Humori – shakaja

Kosovari

Koha
Humori – shakaja

Përfitimi i zemrave është një art që ka mënyrat dhe metodat e tij, e pa dyshim se shakaja që nuk i lëndon njerëzit, por i bën të qeshin është art në vete. Allahu xh.sh., është Ai që e krijoi të qeshurit në njeriun, dhe e bëri të qeshurit nga karakteristikat e tij më të veçanta.

"Dhe se Ai bën për të qeshë dhe bën për të qarë.” (En Nexhm, 43).
"Le të qeshin pak (në Dunja), e le të qajnë shumë (në botën tjetër). Ai është shpërblim i asaj që fituan. ” (Et Tevbe, 82).
Sa mirë është për myslimanin që, gjatë bisedave në jetën e tij, pos gjërave serioze, të ketë edhe sensin e shakasë, humorit, dhe të jetë tërheqës për dëgjuesit. Sa gjë e bukur e sa fisnike është që me anë të bisedës t'i tërheqësh zemrat, t'i ofrosh shpirtrat me butësi, si dhe të bësh shaka të arsyeshme. Kjo është kështu ngase Islami me parimet e veta tolerante e urdhëron myslimanin që të jetë i afrueshëm, i buzëqeshur, gazmor, i edukuar dhe i sjellshëm, me cilësitë me fisnike, mirënjohës dhe shoqërues i mire.
Myslimani është i shoqërueshëm: ai di ta ruaj gjuhën e vet; është i matur në fjalë; kur bisedon me të tjerët nuk i nënçmon dhe nuk i lëndon me fjalët e tij; dhe, ka sens për humor. Kjo e fundit edhe bën që njerëzit ta pëlqejnë dhe ta duan edhe më shumë.
Mahia në Islam është e lejuar, mirëpo çdoherë brenda kufijve të tolerancës islame, dhe që nuk i kalon kufijtë e të vërtetës. Mirëpo, nuk guxojmë që nën petkun e shakasë të nënçmojmë, të përgojojmë, ose të prekim dinjitetin dhe nderin e tjetrit, sepse edhe shakaja ka kornizat e veta.
Teprimi në mahi shkakton shumë qeshje, ndërsa qeshja e tepërt e bën të vdekur zemrën. Madje, nganjëherë shkakton edhe urrejtje. Gjithashtu, mahia e tepërt nganjëherë shkakton edhe mungesën e dinjitetit.
Është një problem që në mesin, tone gjatë komunikimit, shpesh përpiqemi të jemi shakaxhinj. Mirëpo, nëpërmjet shakasë e themi edhe të pavërtetën, ofendojmë të tjerët me qëllim që të tjerët t'i bëjmë të qeshin, dhe kështu që gabojmë. Shumë njerëz mendojnë se sa më shumë të gënjejnë duke treguar shakanë më të mirë, do të jemi me të dashur. Pra, mahia është e lejuar nëse askush nuk ofendohet me të, nëse nuk afirmohet gënjeshtra, dhe nëse me prezentimin e saj nuk i largojmë njerëzit nga e vërteta apo nga praktikimi i dispozitave islame.(1)
Myslimani, a duhet të bëjë shaka ashtu si dëshiron ai, apo për këtë ka rregulla me mënyra të caktuara?! Sigurisht se edhe për shaka ka rregulla të caktuara, e ato janë si vijon:
A është koha e duhur për shaka;
A është personi i përshtatshëm për shaka dhe a është vendi i duhur;
Mosteprimi dhe përmbajtja në shaka;
Te mos shkaktohet hidhërim dhe as e keqe ndajdikujt; dhe
Largimi nga gënjeshtrat dhe fjalët e pavërteta.
Ne myslimanët çdoherë duhet të jemi të kujdesshëm për të ruajtur kodin e sjelljes islame, dhe kurrë nuk duhet të dëmtojmë vëllanë nëpërmjet shakasë, poshtërimit apo pandjeshmërisë. Derisa bëjmë shaka ne duhet të zbatojmë të gjitha pikat e mësipërme, si dhe të ruajmë personalitetin e myslirnanit. Këtë më së miri e shohim tek shëmbëlltyra e njerëzimit, Muhamedi a.s.

