Horoskopi i sherrit: Si reagojnë shenjat kur i provokoni keq

Guest2

Antarë i Respektuar
Shiko fotografinë 1428033

Dashi;

E para e punës, nëse nuk keni aq shumë afrimitet, një Dash do t’ju bëjë të ndiheni të vegjël, a thua nuk i intereson fare ajo që keni për t’i thënë. Por nëse e lëndoni një Dash, më mirë shpërnguluni në një shtet tjeter.


Demi;

Një Dem me të vërtetë që e urren debatin për aspekte negative të marrëdhënies me të. I lënë shumë gjëra emocionalitetit ndaj nëse i sfidoni në përballje, mund të shpërthejnë. Por gjithsesi, nuk para u pëlqejnë t’i zvarrisin gjërat dhe herët apo vonë, do t’ju largojnë nga vetja. Në fund, do t’ju japin vetëm shpërfillje.


Binjakët;

Binjakët do t’ju kundërpërgjigjen me një inat aq të fortë, sa nuk do ta kuptoni nga doli. Ata i urrejnë debatet mbi gjëra që s’u interesojnë dhe mund të përfundojnë në të shara vulgare nëse i nxisni. Prisni një tufë të vërtetash të dalin në shesh gjatë sherrit me një njeri të shenjës së Binjakëve!


Gaforrja;

Gaforret i marrin shumë personalisht të gjitha, pavarësisht arsyes pse po debatoni. Ndonjëherë ndjeshmëria e madhe i mbyt, dhe mund t’ia plasin të qarit mu përpara jush. Më vonë do t’ju kërkojnë falje dhe do të gjejnë një mënyrë si ta kthejnë marrëdhënien aty ku ishte. Por nëse nuk jeni të sinqertë kur u kërkoi falje, do t’ju heqin pa asnjë problem nga jeta e tyre.


Luani;

Luani krenar ka tashmë shumë miq që e mbështesin, ndaj ju mund të jeni thjesht një problem mes gjithë mbështetjes që merr. Por edhe nëse ia dilni t’ia vini kundra gjithë miqtë (aka ndjekësit), do të gjejë të tjerë që ta respektojnë, adhurojnë dhe mbështesin.


Virgjëresha;

Një Virgjëreshë as që do t’ia dijë për problemet tuaja, nëse e përfshini edhe atë. Madje përballja me të është e kotë, sepse befas bëhet i pandjeshëm ndaj gjithçkaje. Mbajeni mend: mos e shtyni një Virgjëreshë më tepër se ç’duhet, sepse mund t’ju kthehet në mënyra nga më të papërballueshmet, sapo ju t’i jepni një arsye.


Peshorja;

Peshoret kanë prirjen të shpërndahen nëpër shumë probleme që kanë. Ofendohen tepër lehtë nga diçka që mund t’u thoni. Për të mos dalë hapur, mund të përdorin edhe të tjerët që të përballen me njeriun që u ka shkaktuar shqetësim. Por nuk kanë për ta fshehur ndikimin e tyre, dhe do të dalin hapur nëse ju i akuzoni.


Akrepi;

ثshtë një lojë e rrezikshme me një Akrep; nuk i pëlqen aspak të ndihet i refuzuar, i kundërshtuar apo i shpërfillur. Kështu që mendojeni mirë atë që do t’i thoni dhe si do ta thoni, sepse mund t’ju kundërpërgjigjet duke përdorur pikat tuaja më të dobëta, që ju as që e dinit që i njihte.

Shigjetar;

Shigjetarëve nuk u pëlqejnë sherret, dhe do bëjnë ç’të munden që t’ju shmangin. Mos e merrni si shaka; ata mund të zhduken krejt papritur kur e ndiejnë se po vjen rreziku i një debati. Nëse keni thënë apo bërë diçka që atyre nuk u pëlqen, dijeni se thjesht nuk do të flasin kurrë më me ju, dhe nuk do të përpiqen ta zgjidhin në ndonjë lloj mënyre.

Bricjapi;

Nëse ju humbni kontrollin përpara një Bricjapi, ai mund ta përdorë kundër jush, sepse e shikon si dobësi. Janë shumë dinakë në këtë drejtim, dhe janë gati të bëjnë çdo gjë për të arritur aty ku duan, Nëse u vjen mundësia, nuk humbin kohë dhe e shfrytëzojnë: kini kujdes kur përballeni me një Bricjap.


Ujori;

Ujori do të kërkojë falje nëse ka bërë ndonjë gabim, por ndihet tepër i lodhur për të ndier ndonjë lloj acarimi. Me siguri do të kërkojë të rrijë vetëm, duke ruajtur një lloj diplomacie, për të mos shembur urat e komunikimit. Por mos harroni: nuk kanë frikë t’ju kundërpërgjigjen nëse ju vërtet i nxisni. Nëse kjo ndodh, nuk ju pret diçka e mirë.


Peshqit;

Peshqit përpiqen të shmangin negativitetin mes jush. Madje, mund të kërkojnë falje edhe nëse nuk e kanë vetë fajin, thjesht dhe vetëm që të pajtoheni prapë. Në varësi të çështjes së diskutimit, mund edhe të përfundojnë duke qarë, sepse sherret dhe moskuptimet i bëjnë të ndihen të lënduar.

Shqiptarja.com
 
E dija qe jam shenje e paqes dhe mjaft tolerante,madje di te kerkoj dhe falje edhe atehere kur s'kam gabuar...vec mos me provoko se pastaj kush e pa djallin e nuk u frikesua Lol

Shume i sakte pershkrimi te pakten per sa e njoh veten une...
 
Ujori qe mos qofsha :p

Sa pak me njeh :mah: edhe pse s'kemi lene rrugica kalldremesh duke shetitur e duke ngrene krepa :gjuhe:
 
Gaforrja;

Gaforret i marrin shumë personalisht të gjitha, pavarësisht arsyes pse po debatoni. Ndonjëherë ndjeshmëria e madhe i mbyt, dhe mund t’ia plasin të qarit mu përpara jush. Më vonë do t’ju kërkojnë falje dhe do të gjejnë një mënyrë si ta kthejnë marrëdhënien aty ku ishte. Por nëse nuk jeni të sinqertë kur u kërkoi falje, do t’ju heqin pa asnjë problem nga jeta e tyre.
lol nuk qaj jo :p.
Ama tek e fundit e ka gjet tamam.
 
Bricjapi;

Nëse ju humbni kontrollin përpara një Bricjapi, ai mund ta përdorë kundër jush, sepse e shikon si dobësi. Janë shumë dinakë në këtë drejtim, dhe janë gati të bëjnë çdo gjë për të arritur aty ku duan, Nëse u vjen mundësia, nuk humbin kohë dhe e shfrytëzojnë: kini kujdes kur përballeni me një Bricjap.

Po Bricjapi te merr perpara yshhh , ska ketuuu
 
Virgjëresha;

Një Virgjëreshë as që do t’ia dijë për problemet tuaja, nëse e përfshini edhe atë. Madje përballja me të është e kotë, sepse befas bëhet i pandjeshëm ndaj gjithçkaje. Mbajeni mend: mos e shtyni një Virgjëreshë më tepër se ç’duhet, sepse mund t’ju kthehet në mënyra nga më të papërballueshmet, sapo ju t’i jepni një arsye.


Hhahaahahahhah me lot lol lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top