HOROSKOPI VJETOR për 2016-ën

Jetmira

V.I.P
Shiko fotografinë 1427514DASHI

Me Saturnin në favor dhe Uranin në shenjë do të jenë pikat e pagabueshme për ndryshime të mëdha që do të vijnë brenda dhe nga jashtë jush. Saturni do t’ju ftojë në refleksione, do t’ju bëjë më maturë, do t’ju bëjë më të rritur dhe kjo vlen edhe pse mund të jeni në moshë madhore. Do të kërkoni situata të forta, ndërkohë që Urani do t’ju shtyjë drejt të rejave që, veçanërisht nga tetori, kur Jupiteri do të jetë në pozicion, duke ju bërë disi të pamatur. Meditoni më shumë.

Pilula dashurie në vitin 2016
Dëshira juaj për vitin 2016 do të jetë e qartë: Do të kërkoni histori solide dhe të besueshme. Dhe me shumë mundësi, shumë prej jush do të realizojnë ëndrrën e tyre.
Megjithatë, dikush, do të mbesë i mbyllur në të shkuarën e tij, duke e ndaluar të korrë mundësitë që janë duke ardhur.

اiftet e pastabilizuara duhet të bëjnë kujdes dhe të mos e ndezin më tej situatën: Nga tetori me Jupiterin kundër madje dhe me Plutonin kundër, mund t’ju shtojnë tensionet.

Parashikimi 2016 për personat singël
Nëse ëndërroni dashurinë e madhe, lëvizni dhe bëhuni të dukshëm: Viti 2016 mund t’ju dhurojë situata të shkëlqyeshme dhe në shumë raste mundet të jenë rastet e duhura për t’ju vënë kokën mbi supe, siç thuhet ndryshe, por megjithatë gjithmonë nëse ju e dëshironi. Me Plutonin në kuadrat, mund t’ju bëjë që të jetoni keq të shkuarën, do të jetë një shqetësim i kotë, duke parë eksperiencën për të jetuar më mirë të ardhmen: Por do të shikoni që me mbështetjen e trefishtë të Saturnit dhe me dëshirën për t’i lënë pas kujtimet e këqija të së shkuarës, do të arrini të ndërtoni perspektiva të reja, që mund të jenë tepër eksituese. Mirë do të jeni nga mesi i Shkurtit dhe në mesin e Marsit, duke vazhduar në pranverë deri në fund të Qershorit, ngrohtë por pak të turbullt në vjeshtë. Më i qetë duket nisja e dimrit.

اiftet
Viti 2016 mund të nisë me kulmin e premtimeve, dëshira dhe me situata që shpresoni t’i realizonit veçanërisht projekteve që dëshironi t’i realizoni më gjysmën tuaj të ëmbël. Edhe pse komunikimi mund të jetë disi i trazuar në fillim të vitit, zemra do të vendosë ligjin dhe duke nisur nga mesi i Shkurtit dhe mesi i Marsit mund të vendosni në kopsht atë që ju pret. Aspekti erotik mund të zërë një vend të rëndësishme, të paktën deri në fund të verës duke përjashtuar ndonjë moment, të aspektit fizik. Do të jeni pasionant, pak i vrrullshëm dhe agresiv, por me një diferencë që në fund të verës do të kërkoni situata stabël, ndërsa nga vjeshta dhe më pas duhet të bëni kujdes të mos humbni nga shikimi se cilët janë objektivat tuaja. Ndoshta, duhet të përballoni disa situata familjare, por që do t’ia dilni dhe do t’i realizoni përpara kohës së parashikuar nëse mbani qetësinë.

Puna dhe financat
Viti 2016 do të jetë një kompleks tepër favorizuese edhe pse me disa moment dyshimi. Me shumë mundësi duhet të përballoni të papritura, por bëhet fjalë për situata momentale që do t’i kapërceni. Në linja të përgjithshme, me Saturnin në favor mund të stabilizoni gjendjen përsa i përket punës dhe duke i shtuar dhe shumë elemente të tjerë të lindura që do t’ju jenë në favor, mund të arrini një kontratë më të stabilizuar. Duhet të bëni kujdes për të mos u përfshirë në konflikte, zënka dhe sherre, veçanërisht në Shtator, nëse jeni njeri i karrierës, evitoni të shkelni me këmbë dike dhe rrini me sy hapur për t’iu shmangur veprimeve të gabuara. E njëjta do të jetë dhe për profesionistët e lirë: ruajuni pas krahëve nga konkurrenca e vjeshtës do të shkojë më mirë nga dhjetori.

Paratë
Në përgjithësi, do t’ju duhet një organizim më i kujdesshëm i të ardhurave tuaja, madje dhe duke u munduar të kurseni nga pak. Ambient ekonomik mund t’ju ofrojë situata të favorshme në pranverë, ndërsa në gjysmën e parë të korrikut do të jetë më mirë të bëni kujdes nga shpenzimet. Shfrytëzojeni në maksimum periudhën që keni në favor për investime, financime, punë ose forma të tjera të përfitimit. Nga shtatori me, Jupiterin kundër, duhet të mbani në llogari disa të papritura, por mund të kaloni pa problem nëse nuk do të jenë impulsive dhe të inatosur

Numrat e fatit
Për të provuar fatin (gjithmonë pa e ekzagjeruar: Fati, nëse do t’ju buzëqesh, do ta bëjë me gjëra të vogla,) do të keni më shumë mundësi për ta shfrytëzuar gjatë vitit. Megjithatë, viti 2016 do të jetë një vit më shumë favorizues për të shtuar të ardhurat përveç punës, por dhe nëpërmjet lojërave dhe investimeve. Kur? Në gjysmën e parë të Janarit, deri në fund të Shkurtit, në fillim të Marsit dhe në gjysmën e dytë të Prillit dhe gjysma e dytë e Qershorit dhe në fillim të Gushtit, në 10 ditët e para të Nëntorit dhe në gjysmën e dytë të Dhjetorit.

Numrat më fatësjellës: 1, 6, 9, 45, 66.
Shëndeti
Në përgjithësi, do të jeni mirë dhe kjo do të shihet, duke pranuar ato pak situata sezonale përgjatë vitit. Do të jetë një periudhë e mirë për të fituar energji dhe formë, por ka një ‘por’. Nga Shtatori mund të prekeni nga gripërat dhe frikë që mund t’ju bëjë të humbni një gotë të mbushur nga shëndeti. Reagoni pasi mund të jenë vetëm mendime të paqarta. 2016 jep shenja për tone të bukurisë së lëkurës. Nëse problemi juaj është me pak kura të thjeshta mund të hiqni pak peshë të tepërt.

Ngjyrat
E kuqja e pjekur. Një ngjyrë që do të ndezë pasionin, e kuqja sjell këtë reagim, por pa harruar realitetin, e pjekura është ajo pjesë e ngjyrës së tokës, që i bën më stabël emocionet dhe që i bën të kërcejnë pikat e karakterit tuaj dhe do t’ju ndihmojnë të arrini qetësinë konstante.
 
Titulli: HOROSKOPI VJETOR për 2016-ën

Shiko fotografinë 1414172DEMI

Nisja e shkëlqyer, mes projekteve, shpresës për të realizuar dëshirat që tashmë janë duke u realizuar. Do të zbuloni veten më të fortë, që nuk kanë frikë të përballen me dobësitë, persona që kanë kapërcyer vite të komplikuar dhe që tashmë mund të shikojnë të shkuarën. Tashmë keni ndërgjegjen se cili jeni në të vërtetë dhe kjo do t’ju japë më shumë mundësi për të arritur të tjera objektiva.

Pilula dashurie në vitin 2016
Dashuria do t’ju rezervojë mjaft surpriza! Para së gjithash, mbi vetë ju, pasi do të zbuloni se dëshironi gjëra të ndryshme, që reagoni në mënyra të ndryshme. Jeni bërë persona të ndryshëm! Besimi te vetja do t’ju ndihmojë të keni eksperienca të reja, më të mira dhe më të dobishme. Shpreheni natyrën tuaj sensuale me besim dhe qetësi dhe mund të jetoni momente romantike.

Dashuria
Parashikimi për Singël
Do të jetë momenti për të lënë pas krahëve historitë e këqija, kujtimet dhe melankolitë. Përpara jush, duhet të jetë vetëm e ardhmja, kënaqësia juaj për të jetuar, sensualiteti juaj i ngrohtë, që do të shkëlqejë nga konkretizimi, këmbëngulja, realizmi, por pa harruar romanticizmin dhe përkëdheljen nga emocionet. Konsiderohuni si një thesar, që vetëm kush do të jetë mjaft i aftë për t’ju bërë për vete mund t’ju meritojë. Nuk jeni për të gjithë, jo të gjithë ju meritojnë: Pavarësisht ndonjëherë, përgjatë vitit, diçka do t’ju turbullojë, mund të lind një pasion i shoqëruar me një lidhje të pëlqyeshme. Kur lind prekja e shigjetës? Gjithmonë, por Afërdita do t’ju përshpërisë se do të jetë më e lehtë në fund të Janarit deri në mesin e Shkurtit, në Maj, në mes të Qershorit deri në mesin e Korrikut, në Gusht dhe në mesin e nëntorit si dhe në mesin e dhjetorit.

اiftet
Do të jetë koha për projekte, për të reflektuar se sa jeni trazuar në vitet e shkuara (nëse lidhja juaj është e fortë) dhe mbi të gjitha do të jetë moment i duhur për tu riafruar me partnerin, për të zgjuar pasionin dhe romantizmin. Yjet do t’ju këshillojnë të përqendroheni në aspektet e momentit material të lidhjes, që megjithatë do të jenë favorizues, për të kërkuar dridhjet e erotizmit, për tu përqendruar në atë çfarë ndodh në shtrat (ose ajo çfarë nuk ndodh, nëse jeni bashkë prej shumë kohësh) apo nëse ky aspekt funksionin apo keni prioritete të tjera, për të ndryshuar disa sjellje. Këto situata, që do të vijnë në provë vetëm nga Marsi që do të formojë një unazë të gjatë në mes të akrepit dhe shigjetarit, dhe do t’ju destabilizojë në fillim të janarit deri në fillim të marsit, dhe nga fundi i majit deri në fund të javës së parë të gushtit. Asgjë që nuk mund të përballoni për të zgjidhur me durim dhe vullnet.

Puna dhe paratë
Sipas të gjitha gjasave gjërat më të mira do t’i keni për punën dhe paratë. Në 2016 do të vazhdoni nismat e ndërmarra në të shkuarën, disa prej jush më në fund do të vjelë frytet që ka mbjellë, disa mund të vendosin të ndryshojnë rrugë, për shkak të rasteve favorizuese dhe të papërsëritshme. Do të jeni më pak të përshtatshëm se në të zakonshëm, më shumë të gatshëm për të ecur me nuhatje dhe me intuitë dhe kjo mund të bëjë dhe të jeni të sigurtë që do të bëjë, diferencën. Përtej këmbënguljes dhe impenjimit që gjithnjë e keni, mund të llogarisni dhe krijimtarinë dhe elasticitetin. Rezultatet nuk do të vonojnë të vijnë. Dhe nëse diçka nuk do të funksionojë, ndryshoni faqen dhe do të zbuloni se çfarë mund të bëni më mirë: Tani mund ta bëni me lehtësi. I gjithë viti do të jetë në favorin tuaj.