Mënyra e shakasë së Pejgamberit a.s., me shokët e tij

Muhamedi a.s., bënte shaka, mirëpo, në shakatë e tij ai kurrë nuk thoshte diçka tjetër përveç të vërtetës. Pra,kurrë nuk e ka tejkaluar masën, apo dinjitetin njerëzor, e as që me shakanë e tij është tejkaluar dhe ngulfatur e vërteta. Po, edhe sahabët vepronin të njëjtën gjë në rastet kur bënin humor. Ka shumë transmetime të këndshme për shakatë në mes të Dërguarit a.s., dhe sahabëve të tij. Nga tregimet që rrëfehen në librat e hadithit dhe të sires (historisë islame), ku janë edhe këto që do t'i përmendim: Një ditë erdhi tek Pejgamberi a.s., një plakë dhe i tha: O i Dërguar i Allahut, lute Allahun që unë të hyjë në Xhenet. Ai i tha me shaka: "Oj nëna e filanit, asnjë plakë nuk do të hyjë në Xhenet.” Plaka u largua e brengosur. I Dërguari a.s., u tha shokëve: "Tregojini asaj se ajo nuk do të hyjë në Xhenet si plakë."(2) Sepse Allahu xh.sh., ka thënë: “Ne i kemi krijuar ato në një krijim të ri (forme të re). Dhe ato i kemi bërë virgjëresha” (El Vakia, 35- 36).
Imam Ahmedi r.a., transmeton nga Enesi r.a., se ishte një njeri nga shkretëtira që quhej Zahir. Ai i sillte dhurata të Dërguarit a.s., dhe si shpërblim Muhamedi a.s., i siguronte çfarëdo që duhej për t'u përgatitur për luftë. Pejgamberi a.s., ka thënë: “Zahiri është njeriu i shkretëtirës, dhe ne jemi bashkëqytetarët e tij.” I Dërguari a.s., e donte shumë, ndonëse ai nuk ishte i bukur. Një ditë Muhamedi a.s., shkoi tek ai, derisa ai po shiste mallra. Ai e përqafoi nga mbrapa duke ia mbyllur sytë. Zahiri nuk e shihte se kush është, dhe tha: “Me lë të lirë! Kush je ti?" Pastaj u kthye, dhe kur e pa Pejgamberin a.s., iu afrua edhe më afër. Pejgamberi a.s., tha: "Kush dëshiron ta blejë këtë rob?" Zahiri i tha: “O i Dërguar i Allahut, ke gjetur mall që nuk shitet (në kuptimin se askush nuk më blen, për shkak të pamjes). I Dërguari a.s., i tha: “Tek Allahu ti je i vlefshëm.”
Njëherë një grua erdhi te Pejgamberi a.s., për t’u ankuar për bashkëshortin e saj, kështu që ai i tha: “A është bashkëshorti yt, ai që i ka sytë e bardhë?” Gruaja u brengos dhe mendoi se burri i saj është verbuar, duke e kujtuar fjalën e Allahut xh.sh., për Jakubin a.s.: “Sytë iu zbardhën nga pikëllimi” (Jusuf, 84). Domethënë, ai u verbua. Ajo u kthye te bashkëshorti dhe filloi t'ia shikonte sytë me kujdes. Ai e pyeti se çfarë kishte ndodhur. Ajo i tha: "Muhamedi a.s., më tha se ka bardhësi në sytë e tu!" Burri tha: “Oj grua! A nuk të tregoi se në sytë e mi ka më tepër bardhësi sesa ngjyrë të zezë?” Domethënë, çdokush ka bardhësi dhe ngjyrë të zezë.(3)
Njëherë Pejgamberi a.s., i tha Suhejb Er-Rumit, që e kishte njërin sy të pezmatuar dhe ndërkohë hante hurma: “O Suhejb, si mund të hash hurma me syrin e pezmatuar?” Ai e kuptoi shakanë dhe tha: “Mos u merakos, se e ha me atë që e kam të shëndoshë.”
Njëherë tjetër Pejgamberia.s., po hante hurma me Ali b. Ebu Talibin. Aliu, pasi e hante hurmën, e merrte bërthamën dhe e vendoste para Pejgamberit a.s. Kështu, para Pejgamberit a.s., u bë një grumbull i madh i bërthamave, kurse Aliu nuk kishte asnjë para vetes. Aliu e pyeti Pejgamberin a.s.: “Si i paske ngrënë gjithë këto hurma, o i Dërguari i Allahut?" Kurse Pejgamberi a.s., iu përgjigj: "Po ti, o Ali, si i paske ngrënë hurmat me gjithë bërthamë?!”(4)
Gjithashtu, edhe në një hadith sahih, ku tregohet se Pejgamberi a.s., në shaka i ka thënë Enes ibn Malikut r.a., kur e ka thirrur: "O ti me dy veshë!”(5)
Të gjitha këto mahi të Pejgamberit a.s., kishin të bënin me realitetin e këtyre njerëzve, pa e nënçmuar dhe ofenduar askënd, por duke i relaksuar. Humorin që e përdorte Muhamedi a.s., ishte një mënyrë e mirë për të larguar një situatë të keqe, ose për ta lehtësuar një gjë të pakëndshme, pra gjithherë e përdorte në kohë dhe rrethana ideale.

