I dërguari i Hitlerit në Shqipëri: Balli nuk na quante armiq. Shqipërinë e pushtuam p

Arfenilla

Themelues i Forumit
I dërguari special i Hitlerit në Shqipëri, Hermann Neubacher, në librin e tij me kujtime “Misioni special në Juglindje”, botuar pjesërisht nga Panorama, tregon se si u pushtua Shqipëria nga nazistët.

Neubacher shpjegon se Shqipëria u bë e rëndësishme për shkak të pozitës gjeografike. Neubacher u urdhërua të shkonte në Shqipëri dhe paraprakisht u takua me dy politikanë shqiptarë, Xhafer Devën dhe Vehbi Frashërin, i biri i Mehdi Bej Frashërit.

Neubacher shpjegon se si ushtarët italianë të rrënuar dhe të kapitulluar prisnin ardhjen e forcave gjermane.

“Situata ishte shumë konfuze. Një pjesë e Shqipërisë së jugut ishte në duart e partizanëve komunistë, të cilët italianët ishin përpjekur për t’i shtypur, por pa sukses. Këta partizanë do të bëheshin luftëtarët e rezistencës së nesërme. Luftëtarët nacionalistë (Balli Kombëtar- Fronti Kombëtar), të cilët ishin tërhequr në male pas pushtimit italian, përbënin më pak se një rrezik, sepse ne nuk ishim armiku i tyre kryesor. Ashtu si në Greqi dhe Jugosllavi, armiku i tyre kryesor ishin komunistët. Shqiptarët ishin të vetëdijshëm se ne i kishim pushtuar vetëm për nevoja ushtarake,” shkruan Neubacher.



Nazistet-300x168.jpg

“Nuk mbaj mend ndonjë akt armiqësor kundër forcave gjermane, të kryera nga ana e popullatës. Përveç kësaj, Gjermania kishte një reputacion të mirë në Shqipëri. Popullata ende kishte kujtime të mira nga metodat e përdorura gjatë pushtimit austro- hungarez dhe kjo bëri që pushtimi gjerman të ishte i mirëpritur kudo”.

“Njerëzit e Ballit Kombëtar nuk luftuan kurrë me trupat tanë. Ata i shpërndanë energjitë kundër partizanëve në jug. Vetëm Abaz Kupi, i cili e konsideronte veten si zëvendës të mbretit Ahmet Zogu, qëndroi në malet përreth Tiranës dhe Shkodrës, mesa duket me mijëra mbështetës. Me të ishin disa oficerë ndërlidhës britanikë. Ne e lamë vetëm atë dhe ai na la vetëm gjithashtu”.

Neubacher rrëfen se si i ngrit një komitet për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, e cila do të njihej nga Rajhu gjerman. Gjithçka e mori përsipër Xhafer Deva dhe Ibrahim Bej Biçaku.

Neubacher thotë se ishte shumë entuziast momenti kur u shpall krijimi i këtij komiteti dhe kur iu bë kërkesë gjermanëve për njohjen e Shqipërisë. Në fund Neobacher thotë se Hitleri kishte një kuriozitet të gjallë për “këtë cep të fundit romantik të Europës”.

“Ai dukej shumë i kënaqur me rrjedhën e ngjarjeve”.tema
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top