Paratë
Nëse puna do t’ju shkojë mirë, duket e vështirë që financat tuaja të shkojnë keq. Në fakt, mund të shijoni nga një situatë ekonomike e përmirësuar krahasuar me vitet e fundit, kur dikush nga ju është dashur të përballet me shpenzimet e paparashikuara, vonesa të tjera në pagesë apo probleme të tjera. Do të keni një mundësi të shkëlqyer dhe një aftësi të madhe për të kursyer. Do të bëni që mos t’ju mungojë asgjë, por përse blerjet mund të jenë sporti juaj i preferuar; Do të reagoni vetëm kur të jeni të qartë se keni gjetur okazionet dhe uljet e çmimeve. Në bisedime, do të jeni të pamposhtur dhe kjo do t’ju jetë në avantazh në shitblerjet dhe sidomos në rrjetet tregtare.

Ditët dhe numrat e fatit
Jupiteri do t’ju ketë në sytë e tij deri në shtator, duke sinjalizuar një periudhë me fat, edhe për të tentuar fatin në lojë. Në fakt, mund të vini re se fati i mirë do t’ju buzëqeshë në mjaft raste. Ka për të shpresuar që do të jetë për gjërat e duhura, për të cilat shpresonit! Për të luajtur, provoni (gjithmonë me shuma të vogla: të rrezikosh shumë nuk shkon asnjëherë mirë) në janar në mesin e parë të shkurtit, në prill, maj dhe në gjysmën e parë të qershorit në gusht dhe shtator. Numrat më me fat: 7, 19, 50, 68, 90.

Shëndeti
Ju pret një periudhë e qetë, e karakterizuar nga stabiliteti dhe shëndeti i mirë. Megjithatë, nëse do të shikojmë rrugën e planeteve të shpejtë, do të kemi surpriza të zbuluara nga ndikimi i Marsit që nga janari në mars dhe sërish në qershor dhe korrik, mund t’ju bëjë nervoz dhe të topitur në sport për shkak të gripërave kalimtarë. Nga shtatori, nëse do të ketë probleme të përsëritura, do t’i zgjidhni dhe shëndeti do të përmirësohet së tepërmi. Për një formë të mirë të jashtme, kujtohuni të praktikoni sportin dhe do të hani mirë, më shumë fruta dhe sallatëra për vitamina, burime proteinash, peshq, vezë, mish të bardhë, çaj jeshil, arra, vaj bajame. Me këto ushqime të thjeshta do të jeni të bukur dhe në superformë!


Ngjyrat
Viola. Vjollca është ngjyrë shpirtërorë që do t’ju ndihmojë një dimension më pak materialist në një vit të karakterizuar më të suksesshëm konkret dhe materialist. I nevojshëm për kreativitetin, romanticizmin dhe për të shkëlqyer bukurinë … Provojeni!
 
Titulli: HOROSKOPI VJETOR për 2016-ën

Shiko fotografinë 1414173BINJAKثT

Me Saturnin në opozitë dhe Jupiterin në kuadrat ju këshillojmë një dush të realizmit dhe konkretizimit. ثshtë e kotë të provoni pilulat: Përgjatë këtij viti mund të ketë disa vështirësi, por nëse e përballoni me kurajo e qetësi do të zbuloni se jo të gjitha të këqijat vijnë për të dëmtuar. Nga shtatori Jupiteri do të kalojë në trekëndësh duke sinjalizuar paksa përmirësim të situatës tuaj.

Pilula dashurie në 2016
Viti 2016 nuk do të jetë një vit i lumtur! Mund të jetoni situata me një ndjenjë të thellë përgjegjësie, detyre, duke harruar butësinë që karakterizon shenjën tuaj të bukur. Do të dojë pak kohë, por duket se pasi të kuptoni disa gjëra, nga shtatori do të jeni vetvetja. Do të jeni person tjetër, më matur dhe më të përgjegjshëm.

Binjakët singël
Sytë te sirenat, te iluzionet (që fatalisht mund të çojnë në zhgënjim) dhe në dyshime. Me Saturnin në opozitë, Neptunin në kuadrat dhe Jupiterin kundër deri në shtator, mund të krijohen disa trazira në zemrën tuaj, që veçanërisht në mars dhe në gusht mund të tejkalojnë emocionet tuaja, duke ju shtyrë në goditje në kokë ose në zgjedhje të gabuara.

Duhet të jeni të kujdesshëm, por nuk duhet të mbylleni në eksperienca dashurie, përkundrazi. Sepse shigjeta mund t’ju dhurojë moment të bukura, mbi të gjitha nëse lini mënjanë të shkuarën dhe sjelljet tuaja të vjetra të sjelljes. Reagoni sikur të jeni një person tjetër: Mos përsëritni të njëjtat gabime, por të bërë ndryshe. Lëreni veten të shijoni jetën, çast pas çasti. Perfeksioni nuk ekziston dhe askush nuk do t’ju kërkojë të jeni perfekt. Shumë pozitive gjysma e dytë e shkurtit dhe mes fundit të marsit dhe prillit. Gjysma e dytë e qershorit dhe gjysma e korrikut nëntorit dhe dhjetorit.

اiftet
Familja, detyrat në punë dhe impenjimet ekstra mund të rëndojnë mbi lidhjen tuaj, veçanërisht nëse bashkëjetoni apo jeni martuar. Nëse kësaj i shtojmë dhe nevojat ekonomike, që mund të bëhen prezente në fillim të vitit, ja një kuartet që mund t’ju krijojnë ndonjë problem.

Megjithatë, që ju nuk mund të zgjidhni apo menaxhoni, përballoni apo zgjidhni, veçanërisht nga tetori dhe më pas kur kuadri yjor të jetë përmirësuar vendosmërisht. Nëse jeni një kopje, por nuk jetoni bashkë, mund ta shihni veten të reflektoni në objektivat e përbashkëta në çdo kopje,të ushqeni paqartësi mbi atë që t’i dëshiron apo mbi dëshirat reale të partnerit. Frikëra normale për të gjithë, mos u shqetësoni! Do të thotë që të mos përballoni me mendjelehtësi disa angazhime. Në ndonjë rast (të paktaaaaaa!!!) mund të ketë dashuri klandestine, do të jetë e vështirë për t’ia rrëfyer partnerit. Zgjidhja do të vijë në nëntor ose në fund të vitit, dy momente të shkëlqyera për të gjithë.

Puna dhe paraja
Ky vit do të jetë për të gëlltitur makinat, për tu impenjuar fort dhe thellësisht, pa hezituar dhe pa u kapur nga paniku dhe ankthi. Mos u tërhiqni përballë vështirësive, mos i evitoni, pasi një herë që do ta kaloni do të gjeni të tjera duke ju pritur me krahë hapur.

ثshtë e kotë të kapërceni pilulën: me Saturnin, Jupiternin dhe Neptunin kundër mund të shkoni kundër disa problemeve, por kujtoni kur kemi thënë mos u dekurajoni kurrë, as për një moment. Marsi dhe Gushti (pjesërisht dhe Shtatori) mund të jenë periudhat më të komplikuara, qëndroni larg polemikave, reflektoni mbi atë që bëni, rilexoni dhe kontrolloni gjithçka.

Nëse jeni preçiz, duhet të sforcoheni të jeni dyfish, trefish, katërfish nëse dëgjoni thashetheme, bëni sikur nuk i dëgjoni dhe vazhdoni në rrugën tuaj. Në vjeshtë mund të liroheni nga kthetrat dhe të nisni të korrni rezultatet e angazhimit tuaj.

Paraja
Duhet të jeni të kujdesshëm përsa i përket anës financiare dhe të kërkoni të shmangni impenjime me gjoba dhe interesa apo investime me kohë të gjatë. Ky vit, të paktën deri sa Jupiteri të qëndrojë te Virgjëresha (9 shtator) do të jetë e këshillueshme të shtrëngoni rripin e të reagoni me kujdes në çdo situatë financiare. Mundësisht, por s’do të thotë që vlen për të gjithë duhet dhe të përballoni një shpenzim të paparashikuar, ndoshta lidhur me shtëpinë apo familjen.

Nëse është e paevitueshme, mos lini kokën para se të kërkoni alternative, bëni më shumë se një preventive.
E keqja që shkon… do të hiqni dorë nga diçka dhe do të shtrëngoni rripin! Por, do t’ia hidhni. Do të shkojë shumë mirë në tetor, muaji që do të shënojë kompletimin e sipërmarrjes suaj!

Numrat e fatit
Fati mund të jetë qorr ose me një sy për vitin 2016 për pjesën tjetër, përveçse në drejtimin tuaj, por mos u dekurajoni, pasi në fund të fundit asnjëherë nuk i dihet. Faktori C do të kthehet t’ju shoqërojë me kënaqësi në xhepat tuaj prej Shtatorit. Periudhat me fat: Gjysma e dytë e qershorit, tetori, nëntori dhe dhjetori, në mënyrë të veçantë nën festa ose pas dhjetëditëshit të parë të tetorit. Numrat me fat: 7, 12, 22, 66, 89

Shëndeti
Këtë vit duhet të keni kujdes për të mos u tronditur, dhe nga shqetësimet e frikërat. Duhet të praktikoheni me impenjim konstant një farë “higjiene mendore” që do të konsistojë në të larguarin prej jush, me vendosmëri dhe derminim, çdo mendim negativ: Përse? Sepse mund t’ju sjellë çrregullime emocionale dhe mund t’ju japë çrregullime dhe shqetësime si djegie stomaku, mungesë tretje apo dhimbje koke, hapi është i shkurtër. Do të jetë e komplikuar deri në shtator, më e thjeshtë më pas për shkak kapërcimit të situatës komplekse të yjeve në shenjën tuaj. Përkëdheleni vetën dhe kurojeni formën tuaj fizike, bukurinë dhe pamjen: Nuk do të jetë vetëm çështje dukje, por do t’ju ndihmojë të ndijeni mirë. Në vend të mërzisë, bëni manikyrë apo hiqni pak nga pesha.

Ngjyrat
E Bardha. Mbrojtëse, siguruese, do t’ju ndihmojë të kaloni situata të dyshimta, do t’ju shtyjë të kultivoni më mirë ose dhe më shumë shpresën dhe do t’ju bëjë të merrni vetën nga ndikimet e këqija.
 
Titulli: HOROSKOPI VJETOR për 2016-ën

Shiko fotografinë 1414174GAFORJA

Do të ketë ëmbëlsirë dhe të kripura në vitin tuaj. Do jetoni të kapur nga emocionet, do të realizoni ëndrra të vjetra të mbetura në sirtar, por do të përballoni dhe situata që kërkojnë impenjim dhe me shumë mundësi konfliktuale. E bukura do të vijë nga Jupiteri e Neptuni, konflikte dhe zhurmat nga Plutoni mbi të gjitha, i ndihmuar nga Urani dhe nga shtatori dhe nga Jupiteri. Do t’i zgjidhni problemet nëse mësoni të drejtoni me ekuilibër agresivitetin dhe pasivitetin, forcën dhe dobësinë.

