I dashuri vella !!! (Video+text)

Kresha

A pretty face can never trick me
YouTube - ‪I dashuri vella‬‏

I dashuri vella ! Ne nuk po dim te pergjigjemi, sepse kemi harruar si pyetet. Nuk po e shohim te verteten si qiellin mbi vet, sepse po shikojme pa menduar per syte, e syte shohin shume, por jo veten.

I dashuri vella !!! Ne mes te shkretetires eshte lodhur nje deve duke bartur uje mbi shpine dhe po vdes nga etja. Ndoshta, ndoshta edhe peshku do te vdiste sikur te ngopej me uje. E uji lag gjithcka pervec vetes.

I dashuri vella !!! Kam qeshur pa kuptuar perse erdha ne kete bote duke qare. Kam qare pa e kuptuar pse kam qeshur symbullur ne djep. E dua dhimbjen qe me zgjoi nga gjumi i jetes, i asaj jete qe nuk do te doja te ishte e imja, sepse, kafazi sado qe te jete i gjere, prap kafaz eshte.

I dashuri vella !!! Duke u mahnitur se po i dallojme te gjitha ngjyrat, harrojme te mendojme per driten qe na e mundesoi dallimin. Ne rrugen e pishtarit ndricues, ka drite per te gjithe ata qe nuk i mbyllin syte para saj. Drites, nuk i duhet dikush te deshmoje se ajo ekzsiton, sepse ajo vet deshmon per veten, prandaj..prandaj ka kohe qe nuk po dime te pergjigjemi, sepse kemi harruar qe cdo pyetje ka brenda edhe pergjigjen.

I dashuri vella !!! Nese jeton si ishull ne mes te shkretetires, ne mes te detit ame, nje dite do t'vine anijet te zbarkohen tek ti, sepse nuk kane ku tjeter. Ne rrugen e jetes, mund te ecin mire vetem ata qe dine ku shkojne. Ata qe nuk dine te ngrohen, digjen. Digjen pa menduar se zjarri djeg gjithcka pervec vetes.

I dashuri vella !!! Dua ta pranosh 3 here se je i padijshem per ta kuptuar se padituria eshte semundje pa dhimbje. Por me e dhembshmja, duhet te shkurorezohesh 3 here nga kjo bote, per ta kuptuar se kjo i ngjan nje plake...nje plake e cila eshte fshehur nen vellon e nuserise.

I dashuri vella !!! Kur ndjehesh i vetmuar n'mes qiellit e tokes..Mendo !!! Mendo si ndjehen qielli dhe toka qe te kane ne mes. Toka s'eshte e jotja por ti !!! Ti je nga Toka. Prandaj thuaj ballit, thuaj ballit te ta puth token. E atehere...atehere do ta ndjesh dashurine e qiellit.

I dashuri vella !!! Nese mendja nuk mund ta qetesoje zemren, atehere thuaj zemres, le ta qetesoje zemres. Sepse ate qe e kerkon mendja e gjen zemra. Te gjitha vitet qe shkuan i takojne vdekjes. Cdo perendim i diellit eshte edhe lindje e tij. Nese nuk do ta humbasesh kohen...Lutju !!! Lutju Atij qe eshte betuar ne te.

O Zot !!! Me jep aq mend ta kuptoje sa i pamend qe jam ! Me jep aq dije qe ta kuptoje sa i padijshem qe jam. Me jep aq force, ta kuptoje sa i pafuqishem qe jam. E kur te ngadhenjeje mbi toke, me bej te mos harroj se prap do t'behem toke.

O Zot !!! Une qe te kam vetem Ty, i shikoj me dhimbje...i shikoj me dhimbje te gjithe ata qe kane pervec Teje, cdo gje. E cfare mund te kete pervec teje ? Cfare ???!!! Cfare mund te kete pervec Teje o Zot !!!
 
Back
Top