Horoskopi 2010

Status
E mbyllur për postime të tjera.

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Dashi
Dekada e I 21 - 31 mars
Dekada e II 01 - 10 prill
Dekada e III 11 - 20 prill
Pavarësisht kundërvënies së Saturnit nga shenja e peshores për pjesën më të madhe të vitit, viti 2010 do të jetë për ju një vit shumë i rëndësishëm, i mbushur me kënaqësi për sa i përket jetës profesionale dhe më në përgjithësi sferës sociale, në të cilën më në fund do të arrini ato çka doni pa luftëra të mëdha.
Me fjalë të tjera tani jeni gati të bëni atë që me kohë kishit planifikuar dhe më në fund keni në xhep mjetet e duhura për të realizuar projektet tuaja.
Gjithçka që keni planifikuar do të bëhet, në pjesën e parë të vitit, duke qenë se Saturni, i cili kthehet sërish te Virgjëresha dhe saktësisht nga 7 prilli deri në 21 korrik, do t'ju lërë më shumë hapësirë autonomie dhe do t'ju bëjë t'i bëni gjërat më shpejt nga sa kishit menduar.
Kjo është periudha, në të cilën do të ndiheni sikur keni botën në duar dhe do të kuptoni se mund të guxoni për gjithçka, kjo përkon me javën e fundit të majit deri në javën e parë të qershorit, kur pjesa më e madhe e qiellit është në anën tuaj, kjo ju favorizon aq shumë sa keni shumë raste për të realizuar më në fund një ëndrrën tuaj, për të cilën padyshim do t'ju duhet të punoni me të gjithë forcën tuaj, kërkon një dedikim absolut, sidomos duke nisur nga 21 korriku kur Saturni, duke hyrë sërish në shenjën e Peshores do të kërkojë disa sakrifica të vogla, kjo për të menaxhuar më së miri situatat që janë në duart tuaja.
Kjo pjesë e parë e vitit është veçanërisht e veçantë për të realizuar nevojat, domosdoshmëritë, pasi në këtë moment të jetës suaj jeni të mbushur plot me energji, kjo si nga ana fizike, po ashtu dhe ajo psiqike. Keni aq shumë energji sa mund të bëni mrekulli të vërteta dhe të arrini objektivat pa harxhuar shumë energji.
Keni nevojë të ndiheni aktivë, në lëvizje, pasi planeti i Marsit deri në 7 qershor do të jetë një stimulues i vërtetë dhe do të bëni gjëra që deri tani nuk kishin arritur të gjenin vend në jetën tuaj, ose nuk i kishit realizuar dot për shkak të mungesës së rasteve, burimeve, ose gjithçka tjetër e nevojshme për realizimin e tyre.
Por, siç e thamë dhe më parë, do të jetë pikërisht fusha profesionale ajo që do të jetë prioritare, do të vini në veprim strategji. Janë të mundshme ndryshime, apo ngritje në detyrë, që juve nuk i keni parashikuar fare, në fillim do t'ju lënë të habitur, por më vonë do ta kuptoni që janë një shtytje pozitive për të realizuar qëllimet tuaja në jetë.
Vetëm se duhet të keni parasysh të mos mbështeteni vetë te fati, vërtet vendosja e planetëve në qiell ju ndihmon, por duhet të dini si ta menaxhoni këtë ndihmë.
Pra, është mirë t'u përmbaheni dhe disa rregullave, të ndiqni këshillat që mund t'ju japin njerëz që kanë eksperiencë më shumë se ju, pasi jo gjithmonë duhet të mbështeteni vetë te dëshira e mirë, mbi entuziazmin dhe fatin.
Kujtoni që fati i vërtetë qëndron në faktin të dini të kapni rastin që keni pritur në momentin e duhur.
Hyrja e Jupiterit në shenjën tuaj ditën e 6 qershorit, i cili nga shenja juaj do të dalë vetëm në 9 shtator, bën që vera juaj të jetë e ngarkuar me punë, gjatë të cilës me shumë mundësi do të keni ide gjeniale, kjo falë dhe pse jo gjatë në shenjën tuaj do të hyjë dhe Urani. Ditët rreth 7 gushtit janë ditë që duhet të keni shumë kujdes, pasi mund të bëni gabime të mëdha, gabime që do t'ju bëjnë të përsërisni punën tuaj nga e para.
ثshtë mirë të mos rrezikoni dhe pse mund t'ju duket se para jush keni rastin e jetës, atë për të cilin keni menduar gjithnjë, pasi mund të rezultojë shumë i rrezikshëm, ose jo aq interesant dhe pozitiv sa mendonit.
Në verën e 2010 duhet t'i evitoni teprimet, gjeni mënyrën për të mos u vënë në situata që mund të vënë në dyshim sigurinë tuaj, kjo qoftë nga pikëpamja profesionale, po ashtu dhe atë financiar. Shmangni shpenzimet e mëdha dhe të kota, jeni të kujdesshëm në gjithçka që bëni, firmosni me kujdes kontrata. Duhet të mësoheni të mbani sekret projektet tuaja dhe mund t'ia tregoni gjithë botës vetëm pasi t'i keni realizuar, më parë është mirë të mos flisni, të paktën këtë vit yjet nuk ua këshillojnë.