Pilula dashurie në 2016
Dashuria do t’ju ofrojë sensacione të të gjitha tipeve, por me siguri do të jetë shumë pasionante dhe intensive. Situata juaj do të variojë shumë, por mbi bazën e ecurisë mujore të planeteve të shpejtë, dhe do të lërë hapësirë të zgjedhjeve tuaja. Zgjidhni me zgjuarsi, reflektoni, evitoni konfliktet, xhelozitë, posedimin, shpenzimet e shpejta apo zhvendosjet dhe do të jetë një vit që do ta kujtoni gjatë, për të arriturat e bukura që bëtë.

Dashuria për singël
Jeta juaj sociale do të ketë momente të gëzuara këtë vit, që do të thotë se mund të rrisni mundësinë të njihni personat intrigues, apo dhe gjysmën tuaj të mollës.
Viti 2016 në kompleks, mund të jetë për më shumë apasionant, dhe në aspektin erotik do të keni dëshirat dhe do jeni të gjallë. Kështu, asgjë më të lehtë se t’ju shohësh të ngërthyer nga pasioni, ndoshta dhe për një person që nuk ju meriton. Por, do të mjaftojë pak për të shmangur këto problem: Mos u hidhni menjëherë, evitoni të vendosni zemrën tuaj në vështrimin e parë dhe mbani një rezervë të vogël deri sa të keni idenë e qartë se kë keni përballë dhe cilat janë qëllimet e tij. Do të bëjë diferencën dhe ju mund të dhuroni bukurinë tuaj dhe sensualitetin vetëm atij që ju meriton në të vërtetë!

اiftet
Dialogu dhe komunikimi me partnerin do të jenë mbështetja që do t’ju duhet për të reaguar ndaj pengesave të kokëfortësisë dhe prej polemikave, në pritje përgjatë gjithë vitit për shkak të kalimit të rëndë siç është magjia e Plutonit. Ky kalon, madje, mund dhe të jetë burim i ndryshimeve, të transformimeve, të impulsive erotike më të forta se zakonisht. Impulse që nëse menaxhohen mirë në dialog në çift, mund të rindezin zjarrin e pasionit, sidomos në lidhjet më të gjata. Mjaft shpesh mërzia të merr me vete dhe qëndron për të pritur një ndihmë të pamundur nga qiell që nuk do të arrijë kurrë: Reagoni të dashur miq, pasi gëzimi është në duart e tuaja dhe yjet do të jenë bujar me ju nëse bëni hapin e parë.

Bëjeni brenda shtatorit, që do të jetë koha më e mirë për të vënë në zbatim edhe projektet e lidhura me familjen apo më shtëpinë. Në vijim, duhet të menaxhoni sipërmarrje që kanë të bëjnë me paratë apo me punën, kështu që do të mendoni më pak për dashurinë apo dhe pasionin!

Puna dhe paraja
Do të keni shumë mundësi përgjatë vitit për t’ju bërë të arrini objektivat tuaja personale. Jupiteri është sinonim i fatit dhe zgjerimit, do t’ju ndihmojë për tu hapur me besim ndryshimet e pritshme, duke hequr nga zemra juaj frikën e gabimit. Në fakt, të rejat kanë qenë shumë në këto vitet e fundit dhe jo gjithmonë keni kuptuar ku do të përfundonin, ose në shumë raste, nuk keni mbetur të kënaqur nga ndryshimet. Një periudhë e mirë (për të ndryshuar punë, të gjeni një angazhim, për të përmirësuar kushtet e punës) do të jetë në zemrën e marsit, në mes të prillit dhe qershorit, në mesin e parë të korrikut apo në mes të gushtit dhe shtatorit. Vjeshta mund t’ju rezervojë ndonjë pengesë, ndoshta për shkak të ndryshimit të flamurit të Jupiterit. Asnjë hap fals me kolegët dhe shefat dhe mos u armiqësoni me askënd. Pas kësaj, në fund të tetorit dhe deri në mesin e nëntorit mund të zgjidhni tensionet e mundshme, nëse do të ketë.

Paratë
Do të keni mundësi të përmirësoni kushtet e juaja financiare, fal favorizimit të kalimit të Jupiterit te Virgjëresha, që do të zgjasë deri në 9 shtator. Mos e humbisni këtë tren, pasi në të ardhmen planeti do të kalojë me tension te Peshorja, duke sinjalizuar të kundërtën, një periudhë të vështirë ekonomike dhe të shpenzimeve të mëdha.

Luani në paradhënie, përgatituni të vini në shenjë goditje të mira dhe mos hezitoni të përballeni me angazhimin: Paraja mund të vijë me goditje fati, por mbi të gjitha përmes angazhimit dhe punëve ekstra, biznes me fund të mirë, investime të arrira, apo dhe marrja e objekteve të shtrenjta. Në blerje do të jeni të pamposhtur dhe do të gjeni okazione të mira dhe çmime të pabesueshme.

Numrat me fat
Sa, kur dhe si mund të provohet shansi? Ky mund të jetë një vit me dy shpejtësi. Me fat dhe rrjedhshëm deri në shtator, më pak i rrjedhshëm më pas. Mos harroni kurrë se nëse fati do ju buzëqesh dhe përkrahë, do ta bëjë dhe me baste të vogla. Por, sa duhet vënë bast? Mundësitë më të mira do të jenë mes 13 marsit dhe 5 prillit, në maj deri në mes të qershorit dhe në mes të korrikut deri në gusht, moment vërtet special për xhepat tuaj (por dhe për daljet, pasi do të shpenzoni më shumë, kështu që kujdes!). Numrat me fat: 55, 66, 77, 85, 89

Shëndeti
Marsi do t’ju dhurojë deri në fund të shtatorit një mal me energji. Dhe mirë, duke parë sa keni për të bërë! Nëse angazhimet nuk do të mungojnë, dhe forca për t’i përballuar do të jetë me ju gjatë, por duhet të kërkoni të tërhiqeni pak në pak hapësirë për tu kujdesur për formën tuaj të jashtme, për të praktikuar pak sport e për tu kujdesur për bukurinë e lëkurës dhe flokëve. Deri në shtator nuk do të jetë e vështirë, dhe do të keni shpesh dëshirën për të ndryshuar veshjet, por prej tetorit mund të ndjeni energjinë tu lërë, të jeni tekanjoz në tavolinë, apo të keni dëshirë të jeni më shumë se sa të shkoni të djersini në palestër.

Ngjyrat
Portokall. Energjike, stimuluese, tonifikuese. Do t’ju ndihmojë të mbani ritmet, të tregonin anën më optimist të karakterit tuaj, dhe do t’ju japë një pamje të pasurisë, mirëqenies dhe forcës.
 
Titulli: HOROSKOPI VJETOR për 2016-ën

Shiko fotografinë 1414175LUANI

Viti 2016 do të jetë një vit mjaft pozitiv dhe do të jetë gjithnjë e më i mirë me kalimin e muajve. Nga Saturni te Urani në trekëndësh në fakt do të shtohen dhe favoret e Jupiterit në Shtator. Këto kalime do të lajmërojnë ndryshime të rëndësishme, situata në përmirësim, zgjidhje të problemeve të vjetra. Pra, mund të lini pas të shkuarën dhe të shikoni të ardhmen me kokën lartë.

Pilula dashurie
Përgatituni për të korrur mjaft kënaqësi në dashuri! Luanët më të kënaqur do të jenë ata që po kërkojnë personin e duhur, pasi përgjatë vitit 2016 mundësitë për takime interesante do të jenë të shumta. Ata që janë në çift duhet të mësohen të menaxhojnë me ekuilibër dhe elasticitet raportin. Me këtë udhëtim do të gjeni lumturinë!

Dashuritë single
Viti 2016 mund të jetë një vit mjaft interesant për të gjetur personin e duhur. Yjet do t’ju orientojnë drejt stabilitetit, do t’ju shtyjnë të kërkoni më të mirën, dhe mbi të gjitha do të arrini të mos ripërsërisni gabimet. Tashmë keni mësuar nga leksionet, dhe me pak fat, që nuk do të mungojë as përgjatë këtij viti, do të arrini të njihni persona interesant. Periudha më e mirë është nga vera e tutje, por pavarësisht kësaj, edhe muajt e mëparshëm mund të mos jenë keq, veçanërisht pranvera do të rizgjojë ngrohtësi, pasion dhe shumë dëshira erotike: Do të jeni në stinën e plotë të dashurive. Fat dhe mundësitë do të bien nga qielli nga gushti e më pas.

اiftet
Hapni sytë për ndërhyrjet e familjarëve në problemet e brendshme! Do të jenë të vetmet motive në gjendje për tu diskutuar përgjatë një viti që sidoqoftë paraqitet të jetë shumë në favor të rehatisë suaj. Nëse nuk bashkëjetoni, mund të ketë ardhur moment i duhur për të nisur një projekt për të ardhmen bashkë, duke nisur ndoshta, veçanërisht nëse jeni të rinj, nga një udhëtim apo nga një diçka për të bërë të dy duke betonizuar lidhjen duke ju mësuar të përballoni përgjegjësitë dhe angazhimin.

Nëse jeni shumë larg, shumë projekte i keni në shpatulla, por do të jenë akoma shumë për të bërë, ashtu dhe për të rinjtë. Pasioni do të jetë, në bazë të moshës dhe mundësive tuaja, dhe do t’ju japë moment kënaqësie në një vit me mundësi dhe të qenë, edhe pse ndonjëherë vjen ndonjë kokëçarje. Por, Luanë të dashur, ndonjëherë është e nevojshme për të tretur, sidomos në krevat, përndryshe do të harroni që jeni mbretërit e famshëm të pyllit.

Puna dhe paraja
Do të jeni në një vit kompleks dhe që vrapon në të gjitha fushat nga pak, profesioni do t’ju rezervojë kënaqësi që janë më lartë se mesatarja. Viti 2016 mund të jetë dhe viti i kthesës për ata që duan të ecin përpara, të bëjnë karrierë, ose të gjejnë thjesht një angazhim të sigurt dhe stabël.

Do të dini çfarë të bëni, do të dini të bëheni i dukshëm, do të jeni në gjendje dhe të kujdesshëm dhe në fund do të arrini të përmbushni hapat e duhur drejt suksesit. Fati që ju prej, veçanërisht nga shtatori e më pas, do të jetë mbi të gjitha i bazuar në besimin që ju vetë keni dhe do të rritet dhe do t’ju ndihmojë të shikoni mundësi të mira në vendet ku të tjerët shikojnë vetëm vështirësi. Grintë, këmbëngulja dhe racionaliteti do të jenë dhuntitë e tjera, që do t’ju ndihmojnë t’ia dilni në çdo rrethanë. Evitoni, megjithatë, çdo tip përplasje, në çdo drejtim: Me realizëm dhe bonsens do të arrini me siguri në destinacionin që dëshironi.

