I dorëzohen Muzeut të Vlorës 19 objekte arkeologjike

Kresha

A pretty face can never trick me
VLORE- Parku Kombëtar i Amantias në bashkëpunim me Muze un Historik Arkeologjik të Vlorës organizojnë dorëzimin e 19 objekteve të këtij parku në fondin muzeal të përkohshëm. Kalimi i këtyre objekteve në këtë muze, kryhet me qëllim krijimin e kushteve të përshtatshme për administrimin, ekspozimin dhe sigurinë e këtyre objekteve, por kjo bëhet me kusht që këto objekte të rikthehen kur t'i kërkojë Parku Arkeologjik Orikum. Një histori jete, që gërmëzohet përmbi njëmijëvjeçarë, qyteti antik i Amantias në hartën e Ilirisë jugore ka pasur në inventarin e tij një numër të madh objektesh funksionale për kohën. Ende gjurmët e tyre gjenden ose kanë mbetur nëpër sheshe tarracash, pllaja dhe në kala, vende ku ishte i shtrirë një ndër qytetërimet ilire në Ilirinë jugore.
Objektet e gjetura janë fragmente qeramike, fragmente kollone në formë jastëku me gdhendje, fragmente tulle me shenjat e këmbeve të kecit, dorezë ene horizontale në formë harku, fund amfore dhe me shenjë guaskash, tjegull kalipter me hapësirë rrethore në mes, kapak qeramike amforash në formë rrethore, etj. Identifikimi i gjetjeve arkeologjike përbën një ndër problemet kryesore të specialistëve të Amantias. Për ta realizuar këtë program u përdor marrja e të dhënave nga literatura e zbulimeve arkeologjike në Amantia dhe të gjitha botimet që kanë përmendur këtë qytet antik, sigurimi i të dhënave nga burime të tjera, katalogimi i të dhënave kryesore për objektet e zhdukura, dixhitalizimi i të dhënave për objektet e zhdukura. ثshtë bërë organizmi i punës për grumbullimin e objekteve të grabitura duke bashkëpunuar me kryeplakun e fshatit Ploçë dhe me komunën Sevaster. Si rezultat i këtij bashkëpunimi janë identifikuar rreth 26 objekte, për të cilat është kryer katalogimi dhe dixhitalizimi i tyre.

U grabitën nga fashistët në 1920-ën


Më e dhimbshme për Amantian është grabitja e tyre. "Banorët pleq të fshatit, shkruan arkeologu Skënder Anamali, i kujtonin ende gërmimet që ka bërë gjatë vitit 1920 ushtria italiane, e cila kishte qëndruar mjaft kohë aty. Ata nuk morën vesh çfarë u zbulua gjatë gërmimeve, sepse materialet e gjetura u morën nga ushtarët italianë. Të dhëna për objektet arkeologjike dhe ekzistencën e tyre shqyrtohen në ditarët dhe shënimet e udhëtimit të disa autorëve si Karl Pachi. Pasi gjeti në Ploçë monumente të ndryshme arkeologjike, skulptura, mbishkrime, pjesë arkitektonike të shumta e të rëndësishme, ai u përpoq të pagëzojë me një emër rrënojat e atjeshme, të cilat, sipas tij, provonin qenien e një qyteti disi të madh. Gjatë Luftës së Parë Botërore, në Ploçë, shkoi edhe arkeologu B. Pace. Në një artikull të tij, Pace ka kumtuar për një mbishkrim dhe një reliev të gjetur në Ploçë, për teprica muresh me teknikë shumë primitive dhe për materiale të tjera arkeologjike të shpërndara nëpër fshat. Kërkimet në rrënojat e Plocës, filluan të bëhen sistematike, në vitin 1949, një ekspeditë e Muzeut Arkeologjik-Etnografik të Tiranës, studioi monumentet e ndryshme arkeologjike që ruheshin ende në fshat, gjurmoi muret rrethues të akropolit të pastudiuara. Ekspedita ra në gjurmët e stadiumit të lashtë, e parë nga E. Izamberti dhe që më vonë nuk e gjetën gjurmues të tjerë. Në një shesh të vogël nën akropol, u zbuluan substraksionet e një tempulli dhe pranë tij mbeturinat e një kishe paleokristiane. Një vit me vonë, nga sektori i arkeologjisë u bënë gërmime në vendin ku ishin parë shkallët e stadiumit dhe të varrezës. Kërkimet e bëra në Ploçë edhe në vitet e pastajme, treguan se një pjese e monumenteve, që shiheshin mbi sipërfaqe kishin qenë gërmuar edhe më parë. U shkatërrua muzeu dhe u grabitën objektet në 1991

Historia

Në vendin e quajtur kala, brenda sipërfaqeve të murit rrethues deri në vitin 1990 ka ekzistuar një muze arkeologjik me gjetjet nga vendbanimi i lashtë. Ndërsa ndërrimi i sistemit solli shkatërrim të ndërtesës së muzeut dhe djegie të tij, objektet brenda tij u grabitën dhe sot kanë shpëtuar vetëm ato objektet që ishin nëpër muzeumet e qyteteve të Vlorës dhe Tiranës. Banorët që kanë jetuar në zonën e kalasë, kanë grabitur mjaft objekte dhe i kanë shitur jashtë vendit. Nga të dhënat kuptohet se një pjesë e tyre mund të kenë shkuar në Itali, ndërsa të tjerat në kahun e Greqisë deri në vendet e perëndimit, ose mund t'i posedojnë banorët nëpër banesat e tyre.

(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
 
Back
Top