Horoskopi në plazh, sa zhvishen 12 shenjat?

AnGeLiC

VIP
V.I.P
oro.jpg

Në bikini, topless ose me rroba banje: yjet na zbulojnë në qoftë se jemi të lirë si dashi apo të rezervuar si gaforrja modeste

Jemi në verë dhe zgjedhja e kostumit të banjos për ta veshur në plazh në det ose në pishinëështë një nga pikat fikse të kësaj stine. Në bazë të kësaj zgjedhjeje mund të kuptojmë nëse dikush është më pak ose më shumë modest. Në fakt ka disa që nuk e kanë problem të dalin me topless mahnitëse dhe ka të tjerë që preferojnë të veshin kostume më të matura dhe më të mbuluara. Horoskopi na ndihmon të kuptojmë cili kostum bën për ne në bazë të shenjës tonë të Zodiakut. Le të frymëzohemi nga yjet!

DASHI – për sa të përket ty, nuk ka dyshime: ti je amazona, luftëtarja e Zodiakut. Nuk e njeh modestinë as në verë dhe as në asnjë stinë tjetër. Në plazh del pa problem topless, sidomos në ngjyrë të kuqe të ndezur, e vetëdijshme dhe shumë e kënaqur nga shikimet e pamatura të kalimtarëve mbi gjoksin tuaj dhe mbi trupin mahnitës. Lehtësia jote kontribuon në të bërit tërheqëse, sexy dhe provokuese. Askush nuk guxon të bëjë shaka vulgare me ty sepse mund të bëhesh një kafshë e furishme.

DEMI –Ti bëj kujdes të tregosh një sjellje të mirë në cdo lloj rrethane dhe ambienti, edhe në plazh. Në qoftë se nuk ia del ta kalosh provën e kostumit, mos u dorëzo: rrobat e banjos në fakt arrijnë të të nxjerrin me elegancë të gjitha format tuaja të buta, duke të bërë të dukesh edhe më sensuale. Zgjedh shpesh fantazi të matura, por edhe jetësore. Nuk je tepër e përmbajtur, sidomos por të japësh gjykime të ndryshme dhe të rënda ndaj atyre që shfaqen pa ndonjë modesti.

BINJAKثT – Siç ndodh gjithmonë, në rastin e shenjës tuaj të Zodiakut, është e vështirë të përgjithësosh sepse ti e zgjedh kostumin për ta veshur në bazë të humorit që ngrihesh në mëngjes. Ka ditë, në të cilat ndihesh e vjetër dhe antike, dhe atëherë shikon për rroba banje ose bikini jo shumë të hapura dhe me ngjyra të mbytura. Dhe ka ditë të tjera, në të cilat ndihesh femra më emancipuar e botës dhe atëherë mund të dalësh topless dhe mund të shfaqesh me shumë lehtësi në një plazh për nudistë.

GAFORRJA – Ju në parim jeni e rezervuar dhe e turpshme kshuqë nuk do kishe kurrë kurajon të shfaqje gjoksin tënd tëzbuluar në det, përballë të panjohurve. Edhe pse je një femër shumë e bukur, shpesh je shumë e pasigurt për bukurinë dhe feminilitetin tënd. Sëmundjet,celuliti dhe trajtimi i dashurisë janë të këqijat e përsëritura para se të shkoni në plazh. Zgjedhja jote mbetet tek bikinit, qofshin bandëqofshin trekëndësh, ngjyrë pasteli dhe që nuk bie në sy.

LUANI – Ti je mbretëresha e rruazave të diamantit: absolutisht nuk mund të shfaqesh në plazh pa bikinit e tua të shkëlqyeshme, të ndritshme dhe që bien shumë në sy. Ar, të verdha, argjend ose të bardha janë ngjyrat që vesh më me dëshirë. Nuk je tepër e përmbajtur, por më shumë se lakuriqësinë tënde dëshiron të vësh në pah kostumin e banjos shumë të kushtueshëm dhe super fashion, rigorozisht të përshtatur me kapelën e kashtës, me shallin dhe sandalet me gisht. Ke nevojë të jesh në qendër të vëmendjes në gjithë plazhin.