Paratë për Luanin
Nëse do të përmirësohet puna, kushtet profesionale mbi të gjitha, është shumë e mundur që do të përmirësohen dhe të ardhurat. Viti 2016 mund të jetë një vit i favorshëm dhe për paratë, për të rritur llogarinë bankare, ose për të kursyer diçka duke gjetur alternative ekonomike në zërat e fiksuara në bilancin tuaj. Megjithatë duhet ti mbani sytë hapur për shpenzimet deri në fillim të gushtit, pasi mund t’ju rezervohet ndonjë surprizë. Në tërësi, megjithatë, do të gjeni mënyrën për të shtuar të ardhurat dhe për të përmirësuar bilancin tuaj. Fitimet në rritje! Plotësimin e disa tekave më shumë më në fund do ta arrini!

Numrat me fat
Do të jetoni shumë moment me fat përgjatë këtij viti! Mundet të tentoni fatin në lojë, por kujtoni gjërat thelbësore, e para të vësh bast nga pak, pasi fitimet më të mëdha janë bërë gjithnjë me baste të vogla. E dyta që loja mund të shkojë në varësi. Provojeni deri në 23 janar, nga 6 deri në 30 prill, (20, 21 dhe 22 sidomos). Nga 13 korrik deri në 5 gusht, nga 31 gusht deri në 23 shtator, nga 19 tetor deri në 12 nëntor, ndoshta janë periudhat më të mira nga të gjitha. Numrat me fat: 1, 17, 23, 61, 73.

Shëndeti
Në përgjithësi do të jeni mirë, por do të doni të bëni aq shumë gjëra që ndonjëherë energjitë mund të mungojnë. Do të ndodhë vetëm për pak kohë gjatë vitit: Deri në fillim të marsit, në fund të majit deri në fillim të gushtit, dhe në mesin e nëntorit dhe në mesin e dhjetorit. Në këto periudha duhet të keni kujdes me angazhimet dhe me stresin. Rezervojini gjithnjë ndonjë moment pushimi, ndoshta duke menduar për bukurinë tuaj përtej kënaqësisë suaj. Meqë është fjala të kënaqësitë, këtë vit do të jeni në kërkim të kënaqësive të mëdha dhe shpesh do t’ju vijnë dëshira kënaqësie të të gjitha llojeve. Mirë në fundjavë, ose kur preferoni, por vetëm i nënshtroheni një diete korrekte gjatë ditëve të tjera! Duke i lënë mënjanë këto detaje, ju do të ndizni flakët, zjarrin dhe do të jeni shkëlqyeshëm. Si gjithmonë.

Ngjyrat
E gjelbra. Ashtu si shpresa që dëshironi të kultivoni me kujdes, dhe si sjellëse fati, por dhe si ngjyrë në gjendje për t’ju dorëzuar me drithërimat e saj të thella. Do të jetë sekreti juaj, për tu përdorur në jetesë, në arredim apo deri në makeup.
 
Titulli: HOROSKOPI VJETOR për 2016-ën

Shiko fotografinë 1414176VIRGJثRESHA

Do të ketë situata të pakëndshme dhe disa të kënaqshme! Viti 2016 do të jetë një vit me variacione, por duhet megjithatë të mos e ulni nivelin e mbrojtjes, mbi të gjitha përballë humorit tuaj dhe përballë pasigurive, të ndihmuara nga Neptuni dhe Saturni, që mund të bëjë të humbisni raste të shkëlqyera. Do të jetë moment i duhur për të bërë pastrime të mëdha, në të gjithë kuptimet.

Pilula të dashurisë në 2016
Do të jetë e nevojshme të boshatisni fushën keqkuptimet, dyshimet dhe nga pakënaqësitë. Zhvillimet këtë vit do të jenë të tilla sa t’iu detyrojnë për ta bërë. Ndihuni të sigurt për veten tuaj, reflektoni, nuk duhet të jeni të nxituar. Dhe mos nguroni ti thoni stop situatave që nuk ju kanë sjellë asgjë të mirë. Do të dojë përkushtim, por do të shikoni që ia vlen barra qiranë.

Dashuria e virgjëreshave single
Nëse do të ndiheni të tërhequr nga një person shumë ndryshe nga ju, mijëra milje larg nga idealet tuaja të tërheqjes dhe erotizmi, me shumë mundësi do të thotë që brenda jush ka dëshira që duhen ende të dalin në dritë, dëshira të reja, për të kthyer faqe dhe për të jetuar eksperienca të ndryshme. Kjo dëshirë megjithatë, për një motiv ose për një tjetër, nuk është akoma e ndërgjegjshme, kështu që do t’ju duket që për një ligj të çuditshëm të tërheqjes te ju vijnë vetëm persona të pazakonshëm! Nëse këmbëngulni do të ndieni se dëshironi eksperienca (dhe flasim për dashuri por dhe për seks) bëjeni.

Mund të ndodh që gjatë zhvillimit të ngjarjeve të zbuloni që ky person është i ndryshëm nga ai që dukej, dhe do të gjeni një dakordësi të thellë dhe që do të zgjasë. Ose, do të mësoni të njihni më mire veten, dhe do të jetoni, historitë e ardhme me ndërgjegjen më të plotë. Pra, bëhuni instiktiv, bëhuni vetja, mos keni frikëra nga gjykimi i huaj. Dashuria do tju pres në fund të këtij kalimi, me luhatje por me siguri me fitim.

Dashuria për virgjëreshat në çift
Dashuria do të jetë e madhe për shumë nga ju që kanë pasur aftësinë të tregojnë veten në të shkuarën. Për ata që nuk kanë mësuar ende të thonë jo (dhe kur e duan) ky vit ngjarjet që do ti ndodhin do të jenë si një palestër e shenjtë për t’ju mësuar të respektoni veten.

Nuk do të jetë e lehtë, si gjithmonë kur tentohet karta e ndryshimeve, por do të shikoni që do tia dilni! Dialogu në çift do të jetë maja e thikës për disa tensione, që do të zgjidhë me durim përsa i përket marrëdhënieve apo familjes, apo për të kërkuar të paguani dhe nevojat e tua, nëse nuk janë vetëm pretekse të tjerëve. Mos harroni që erotizmi do të jetë mënyra më e mirë për të komunikuar me partnerin. Instikti do të jetë udhërrëfyesi më i mirë, shumë më mirë se racionaliteti i të menduarit, që këtë vit mundet të bëjnë kolpo! Instiktet dhe sensi do t’ju udhëheqin me sigurinë më të madhe dhe do të jenë mbështetësit tuaj për të arritur ëndrrat tuaja.

Puna e paraja
Perspektiva favorizuese dhe okazione të mira do të ketë gjithnjë përgjatë vitit 2016. Por për ti njohur dhe pra për ti shfrytëzuar në mënyrën më korrekte, duhet të bëni kujdes për të mos rënë në pesimizën apo të mbylleni. Luftoni ndaj sjelljes suaj dhe ndaj vendimit për tu tërhequr apo për tu ndier të humbur.

Mund të tërhiqeni, për shembull, nga frika për impenjimin e kërkuar, për frikën se mund të mos ia dilni. Sigurisht nuk duhet të bëni hapin më të madh se sa këmba: duhet të evitoni të tërhiqeni nga mundësitë vetëm për shkak të frikës së ndryshimit. Jupiteri në shenjën tuaj do t’iu mbrojë deri në shtator, mbi të gjitha përgjatë vitit do të keni shumë herë Mërkurin në favor në rrethin e mbështetjes (tre janari dhe mesi i shkurtit, në mes të prillit dhe qershorit, në gusht, tetot dhe në dhjetor). Të gjitha periudha të shkëlqyera për të ecur në karrierë dhe për të ndryshuar për mirë situatën tuaj.

Paratë
Në kompleksitet, do t’ia dilni mjaftueshmërisht mirë, pavarësisht daljeve që mund të jenë të konsiderueshme sidomos përsa i përket çështjeve familjare apo mirëmbajtjes. Do të jeni, megjithatë, aq të aftë të administroni me korrektësi dhe të papriturat, duke shfrytëzuar okazionet më të mira rast pas rasti. Në rastin më interesant të të ardhurave do t’ia dilni njësoj mjaft mirë. Do të dini të angazhoheni, të përballoni punë ekstra, të drejtoni punët. Ky mund të jetë një vit mjaft i pasur nëse do t’ia dilni ti lini pas frikërat dhe pasiguritë që mund t’iu ndalojnë. Ky, megjithatë, nuk do të thotë që duhet të jeni të pakujdesshëm në investime dhe në lojë: duhet të jeni gjithnjë konkretë në këto çështje.

Fati
Momentet e fatit do të jenë, dhe nuk do të jenë pak. Megjithatë, yjet do t’ju ftojnë në tundim. Luani me shuma të vogla, evitoni investimet me risk të lartë dhe do të shikoni që në fund bilanci do të jetë më shumë se pozitiv!

Koha më me fat: nga 24 janari në 17 shkurt, nga 1 deri 24 maj, nga 18 qershor deri në 12 korrik, gjysma e muajit gusht. Numërat e fatit: 9, 15, 37, 69, 81.

Shëndeti
Lodhia që mund të ndieni gjatë vitit, mund të shkaktohet nga mendimet e këqija, nga mosbesimi dhe nga shkurajimi. Saturni dhe Neptuni nuk do t’iu çojnë në optimizëm, kështu gjëja më e mirë që mund të bëni për shëndetin tuaj dhe për bukurinë tuaj, do të jetë praktikimi i një higjene konstante të gjendjes së brendshme. Duke i thënë jo situatave të depresionit dhe duke u sforcuar të qëndroni larg nga problemet, nëse do të ketë. Do të shikoni që energjitë do t’iu kthehen së bashku me forcën, dhe qartësia do të jetë me ju. Do të dini se çfarë të bëni, do të jeni më të qartë dhe të fortë. Lëkura e flokët kanë nevojë për pak kujdesje më shumë. Kujdes nga trajtimet shumë të ashpra, agresive, dhe mos bëni eksperimente të çuditshme të paprovuara më parë.

Ngjyrat
E verdha. Do të stimulojë butësisht intelektin, do t’iu japë dashuri dhe gjallëri, dhe me gjallërinë e saj do t’ju ndihmojë të kultivoni optimizmin dhe të shmangni pesimizmin.
 
Titulli: HOROSKOPI VJETOR për 2016-ën

Shiko fotografinë 1414177PESHORJA

Vit me lëkundje por një gjë do të jetë e sigurt. Do të përjetoni mjaft ndryshime dhe do të përballoni mjaft situata të reja. Kështu, nëse po kërkoni qetësi, nuk mundet ta keni përveçse për pak, dhe pse duhet të keni parasyshse jo gjithçka nuk është sipas pritshmërive tuaja, nëse në fakt jeni tip i përshtatshëm, duhet të bëni një sforco më shumë, por do të shikoni se gjithçka do të shkojë mirë.

