

Mediat atje shkruajnë çifti u nda dhe tashmë çështja ndodhet në duart e drejtësisë me gjyqet të vijojnë njëri pas tjetrit.
standardi
 
Titulli: I harron në vaskë, vdesin dy fëmijët

Gjynah, te prehen ne paqe,

Aksident.......
 
Titulli: I harron në vaskë, vdesin dy fëmijët

kush nuk do e mendonte se i ka len vete ajo?pastaj 10 ore gjum pse mos ishte mesi i nates,, apo ka marr ndonje hap per gjum ajo?
keq per femijet e gjor,,e mjer ata femij se kan prinder till.
 
Titulli: I harron në vaskë, vdesin dy fëmijët

Une se mendoj pshm .... Aksidentet edhe ndodhin,
 
Titulli: I harron në vaskë, vdesin dy fëmijët

Une se mendoj pshm .... Aksidentet edhe ndodhin,

Moj Zana ke parasysh 10 ore jan shum! naten dhe nuk i ben 10 ore gjum pa te dal njeher ,, gjumi e jo diten.
 
Titulli: I harron në vaskë, vdesin dy fëmijët

epo ka raste qe te ze gjumi pa vetedije, s'ka kurdisje... do kete qene e derrmuar, ka rene ne gjume te thelle.....
 
Titulli: I harron në vaskë, vdesin dy fëmijët

Une kam than nenat e sodit jan made in china !!!! une nuk e kuptoj i la ne vaske ? ne rregull sic duket donte ti lante ? por pse iki ne dhome te bej "pak gjum" duke e ditur qe femijet i ka lan ne vakse?
 
Titulli: I harron në vaskë, vdesin dy fëmijët

sa e pa kujdesshmee ne fakt sme duket lajm i besueshem se un kam mbesat e mija 2 vjece dhe din te flasin pothuaj gjijtha fjalet . lere se nuk u zen byca ven i sek jo rrikan ato ne vask pa e derdh gjith ujin e pa bo namet , po tani un sbesoj te ket qen aq budallaqe ajo sa ti ket lare femijet ne vaske te madhe ........ uff si dihet jo ka lloj lloj budallenjsh kjo bote gjynaf femijet..
 
Titulli: I harron në vaskë, vdesin dy fëmijët

Femijet ne vaske e te ja fus gjume. Konsideroje se munde te shpallet fajtor per vrasje me paramendim :sherrxhi:
 
Titulli: I harron në vaskë, vdesin dy fëmijët

Mekat per femijet e gjore....Mu renqeth lekura, kam dy femije dhe mundohem as edhe nje hale mos u bie mbi koke, por ja qe ndodhin raste qe duhet te na bejn edhe ma te kujdesshme me femijet....Allahu i ruajt...
 
Titulli: I harron në vaskë, vdesin dy fëmijët

Lajm shum tragjik...Ku e kishte mendjen kjo femer,grua a ca ti them,se nene si them kurr ksaj te papergjegjshmes.
 
Titulli: I harron në vaskë, vdesin dy fëmijët

Kjo ja ben buuu qe eshte be me qellim.
 
Titulli: I harron në vaskë, vdesin dy fëmijët

article-2317211-1989680A000005DC-11_634x464.jpg

article-2317211-19896818000005DC-145_634x476.jpg

U prefshin ne paqe...

(Lajmi esht i vertet e publikon dhe Dailymail)
 

Attachments

  • article-2317211-1989680A000005DC-11_634x464.jpg
    article-2317211-1989680A000005DC-11_634x464.jpg
    53.4 KB · Shikime: 0
  • article-2317211-19896818000005DC-145_634x476.jpg
    article-2317211-19896818000005DC-145_634x476.jpg
    63.7 KB · Shikime: 0
Titulli: I harron në vaskë, vdesin dy fëmijët

Nje Nene me nje mendje te shendoshe dhe me pak logjike nuk do bente i veprim te tille..te ''flej pak min ''duke ditur se ka lone femijet ne nje vaske me uji,nuk me duket shum e besushme i gje e tille duket qe ka qen dicka me thell ne kete ngjarje...!!!
 
Titulli: I harron në vaskë, vdesin dy fëmijët

Ne momentin kur behesh me femije, ke marre mbi supe pergjegjesine per perkujdesjen ndaj tyre madje deri ne moshen madhore, e te mos flasim per minorene. Nuk e kuptoj si ka mundesi femijet te mbyten ne vaske? Sidomos nje 2 vjecar.

Pajtohem me kitrra...eshte vrasje me paramendim...sikur s'ka mundur ti nxjerre nga vaska, ti rehatoj, pastaj te bej gjume sa te doje, sepse femijet pas larjes zakonishte flene gjume!
 
Titulli: I harron në vaskë, vdesin dy fëmijët

Mbilodhja, nëna vret aksidentalisht dy djemtë


femijet-lajm-2904.jpg
Vënia në jetë e një fëmije ka një kosto të madhe fizike, të cilën shumë prindër nuk kanë qenë të përgatitur ta përballojnë.

Netë pa gjumë dhe përkujdesje e vazhdueshme 24 orë në 24 në muajt e parë, e bëjnë jetën tepër të mundimshme, për secilin prej prindërve.

