I ati e harron në makinë, vdes 3-vjeçari

cent

...Lontano
policia-italiane.jpg

Një fëmijë 3-vjeçar ka gjetur vdekjen i mbytur nga i nxehti pasi për 8 orë me radhë u harrua nga i ati në makinë.

Ngjarja tragjike e pazakontë ka ndodhur në periferi të qytetit të Piacencas në Italia, ku protagonist është bërë 39-vjeçari Andrea Albanese.

39-vjeçari ka dalë në mëngjes me makinë së bashku me fëmijën e tij në sediljen e pasme. Ai duhet ta dërgonte atë në kopësht, por gjatë rrugës ka harrur dhe ka shkuar direkt në vendin e tij të punës, në një restorant ku punonte si kuzhinier. 3-vjeçari ka qendruar i mbyllur në automjet për 8 orë duke gjetur vdekjen si pasojë e nxehtësisë.

Alarmi është dhënë fillimisht nga gjyshi i 3-vjecarit që kishte shkuar në kopësht për ta marrë atë. Kur u njoftua se 3-vjeçari nuk kishte mbërritur kurrë atje, atëherë ai ka telefonuar babain e vogëlushit. Në momentin e telefonatës, 39-vjeçari është kujtuar për fëmijën e mbyllur në makinë dhe nxiton për në vendngjarje, por fatkeqësisht e gjen atë të vdekur.

Policia italiane nisi hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë dhe në gjendje të tronditur është marrë në pyetje babai i vogëlushit.
/Tch
 
Titulli: I ati e harron në makinë, vdes 3-vjeçari

Ah cfar prinder te pakujdesshem qe ka...
 
Titulli: I ati e harron në makinë, vdes 3-vjeçari

Keto jan raste te tmerrshme !
Sa e rende duhet te jete kjo per tu perballuar per prindin qe i ndodh !!
Nuk eshte puna gjithçka , nuk duhet te bjere njeriu ne stresin dh tutelen e pronarve ,
se punen po e humbe e gjen tjetren , kurse humbja e emijes tend te dashur te le pa zemer gjith jeten .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top