Jeta sentimentale
Për sa i përket dashurisë, ky vit do të sjellë një seri të rejash, kjo sepse keni një nevojë të madhe të bëni gjëra që deri më tani nuk keni pasur mundësi t'i eksperimentoni. Sigurisht që u janë mërzitur mënyrat e vjetra për të krijuar një lidhje dhe do t'i kërkoni partnerit t'ju ndjekë në mënyrat e reja që ti kërkon të qëndroni bashkë dhe ky ndryshim i juaji për shumë arsye mund të vërë në alarm ata që u duan, aq shumë saqë do të fillojnë të dyshojnë në dashurinë tuaj.
Mos ia mbathni me të katra dhe mbi të gjitha mos u inatosni, por përpiquni t'i bëni njerëzit që u qëndrojnë pranë të kuptojnë që dëshira juaj nuk është për një person tjetër, por për diçka ndryshe nga zakonisht, gjë që ju bën të ndiheni të ekzaltuar vazhdimisht.
Nuk do të jetë e lehtë për ju, pasi forca e libidos që u fal Marsi u dhuron në pjesën e parë të vitit, në jetën në çift, sidomos nëse është një lidhje e vjetër, kërkimi i stimujve dhe ndjesive do të jetë motiv zënieje dhe pakuptimi nga ana e partnerit. Ndoshta duhet të provoni ta përfshini më shumë partnerin në këtë "kërkim" tuajin, por që t'i themi të gjitha ka shumë mundësi që Urani në shenjën tuaj, qoftë dhe momentalisht, mund të bëjë që në verë të mbyllni një lidhje që ka kohë që është zbehur dashuria dhe që pritej vetëm çasti i duhur për t'i dhënë fund përgjithmonë.
Vera është për ju një periudhë veçanërisht e bukur për sa i përket fushës së ndjenjave, gjatë së vilës do të arrini të bëni për vete personat që u tërheqin, pasi do të keni një karizëm të madh që do t'ju ndihmojë të arrini shumë kollaj ata persona që godasin zemrën tuaj. Por, bëni kujdes për të mos u përfshirë seriozisht me premtime që më pas mund të zhduken me mbarimin e verës, mundohuni të jetoni momentin, duke ndërtuar ditë pas ditë një histori që më pas mund të rezultojë ajo e duhura, por këtë gjë do ta mësoni vetëm me kalimin e kohës, e cila do t'ju japë mundësi të njihni anë të ndryshme dhe të errëta që brenda një kohe të shkurtër nuk mund t'i shihni dot.
Periudhë me të vërtetë e fortë për ndjenjat, sidomos nëse jeni duke kërkuar atë lloj eksperience që quhet dashuri-pasion, është periudha nga 7 deri në 31 mars, kur Venusi transit në shenjën tuaj do të krijojë një miksim me të vërtetë shpërthyes dhe ndjellës, aq të fortë saqë këtë mars mund ta quajmë stinën tuaj të vërtetë të dashurisë.
Por, edhe periudha nga 14 qershori deri në mëngjesin e 10 korrikut është shumë me fat në fushën e dashurisë dhe për ato lloj takimesh që zgjasin në kohë, kjo falë takimit të Jupiterit dhe Venusit në shenjën tuaj dhe takimi i tyre do të jetë rreth 15 qershorit, atë ditë mund të pësoni dhe një "goditje të rrufeshme në zemër" vetëm se kjo situatë e favorshme duhet të menaxhohet me një dozë të mirë racionaliteti.
Periudha tjetër e mirë për fushën e ndjenjave është ajo që shkon nga 8 deri në 29 nëntor, moment në të cilin do të jetë shumë e mirë për të vënë në "zjarr" ato ç'ka doni me të vërtetë nga një lidhje. Takimet që do të bëni në këtë fazë të vitit mund të jenë me njerëz më të mëdhenj se ju, ose për një sërë motivesh ju shtyjnë të jeni më të kujdesshëm në sjelljen tuaj dhe t'u vënë përballë llojeve të lidhjeve që fillimisht mund të mos u intrigojnë dhe t'u pëlqejnë. Duhet të dini të keni durim dhe surprizat nuk do të mungojnë në fund.


