Horoskopi javor

Java: 16-22 janar

Dashi
Ne marredhenien ne cift, kesaj here do jeni shume idealiste. Mendoni se mund t’iu beni balle te gjitha problemeve qe mund t’iu dalin, por gaboheni. Zbrisni me kembe ne toke! Venusi do ndihmoje beqaret dhe do arrijne ate qe kane kerkuar. Nese keni arritur objektivat qe i kishit vene vetes, kete jave do merrni edhe shperblimin e merituar. Te ardhurat do te rriten por ju nuk duhet te shpenzoni menjehere sa te mundni. Persa i perket shendetit, do jeni mjaft dinamike. Fale Marsit rezistenca do jete edhe me e mire. Ata qe kane pasur probleme kronike do te permiresohen. Do beni hapa para ne karriere dhe suksesi do te vije tek ju. Do merreni me shume me familjen!

Demi
Perfitoni nga ambienti i qete qe ekziston ne lidhjen tuaj per t’i paraqitur partnerit idete qe bezdisin, projektet qe nuk iu pelqejne dhe deshirat qe iu mundojne. Dilni nga heshtja e perditshme! Fale Venusit java per beqaret do jete e mire dhe ata do i pranojne me humor te gjitha situatat qe do krijohen. Do jete dite e mire! Ne planin financiar do arrihet mireqenia. Do jeni te afte te shtoni te ardhurat! Fale mjedisit yjor do iu mungoje energjia gjate gjithe javes. Mundohuni te hani ne menyre te ekuilibruar, te flini mire dhe te relaksoheni. Karriera do zere vend te rendesishem. Jupiteri do iu sjelle fat! Nese keni krijuar nje familje do kujdesni me teper per femijet!

Binjaket
Gjate kesaj jave do kete xhelozi ne cift dhe debate, por cdo gje do rregullohet shpejt. Ata qe kane nje lidhje te forte doo kalojne momente pasionante, ndersa ata qe kane probleme do kerkojne nje dashuri te re. Beqaret do takojne nje person te shenjes se demit ose te akrepit. Mos iu besoni shume binjakeve dhe bricjapeve. Mos u mundoni te fitoni para me lojera fati. Parane e mire duhet ta meritoni! Shendeti do jete i mire por ju duhet te luftoni nervozitetin qe do ua prishe gjumin. Mos merrni medikamente! Gjithe puna qe do beni do iu shperblehet kete jave. Mos kerkoni te beni shume gjera njeheresh! Raportet ne familje do jene me te mira sesa kohet e fundit.

Gaforrja
Periudhe mjaft e favorshme per jeten ne cift. Do sqaroni cdo keqkuptim me partnerin dhe nuk do lini hije dyshimi! Bashkepunimi do vendoset ndermjet jush. Beqaret qe kohet e fundit kane vuajtur shume nga vetmia mund te njohin dashurine e vertete dhe ate qe do i rezistoje kohes. Perfitoni! Shpenzimet e papritura do iu bejne te harxhoni edhe parate qe kishit hequr menjane. Analizojeni me kujdes situaten! Nese merrni masat e nevojshme cdo gje do shkoje mire me shendetin. Konsumoni me teper fruta dhe perime te fresketa. Influenca jo e mire e planeteve do iu sjelle veshtiresi ne pune. Mos beni plane dhe parashikime! Jeta familjare do jete e kenaqshme.

Luani
Nese doni te keni mireqenie ne cift duhet me patjeter te qendroni pak larg njerezve te partnerit. Mos i lejoni ata te ndikojne tek jeta juaj! Beqareve do iu buzeqeshe fati. Do iu pelqeje me teper sesa duhet nje mik i vjeter. Periudhe e veshtire ne sektorin financiar dhe nuk do keni shume ne dore per ta regulluar. E vetmja gje qe mund te beni eshte te ulni shpenzimet! Sektori i shendetit do jete i mire dhe nuk do rrezikoni asgje. Atyre qe kane pasur kohet e fundit ndonje infeksion do iu beje efekt mjekimi. Mbeshtetja e Jupiterit tek jeta profesionale do iu beje te hidhni hapa konkrete. Nese jeni shkrimtar apo gazetar do ndiheni me te frymezuar. Ne familje do kete bashkepunim.