Pilula dashurie në 2016
Më mirë të mos japësh gjë, se sa ta bësh për shkëmbim, në dashuri. Duke u nisur nga nevojat tuaja, sepse, edhe pse besoni se e njihni mirë veten, mund të zbuloni aspekte të panjohura nga ju dhe nga nevojat e juaja. Në çdo rast, ky do të jetë një vit tansformimesh dhe të rejash, shpesh të papritura shqetësuese. Ju pret një periudhë mjaft e gjallë.

Dashuria për singlet
Në një vit që karakterizohet nga e reja dhe transformimi vazhdueshën,do të jenë singlet që do të marrin përfitimet më maksimale! Do të keni mundësi të jetoni shumë dashuri ekzaltuese, por dhe ti transformoni këto aventura në histori që do të kalojnë në provën e së ardhmes. Përpara se të lëshoheni në flirte të shfrenuara, megjithatë, ndaloni një moment të reflektoni. اfarë do të ndryshonte në mënyrën tuaj të të dashuruarit? اfarë nevojash kërkoni t’iu shpërblehen? اfarë kërkoni tek një partner, nga një histori, prej eros? Sa më shumë përgjigje të ketë të qarta, aq më shumë do të dini si të reagoni në të ardhmen. Përsa i përket eros, do të jetë pikant, por jo konstant. Ndoshta sepse në disa momente do të hidheni me gjithë shpirt, dhe trupi do të konsumojë energjitë tuaja erotike pa i kursyer! Kujdes, megjithatë, në zhytjet në errësirë me Plutonin kundër do të jenë joshëse por të rrezikshme!


Dashuria për çiftet
Në bashkimin tuaj do të ketë nevojë për ajër të freskët, për të reja, për të pranuar njëri limitet e tjetrit dhe për të vlerësuar lutjet reciproke. Pra, pak impenjim duhet ta keni parasysh, veçanërisht nëse jeni bashkëjetues e nëse janë familjet reciproke në mes. Përsa i përket familjes, motivi më i mirë për të diskutuar mund ti përkasë marrëdhënieve mes prindërve. Kujdes! Përjashtim një diskutimi për atë që ka zbuluar se nuk e do më partnerin. Për ju të dashur peshore, do të jenë mundësitë të jeni të qartë. Nuk do të arrini më të rikuperoni raportin? Atëherë mbylleni, duke shmangur mundësinë e nisjes së konflikteve të kota. اdo gjë që do të bëni për lumturinë tuaj, nga projektet familjare për të ndërtuar një të ardhme me partnerin apo për ta lënë partnerin, do të ketë pasoja pozitive për të ardhmen. Erotizmi do të jetë i këndshëm, ngacmues, por me shumë mundësi do të keni kërkesa të veçanta, dhe nëse nuk jeni aq me fat sa të keni një partner/e perfekt, atëherë partneri për kërkesat tuaj mund të mos dëgjojë nga ai vesh. اtë bësh? Duhet të jeni të qartë dhe në këtë situatë.

Puna dhe paraja
Do të ketë persepektiva të palëkundshme për aspektin e punës, dhe pse ajo çfarë ju kërkohet, kërkon punë dhe këmbëngulje. Por të punoni fort nuk ju tremb, për kundrazi, jeni të gatshëm të jepni më shumë për të realizuar abiciet tuaja. Nëse jeni profesionist i lirë, megjithatë, bëni kujdes në konkurrencën, e cila mund të jetë e pandershme dhe me lojë të pisët, dhe për t’iu dhënë projekte, tregëti apo klientelë nëse jeni të punësuar, do të nxirrni në dritë, arritjet dhe do të konsolidoni pozicionin tuaj. Mos u kushtëzoni nga frikërat e të tjerëve, apo nga personat negativë, tek ata ku shihet gjithçka e zezë. Dakord, vështirësitë nuk do të mungojnë, por nuk mungojnë asnjëherë për askënd: kështu, vështrimin përpara, gjoksin përpara dhe do të jeni të qartë. Gjërat juve do t’iu ecin për mirë. Kujtojeni kur një ndryshim i papritur mund t’iu frikësojë për të keqe! Nga Shtatori dhe më pas, okazionet do të rriten, dhe situata juaj mund të përmirësohet.

Paratë
Situata ekonomike mund të jetë më pak e privilegjuar në krahasim me punën, të paktën për pjesën e parë të vitit. Megjithatë do të jeni të aftë të administroni atë çfarë do të merrni, duke limituar buxhetin dhe tekat dhe kështu në fund të llogarive, edhe nëse nuk do të keni të ardhura ekstra, do t’ia dilni gjithësesi. Situata mund të ndryshojë nga shtatori dhe më pas, është periudha më me fat për paratë. Jupiteri do të kalojë në shenjën tuaj dhe do t’iu ndihmojë të keni raste mjaft me optimizëm. Do të jetë ky sekreti i fatit. Jo në një dorë të fshehtë që ju favorizon, por në sjelljen tuaj dhe disponilitetin që do t’iu ndihmojë të shikoni atë për të cilën pesimistët do të shohin rrugë të mbyllur.


Fati
Për të tentuar fatin çdo moment do të jetë ai i duhuri veçanërisht nëse nuk bëheni të fiksuar pas idesë së fitimit me çdo kusht. Fati do të përkrahë atë që luan për kënaqësi dhe për tu argëtuar, me lehtësi dhe në baste, dhe ai që e bën ndonjëherë! Mirë paraqitet situate nga 18 shkurt në 12 mars, nga 25 maj në 17 qershor, nga 13 korrik në 5 gusht. Shumë me fat koha 10 shtator dhe më pas me një theks në gjysmën e dytë të dhjetorit. Numrat me fat: 15, 43, 77, 86, 88

Shëndeti
ثshtë komplekse, dhe mund të jetë një vit diskret për shëndetin tuaj. Nëse keni pasur problem më parë, do të merrni veten ndoshta jo me shpejtësi siç keni shpresuar, por një hap pas tjeterit me siguri dhe stabilitet. Mund të jetë një vit për tu vënë në diet, ose për të përmirësuar lëkurën dhe tonifikuar muskujt, favorizohen aksionet që drejtohen nga konsolidimi i strukturës ose të muskujve. Nga dhjetori kujdes me oreksion nëse nuk doni të shkatërroni të gjitha sforcot e bëra më parë. Mos abuzoni me alkoolin dhe duhanin. Por, kjo duhet të vlejë gjithnjë, jo vetëm se e thotë horoskopi. Nëse nuk ia dilni, të paktën moderoni numrin e cigareve.

Ngjyrat
E kuqe, si dashuria, si optimizmi, si romanticizmi.E kuqa që u pëlqen vashëzave dhe grave që në fund nuk janë rritur kurrë.
 
Titulli: HOROSKOPI VJETOR për 2016-ën

Shiko fotografinë 1414178AKREPI

Do dë jetë viti i marrjes së vetes, i hakmarrjes, i fitoreve në shumë fronte! Ju pret një vit 2016 mjaft pozitiv dhe do të jetë akoma më i mirë nëse në vend që të prisni fatin do të jeni ju ata që do të udhëhiqni destinacionin tuaj. Pasi ky vit mund të bëjë shumë, mund të përcaktoni ngjarjet, vendimet, planifikime dhe të drejtoni. Por mos u bëni manipulator, por, respektoni me vullnet të tjerët!

Pilula dashurie në vitin 2016
Në dashuri do të jeni kampionët. Pasionant, sensual, romantik, në thelb më të butë se zakonisht, por pa hmbur atë dammar të lehtë pikant që ju bën mjaft tërheqës. Si pasojë do të përfitoni shumë. Do të pushtoni shigjetën, duke bërë të kapitollojnë me vështrimin tuaj, do ti jepeni kohërave të bukura ose do të vendosni kokën në vend. Atë që preferoni!

Dashuria për singël
Do të jeni më shumë se disponibël për dashurinë dhe goditja e shigjetës mund të mos presë orën të përfundojë në krahët tuaj! Do të keni një pamje unike, e bërë nga emocionet, nga ndjenjat e thella dhe nga sensualiteti. Një pamje që nuk është vetëm bukuri e jashtme, pasi mund dhe të mos jeni të bukur sipas zakoneve modern, kur bukuria të vjen, ajo që di për dashurinë dhe pasionin.Pra, perspektivat janë të shkëlqyera, motorët janë ndezur dhe yjet do tju japin kurajo: çfarë ju mungon? Partneri! Por, do të vijë shpejt i shkëlqyer. Muaji nga janari në mars, nga gjysma e qershorit në korrik, gusht, mes shtatorit dhe tetorit dhe mes nëntorit dhe ditëve të para të dhjetorit do të jenë kohë mjaft efikase dhe do të keni takime interesante. Perspektivat? Ato që dëshironi mund të keni një histori kafshime dhe arrati, ose një dashuri të madhe.

اiftet
Mund të rikuperoni marrëveshjen, nëse keni probleme të këtij lloji me partnerin. Viti 2016 do të jetë një vit i emocioneve të forta, të projekteve që shkojnë në përfundim të mirë të forcimit dhe kënaqësisë. Më në fund të dashur miq, në qiellin tuaj nuk do të ketë pengesa, por vetëm dëshira për tu lënë në krahët e dashurisë dhe ëndërrave tuaja. Mund të jetë një moment i mirë për të ngjallur erotizmin, por nëse jeni në çift për një kohë të gjatë, ndoshta do të keni më shumë dëshirë të ringjallni organizimin ose të mendoni për të ardhmn e fëmijëve dhe nipave, nëse i keni. اfarë do gjë që keni dëshirë të bëni, angazhohuni pasi do të keni letrat e duhura për të realizuar ato që ëndërroni. Projekte familjare ose në çift, udhëtime, fejesa dhe martesa do të jenë në vitin 2016.

Puna e paraja
Do të jetë nëj vit i korrjes së të mbjellurave në vitet e shkuara, nga rezultatet dhe kënaqësitë. Sigurisht, nëse rezultatet nuk do t’iu kënaqein mundet gjithmonë të vazhdoni të mbillni ndoshta duke korrigjuar të shkuarën. Por cilado qoftë zgjedhja, do të shikoni se diçka e mirë do të jetë gjithmonë! Qielli do t’iu bëjë komunikues dhe të kujdesshëm, të aftë dhe negociues, të kujdesshëm ndaj rasteve dhe marrëdhënieve publike. Nëse kërkoni punë, do të bëhet duke ju ndihmuar, duke llogaritur njohjet miqësitë që me shumë mundësi do të gjeni atë që ju intereson. Ata që shumë prej jush, vitin e shkuar kanë mbyllur në një punë, mundet tani të kuptojnë se kanë bërë zjedhjen positive. Do të kuptoni se jo të gjitha të këqiat vijnë për t’iu dëmtuar. Do të jetë një vit pozitiv dhe i pasur me rezultate.

