I fejuari i propozon martesë mbi shkëmb, ajo emocionohet, bie dhe vdes

LeVoyageur

RDM 33 NSOE
Duhet të ishte dita më e bukur e jetës së saj, por u përmbyll me tragjedi. Një vajzë bullgare e moshës 29 vjeçare, Dimitrina Dimitrova, gjeti vdekjen për shkak të rënies nga një shkëmb i lartë në Cala Tarida, të Ibiza, ku i dashuri i saj i propozoi për martesë.
Nga të dhënat e para mendohet se vajza ka humbur ekuilibrin për shkak të emocioneve nga propozimi i marrë nga i dashuri, gjithashtu bullgar dhe është rrëzuar. Dimitrina ra nga një lartësi prej thuajse 20 metrash, duke përfunduar në një shkëmb më poshtë.
Kur mjekët mbërritën për ti dhënë ndihmën e parë, ajo ishte ende e gjallë, por e pavetëdijshme.
Një atak në zemër e goditi gjatë kohës që ndodhej në duart e mjekëve, i cili i shkaktoi edhe vdekjen. I dashuri i 29 vjeçares punonte në ishullin e famshëm të Baleari, vend i njohur për diskotekat dhe argëtimet. Dimitrova kishte shkuar në Baleari në tentativë për të gjetur punë, pranë atij që do të ishte bashkëshorti i saj./a.y/noa.al/
 
Titulli: I fejuari i propozon martesë mbi shkëmb, ajo emocionohet, bie dhe vdes

thua te jete e verte o levi??? selfie qe vrasin, surpriza qe vdesin...tani njerzit kaq budallenje jane jo per gje po mbahemi qenia me e zgjuar ne planet :D
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top