Virgjeresha
Ju qe jeni ne cift do keni momente mjaft pasiononte kete jave, por ka rrezik qe te tregoheni me kerkues. Mundohuni ta pranoni partnerin ashtu si eshte! Perspektivat dashurore te beqareve duket te jene te mira. Gjithsesi kjo nuk do te thote qe ju duhet te flini dhe te prisni qe cdo gje te behet vete. Eshte momenti qe ta rishikoni me me kujdes situaten financiare. Beni pak kursim edhe me ujin, dritat, telefonin, etj. Edhe pse do ndiheni paksa te lodhur, nuk duhet te shqetesoheni shume. Kjo eshte shume normale pas nje pune voluminoze. Fale mbeshtetjes se Merkurit ne planin profesional do keni gjithcka qe doni. Do konkretizoni edhe disa projekte. Merruni me teper me familjen!

Peshorja
Ne pergjithesi jeni shume te hapur dhe i thoni gjithcka atij (asaj) qe keni ne krah, por sapo dalin probleme ju mbylleni ne vetvete. Mos e beni kete jave kete gabim! Behuni me te shkathet ju beqare. Turpi do iu beje te humbni nje mundesi mjaft te mire! Ne planin financiar rekomandohet shume maturi. Studiojeni mire buxhetin para se te beni shpenzime. Per te pasur nje shendet me te mire duhet te levizni dhe te merreni me ndonje aktivitet. Do e largoni edhe tensionin! Jeta profesionale do permiresohet. Me te privilegjuarit do jene ata qe punojne ne nje nderrmatrje te madhe apo ne administrim. Do beni goxha hapa para. Bravo! Zgjidhini problemet me familjaret.

Akrepi
Shmangni cdo perballje me partnerin tuaj kete jave sepse atmosfera do jete e ndezur dhe mund te keni edhe debate te zjarrta. Ju beqare nuk duhet te nxitoheni ne kerkimin tuaj. Me shume sesa pasionin do gjeni harmonine. Nese deri me sot nuk jeni treguar te matur ne fushen e financave duhet te filloni kete jave. Do perballeni me situata jo shume te kendshme qe do iu mundojne. Shendeti ne pergjithesi do jete i mire por duhet te beni kujdes nga Saturni i cili do iu beje me te dobet fizikisht dhe menderisht. Jupiteri dhe Urani do iu shtyjne ta permiresoni jeten profesionale. Beni ndryshimet e duhura dhe tregohuni te vemendshem. Ne familje mos u tregoni idealist.

Shigjetari
Jeta juaj ne cift do kete brenda edhe momente pasioni te zjarrte dhe emocione te forta. Plutoni do iu beje qe mos e humbni toruan dhe te tregoheni te arsyeshem. Venusi do iu beje pozitive edhe ju beqareve. Ka mundesi qe gjate kesaj jave te keni edhe dashuri me shikim te pare. Ne planin financiar duhet te kujdeseni te mos e cekuilibroni shume buxhetin. Mesoni te kurseni pak. Marsi planeti i dinamizmit dhe energjise do jete ne anen tuaj dhe asnje planet tjeter nuk do e perkeqesoje shendetin. Nese keni probleme kronike me zemren do keni permiresime. Ne planin profesional do mund te realizoni shume nga projektet tuaja. Ne familje do jete nje jave e qete. Shfrytezojeni!

Bricjapi
Ambienti ne jeten ne cift nuk do jete edhe shume i qete. Mos i flisni atij qe keni ne krah vetem per punen, por lereni veten te lire qe te perjetoni emocione. Per beqaret nuk do kete fare vend per romantizem dhe pasion. Do vendosni arsyen para mendjes kesaj here. Me mbeshtetjen e Venusit nuk do gjeni moment me te mire per te bere transaksione financiare. Rrethanat do jete te favorshme dhe suksesi i garantuar. Ne fillim te javes shendeti do jete i mire por me pas do keni humbje te dinamizmit, do ndiheni te lodhur dhe ne ankth. Ne pune do jeni plot gjalleri dhe do reflektoni mire para se te veproni. Armiku kryesor do jete padurimi! Ne familje mos u beni kapricoze.