Paratë
Do të jeni mjaft të aftë me paranë, dhe do të arrini ti keni përmes investimeve dhe marrëveshjeve të mira. Do të jeni të aftë dhe në blerje nëse duhet përshëmbull të bëni blerje për në shtëpi, do të angazhoheni për të gjetur çmimet më të mira. Në fazën e kontraktimit nuk do tju mposht askush dhe në preventivat do të çoni gjithnjë një kosto të shkëlqyer për shërbimet apo të mirat e ofruara. Për më shumë, do të ketë dhe të hyra, që vijnë nga puna, impenjimet ekstra, dhe bashkëpunimet shëndetësore apo punë të tjera të përgjithshme. Deri në shtator trendi do të jetë ky,më pas duhet të rrisni pak mbrojtjen. Muaji më i papritur do të jetë dhjetori. Kujdes!

Fati
Siç e keni nuhatur viti 2016 mund t’iu rezervojë surpriza të bukura dhe përsa i përket fatit. Si kështu? Jupiteri do t’iu ndihmojë të shikoni më mirë dhe më hapur të realitetit, dhe optimizmi do të thërrasë qartësisht situata favorizuese. Luani por me moderm, sidomos gjatë shtatorit. Periudhat më me fat mund të jenë nga 24 janari në 17 shkurt, nga 13 marsi në 15 prill,nga 18 qershorinë 30 gusht nga 13 nëntori në 7 dhjetor. Numrat me fat 9, 23, 44, 67, 71

Shëndeti
Një vit që do të karakterizohet nga stabiliteti dhe humori i mirë, shëndeti nuk mund të jetë ndryshe përveçse i mirë, në rast të problemeve të mëparshme, do të përmirësoheni duke i dhënë vetes një periudhë qetësie. Në fund të dashur miq do të jeni më të bukur me ndonjë kile më shumë dhe ndonjë rrudhë më pak, dhe me buzëqeshjen në buzë.

Ngjyrat
E bardha. Si ngjyra e nuseve, e reve, e miellit dhe qetësisë. Një ngjyrë do të ulë tensionet e mundshme dhe do t’iu ndihmojë të lini pas të shkuarën. E ardhmja që ju pret do të jetë si një faqe e bardhë ku duhet të shkruani atë që dëshironi.
 
Titulli: HOROSKOPI VJETOR për 2016-ën

Shiko fotografinë 1414179SHIGJETARI

Pjesa e parë e vitit do të jetë një e përpjetë, por nga shtatori do të nisë zbritja dhe do të rikuperoni ato që keni lënë pas. Faji i Jupiterit i cili do të ngacmojë Neptunin te Peshqit dhe Saturnin në shenjën tuaj, duke ua bërë çdo gjë më të lodhshme dhe më impenjative. Por me Jupiterin te Peshorja nga shtatori nuk do tju ndalojë më askush.

Pilula dashurie
Viti 2016 nuk do të jetë i lehtë përsa i përket ndjenjave. Por, i komplikuar nuk do të thotë që nuk është favorizues, do të thotë që kërkohet nga ju më shumë angazhim. Angazhim për të kuptuar se çfarë dëshironi me të vërtetë, duke parë se shpesh keni ide konfuze, për të përmirësuar marrëdhëniet që nuk funksionojnë apo për të ndryshuar faqen me kurajë. Dashuria do të vijë, dhe shpesh do të jetë e papritur dhe në rrethana të papritura.

Dashuria
Viti 2016 do të jetë koha e riflektimit, por jo e palëvizshmërisë, pasi përtej se të kuptoni se çfarë kërkoni me të vërtetë nga dashuria, duhet dhe të angazhoheni për të kaluar në aksion. Reflektimi dhe aksioni do të jenë dy polet që duhet t’iu udhëheqin në një vit që, vetëm në momente, mund të rezultojë i lodhshëm. Asnjëherë nuk duhet reflektuar dhe të merren aksione në kohëra të pacaktuara dhe asnjëherë nuk duhet reaguar pa reflektuar. Duket si një lojë fjalësh, por në realitet do të kuptoni se është mënyra më e mirë për të evituar pavendosmërinë që vjen nga Neptuni jo harmonik apo impulsive që mund t’iu bëjë të realizoni veprime për të cilat do të pendoheni më vonë. Saturni, në shenjë do sjellë maturi, dhe maturia përfitohet përmes eksperiencës. Ndonjëherë do të gaboni, ndonjëherë do të bëni mirë. Në konkretizim, megjithatë, kalimi transit i këtij planeti mund t’iu ndihmojë të bëni stabël jetën tuaj të ndjenjave, aq sa do të jenë mundësitë e duhura. Periudha më e mirë do të jetë nga shtatori e më pas, kur të lirë nga paqartësitë, do të keni mundësi të mendoni për dashurinë.

Dashuria
Në dashuri do të jeni me enigma, madje dhe për veten tuaj. Tani do të doni të rrini dhe të bëni një mijë fëmijë, tani e vetmja dëshirë do të jetë të shijoni kohën dhe pasionin sa më mirë që do të donit pa ndërhyrjen e askujt. Në këtë pikë, që për ata rreth jush mund të jeni të lodhshëm madje dhe për vetë ju, por do të mësoni njiheni, duke eksploruar pjesë të personalitetit tuaj që nuk njihnit, dhe gjithçka do të jetë një ndihmë e madhe për të paguar kënaqësitë tuaja. Pra, jeni duke punuar për të ardhmen, një të ardhme solide dhe stabil që është ajo që ju premton Saturni. Nëse mendoni se do të jenë nëj vit pa dashuri, megjithatë, po gaboni. Në të kundërt, do të jetoni histori, disa prej jush do të jetojnë nëj të mirë, disa do të kenë shumë eksperienca. Urani në trekëndësh mund t’iu ndryshojë drastikisht jetën! Periudha eksituese dhe kurajuese. Janari, nga mesi i shkurtit në mesin e marsit, prilli dhe gjysma e dytë e qershorit dhe nga shtatori e më pas

اiftet
Para se të nisni vitin mbulohuni me durim por në kufijtë e së përditshmes, që mund të ndërhyjë në ngatërrimin e çështjeve në çift. Nëse jeni bashkëjetues, familja, fëmijët, shpenzimet mund të krijojnë nëj mur mes jush që do të jetë më shumë i madh nga vitet që keni kaluar në të njëjtin shtrat. Do t’iu duket se keni përballë një mur tepër të lartë, por për të ushqyer dëshurinë, për ta kapërcyer dhe për ti dalë përballë partnerit, por duke mos e ditur si ta bëni. Duhet të jeni spontan, mos keni frikë për tu hapur të parët, duke lënë mënjanë krenarinë, dilni përpara. Atë mur do ta rrëzoni poshtë copë pas cope, bashkë me partnerin.Nëse me të vërtetë mes jush është gjithçka e përfunduar, do të gjeni një zgjidhje por kërkoni ta bëni në mënyrën më paqësore edhe nëse do të donit ta shtypnit. Në këtë rast mos u trembni. Nga shtatori e më pas do të ktheheni të jetoni. Do të jetë kjo një periudhë e mirë për projektet familjare për të gjitha çiftet e dashuruara.

Paraja dhe puna
Mblidhni makineritë dhe vihuni punës. Viti 2016 do të jetë impenjues dhe mbi të gjitha në pjesën e parë, por me pak vullnet në fund do ta kapërceni. Do të arrini më shpejt dhe mirë në destinacion nëse do të bëni kujdes ndaj auto bojkotit që këtë vit mund të jetë specialiteti juaj. Vërini fre fjalorit tuaj me fjalët si: jam i pafat, nuk mund ta bëj, është e pamundur. Neptuni dhe jupiteri dis’harmonik mund t’iu bëjnë të shihni situatën tuaj si të komplikuar apo të dëshpëruar. Dhe në rast se do të ketë me të vërtetë problem për të zgjidhur apo përballuar, kjo sjelljë nuk do t’iu ndihmojë të gjeni zgjidhjet më të mira. Dhe megjithatë nuk do të mungojnë situatat positive dhe rastet e mira, dhe para se Jupiteri të kthehet në aleatin tuaj (event që do të ndodh në shtator), pasi Urani do të jetë bujar dhe mund t’iu sjellë situata të papritura favorizuese. Sigurisht me mbështetjen e planetit të fatit, Jupiteri, do të jetë më e lehtë për të parë gotën gjysmë plot, kështu që me pak mundësi të ndiheni më me besim dhe më të hapur për të parë mundësinë që do të bien të shumta në numër dhe premtues.

Paraja
Ana ekonomike do të jetë e vështirë deri në fund të gushtit. Në këtë kohë do të keni mundësinë të përmirësoni të ardhurat tuaja por nga ana tjetër duhet dhe të përballoni shpenzime të papritura. Në rastin e shpenzimeve të mirëmbajtjes, mund të përballoheni me shpenzimet mbi parashikimin, duke kërkuar të prekni dhe llogaritë. Nëse duhet të bëni shpenzime, kërkoni shumë, duke kërkuar dhe në internet, dhe do të shikoni se diçka do të arrini të kurseni. Nuk do të jetë një periudhë e mirë për investime dhe të kërkoni financime, nëse është e mundur prisni vjeshtën që do të përmirësojë në mënyrë progressive të ardhurat tuaja

Fati
Fati nuk do të jetë në krahun tuaj deri në shtator. Megjithatë, ndonjë moment në favor mund ta shkëpusni nga 18 shkurti në 12 mars dhe në mes 6 dhe 30 prillit. Mirë është dhe nga 13 qershor deri në 5 gusht. E mira, sidoqoftë,do të përqendrohet mes 31 gushtit dhe 21 shtatorit. Do të jetë momenti juaj, por hidhuni në mënyrë të moderuar. Mirë dhe nga 8 deri 31 dhjetor. Numerat e fatit: 7, 28, 36, 41, 90


Shëndeti
Këtë vit duhet të mbani nën kontroll stresin dhe ftohjet. Dhe jo vetëm për problem të mbajtjes së linjave, por edhe sepse me Neptunin kundër mund të keni probleme të intolerancës dhe madje alergji.Nëse e dini se vuani, kujdesuni për ato çfarë konsumoni.

Ngjyrat
E gjelbërt, si shpresa që nuk duhet të humbisni, apo blu të përtej detit, nga forca e madhe e shlodhjes dhe stimulimit, me ekuilibër, me imagjinat dhe sensibilitet.
 
Titulli: HOROSKOPI VJETOR për 2016-ën

Shiko fotografinë 1414180BRICJAPI

Deri në Shtator pranoni ndryshimet, mund të jetë më e lehtë, por nga ky muaj e më pas nuk do të jetë e lehtë të tregoheni elastik dhe të përshtatshëm, pasi mundësisht do të donit që të jenë ngjarjet që ti përshtaten shijeve tuaja, dhe jo e kundërta. Do të keni një karizëm të spikatur dhe një karakter të spikatur.