Me shumë nëna, që për shkak të kontratave të punës detyrohet të rikthehen në detyrë pak kohë pas lindjes, mbilodhja është një problem shumë më i madh.

Në rastin e një nëne australiane, sfilitja u shndërrua në një tragjedi, e cila ka fituar një vëmendje kombëtare në të gjithë vendin.

Miranda Hebble, në qytetin e Perthit, vendosi dy djemtë e saj, 2 vjeç dhe 10 muajsh në vaskë, për t’i bërë dushin e zakonshëm.

femijet1-2904.jpg


Pasi vendosi fëmijët në vaskë, ajo shkoi të shtrihej, me qëllim që të relaksohej për pesë minuta, ndërsa dy vëllezërit mund të argëtoheshin duke luajtur me ujin, një aktivitet i tyre i preferuar.

Megjithatë, e sfilitur nga netë të tëra pa gjumë për shkak të të qarave të djalit të vogël, Miranda u zhyt në një gjumë të thellë prej 10-orësh.

Kur u zgjua, nëna shkoi të kontrollonte djemtë, por pa të birin 10-muajsh duke notuar përmbys mbi vaskë, ndërsa djalin e madh të shtrirë të pajetë në dysheme.

2-vjeçari, duke shfrytëzuar të gjithë forcën e tij fizike, kishte arritur të kapërcente vaskën, por kishte ndërruar jetë pak më vonë, si rrjedhojë e mbytjes nga uji që kishte pirë e përplasjes së kokës në dysheme në momentin e daljes nga vaska.

femijet2-2904.jpg


Babai i fëmijëve, Christopher Stevens, u lajmërua për fatkeqësinë ndërsa ishte në punë, pasi si i vetmi i punësuar i familjes, i duhej të punonte me orë të gjata, shpesh jashtë qytetit.

I shkatërruar nga dhimbja, ai vendosi që të ndahej nga bashkëshortja, të cilën e konsideron përgjegjëse. Nga ana e saj, Miranda përballet me një proces gjyqësor për vrasje nga pakujdesia dhe një trajtim psikologjik për të përballuar traumën.

Mbi të gjitha, rasti i saj fitoi një vëmendje të gjerë mediatike, duke shërbyer si një rast apeli dhe ndërgjegjësimi për të gjithë ata punëdhënës, që ushtrojnë presion mbi punonjëset e tyre që të rikthehen në punë, sa më shpejt pas lindjes./tch
 
Titulli: I harron në vaskë, vdesin dy fëmijët

1 Lutje

Zot te lutem pranoi keta 2 femije atje ku ti je.
Zot te lutem mos na i servir ne te tilla fate.
Zot te lutem ndergjegjeso edhe baballaret.
 
Titulli: I harron në vaskë, vdesin dy fëmijët

Shume njerez nuk e meritojne te behen Prind .

C'do thuash me k'te ti ?
 
Titulli: I harron në vaskë, vdesin dy fëmijët

Kjo eshte fatkeqesi qe Zoti mos ja hedhte askujt. PErvec se me vjen keq per femijet, une me shume mendoj dramen qe do ket kaluar nena pasi ka gjetur femijet e vdekur. Ndoshta nuk e kam menduar qe femija 10 muajsh nuk lihet vetem ne vaske se rrezohet direkte. Plus kur vjen sahati thone, do behet nje sebeb. ME vjen keq qe e gjykoni kaq keq nenen. Une personalisht nuk toleroj veprimin e babait i cili e ka divorcuar gruan direkte!... pfff
 
Titulli: I harron në vaskë, vdesin dy fëmijët

Mbase jo sa nje nene po une e kam provuar te rri net pa gjume me mbesat dhe kur fle gjume e ndjej cdo levizje te tyren dhe pse e lodhur kur ke femije per te ruajtur zoti te jep nje force te vecante , aksidente te tjera mund te ndodhin si psh, te hapin derin te dalin te shallet te rrezohen, te bije keq ne pllaka po jo tja fusesh 10 or gjum !! te lesh femijen ne ne vaske me uj me gjithse me vjen keq dhe per femijet dhe per nenen se dhe ajo po vuan mendoj se faji esht i saj se , esht nene mbi te gjitha !
 
Titulli: I harron në vaskë, vdesin dy fëmijët

Mbase jo sa nje nene po une e kam provuar te rri net pa gjume me mbesat dhe kur fle gjume e ndjej cdo levizje te tyren dhe pse e lodhurkur ke femije per te ruajtur zoti te jep nje force te vecante , aksidente te tjera mund te ndodhin si psh, te hapin derin te dalin te shallet te rrezohen, te bije keq ne pllaka po jo tja fusesh 10 or gjum !! te lesh femijen ne ne vaske me uj me gjithse me vjen keq dhe per femijet dhe per nenen se dhe ajo po vuan mendoj se faji esht i saj se , esht nene mbi te gjitha !

Ke bere praktiken kur te behesh nene :p .
 
Titulli: I harron në vaskë, vdesin dy fëmijët

Tmerr! Gjynah si per femijet por edhe per nenen..eshte e vertet qe sduhet te ndodhin gjera te tilla por
ja qe ndodhin ndonjehere lodhja e tepert(per mendimin tim) e ka bere te fleri per ore te tera..
 
Back
Top