Ujori
Te mbeshtetur nga Venusi dhe Marsi do keni nje rizgjim te pasionit ne cift. Monotonia dhe banaliteti qe kishin filluar t’iu rendonin do te marrin fund. Do kete edhe mbremje romantike me qirinj dhe do e shprehni gjithcka ndjeni. Ju beqare nuk duhet te enderroni shume sepse realiteti do iu duket i veshtire. Edhe pse nuk do takoni personin e duhur nuk duhet ta beheni pesimiste. Financat nuk do jene te mira dhe juve do iu duhet te shisni disa sende me vlere per te vazhduar. Tregohuni me te matur! Shendeti nuk do kete probleme, por mos e teproni me ushqimin. Puna do jete e qendrueshme. Do firmosni edhe kontrata. Kujdes me sjelljen kundrejt familjareve!

Peshqit
Edhe per peshqit qe jane ne cift do marre fund kete jave monotonia dhe rutina. Palnetet do iu ndihmojne te perjetoni edhe njehere momente te lumtura. Beqaret do jene te kenaqur nga ajo qe do arrijne. Shfrytezojeni sa me shume cdo dite te javes. Persa i perket rritjes se te te ardhurave mos prisni mrekulli. E vetmja menyre eshte te punoni me teper, me metoda te reja dhe me me shume vendosmeri. Mund te prekeni nga ndonje alergji dhe te keni probleme me frymemarjen. Keshillohuni me mjeket! Pjesa tjeter e shendetit do jete e mire. Ne pune do iu behen propozime te reja. Degjojini keshillat e specialisteve para se te vendosni. Familja mire.
 
