Humbën në finalen e Superkupës, Rakitiç: Është e pamundur të kalosh Nojerin

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
Ish-mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitiç, që tani luan për Sevijen, tha pas finales me Bajernin se skuadra e tij e kishte të pamundur të fitonte finalen vetëm për një arsye. Ai ishte Manuel Nojer.rakitic.jpg
“Ishte e pamundur për ta kaluar Manuelin. Ai tregoi edhe një herë se është një nga portierët më të mirë në botë. Pas ndeshjes shkova dhe e urova për trofeun. Nëse ke një portier si ai, atëherë gjithçka bëhet më e lehtë”, tha Rakitiç.

Kujtojmë që në minutën e 87-të kapiteni i Bajernit bëri një pritje vendimtare ndaj sulmuesit të Sevijes, duke i mohuar këtij të fundit një mundësi të mirë për të shënuar golin e dytë që do të sillte edhe trofeun për spanjollët.


Panoramasport.al
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top