Hyllin eshtu per tu marre ne vleresim.

orakulli

Anëtar i Respektuar
Posti i hyllin ne Diskutimin me mua,nen emrin Ilias,mbi origjinen ose jo indeoeuropiane te gjuhes shqipe.Vendosjen e gjuhes shqipe ne gjuhen indeoeuropiane, te ciles une i them dhe ndryshe me percaktimin tim "nje shikimi i afert dhe i qerruar i gjuhes Shqipe",ai i jep nje shikim shume interesant.Hyllin ka elemente origjinale mendimore qe ja vlejne te lexohen nga anetaret e ketij forumi.Nivele te tilla shqiptaresh ne profesionin e gjuhesise do te sjellin ndryshimin e madh te pritshem per pozicionimin e sakte te gjuhes Shqipe,ne vendin qe i takon.
POASTI I HYLLIN;
Ilias nese te kuptova mire, ti je dakort me hipotezen e ekzistences se gjuhes nostratike diku rreth 15 mije vjet me pare e me tej te nje ‘protoworld language’ diku rreth 100 mije vjet me pare.
Sipas teje bibla (ne menyre metaforike) ka te drejte kur thote se deri ne kullen e Babilonit njerezimi fliste vetem nje gjuhe, gjuhen e Zotit( mosekzistenca e nje gjuhe tjeter , con logjikisht ne perfundimin se Zoti fliste nje gjuhe te caktuar te cilen ia percolli njeriut e me te cilen komunikonte).

Sipas teje kjo protogjuhe e njeriut ka vijuesen me besnike gjuhen shqipe.
Mirepo gusht i qendron au-gust ashtu si prill i qendron a-pril. Si ja behet qe faktet historiko-gjuhesore nuk pranojne ne keto pika keto kode te cilat permend ?
Mund te thuash qe aprilis vjen nga aperire dhe aper qe do te thote hap(op-en ne anglisht), ka lidhje me shqipen, por jo qe aprile vjen nga prill.
Personalisht me duket me e dobishme dhe e drejte qe te ngulmohet tek fakti qe hap si folje vjen nga fjala hapi(largesia mes kembevet) e jo qe hapi vjen nga folja hap pra folja si kuptim figurativ i hapit(nga nje khap e meparshme qe mund te lidhet edhe me kamb, ku m hyn si mbeshtetese e p dhe e kthen ne b, pra qe mb fsheh nje p,si mbi nga nje h-ip) e jo e kunderta. Psh hap,aperire,open etj dalin vertet indoeuropiane por nuk kane kurrfare etimologjie, pra jane te diskutueshme.

Mendoj se vetem ne kete menyre mund te vihet ne diskutim hipoteza indoeuropiane, pra vetem duke u perpjekur te njihen kalimet fonetike te shqipes pergjate historise sidomos te atyre togbashketingelloreve qe jane ne shume gjuhe te tjera pervec shqipes, si mb(mp), nd(nt),ng(nk),st (sht) etj.
Nese ke nje armik, menyra me e mire per ta mundur eshte ta njohesh rrenje e dhemballe, keshtu i kupton pikat e dobeta dhe e godet pikerisht atje e njekohesisht ti japesh sa me pak informacion mbi veten. Skenderbeu u be mitik fale kesaj taktike, greket e serbet na demtojne me lehte sepse na njohin me mire se ci njohim ne ata etj
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top