Titulli: Horoskopi javor

Ky është Horoskopi javor, nga sot deri në datën 10 janar 2016
DASHI
21 mars-20 prill
Ata qe janë ne një lidhje do ndihen me mire me partnerin dhe do e kuptojnë se e kane pasur gabim për ato qe kane menduar. Vetëm ata qe kane kohe qe kane debate do mendojnë për ndarje. Beqaret do ndihen me mire këtë jave. Do realizojnë takimet e ëndërruara dhe nuk do e ndiejnë me vetminë. Ne planin financiar situata do lere për te dëshiruar dhe kjo për shkak te pamaturisë tuaj me shpenzimet. Për shëndetin do jete periudhe e mire. Do keni imunitet dhe rezistence te mire fizike e morale. Ne pune yjet do ndikojnë pozitivisht dhe do filloni t’i bëni planet me me kujdes. Pas te mërkurës mund te fitoni edhe një pozicion te ri me më tepër te ardhura se me pare. Jeta familjare do jete e kënaqshme.
DEMI
21 prill-21 maj
Jetesa ne çift nuk do jete aq e mire sa ju e kishit ëndërruar. Kujdes duhet bere ditën e marte dhe te mërkurë sepse partneri do jete me nerva dhe mund te këmbëngule për disa gjera. Me mire hapni rruge. Beqaret nuk duhet t’i japin fjalën dikujt apo te bëjnë premtime, por duhet te njihen sa me mire me ta para se te hedhin hapa. Financat duhet t’i menaxhoni me sa me shume përkujdes dhe maturi qe te mundeni edhe pse ne fakt do merrni para nga te afërmit. Për shëndet te mire, mos e teproni me ushqimet dhe mbani dieta atleti. Do e shihni qe do ndiheni sikur keni rilindur. Ne pune do ja dilni mbanë t’i realizoni projektet falevendosmërisë dhe këmbënguljes.
BINJAKET
22 maj -21 qershor
Me ne fund këtë jave do afroheni me partnerin tuaj fale disa projekteve te përbashkëta qe do nisni. Keni për ta pare qe kur bëheni bashke jeni një skuadër e pathyeshme. Beqaret do realizojnë takime te reja ne disa mbrëmje ku do jene te ftuar. Ndonjëherë gjerat qe rrjedhin natyrshëm janë ato me te bukurat e me te veçantat. Ne planin financiar do reflektoni me kujdes para se te hidhni çdo lloj hapi dhe kjo do beje qe te mos keni tronditje. Shëndeti do ketë probleme te vogla. Ditët e para do keni shqetësime nga barku dhe nga shpina. Ne pune mos ecni kuturu, por ua vini njëherë veshin kolegeve te vjetër. Disa mund t’iu japin këshilla me vlere. Jeta familjare do jete e kënaqshme.
GAFORRJA
22 qershor-22 korrik
Ne jetën tuaj ne çift do ketë ndryshime rrënjësore gjate kësaj jave, por çdo gjë do varet nga sjellja e kohëve te fundit. Nëse e keni dashur dhe e keni respektuar partnerin ai do ju beje surpriza dhe propozime për diçka me serioze. Ata qe janë grindur do vendosin te qëndrojnë pak kohe larg.
Beqaret nuk duhet te pranojnë asnjë ftese sepse do lëndohen. Ne planin financiar është momenti te këshilloheni me specialiste qe te mos keni te papritura. Shëndeti do jete disa dite i mire disa dite jo i qëndrueshëm. Nuk keni si t’iu shpëtoni virozave. Ne pune do jeni ambicioze dhe te arsyeshëm. Gjithçka do ju ece me mire nga me pare. Familja e kënaqshme.
LUANI
23 korrik-22 gusht
Mos e gënjeni partnerin tuaj gjate kësaj jave sepse kjo nuk është mënyra e duhur për ta përmirësuar atmosferën. Gjithçka do dale ne drite një moment dhe situata mund te ndërlikohet me tepër. Beqaret do realizojnë takime te papritura, por qe do ua ndryshojnë jetën rrënjësisht. Do kuptoni qe edhe ëndrrat mund te realizohen. Financat do jene goxha te mira, megjithate vazhdoni te shpenzoni me maturi duke menduar edhe për te nesërmen. Gjendja shëndetësore nuk do jete e keqe, madje mund te ndiheni edhe me ne forme se një jave me pare. Ne pune do i besoni inteligjencës dhe intuitës tuaj dhe keni për te arritur majat. Ne familje do ketë ndryshime dhe lajme te reja.
VIRGJERESHA
23 gusht-23 shtator
Do i përkushtoheni edhe me tepër jetës tuaj ne çift gjate kësaj jave dhe do e bëni partnerin te ndihet mire ne çdo moment. Durimi do jete një nga gjerat qe ai do e adhuroje. Për beqaret gjithçka do varet nga sjellja e tyre. Po u treguan te hapur dhe po nuk kërkuan perfeksionin kane për ta gjetur personin e duhur. Gjendja e financave do konsolidohet tej mase. Do jeni me te qete kur te shpenzoni. As shëndeti nuk do ketë shqetësime, përkundrazi do jeni energjike dhe plot imunitet. Ne pune do bëni mire te përqendroheni tek gjerat thelbësore, pasi po u morët me detajet do humbisni kohen kot dhe nuk do e përfundoni ne kohe detyrën e dhënë. Familja e qete e pa probleme.
