Hoxha që nxiti shkollimin e vajzave

Arfenilla

Themelues i Forumit

20150328222737966646.jpg



“Për shkollë mos me i ngu prindërit nuk është haram”, është fjalia që hoxhë Rifat Jashari nga Zhegra e Gjilanit e ka përsëritur që para 60 vjetësh. Ishte viti 1955, kur në këtë fshat pakkush arsimohej. Djemtë nuk e vazhdonin shkollën përtej klasës se katërt për me “i rujt gjanë”, ndërsa vajzat nuk lejoheshin nga prindërit, për shkak se “në klasën e pestë rriteshin me trup”.

Rifat Jashari, 97-vjeçar, i cili ka shërbyer mbi 60 vjet si imam në xhaminë e Zhegrës, thotë se kishte shkuar shtëpi më shtëpi për t’i bindur prindërit e tyre për t’i lënë vajzat për të shkuar në shkollë.

“Ju thosha prindërve se nëse duhet edhe zhag kom me i nxjerrë, e në shkollë kanë me shku”, rrëfen Jashari.

Megjithatë, ai tregon se të paktë ishin prindërit që e kundërshtonin. “Me kan ngu kur ju kom fol. Kajherë pritojshin, po me ma kthy fjalën rrallë ka ndodhë”, e kujton atë kohë ky hoxhë. Nga insistimi që të shkolloheshin fëmijët thotë se Zhegra sot është e mbushur me mjekë, mësues, avokatë e profesionistë të fushave të ndryshme. “Shumë më donë e me respektojnë. Plot djem e çika tash më nderojnë se i kam dërgue në shkollë”, thotë Jashari.

Nëse ju shtijnë nana e baba me thanë me zor që s’doni me shku në shkollë - mos pranoni. Mos i ngoni prindërit për mos me u shkollu. Se shkollën e ka lanë Zoti edhe me fe”, ka kujtuar se çfarë u thoshte fëmijëve përderisa mundohej t’i bindte që të shkolloheshin.

Para se t’u kërkonte bashkëfshatarëve që t’i dërgonin vajzat në shkollë, ishte i pari ai që u kishte dhënë shembull. “E para që e ka vazhdu shkollën ka qenë çika jeme. Mas pari ja kom nis fëmiut tim shkollën e tani ju kam kërkuar edhe të tjerëve”, ka thënë ai.

Por hoxha i fshatit përkujdesej që vajzat përveçse të shkonin në shkollë edhe të mësonin. “Ju thojsha kqyrni, në shkollë po shkoni, ama me u lazdru nuk ka. Atje po shkoni me mësu”, rrëfen ai.B koha
 
Titulli: Hoxha që nxiti shkollimin e vajzave

Per tu pergezuar....
 
Titulli: Hoxha që nxiti shkollimin e vajzave

Asnje hoxhallar nuk eshte kunder shkollimit te femrave.po cdo hoxhallar e jap te njetin mesazh sikur se e ka dhen hoxhalla ne fund.
 
Titulli: Hoxha që nxiti shkollimin e vajzave

Sikur te ishin te gjith sy ty do ishte shum me ndryshe feja muslumane jo sic esht sot ku jan mbledh te lar e te palar e kriminel
 
Titulli: Hoxha që nxiti shkollimin e vajzave

Nese ky hoxha qenka si gjithe hoxhet e tjere...ku qendron lajmi ktu ? Pse ktij hoxhe i dedikohet nje shkrim?
Paradoks jeni per zotin....vete flisni e vete kundershtoni
 
Titulli: Hoxha që nxiti shkollimin e vajzave

o lal, mos humb kohe me keto, make some fun :P
 
Titulli: Hoxha që nxiti shkollimin e vajzave

shum e thjesht! lajmi flet per viti 1955,kur pak kushe eshte shkollua nga femrat e fshatrave
 
Titulli: Hoxha që nxiti shkollimin e vajzave

falenderimi me i madh qe shqipetaret duhet ti japin per arsimimin eshte xhaxhi enver. cti besh se ndryshon dot te verteten. mjafton vleresim statistikor dhe e gjen ndryshimin.
 
Titulli: Hoxha që nxiti shkollimin e vajzave

Citim: Djemtë nuk e vazhdonin shkollën përtej klasës se katërt për me “i rujt gjanë”, ndërsa vajzat nuk lejoheshin nga prindërit, për shkak se “në klasën e pestë rriteshin me trup”.

:( Trishtime njerzore,dhe te mendosh se dhe sot ka zona rurale ne Shqiperi e Kosov qee konceptojne fiks keshtu shkolloimin.
Ska gje me te rrezikshme se sa thartimin i brumit kur perzihen; injoranc me pamundesi e varferi.

Sa per Hoxhen duket ky rob i mire shume, i lumte.
 
Titulli: Hoxha që nxiti shkollimin e vajzave

shum e thjesht! lajmi flet per viti 1955,kur pak kushe eshte shkollua nga femrat e fshatrave

Dhe qellimi kush eshte? Ti marrim kto grate e 55 ti rishkollojme?
Pyetjen e bera shume te thjeshte....nese te gjithe hoxhallaret percojne te njejtin mesazh per cfare eshte kjo teme ktu?
Nese jemi duke bere retro cfare mesazhi jep tashme?
 
Titulli: Hoxha që nxiti shkollimin e vajzave

Asnje hoxhallar nuk eshte kunder shkollimit te femrave.po cdo hoxhallar e jap te njetin mesazh sikur se e ka dhen hoxhalla ne fund.


E kam thene edhe dikut tjeter ketu ne forum-Pyet pak prinderit e tu cfare thoshin Hoxhet deri para 15 vjetesh ne Kosove-Mos shkoni ne shkolle.Deshiron edhe artikuj per kete apo mjafton te pyesesh prinderit dhe gjysherit e tu?

PS-Nese mohon edhe kete fakt qofsh ti qe je :D
 
Titulli: Hoxha që nxiti shkollimin e vajzave

falenderimi me i madh qe shqipetaret duhet ti japin per arsimimin eshte xhaxhi enver. cti besh se ndryshon dot te verteten. mjafton vleresim statistikor dhe e gjen ndryshimin.

Po ne qe se kishim xhaxhi Enverin....
Sa per temen,meszhin eshte i qarte....I kane marr ne qafe shume vajza...e nuk i kan shkolluar...
 
Titulli: Hoxha që nxiti shkollimin e vajzave

4114834-4384678779-give-.jpg
 

Attachments

  • 4114834-4384678779-give-.jpg
    4114834-4384678779-give-.jpg
    30.9 KB · Shikime: 0
  • 4114834-4384678779-give-.jpg
    4114834-4384678779-give-.jpg
    30.9 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top