Dashi
Keni një personalitet shumë dinamik. اdo herë doni të dilni diku dhe të bëni diçka. Asnjëherë nuk doni të rrini kot. Urreni ta kaloni kohën duke ndenjur dhe duke e pritur aventurën apo fatin të vijë tek ju. Në fakt kur keni ide apo plane te reja, nxitoni të filloni sa më shpejt realizimin e tyre. Jeni një udhëheqës i mrekullueshëm dhe vetëbesues. Rreziqet i pranoni me një entuziazëm më të madh. Ju nuk mund të qëndroni indiferent ndaj gjerave të cilat përmbajnë kënaqësi, sidomos ndaj atyre që përmbajnë aventurë. Zakonisht flisni pa menduar shumë dhe pa i analizuar gjërat paraprakisht. Kjo shkakton ofendim te të tjerët, mirëpo sjellja juaj bën që ata të kenë mendim pozitiv për ju.
Karriera: Personat e shenjës së Dashit, të cilët punojnë, nuk duhet të hamenden që ta shfaqin kreativitetin e vet, sepse viti 2012 do të mund t’u sjellë përmirësime të mëdha, edhe pse ndoshta ato nuk do të arrijnë shpejt. Zgjeroni horizontin tuaj dhe bashkëpunimin me bashkëmendimtarët, të cilët, sikur edhe ju, i janë përkushtuar njësoj avancimit në botën afariste. Do të jeni të inspiruar artistikisht dhe emocionalisht nga fundi i prillit deri në mesin e majit.
Njerëz dhe ngjarje të pazakonshme mund t’ju orientojnë në drejtim të ri nga mesi i majit deri në mesin e qershorit. Duhet patjetër të bëni përpjekje më shumë, në mënyrë që të krijoni diçka edhe për veten.
Partneri: Familja përjeton lulëzim këtë vit, posaçërisht gjatë pjesës së dytë të vitit. Personi i shenjës së Dashit gjithmonë është i hapur ndaj ideve, mendimeve dhe propozimeve të reja, ndërsa vullneti, liria, përshtatshmëria e tij i mundësojnë që të nxirret më së miri nga çdo situatë.
Personat e vetmuar të shenjës së Dashit nuk do të duhej të lënë pas dore mundësinë e takimit të rastësishëm, posaçërisht në mesin e vitit, i cili lehtë do të mund të shndërrohet në miqësi të madhe para se të kalohet në dashuri. Këta persona të kësaj e shenje duhet të punojnë në komunikimin dhe në punët sociale këtë vit. Duhet patjetër të mësojnë të sillen pak me takt, kur është fjala për jo aq situata ideale, të cilat mund të shfaqen në marrëdhëniet mes njerëzve. Shpërblimi për këtë do të jenë harmonia dhe paqja në shtëpi apo në punë.
Individët që janë në lidhje dashurie, që janë në punë apo në çështje shëndetësore, mund të jenë shumë afër dashurisë. Ndoshta do të duhet të sakrifikoni diçka, në mënyrë që t’i arrini qëllimet dhe t’i zgjidhni situatat problematike. Ky është viti në të cilin mund ta mësoni shkathtësinë e dialogut, andaj dijen aplikojeni në marrëdhënie të rëndësishme.
Shëndeti: ثshtë e njohur që personat e shenjës së Dashit kanë nivel të lartë energjie, mirëpo shpesh e teprojnë me detyrat dhe obligimet dhe në atë mënyrë rrezikojnë shëndetin vetjak. ثshtë me rëndësi që më shumë të marrin pjesë në aktivitetet në ambient të hapur, posaçërisht gjatë muajve qershor dhe korrik, në mënyrë që të balancojnë nivelin e energjisë në kontakt me natyrën.
Demi
Njerëzit llogarisin që ju t’i kryeni punët me kohë dhe me sukses kur të tjerët dështojnë. Cilësia juaj më e madhe është durimi. Kjo ju bën që të jeni të suksesshëm në të gjitha sferat. Nëse ndonjë person ju tradhton një herë, nuk keni më vullnet të bashkëpunoni me të. Durim i madh gjendet në ju, mirëpo rrallëherë e tregoni. Sidoqoftë, nëse të tjerët ju vënë në situata të padëshirueshme ju dini të tregoni edhe anën tjetër, agresivitetin. Jeta me Demin nuk është çdoherë interesante. Ndonjëherë jeni shumë xheloz, ndonjëherë as që doni t’ia dini për xhelozinë. Ka raste kur ju tregoni se nuk keni vullnet të punoni dhe zakonisht kur jeni në gjendje të tillë është vështirë të filloni.
Karriera: Tremujori i parë i vitit nuk është edhe kohë e mirë për shpenzime dhe ndërmarrje të çfarëdo aktiviteteve të reja afariste. Pa marrë parasysh se me çka merreni, merrni vendim të mençur dhe prisni pjesën e dytë të vitit, e cila do t’ju sjellë situata të këndshme. Me Jupiterin në fushën e Bricjapit do të mund t’ju buzëqesh fati. Shumica nga ju do të kenë apetite të mëdha dhe do të jenë të gatshëm për të rrezikuar dhe në bixhoz. Ndoshta do të jeni të detyruar të prisni gjatë rezultatet apo do të vonoheni në realizimin e qëllimeve tuaja. Këmbëngulësia do t’ju nxjerrë nga kjo situatë.
Partneri: Në saje të ndikimeve negative të Marsit dhe Saturnit, pjesa e parë e vitit 2012 do të jetë stresuese në marrëdhëniet dashurore dhe personale. Mos lejoni që rrethanat e jashtme të ndikojnë në këto marrëdhënie, qoftë në shtëpi, qoftë në punë.
