Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Hysaj u kthye në kombëtare, Reja i heq shiritin e kapitenit

hysaj.jpgPrezenca në fejesën e Odise Roshit, mbrëmjen para ndeshjes së humbur me Lituaninë, u shoqërua me përjashtimin e Elseid Hysajt nga Kombëtarja për dy ndeshjet në Kazakistan dhe Lituani.

Mbrojtësi i Napolit ishte një prej futbollistëve që u dënuan, së bashku me Cikalleshin e Balajn. Pasi e dha mesazhin e tij për senatorët, Edy Reja duket se ende nuk e ka kapërdirë sjelljen e lojtarëve. Vetëm pak orë para miqësores me Kosovën, trajneri vendosi t’i heqë Hysajt edhe gradat e kapitenit, duke vendosur t’ia kalojë shiritin Etrit Berishës.

Nw tetor 2020, Reja thonte: “Kur nuk është Hysaj, kapiten është Berisha. Luan apo nuk luan, ai mbetet pika e referimit sepse Etriti është kapiteni i vërtetë i skuadrës. Por, në fushë kapiten është Hysaj”.

Ndeshja e fundit kur mbrojtësi dhe portieri kanë qenë njëkohësisht në fushë, ishte sfida me Francën, më 17 nëntorin e kaluar. Në ndeshjen e fundit të kualifikueseve të Europianit, të humbur 0-2 me kampionët e botës, kapiten ishte Elseid Hysaj. Ndërkohë, në ndeshjet e luajtura në këtë edicion të Ligës së Kombeve, Hysaj dhe Berisha nuk kanë qenë në asnjë rast së bashku në fushë.

Kjo pritet të ndodhë për herë të parë pas një viti, në testin e kësaj të mërkure ndaj përfaqësueses së Kosovës, me kalimin e gradave te gardiani i portës.

A2news.com
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back