VIRGJثRESHA – Të themi të vërtetën: në fakt nuk je e përmbajtur, por do që njerëzit të mendojnë se ti je. Kshtu që zakonisht del në plazh me një kostum jo shumë të zbuluar, jo tepër të copëtuar dhe me ngjyra të matura. Vetëm pak njerëz me fat që kanë guximin të shikojnë përvec aparencës mund të zbulojnë që nën modestinë e stimuluar, në të vërtetë je totalisht e lirë dhe nuk pret orën që të takosh dikë që të të lejojë nudo. Kostumi yt hiqet kollaj.

PESHORJA – Sipas pikëpamjes tënde modeste, e jotja nuk është modesti, por elegancë, klas. Nuk do të dilje kurrë në plazh topless (as edhe e detyruar), por në të njëjtën kohë urren të veshësh bikini pa koordinim ose kostum ebanje shumë të lirë. Do që gjithmonë të jeshnë modë dhe me hapin e kohës. Ideale për ty sigurisht është trikini. Me linjat e tua harmonike, ja del gjithmon ëtë vësh në pah fizikun tënd perfekt dhe dredha-dredha, fryt I shumë përpjekeve gjatë vitit.

AKREPI – Sensi i modestisë nuk të përket absolutisht. Megjithatë të pëlqen të kalosh nga një ekstrem në tjetrin dhe e bën edhe zgjedhjen e kostumit të banjos. Ti mund të shihesh në plazh e veshur me një këmishë me krahë të shkurtra (rigorozisht transparente) ose topless. Për ngjyrat mund të variosh nga e bardha në të zezë, pa vrapuar tek ngjyrat e mesme. Batutat keqdashëse të komshinjve në çadër janë për simpatinë tuaj edhe në qoftë se janë të fshehta.

SHIGJETARI – Ty të pëlqen të dalësh topless vetëm në qoftë se nuk do të shikoje disa persona, dmth që mund të lëndoje dikë që njeh e gjëra të tilla. Për lavdinë e imazhit tënd publik je e gatshme madje të heqësh dorë edhe liria jote. Në plazh vesh bikini me ngjyra dhe me dizenjo të ndryshme të stampuara, por kur gjendesh në barkë, në det të hapur dhe larg nga të gjithë, pjes ae sipërme e kostumit tënd zhduket në mënyrë magjike duke i lënë hapësirë një gjoksi për të pasur zili të grave dhe shumë të dashur nga burrat.

BRICJAPI – Të pëlqen të japësh idenë e një personi serioz dhe të duhur, ose je në mënyrë të vendosur e bindur që disa kostuma shumë provokues mund të japin një ide të gabuar mbi ty dhe aspiratat e tua. E jotja nuk është me të vërtetë turp, por bëhet fjalë më shumë për një frenim psikologjik që të ka shoqëruar që e vogël dhe të ka bërë që të preferosh costume banje të rafinuar dhe të cilësisë së lartë. Je e tërhequr nga ngjyrat e tokës dhe i vesh natyrshëm edhe kur janë të ndryshuara.

UJORI – اfarë është modestia? Ti nuk këkon as edhe pyetjen pse nuk të intereson të dish atë që të tjerët mendojnë për ty. ثshtë thjesht probelmi i tyre. Në qoftë se vendos të nxihesh pa shenjat e shiritit të kostumit të banjos, del toples pa shumë kokëçarje. Në qoftë se ndodh në plazh që shihen pak topless, ti e vesh edhe me më dëshirë. Të pëlqen të veçohesh nga masa dhe këtë gjë e bën edhe me zgjedhjen e ngjyrave fluorishente dhe me fantazi origjinale. Selfiet shërbejnë si dëshmitarë për veten tuaj.

PESHQIT – Të jetë e vërtetë gjithë kjo modesti që përmban? Në plazh shihesh shpesh e veshur me bikini që thërrasin ngjyrat e detit, tonet jeshile, të kaltër dhe disa herë violetë. E deklaron hapur që toplessin nuk do e përdorje kurrë, por të pëlqen shumë loja e joshjes dhe për të bërë macen e vdekur është e nevojshme të zgjedhësh kostumin e duhur. Dhe kështu rasti e do që bikinit të bien vetë dhe në mënyrë të përsëritur, si me magji. Trekëndëshi dhe brazilianja janë miq besnik.

(gazeta-Shqip.com)
 
Me beri per te qeshur, shenja e ime .. Shigjetari , qenka sollur taman rreth gjoksit : p :mendim:
 
Back
Top