NënDritënEhënës
V.I.P
Peshqit, parashikimi i muajit Mars 2018
Ky është muaji juaj duke e ditur se shumë prej jush kanë ditëlindjen këtë muaj dhe nga pikëpamja astrologjike ky është fundviti sepse jemi në periudhën e shenjës së fundit të horoskopit e cila shënon fundin e kalendarit astrologjik. Ato gjëra që njerëzit pretendojnë të përfundojnë apo të ndjejnë në muain Dhjetor, energjikisht ndjehen tani. Megjithatë, që të mos zgjatem shumë; ky është muaj jashtëzakonisht shumë i fuqishëm për ju. Energjia e muajit për ju në përgjithësi është shumë e ekuilibruar, ose më saktë, edhe pse ka shumë polaritete apo ekstreme, ju do tregoni aftësinë për t’i peshuar mirë gjërat, për të vepruar me mençurinë dhe pjekurinë për të cilën njiheni shumë. Ka mundësi që të bëni udhëtime, ose t’i keni bërë që në fund të Shkurtit dhe tani po jetoni një periudhë me mendjen shumë më të hapur se një muaj më parë. Marsi do ju ndihmojë që të kapërceni shumë dhimbje, edheatë të humbjes së dikujt, atë të një ndarjeje etj. Uluni pak dhe relaksohuni me veten. Këtë muaj do e keni më të lehtë që ta identifikoni veten me një grup të caktuar. Ndoshta filloni një punë të re, ose nëse pozicioni juaj ka qënë i paqartë, do fillojë të qartësohet, po nga java e tretë e muajit. Ky është një nga muajt më të rëndësishëm të 2018 për ju, në mos më i rëndësishmi apo më i fuqishmi. Pra do ndjeheni shumë rehat. Duhet të bëni një ndryshim këtë muaj, duhet t’i jepni fund diçkaje dhe ta pranoni se ka ardhur fundi i një gjëje të caktuar.. Për ata prej jush që kanë kuptuar se kanë qënë pjesë e një lidhjeje e cila ka qënë të paktën emocionalisht, abuzuese apo e mundimshme, tani do i japin fund.
Në javën e parë të muajit mund t’ju duket se përjetoni një tradhëti apo viheni në një situatë ku duhet t’i thoni vetes se duhet të zgjidhni se kë krah të mbroni por në mendjen tuaj do ketë shumë paqartësi, duke patur parasysh se dhe Neptuni ndodhet në shenjën tuaj (planet i mjegullimit të qartësisë mendore) Kjo është periudhë që në përgjithësi ka shumë paqartësi për shkak se Dielli ndodhet në shenjën tuaj dhe energjia e Peshqëve në qiell nuk është pikërisht energjia më fizike apo më e qartë e mundshme, madje përkundrazi. Gjatë kësaj periudhe duhet të përpiqeni që të pranoni atë ekspeirencë që po ju ndodh dhe të mos kërkoni për një përgjigje apo për një qartësi. Cfarë mund të bëni javën e parë? Ndoshta masazh, vrapim, meditim, të provoni të konsumoni gjëra që ju ndihmojnë të detoksifioheni apo të çliroheni prej toksinave. Pra është periudhë për të vlerësuar dhe u kënaqur me të tashmen tuaj, jo për të bërë plane sepse ka shumë mjegull tani. Mjafton edhe thjesht të dëgjoni lajme të sinqerta të nejrëzve të tjerë, kjo do ju relaksojë dhe do i qetësojë ato energjitë tuaja të paqëndrueshme gjatë kësaj periudhe. Mos prisni që të merrni përgjigje të qartë mbi një çeshtje, për shembull nëse dikush është treguar vërtetë i sinqertë me ju apo jo. Mund të mos jetë periudhë e mirë për tu marrë me hetim tani, dhe mos akuzoni shumë, mos mendoni se e kuptoni situatën dhe mund të ngrini gishtin, sepse nuk mendoj se mundeni tani. Mund të ndjeheni të tradhëtuar por edhe pse në fakt kjo nuk mund të jetë realisht situata. Pra në javën e parë, mos provoni t’i rregulloni të gjitha problemet tuaja menjëherë.
Në javën e dytë të muajit do doni që të hetoni, prap dëshira për të gërmuar dhe për të zbuluar të vërtetën është shumë e madhe. Ka mundësi që dikush të përfitojë prej jush, të thithë shumë energji dhe të ndjeni shumë paqartësi. Univesi j’ua bën këtë që ta kuptoni ose të mësoni se nuk duhet të lodheni aq shumë që të zbuloni gjëra, që të shikoni përtej asaj që dikush ju shpreh. Ndoshta njerëzit nuk kanë aq shumë qëllime të fshehura. Nga ana shpirtërore do rriteni shumë, intuita juaj do jetë maksimalisht e zhvilluar dhe ka mundësi që në këtë periudhë t’ju hapet një derë e re në mendjen tuaj apo në botëkuptimin tuaj, por mos harroni se ky është vetëm fillimi, nuk është se bëheni mjeshtër.
Në javën e tretë të muajit mund të doni të zmbrapseni, mund të ndjeheni të bllokuar. ثshtë periudha kur ndodh ekuinoksi i pranverës dhe fillon periudha e Dashit, që për ju është shumë energji e mirë financiare, ndërsa nga ana e brendshme është perudhë shumë e rëndësishme që të dalloni njerëzit që po abuzojnë me energjinë tuaj dhe që marrin shumë më shumë seç ju japin. Mos qëndroni pranë njerëzve që ju thithin energjinë por rrini pranë njerëzve që janë më të ngjashëm me ju. Mos u izoloni shumë javën e tretë të muajit, se tendenca e kësaj jave kështu duket të jetë për ju, por mos harroni që kur zmbrapsemi pak nga bota, këtë duhet ta bëjmë me një qëllim, që të kuptojmë më shumë, veten dhe të tjerët.
Në javën e katërt të muajit ka prap energji të tipit reflektues apo pushues. Mos vozisni kundër rrymës Vlerësojeni veten dhe pëlqejeni veten tuaj. Sigurisht që keni bërë gabime (ndaj vetes gjithashtu) në të shkuarën, por kjo është një periudhë për ta hapur mendjen. Siç është ajo shprehja që në anglisht e njohim të gjithë, që Gjërat që ndodhin në Las Vegas, mbeten në Las Vegas, edhe për ju, Gjërat që ndodhin në muajin Mars, lërini në muajin Mars. Asnjeri nuk ju kupton më mirë se vetja, kështu që kaloni pak kohë vetëm. Nëse nuk ju pëlqen marrëdhënia juaj me dikë të së shkuarës apo të së ardhmes, vijini një tjetër emër apo përkufizim asaj lidhjeje dhe distancohuni. Ndiqni intuitën tuaj. Përgatituni që gjërat që merrni në muajin Mars, t’i përdorni si bazë për një realitet të ri, shumë më të pëlqyeshëm për veten. Qiell të mbarë!