Pilula dashurie
Do të jeni një vullkan plot me emocione, ndjenja, pasione dhe kontradikta. Tani do të jetë mirë një gjë, më pas ekzaktësisht të kundërtën. Më mirë mos merrni vendime të shpejta me këto ulje e ngritje humori! Në tërësi, do të jetoni një vit emocionues, që do t’iu bëjë të takoni dashurinë dhe veten tuaj. Por, duhet të jeni gati të trondisni ekuilibrat.

Bricjapi single
Nëse jeni akoma në kërkim të dashurisë, ky mund të jetë një vit i shkëlqyer për të takuar personin që do t’iu bëjë t’iu rrah fort zemra dhe të ëndërroni natën madje dhe ditën! Një person special, por që me shumë mundësi do të jetë special vetëm për sytë tuaj, pasi do të dini ti lexoni shpirtin dhe të kuptoni që dedikimi i tij do të jetë I sinqertë. Kur ta kuptoni, do ti hapeni, do ti besoni, do të lejoni që gjithçka të shkojë me lehtësi. Nëse nuk kërkoni histori të rëndësishme, mund të besoni mbi një shijim seksual që do t’iu ndihmojë të fitoni kë ju intereson me lehtësi. Do të dini të kuptoni nevojat dhe ndiejat e kujt keni përballë, përtej atyre që do të jenë qëllimet tuaja. Neptuni I ulur te Peshqit do të shtojë instiktin dhe intuitën dhe do t’iu bëjë makina të vërteta lufte për të joshur dhe pushtuar besimin. Dhe për të këshilluar të dashur miq dhe mikesha, do të jeni mjaft të kërkuar për këshillat tuaja të shenjta. Kështu, nëse keni dyshime se si do të ecë një histori, mos u zgjasni dhe mos bëni që të fusin hundën të tjerët në gjërat tuaja, veçanërisht nga shtatori e tutje. Në fund, personi më i mirë për t’iu sugjeruar çtë bëni jeni ju vetë.

اiftet
Kërkoni shumë nga partneri, për mos tëthënë gjithçka. Do të kërkoni një shok ose një shoqe, disponibël të mbështesë në projektet tuaja, për t’iu kuptuar dhe për t’iu mbështetur në luftërat që do të ndërmerrni, në botën e huaj nga marrëdhënia juaj në çift. Por, në këmbim, do të jeni dhe të gatshëm të jepni shumë, të ofroni gjithçka të botës suaj të brendshme, që si kurrë më parë nuk do të jetë më e pasur se ky vit. Shpërthyes, të ngrohtë dhe të dashur. Marrëdhëniet në çift do të jenë shumë mirë, të paktën deri në fund shtatori.

Puna e paraja
Pavarësisht kalimit të yjeve, i përkisni një shenje që bën gjithnjë sforco të mëdha për të realizuar objektivat dhe për të përmirësuar pozicionin tuaj. Në vitin 2016, të paktën deri në shtator, do të jetë një vit i shkëlqyer për të bërë blerje të kualitetit. Keni në anën tuaj Jupiterin, një planet që do t’iu ndihmojë të arrini gjëra të rëndësishme duke reaguar mbi të gjitha mbi besimin dhe autostimën. Aq herë sa jeni frenuar pasi keni pasur frikë se nuk do tia dilni? Epo mirë, Jupiteri në trekëndësh do të bëjë pikërisht këtë, do t’iu ndihmojë të arrini marrëveshje, dhe të hidheni pa mëdyshje. Mbi të gjitha, shpesh keni Mërkurin nga ana juaj gjatë vitit, (janari, gjysma e shkurtit, nga prilli në qershor dhe sërisht mes gushtit dhe shtatorit, gjysmën e nëntorit dhe dhjetorit). Pra një vit për të lënë “mustaqet”. Kështu qartësoni idetë mbi atë që doni dhe zbrisni në fushë. Nga shtatori e më pas kini kujdes, rrisni kujdesin por mos u ndaloni nga mendimet e këqija!

Paraja
Nëse përmirësohet puna, përirësohen dhe kushtet financiare. Do të dini të luani me paranë, do të dini ta shfrytëzoni, do të dini të hiqni mënjanë, dhe do të dini dhe të shpenzoni, duke parë se do të keni para do të ketë dhe dëshirë për ndonjë shpenzim më shumë. Tregohuni të kujdesshëm gjithësesi, sepse mburoja positive do të durojë deri në shtator, më pas duhet të bëni llogaritë më të njëjtat shuma dhe të njëjtat dalje të papritura. Por, mos u shqetësoni! Do të mjaftojë të hiqni mënjanë diçka në momentet e mira dhe të përballoni më pas çastet e vështira.

Fati
Dhe pse zakonisht nuk jeni me shumë fat, mundet të përmirësoni të ardhurat tuaja këtë vit pasi fati do t’iu dojë deri në shtator. Tentoni fatin pasi mund t’iu japë surpriza të këndshme por, kujtoni të vini bast pak, pasi nëna e fatit puth ata që do. Periudha më e mirë do të jenë nga janari deri në mes të shkurtit, nga mesi i marsit në 5 prill, nga maji në gusht, dhe në dhjetor mund të keni ndonjë surprizë. Numrat me fat: 1, 15, 19, 81, 89

Shëndeti
Grinta dhe energjia do të jenë në nivele të larta për një pjesë të madhe të vitit. Në fakt, muskujt, gjendja fizike, kualitete që prezantohen nga Marsi, do të jenë në TOP. Marsi do të jetë te Akrepi për shumë gjatë. Nga 4 janari në ditët e para të Marsit, nga fundi i Majit në fillim të Gushtit, për të përfunduar do të jetë te bricjapi nga 28 shtatoti në 9 nëntor. Një vit i pasur me energji kështu që mund të shfrytëzoni për të humbur në peshë apo për të përmirësuar performancën tuaj sportive, apo për të rimarrë veten pas një periudhe me probleme fizike, nëse i kani pasur në vitet e shkuara. Jupiteri do të përmirësojë humorin dhe ndjenjën e mirëqenies deri në shtator.

Ngjyrat
Floriri, ngjyra e pasurisë, e parasë, e arit. Si një fatësjellës për xhepat tuaj. Por floriri, është edhe ngjyra e shpirtit, e diellit dhe e forcës së besimit mbi një diçka më të madhe se ne. ثshtë ngjyra e besimit të çdo besimi që jeni.
 
Titulli: HOROSKOPI VJETOR për 2016-ën

Shiko fotografinë 1414181UJORI

Mund ti lini vështirësitë pas shpatullave. Saturni dhe Urani do të jenë në favorin tuaj, dhe asnjë planet, veç atyre të lehtë, nuk do të keni kundër. Përkundrazim nga shtatori do të keni aleat të tjerë. Jupiteri te Peshorja do t’iu dhurojë një shtesë fati më shumë (dhe në këtë rast më shumë se 1). Kështu që mos prisni, hidhuni. Viti 2016, mund të jetë viti i zhvillimit që ishit duke pritur!

Pilula dashurie
Vitet e shkuara kanë nxjerrë në dritë shumë vështirësi në çift, pakënaqësi dhe për disa nga ju ka pasur zgjedhje drastike që nuk janë aspak të lehta. Megjithatë, tani atmosfera do të jetë përfundimisht e qetë dhe mund të përmirësohet me qetësi nëse ka akoma për të përmirësuar, apo shijoni atë çfarë është.

Dashuria Single
Preferoni që tju shoqërojnë, të shijoni jetën pa mendime dhe në liri të plotë, apo ëndërroni një histori stabël, me një person special në korespondencë me shihet tuaja dhe në karakterin që ju doni? Mirë, viti 2016 do të jetë vërtet demokratik pasi do të kënaqë të gjithë dhe do ti bëjë të gjithë dakord.Urani do të jetë pronari i situatave eksituese dhe të rejave entuziaste. Me mbështetjen e tij, do të njihni persona interesant dhe argëtues, dhe mund të shkoni në ambiente të ndryshme nga ata të zakonshmit, ndoshta më pak të përshtatshëm apo alternative. Pra rastet nuk do të mungojnë. Ju përket juve ti shfrytëzoni si do të donit. Saturni në fakt do të jetë fuqia e atij që kërkon histori solide, stabile. Më mbështetjen e tij do të dini të ndani personat e përshtatshëm dhe të besueshëm nga ata sipërfaqësore. Në këto lëvizje yjore nga shtatori do të shtohet dhe Jupiteri, që në trekëndësh me Peshoren do t’iu dhurojë fat, takime drithëruese dhe një vjeshtë të zjarrtë për emocionet. Do të jetë një periudhë vërtet speciale!

Dashuria për çiftet
Më në fund një periudhë e mirë për ju! Nëse jeni me partnerin prej shumë vitesh, me shumë mundeësi do të keni pasur periudhë të vështirë, dhe për motive familjare, apo ekonomike, por këtë vit do tju kompensohen sakrificat dhe gjërat për të cilat keni hequr dorë më parë. Kushtet konkrete, objektive do të përmirësohen dhe së bashku me zgjidhjen e problemeve që lidhen me të përditshmen do të arrini dhe të shkoni më shumë se dakord me partnerin.
Do të keni dëshirë të bëni projekte, për t’iu dedikuar diçkaje që çementon bashkimin tuaj, të martoheni nëse nuk jeni ende, apo të sillni në jetë një fëmijë. Nëse jeni shumë në moshë, do të rizbuloni kënaqësinë e të qenit të shoqëruar, një kënaqësi më e qetë apo më pak e apasionuar se e rinisë, por e pasur me eksperienca për disa aspekte madje dhe ekzaltuese.


Puna dhe Paraja
Saturni dhe Urani do të jenë një letër e mrekullueshme mbi të gjitha për punën dhe stabilitetin në pozicionin tuaj. Nëse po kërkoni një punë, nëse shpresoni të ndryshoni atë që keni, nëse ëndërroni një porizion më të mirë, bëni gati makinat, nisni ingranazhet dhe shikoni përqark. Rasti juaj mund t’iu vijë si më i miri në këto kohëra!
Urani mund t’iu diktojë rrugën e drejtë, për ndërmarrje të pazakonta, rrugë të papritura, apo përms miqësive, kontakteve madje përmes rrjeteve sociale. Marsi mund të krijojë ndonjë të papritur nga janari në fillim të marsit dhe në fund të majit e fillim të gushtit, por bëhet fjale për çështje që do të përballoni dhe zgjidhni. Nga shtatori do të keni dhe kurajimin nga Jupiteri dhe Peshorja që do të inaugurojë një fazë konstante të përmirësimeve deri në fund të vitit dhe përtej. Shikoni përtej horizontit. Për ju, të dashur miq, më në fund është në ardhje frymëmarrja.

Paratë
Do të keni një raport të çuditshëm më paranë. Ndonjëherë ju duket se nuk mund të bëni pa ti,në raste të tjera ju duket si xhingël. Pra mund të keni mungesë të objektivitetit dhe konkretizimit gjë që do të thotë që rrezikoni ta shpenzoni në mënyrë të shfrenuar. Për fatin tuaj, yjet do të jenë miq, veçanërisht nga 10 shtatori kur Jupiteri do tju sjellë progresivisht të mira dhe zhvillim ekponomik. Sigurisht, nuk do t’iu bjerë asgjë nga qielli dhe prej nga ju të njihni rastet e mira dhe ti zhfrytëzoni në mënyrën më të mirë. Por, rastet do të jenë dhe shumë fatësjellëse, me rezultatin final, që kushtet tuaja ekonomike do të jenë në rritje.