Mahia me fëmijë

Pejgamberi a.s., shfaqte formën më të mirë të trajtimit të fëmijëve. Ai ishte i mirë, i butë dhe babaxhan me fëmijët. Ai shpeshherë bënte shaka me ata. Enes ibn Maliku e kishte një vëlla më të vogël, e Muhamedi a.s., luante me të dhe e thërriste me nufkën Ebu Umejr. Fëmija kishte një zog të vogël, me të cilin edhe luante. Çdoherë që Pejgamberi a.s., e takonte këtë djalosh, bënte shaka. Një ditë djaloshin e pa të pikëlluar, prandaj edhe pyeti: "Pse e shoh Ebu Umejrin të pikëlluar?” Sahabët i treguan: "Nugajri (zogu) me të cilin luante i ka ngordhur, o i Dërguar i Allahut.” Muhamedi a.s., filloi butësisht të bënte shaka me djaloshin, duke i thënë:"O Ebu Umejr, çka ndodhi me Nugajrin?”
Gjithashtu, një ditë i Dërguari a.s., po merrte abdes, e tek ai erdhi Mahmud bin Er Rebiu, që ishte vetëm pesë vjeç. Pejgamberi a.s., e futi pak ujë në gojë dhe, për shaka, ia derdhi në fytyrën e tij. Në përgjithësi, Muhamedi a.s., ishte i gjallë dhe i gëzueshëm me çdokënd. Ai gjithmonë përpiqej t'i bënte të lumtur të tjerët. Ai gjithmonë ishte i hareshëm me njerëzit, me qëllim që ata të mos mërziteshin nga shoqërimi me të.
Po, edhe pleqtë tanë të urtë janë mahitur, por asnjëherë duke u larguar nga e vërteta. Me siguri i mbajmë në mend mahitë e tyre të mira e të lehta, derisa fëmijëve që ngisnin biçikleta u thoshin: "Ore po të sillet rrota!” Apo kur u thoshin fëmijëve: "Çka e ke mbathur një këpucë të djathtë e një të majtë?" etj.
Pra, etika e mirë duhet të paraqitet edhe në të bërit shaka, por në të duhet të tregohet maturi. Pasi njeriu në jetën e tij gjithnjë ka nevojë për relaksim, relaksimi mund të bëhet vetëm nëse nuk tejkalohet kufiri, për të dale pastaj në zemërim. Shakaja është një vepër që jep kënaqësi e jo zemërim. Ky është tregues i qartë i gazit dhe sensit të humorit që Islami e kërkon nga pasuesit e tij.
Në fund, të përmendim edhe një fjalë të urtë të imam Aliut r.a., i cili thotë: "Nxjerri bisedës shaka, aq sa i hedh gjellës kripë!” Disa nga përfitimet e shakasë dhe humorit janë: Shakaja të argëton, të lehtëson shpirtin dhe lehtëson barrën e jetës, të ofron me njerëzit, etj.

________________
(1) Dr. Shefik Kurdiq, "Gjuha shpatë me dy teha”, Shkup, 2008, f. 102.
(2) Dr. Muhamed Ali El Hashim, “Myslimani ideal” Prishtinë, 2008, f. 232. Transmetohet nga Tirmidhiu, hadithi është hasen.
(3) Dr. Muhamed Abdurrahman El-Arifi, "Kënaqu me jetën tënde”, Prishtinë, 2009, f. 55.
(4) Amër Halid, "Gjurmëve të të Dashurit tonë”, Shkup, 2006, f. 233.
(5) Hadithin e shënon Tirmidhiu në Sunen: 57. "Ma xhae fil mizahi”, hadithi nr. 1992.

Isa Tërshani
 
Me thuaj cfare ndikimi kam tek ty se kjo ehste shume e gjate per tu lexuar?
 
Meqenese bejme shaka shume ne forum e duke mos perfillur anje limit dhe asnje etike njerezore ne shumicen e rasteve, thjeshte me shkoj ne mendje ta sjell kete teme qe te mesojme rrethe shakas me shume se si duhet perdoret ne jeten tone.
 
Dhe Sigma, shkrimi i tille ne radhe te pare vlene per muslimanin. Nuk e di a je muslimane, por ia vlene te humbesh kohe dhe te lexosh me shume ne kete drejtim, sepse jo vetem ne jeten tende, po as ne jeten e cdo njeriu nuk ka me te vlefshme ndonje gje se sa dija kudo qe e gjene ate!
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top