Humbet “Topi i artë”

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
“Topi i artë” nuk do të ekzistojë më duke filluar nga viti 2011. Ky trofe që akordohet nga revista prestigjoze “France Football” do të bashkohet me çmimin FIFA World Player.

Lajmi publikohet nga e përditshmja italiane “Stampa”, sipas se cilës 2010-a është viti i fundit që do të dorëzohet trofeu më i ëndërruar nga të gjithë futbollistët.

“Topi i artë” zakonisht i jepet futbollistit më të spikatur me klubin e tij, por viti 2010 ka një të veçantë.

Këtë hetë, ky trofe do t’i jepet atij që është dalluar jo vetëm me klubin, por edhe me përfaqësuesen duke qenë se po zhvillohet edhe Botërori i Afrikës së Jugut.

Në këtë pikë, kanë filluar të publikohen edhe emrat e pretendentëve të parë për të fituar “Topin e artë”.

Shnajder, اavi Hernandez e David Vija janë ata që kandidohen në rast se Botërorin e fitojnë Holanda ose Spanja.

Në rast suksesi të Uruguajit ose Gjermanisë, Forlلn dhe Shvanjshtajger janë kandidatët e parë.

Por kjo gjë mund të ndryshojë, pasi Shnajder ashtu sikurse dhe اavi Hernandez, mund të fitojnë “Topin e artë” edhe nëse skuadrat e tyre respektive nuk triumfojnë në botëror, ndërkohë që përfshihen me prepotencë edhe kandidaturat e Lionel Messit dhe Diego Militos.
tch
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top