Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Hubble fotografon 7 galaksitë më të vjetra

cent

...Lontano
Teleskopi i NASA-s, Hubble fotografoi për herë të parë shtatë galaksitë më të vjetra të universit, që datojnë rreth 350 milion vjet pas big-bengut, ose 13.7 miliard vite më parë.
Shiko fotografinë 1730304
Në përllogaritjen e moshës së këtyre galaksive janë përfshirë edhe miliona vitet që i është dashur dritës së lëshuar prej tyre për të mbërritur në syrin tonë…ose më saktë në syrin e teleskopit të NASA-s.

Zbulimi u bë gjatë gushtit dhe shtatorit nga astronomi Richard Ellis i Institutit të Teknologjisë së Pasadenas në Kaliforni. Fillimisht nuk dihej se përse bëhej fjalë, por pas përpunimit kompjuterit, Ellis tha se u zbardh gjithcka dhe se kishim të bënim me dritën e marrë nga 7 galaksitë më të vjetra të universit.

Më këtë zbulim teleskopi Hubble u fut për herë të parë në fushën që do të jetë objektiv i super-teleskopit “James Web” që NASA në bashkëpunim me agjencinë europiane ESA dhe atë kanadeze janë në ndërtim e sipër.

“James Web” pritet të hidhet në hapësirë në vitin 2018 dhe fuqia e tij përllogaritet të tjetë diku tek 7 herë më shumë se sa Hubble për të sjellë imazhe më të qarta nga distanca akoma më të largëta. /Tch

Shiko fotografinë 1730305

 

Konkursi Letërsisë

  • Endacaku

    Votat: 3 33.3%
  • Ky qytet i trisht.

    Votat: 2 22.2%
  • Ndjenjë

    Votat: 1 11.1%
  • Pas gjurmëve të shiut

    Votat: 3 33.3%
Back
Top