Hotel që i gjason burgut

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
Një gjerman ndërtoi hotel i cili i ngjason burgut, ku vizitorët ushqehen sikur në burg dhe me dhomë gjumi me grila.

Derisa pronarët e hoteleve në botë po mundohen që vizitorëve t'iu ofrojnë hapësirë sa më komode dhe luksoze për ta mbajtur hapin me konkurrencën, gjermani Andreas Kish ka menduar një ide krejt ndryshe. Hoteli i tij quhet "Alkatraz" dhe i plotëson parashikimet e emrit të tij. Kish bleu dhe e rregulloi ish- burgun në qytetin perëndimor të Kaizerslauternit. Pronari i cili me profesion është avokat, nuk ka probleme me mungesën e klientëve.

"Ka mysafirë të cilët kërkojnë dhomë moderne. Mirëpo, kemi edhe njerëz të cilët vetëm dëshirojnë që të kalojnë një natë për të parë se si është atje. Për ta kemi pizhame me vija në të cilëat është qëndisur emri i tyre. Ndërsa ofrojmë edhe mëngjes klasik të burgut – pak xhem, një filxhan kafe dhe një copë bukë të zezë", thotë hotelieri Andreas Kish.

Në mënyrë që përshtypja të jetë edhe më mbresëlënëse, hoteli është i rrethuar me tela, ndërsa dritaret me grila. Fryma e burgut po ndjehet edhe në dhomat ku banjo nuk është e ndarë nga pjesa tjetër e hapësirës. Për të burgosurit e vërtetë liria nuk ka çmim, por një natë në këtë hotel kushton 50 euro.

alsat-m
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top