PESHORJA
24 shtator-23 tetor
Kjo jave do jete shume me ndryshe nga me pare për juve qe jeni ne një lidhje. Do jeni te logjikshëm dhe do i pranoni gabimet qe keni bere. Beqaret do realizojnë takime interesante te cilat kane për te ndryshuar rrënjësisht te ardhmen. Emocionet do shumëfishohen. Financat do jene akoma me te begata fale një trashëgimie qe do merrni. E kishit ëndërruar prej kohesh këtë gjë. Shëndeti për fat te keq nuk do jete i mire. Do keni dhimbje grykesh, dhimbje koke dhe do jeni pa fuqi. Beni vizita tek mjeku dhe merrni kura vitaminash. Ne pune do jeni ekip i forte dhe keni për ta përmbyllur me sukses atë qe keni arritur. Jeta familjare do vazhdoje te mbetet gjithë kohës e mire.
AKREPI
24 tetor-22 nëntor
Nëse jeta juaj ne çift ka kohe qe nuk po shkon ashtu si duhet, kërkoni një mënyrë për ta sqaruar sa me pare situatën. Nëse zgjidhja e fundit është ndarja bëjeni këtë qe te jeni me te qete. Beqaret do afrohen shume me një mik te vjetër dhe nga fundi i javës pritet te ndodhe diçka e veçante. Ne planin financiar duhet vendosur një strategji strikte kursimi. Po vazhduat te shpenzoni do keni probleme. Shëndeti here do jete i mire dhe here me shqetësime. Mire do ishte te fillonin ndonjë diete te lehte, pa e ekzagjeruar. Ne planin profesional do ndërmerrni iniciativa te mëdha dhe do arrini shume afër qëllimit final. As jeta familjare nuk do jete asnjë problem.
SHIGJETARI
23 nëntor-21 dhjetor
Gjate kësaj jave nuk duhet te bini pre e intrigave te disa personave dhe te debatoni ashpër me partnerin tuaj. Xhelozia juaj do jete e pajustifikuar dhe do hapni probleme te kota. Beqaret do kenë takime te rëndësishme dhe shume shpejt do e ndryshojnë edhe statusin. Financat do jene goxha problematike. Filloni menjëherë te ndiqni një strategji strikte sepse vetëm ne këtë mënyrë do ndalnit vështirësitë. Shëndeti do jete paksa delikat. Do keni probleme me gjumin dhe nuk do ndiheni te qete. Ne pune do jeni me te vendosur se kurrë për te arritur atje ku dëshironi. Priten projekte te mëdha. Ne familje gjithçka do shkoje me se miri, mos u shqetësoni.
BRICJAPI
22 dhjetor-20 janar
Qe jeta juaj ne çift te jete sa me e mire dhe emocionuese këtë jave duhet te shtoni dozat e imagjinatës dhe pasionit. Mahniteni atë qe keni ne krah. Beqaret do jene gjate gjithë kohës ne kërkim, por as këtë jave nuk do e gjejnë personin qe kane ëndërruar. Mire do ishte te mos i besonit te gjitha fjalëve te bukura qe do iu thonë disa. Ne planin financiar si gjithmonë do shpenzoni pa maturi dhe situata do vazhdoje te jete e paqëndrueshme. Lodhja e madhe ne pune do sjelle probleme shëndetësore. Jo vetëm qe do jeni nervoze, por mund te keni dhimbje koke dhe shpine. Ne pune do jete jave e ngarkuar. Do bënit mire t’i merrnit gjerat shtruar sepse askush nuk do u dije për nder. Jeta familjare do jete me e mire se me pare.
UJORI
21 janar-19 shkurt
Ambienti ne çift pritet te jete i trazuar dhe i mbushur me debate gjate kësaj jave. Nuk do mungojnë as ofendimet. Kujdes! Beqaret do influencohen njëkohësisht nga shume planetët. disa do iu bëjnë me te hapur e disa te tjerë do iu frenojnë te dilni neper takime. Mire do ishte te ndiqnit zemrën. Financat nga ana tjetër nuk pritet te jene te këqija. Do kryeni transaksione te rëndësishme. Situata shëndetësore nuk do jete ashtu si e prisnit. Mund te ketë luhatje tensioni te cilat nuk duhen neglizhuar për asnjë çast. Ne pune do jeni mjaft te frymëzuar dhe do merrni përgëzime nga shefat. Disa mund te kenë edhe rritje ne detyre. Jeta familjare do iu japë mbështetje ne çdo fushe.
PESHQIT
20 shkurt-20 mars
Do merreni vesh me mire me partnerin tuaj sot dhe do filloni te mendoni me tepër për te ardhmen. Me qetësi dhe dashuri gjithçka mund te kalohet. Beqaret me mire te njihen për disa kohe me personat qe do takojnë sepse po u nxituan kane për t’u zhgënjyer. Për financat do jene dite te paqëndrueshme. Nuk do arrini dot te shpenzoni as për gjerat me elementare. nëse nuk mundeni dot vete. Shëndeti nuk do jete problematik. E vetmja gjë qe mund t’iu beje te ndiheni keq është nervozizmi. Jeta profesionale do ketë me shume vështirësi sesa ju mendonit. Tregohuni me te kujdesshëm dhe rregullojini me qetësi problemet. Jeta familjare do jete si një jave me pare./Horoskopi Shqip
 
Back
Top