Familja
Klima në familje për gjithë vitin 2010 do të jetë shumë e lëkundur dhe do t'ju kërkojë një kujdes dhe disponibilitet më të madh, sidomos kjo në lidhje me njerëzit e moshuar, që në disa momente mund edhe t'ju krijojnë një pengesë për ambiciet dhe realizimet personale. Jini racionalë për gjithçka dhe do të kuptoni që më pas do të jetë shumë më e lehtë për të arritur atë çfarë dëshironi.



Shëndeti
Marsi duke u ndalur te shenja e Luanit do t'ju dhurojë shumë energji deri në mëngjesin e 7 qershorit, për sa i përket shëndetit dhe mirëqenies psikofizike do të ishte mirë t'i paraprinit dhimbjeve të shpinës dhe të dhëmbëve, kjo sepse kundërvënia e Saturnit mund të sjellë ndonjë problem të vogël në këto organe. Për ta mundur me këtë planet jeni më të shkathët dhe bëni një kontroll, pasi do t'ju japë siguri dhe do t'ju mbrojë nga kurimet që nëse nuk i bëni tani, më vonë do jenë mjaft të zgjatura në kohë.
 
Titulli: Horoskopi 2010

Demi
Dekada e I 21- 30 prill
Dekada e II 01- 10 maj
Dekada III 11- 20 maj 2010 për ju do të jetë një vit zhvillimesh, sidomos në planin profesional, të ideve dhe të të jetuarit të jetës në mënyrë të ndryshme nga sa e keni jetuar deri tani, me më shumë dinamizëm dhe shpejtësi, aq shumë sa do të merrni rezultate shumë të dukshme.
Në fakt, për periudha të gjata të vitit do të jeni të mbrojtur nga Mërkuri, i cili do t'ju ndihmojë të bëni zgjedhjet e duhura dhe të komunikoni në mënyrë më të drejtpërdrejtë, të vendosur dhe sidomos të shpejtë, për të arritur të menaxhoni gjërat që ju interesojnë më shumë, ndryshe nga si keni vepruar në të shkuarën, duke habitur shumë ata që ju rrinë pranë dhe ju njohin shumë mirë.
Dy periudhat, në të cilat Mërkuri do të jetë për një kohë të gjatë aleati juaj janë këto: nga 2 prilli deri në 10 qershor dhe nga 27 korriku deri në 3 tetor.
Përfitoni nga ky hark kohor për të menaxhuar më së miri afatet tuaja administrative, për të zgjidhur probleme me natyrë ligjore, për të programuar një investim afatgjatë, por sidomos për të sqaruar përgjegjësitë tuaja në një projekt, apo në ambientin e punës ku ju punoni, duke evituar kështu të merrni mbi supe gjëra që nuk u përkasin.
Mërkuri do t'ju bëjë të jeni të prirur për ndryshime, për të bërë dredhi, por edhe të bëni shumë gjëra njëkohësisht, gjë që në përgjithësi nuk e bëni dot dhe u vë në ankth.
Nga 18 prilli dhe 12 maji mundohuni të shmangni firmosjen e kontratave, të merrni pjesë në projekte të reja, të blini gjëra të rëndësishme, pasi mund të rezultojnë investime të këqija në të ardhmen, mund të kenë zgjatje burokratike, ose pengesa që nuk do t'i bëjnë gjërat e lehta. Në këtë hark kohor, nëse mundeni, përqendrohuni në çlodhjen totale të trurit dhe vëzhgoni me kujdes atë çfarë ndodh rreth jush, pa u shqetësuar shumë për të tjerët, duke u bërë edhe pak të pandjeshëm përballë problemeve të jashtme dhe të shtyni për në mes të muajit maj çdo iniciativë.
Kini parasysh që gjithnjë në periudhën prill-qershor, sidomos nëse jeni të lindur në dekadën e tretë, mundeni që sërish të mbështeteni te Saturni, i cili do të rikthehet në shenjën e Virgjëreshës dhe do t'ju japë aftësinë për të përcaktuar atë që u intereson vërtet, duke caktuar një herë e përgjithmonë atë që është prioritare në jetën tuaj, sidomos në fushën profesionale.
Ky qiell, mund të jetë shumë i favorshëm për të krijuar një raport të mirë me fëmijët, motrat e vëllezërit, apo miqtë, duke rigjetur një harmoni, e cila kishte humbur në muajt e kaluar.
Ndërsa periudha nga fundi i korrikut dhe fillimi i tetorit, kur Mërkuri do të jetë në një distancë 120 gradë nga Virgjëresha, është veçanërisht një periudhë e përshtatshme për të udhëtuar, për të zbuluar interesa të reja, të bëni njohje që mund të bëhen të nevojshme në aspektin profesional, kjo dhe sepse duke mos pasur më Marsin te shenja e Luanit do të jeni më pak të irrituar.
Këtë verë, sidomos në muajin gusht, nëse keni punë mos u tërhiqni dhe shtyjini projektet për pushime, pasi mund të gjenit një ambient pune shumë të përsosur, të aftë të kënaqin vetëvlerësimin tuaj, sidomos duke nisur nga ditët e para të shtatorit, ku Jupiteri është shkëputur nga shenja e peshqve, do t'ju lejojë të merrni shumë mirënjohje dhe të arrini rezultate shumë të kënaqshme.


