Arfenilla
Themelues i Forumit
Një burrë që bëri të paktën gjashtë fëmijë me vajzën e tij, ka marrë dënimin prej 40 vjetësh heqje lirie.
Burri nga Uellsi u shpall fajtor për përdhunimin në mënyrë të përsëritur të dy vajzave të veta; e njëra prej tyre, solli në jetë edhe fëmijë.
Për të mbrojtur identitetin e viktimave të tij, emri i babait “përbindësh” nuk është bërë publik.
Por BBC thotë se ai nuk shfaqi asnjë lloj emocioni ndërsa i lexohej dënimi.
Personi nuk do të mund të pretendojë lirimin me kusht për të paktën 22 vjet.
Burri madje kishte “organizuar“ dhe përdhunimin e njërës prej vajzave nga një mik i tij, ndërkohë që vetë rrinte e vështronte.
Testet e ADN-së nuk i lanë rrugë shpëtimi: ato treguan se burri ishte babai i 6 fëmijëve.
Ai vetë ka dalë me pretendimin se ishin vajzat që e shantazhonin dhe se seksi ishte konsensual, por vendimi i gjykatës tregoi qartë se fjalët e tij nuk bindën askënd.