Fati
Fati që do t’iu vijë duhet ta shfrytëzoni me kujdes në momentet më favorizuese duke u përqendruar në gjysmën e shkurtit dhe gjysmën e Marsit në Prill dhe Qershor. Por në vijmësi, do të jetoni një periudhë special të fatit, që mund t’iu vijë në vizitë dhe në forma të pazakontë, si ulje të shkëlqyera, raste të vogla luksi apo fitore të mëdha e të vogla. Periudha të mira nga: 31 gushti, 23 shtatori, 19 tetori, 12 nëntori dhe nga 8 dhjetori deri në 31 dhjetor.
Numrat e fatit 7, 21, 33, 66, 88

Shëndeti
Në tërësi shëndeti juaj do të jetë shumë i mirë, me Saturnin në mbështetje të jeni të sigurt që do të jeni “shkëlqyeshëm”. Por kalimi i Marsit në kuadrat që do të vijë më shumë i ndikuar te Akrepi, mund të diktojë disa momente tensioni dhe nervoziteti, që mund të ndikojë në tretje apo të krijojë dhimbje koke.
Cilat janë këto moment? Nga janari në fillim të Marsit, nga fundi i Majit në fillim të Gushtit, por më pas në muajt e ndërmjetëm dhe për të gjithë gushtin e më tej do të jeni shumë mirë. Do të merrni veten me shpejtësi, nëse keni pasur problem, mund të përmirësoni situatën fizike dhe të bëni sport dhe të ndiheni mirë në lëkurën tuaj. Nga Shtatori do të keni dhe Jupiterin në favor, që do të garantojë humorin e mirë dhe mirëqenien psikologjike e fizike.
Ngjyrat
E kuqe. Si pasioni, dëshira për t’iu dorëzuar emocioneve, dëshira që do të hyjë në jetën tuaj. Si fatësjellës për ata që janë singël, dhe për të ata që duan të jetojnë vetëm historinë e dashurisë me një pushim të vogël dhe me një aventurë më shunë.
 
Titulli: HOROSKOPI VJETOR për 2016-ën

Shiko fotografinë 1414182PESHQIT

Pakënaqësitë dhe dëshirat që nuk janë arritur mund të krijojnë atmosferë të komplikuar. Viti 2016, megjithatë,do të jetë një vit më i lehtë nëse do ta përballoni me ide të qarta: Analizë e vetvetes, refleksioni dhe kujdesi do të jenë armët tuaja për të menaxhuar sa më mirë çdo situatë të mundshme. Saturni do t’ju shtyjë të bëni pastrime të mëdha, brenda dhe jashtë jush. Mirëprisni me besim ftesën e tij.

Pilula dashurie në 2016
Dyshime dhe frikëra në zemrën tuaj të etur për dashuri dhe siguri! Mos bini pre e pasigurisë, pasi mund të krijoni me të vërtetë një fortunë mbi një gotë uji. Nëse jeni vetëm, do t’iu duket se të gjithë njerëzit e këqinj ju rastisin juve apo nuk ju ndodh asnjëherë asgjë interesante. Nuk do të jetë kështu nëse keni besim dhe jeni të hapur ndaj të resë.

Dashuria single
Do të ëndërroni dashurinë, imagjinoni se keni histori fantastike, ndaj dhe do të jeni gati të bini si dardha të pjekura. Do të mjaftojë me të vërtetë pak, një vështim me një person të panjohur ne autobus apo diku, dikush në dritaren e pallatit përballë, rrëfimi i një të panjohuri, një kontakt misterioz në rrjetet sociale. Kështu, yjet do t’iu vënë në mbrojtje. Mundet në të vërtetë të takoni dashurinë e madhe, por shfaqet më shumë mundësia që do të shijoni zhgënjime. Bëni kujdes të mos hidheni menjëherë me gjithë shpirt, zemër dhe shpirt tek personazhe misterioze për të cilët nuk dini absolutisht asgjë. Të shmangni kështu surprizat e këqija dhe nëse do të jenë të kuqe, të jeni të sigurtë se gjithësesi do të treten. Do të jetë një vit i veçantë, në të cilin disa nga ju mund të jetojnë më shumë se një flirt, apo të ndryshojnë shpesh ide. Erotizmi, do t’ju ofrojë ndjenja të forta, të thella, por mundet t’ju bëjë të shkëmbeni një tërheqje fizike që mund të jetë ajo e shekullit. Prandaj, edhe nëse shumë do të vijë thirrja për kujdes, nëse janë lule, do të lulëzojnë. Dhe të jeni të sigurtë nëse nuk do të jenë trëndafila, të paktën një vjollcë apo një orkide e bukur do të keni sigurisht këtë vit! Kur? Në fund të janarit, në gjysmën e parë të shkurtit, në maj, në mes të qershorit dhe korrikut, nga shtatori në tetor, nga nëntori në dhjetor.

اiftet
Takime, stres, jeta e përditshme, mërzi, koha: Të gjithë argument të pakëndshëm për çiftet që bashkëjetojnë mund të çojnë mungesën e dëshirës për të ndarë hapësirën e jetës me një romantizëm të madh në lidhjen tuaj. Por, sa më shumë kohë të jeni baskë, më shumë duhet të s’forcoheni të dhuroni ndonjë frymëmarrje më shumë, edhe në shtrat. Nëse keni pak që jeni në çift, apo dhe që nuk bashkëjetoni, për ju situata do të jetë tërësisht ndryshe. Dyshimet dhe paqartësitë do të vijnë nga vetë ju, nga dëshira për të dashur më shumë, apo për të pasur kujdesin më të madh nga një partner, ndoshta bredharak apo i paqartë. Viti 2016 do të jetë një vit që do të kërkojë vëmendje dhe qartësi. Duhet të jeni transparent dhe të kërkoni të njëjtën gjë nga partneri. Si këmbim, ndjenjat erotike mund të jenë të gjalla, dhe sa më shumë të jenë të shkëlqyera emocionet aq më shumë do të jetoni me pasion. Mistere të zemrës njerëzore dhe të erosit! Viti fillon mirë, në fillim të pranverës dhe në mesin e verës. Shkëlqyer do të jetë vjeshta dhe fillimi i dimrit.

Puna dhe Paraja
Në punë duhet të shmangi sëmundjen ngjitëse të dyshimit, keqkuptimet dhe mbi të gjitha pasigurinë që mund t’ju shtyjnë të hidhni hapa false. Bëni kujdes të mos hiqni dorë nga okazionet që kërkojnë angazhim, por janë premtuese, dhe të mos bini viktima të frikërave tuaja! Sigurisht viti 2016 nuk do të jetë një vit që rrjedh vrullshëm për profesionin. Do të jetoni moment dekurajimi, vështirësi, të papritura, reflektoni mbi korrektesën e zgjedhjeve tuaja dhe pyesni veten nëse nuk është rasti për të ndryshuar drejtim.

Mirë vijnë reflekset, por mos harroni çfarë thamë më lartë: Dakord për të ndryshuar faqen, duke eleminuar të tepërtat dhe prerë rrënjët e thata. Do të jenë aksione në sintoni me Saturnin në kuadrat, kështu me rezultate positive në njtë të ardhme. Por, mos hiqni dorë nga ajo çfarë doni me të vërtetë vetëm prej një çasti dekurajues, apo sepse impenjimi për të realizuar ju kërkon më shumë durim nga sa parashikonit. Do të shikoni që në fund do të mblidhni frytet e mundimit tuaj. Nëse jeni duke kërkuar punë, mos u dekurajoni: Keni të drejtë, është një situatë e vështirë, e rëndë, por një humor i zi nuk do t’ju ndihmojë të kuptoni si të ecni përpara. Forcë dhe kurajë!

Paratë
Kujdesi i kërkuar në punë duhet të dyfishohet në aspektin ekonomik. Me Jupiterin në opozitë deri në fund të shtatorit do të jetë mirë të mendoni dy herë para se të vendosni dorën në portofol apo për të firmosur një financim. Jeni të kujdesshëm dhe në projektet e mirëmbajtjes, mos u hidhni në iniciativa të shfrenuara nga këndvështimi ekonomik. Nga shtatori situata juaj do të përmirësohet dhe mundësisht mund të keni një erë më të mirë për biznes dhe investimet. Kjo do të jetë periudha e mirë për t’iu futur punës në mënyrë që t’ju rriten të ardhurat.

Fati
Jupiteri, përfaqësuesi kryesor i fatit, këtë vit nuk do t’iu ketë të favorizuar të paktën deri në shtator. Mundet të provoni gjithësesi fatin, por bëjeni me kujdes dhe pa ushqyer pritshmëri të mëdha. Yjet do t’iu sinjalizojnë disa moment më premtues se të tjerët gjatë vitit. Provoni më 24 janar, nga 17 shkurti, dhe nga 13 marsi në 5 prill. Shumë mirë koha nga 1 deri në 24 maji. E shkëlqyer nga 24 shtatori dhe 18 tetori dhe nga 13 nëntori në 7 dhjetor.
Numrat me fat: 10, 22, 41, 51, 85

Shëndeti
Duhet të kërkoni energji të reja për të përballuar një vit impenjativ. Gjatë vitit 2016 mund të besoni në moment të mira për të fituar energji dhe anën fizike. Fal Marsit që do të ndalojë në trekëndëshin e Akrepit, do të ndiheni mjaft mirë mes janarit dhe ditë e para të marsit në fund të majit deri në fillim të gushtit. Në ditë e para të marsit dhe në fund të majit dhe në fillim të gustit dhe në fund të shtatorit në fakt duhet të bëni llogaritë me lodhjen, tension nervozitet dhe stresin. Mos u friksoni me idetë e gabuara, qëndrojini larg përplasjeve dhe jeni të kujdessshëm. Pak lodhje nuk i ka bërë askujt keq, megjithatë me situatën në qiellin tuaj kujdesi nuk do të jetë asnjëherë i tepërt. Kështu sytë hapur, por pa u fiksuar dhe pa menduar kushedi çfarë. Do të kaloni shumë mirë mes fundit të shtatorit dhe dhjetëditëshit të parë të nëntorit. Pra, siç e shikoni, përgjatë vitit do të jenë shumë momentet favorizuese për formën tuaj.

Ngjyrat
Turchese. Si shkuma e detit, e qiellit, ngjyrat e imagjinatës, të dëshirës për të fluturuar. Do të shërbejë për t’iu ndihmuar të jetoni me ekuilibër dhe një dimension kreativ, mundësinë për të ëndërruar pa bërë t’iu humbas një shapkë në qiell, dhe t’ju kujtojë realizmin dhe gjërat konkrete, por pa ushqyer frikë pasigurie.
 
Back
Top