Horror në Francë, gjenden të therur 3 fëmijë

Love

βeℓℓe â๓e
Horror në Francë. Babai gjen të masakruar me thikë tre fëmijët, një vajzë dhe dy djem ndërkohë që bashkëshortja e tij, e dyshuar nga policia franceze si autore e krimit makabër, rezulton e zhdukur.

policia-france11.jpg


Ngjarja e rëndë ndodhi në qytezën e Dampmartit në Seine-et-Marne, pak kilometra larg Parisit.
Sipas mediave franceze, babai, një infermier specialist zbuloi se cfarë kishte ndodhur në banesën e tij në orët e para të mëngjesit të së premtes kur po kthehej pas turnit të tretë në punë.

Viktimat janë 3 fëmijët e ciftit, 9, 11 dhe 17 vjeç. Sipas autoriteteve, vajza 9 vjeçare dhe vëllai i saj 11 vjeç kanë vdekur menjëherë, ndërsa adoleshenti 17-vjeçar ka ndërruar jetë në momentin kur ka mbërritur ndihma e shpejtë.

Policia është vënë në kërkim të mamasë së viktimave.
Për momentin është ende e paqartë autorësia e krimit, por dyshohet se është vetë nëna e 3 fëmijëve e cila në kushte të rënda psiqike për shkak të një periudhe të krize në marrëdhënien bashkëshortore, i ka masakruar ata.
Tch
 
Titulli: Horror në Francë, gjenden të therur 3 fëmijë

nëna e 3 fëmijëve e cila në kushte të rënda psiqike për shkak të një periudhe të krize në marrëdhënien bashkëshortore, i ka masakruar ata.

Nuk mund te shpjegohet ndryshe, nje nene me mendjen ne vende, sdo i prekte me nje pellemb, jo me ti masakronte!!!

Gjynah, shume gjynah per femijet e shkrete qe kane pare llatar:(:(
 
Titulli: Horror në Francë, gjenden të therur 3 fëmijë

Ky esht fundi te vrasesh ate qe ti ke sjell ne jet, c'behet kshu mer aman ne c'bot jetojme :(
 
Back
Top