Personat e shenjës së Demit janë të njohur si të zjarrtë, kur është fjala për njerëzit dhe për bindjet të cilat i respektojnë. Mund të jenë të dashur, por të kenë edhe prirje ashpërsie. Këtë vit ato karaktere u shërbejnë personave të këtillë, sepse në një moment personave që i duan do t’jua shfaqin ndjenjat e tyre, gojarisht, me emocione dhe por fizikisht atyre. Gjeni kohë për t’u shoqëruar me familjarë dhe miq, në mënyrë që të pushoni na stresi dhe presioni.
Qofshin të martuar apo beqarë, disa nuk do të mund t’u rezistojnë sulmeve të lidhjes sekrete. Bëhuni të kujdesshëm, sepse kjo do të mund t’ju kushtojë edhe më shumë se që keni menduar. Pajtohuni me fitoret dhe me humbjet para se t’i hyni këtij rreziku. Sivjet do të mund të përfundoni ndonjë marrëdhënie në të cilën janë të përfshira financat e përbashkëta. Për disa do të do të jetë ndarje nga partneri apo nga bashkëpunëtorët e afërt, ndërkaq të tjerët do të vënë kushte partneriteti dhe do të dalin përballë betejave në tandem.
Shëndeti: Orari i plotë i punës dhe obligimet e llojllojshme do t’ju çojnë në lodhje intensive. Personat e shenjës së Demit do të duhej të kenë kujdes në problemet potenciale shëndetësore apo në fatkeqësi të vogla gjatë katër muajve të fundit. Edhe pse jeni zakonisht shëndosh, sivjet kini kujdes me lukthin dhe me mushkëritë. Kollitjen,ftohjen dhe sëmundjet respiratore kuptoni pak më seriozisht.
Binjakët
Të jesh në shenjën e Binjakëve do të thotë se reagoni shpejt ndaj aksioneve, jeni elokuent në të folur, tepër diplomatik dhe burim i pashtershëm i ideve të reja. Mundoheni të bëni çmos që të jeni të kënaqur në jetë. Doni të provoni sa më shumë gjëra që është e mundur. Në çdo moment jeni në kërkim të gjërave të reja që doni t’i bëni. Zakonisht doni të provoni disa gjëra në të njëjtën kohë, ku përfshihen pasionet e ndryshme, lidhjet dhe karriera. Zakonisht hasni në probleme, sepse reagoni shpejt dhe gjykoni në mënyrë të gabuar. Harroni t’i shihni faktet, para se te reagoni. Mosdurimi juaj ndaj të tjerëve që nuk janë të shpejtë sikurse ju, është një mangësi juaja.
Karriera: Ndikimet e planetëve do t’ju ngadalësojnë tempin dhe do t’ju sjellin qetësinë. Në maj do të kaloni nga fjalët në vepra, ndërsa rrethi do t’ju përkrahë. Rrethanat e jashtme do të jenë më pozitive se që keni pritur, kështu që do të ketë raste për fitime. Nxitja e madhe për rritje dhe zhvillimi i karrierës do të ndodhin te ata që janë afër jush, ndoshta te partnerët apo bashkëpunëtorët.
Nga muaji mars deri në fund të qershorit do të mund të ndodhin rritje e të ardhurave dhe e produktivitetit.
Partneri: Binjakët janë të njohur si persona të besueshëm dhe të aftë të nxjerrin atë më të mirën nga të tjerët, andaj e kanë kryesisht të lehtë t’i ruajnë marrëdhëniet. Binjakët pjesën e dytë të vitit do të duhet ta shfrytëzojnë për riparimin e marrëdhënieve të cilat u janë përkeqësuar në pjesën e parë të vitit për shkak të veseve të vrullshme të tyre dhe gjuhës së gjatë.
Jeta dashurore sivjet do t’u jetë më intensive. اështjet e pazgjidhura nga e kaluara po bëhen të rëndësishme. Pa marrë parasysh se çka mendojnë tani, patjetër do të ballafaqohen me disa çështje të rëndësishme në këta dymbëdhjetë muajt në vijim. Do të ndiejnë nevojë të fuqishme për të qenë të pranueshëm! Nevojat tuaja emocionale do të dalin në sipërfaqe dhe do të jenë me më shumë emocione se zakonisht, por do të keni edhe më shumë raste për ta njohur partnerin e ardhshëm. Frustracionet nga e kaluara nuk do t’ju lënë të qetë, andaj do të jeni tepër të padurueshëm në plotësimin e të gjitha dëshirave. Patjetër duhet që t’i tregoni partnerit tuaj se cilat sjellje patjetër duhet t’i ndryshojë, në mënyrë që të përmirësoni marrëdhënien tuaj.
ثshtë me rëndësi që t’u shmangeni situatave që shkaktojnë konflikte. Qetësohuni dhe bisedoni, sepse kjo do të jetë më e mirë se grindja apo ngritja e tensioneve!
Shëndeti: Me gjithë problemet që i kanë, Binjakët do të kenë një vit relativisht të shëndetshëm para vetes. Ekziston rrezik i vogël nga problemet potenciale me tretjen e ushqimit apo me sistemin nervor. Kjo posaçërisht do të zgjatë dy deri tre muaj dhe, sërish në vjeshtë.
Rreziku nga lodhja mendore mund të paraqitet në mesin e vitit, mirëpo relaksimi do të sigurojë balancën e nevojshme!