Jeta sentimentale
Po në gjithë këto impenjime në fushën sociale dhe atë profesionale, do të ketë hapësirë për dashurinë? Sigurisht që po, edhe pse më shumë se në një rast do të jeni të detyruar të bëni sakrifica të mëdha për të bërë dy gjëra bashkë, veçanërisht në pjesën e dytë të vitit, dhe saktësisht nga 8 shtatori kur Venusi duke hyrë në shenjën e Akrepit do t'ju mbështesë deri në fillim të vitit 2011.
Në pjesën e parë të vitit dhe saktësisht deri në mëngjesin e 7 qershorit keni Marsin, i cili nga shenja e Luanit formon një paralel me diellin, duke bërë lidhjet miqësore dhe lidhjet sentimentale të lëvizshme, pasi të themi të vërtetën jeni ju që do të jeni të paqëndrueshëm dhe më pak të ndjeshëm se zakonisht për të gjitha ato gjëra që nuk ju pëlqejnë te partneri, dhe nuk do të mundoheni të gjeni një rrugë të mesme.
Kini parasysh, sidomos nëse jeni të lindur në dekadën e tretë, Neptuni ju pengon të keni një vizion të qartë për gjithçka. Do të ishte më mirë të mos bëni zgjedhje të gabuara dhe përfundimtare të shtyrë vetëm nga një moment të mbytur nga stresi i punës. Këshilla është të përpiqeni gjithnjë të gjeni dialogun, por pa bërë dialogë që nuk të çojnë në një rrugë zgjidhje: mos kini frikë të shprehni pakënaqësitë tuaja, atë çfarë ju mungon në lidhjen tuaj në çift dhe nxirrni në pah atë çfarë dëshironi në të vërtetë, pa pasur frikë se mund të ofendoni ndjeshmërinë e personit tjetër, pasi ndonjëherë mosthënia e gjërave mund të shkaktojë më shumë dëm, se ato të meta që thuhen me zemër dhe me sinqeritet.
Megjithatë, stina juaj e dashurisë fillon pasditen e 31 marsin, kur Venusi hyn në shenjën tuaj, duke qëndruar deri në orët e para të 25 prillit. Gjatë kësaj periudhe do të jeni shumë tërheqës dhe të aftë të ndillni ata që ju rrethojnë, por në të njëjtën kohë do të arrini të bëni takime të reja, të cilat do t'ju ngacmojnë egon dhe do t'ju ngrohin zemrën, duke ju bërë të ndiheni protagonistë absolutë të jetës suaj, duke u shtyrë të bëni ndonjë ngatërresë të vogël, e cila do të jetë një adrenalinë e vërtetë, gjë që nuk mund të mos ju bëjë të ndiheni mirë.
Takimet e bëra mes 15 dhe 16 prillit mund të kenë diçka magjike, gjëra si martesa, të celebruara në këtë ditë, apo dhe nisje e një bashkëjetese.
Një tjetër periudhë veçanërisht e begatë për sa i përket ndjenjave është ajo mes 10 korrikut dhe orët e para të 7 gushtit, kur Venusi u bën veçanërisht të ndjeshëm, duke u bërë shumë pasionantë, flirtues, romantikë, që do t'i bëjnë netët verore me të vërtetë të "nxehta". Shumë nga ju gjatë kësaj periudhe mund të provojnë eksperienca të ndryshme nga zakonisht.


Familja
Familja në këtë 2010 do të jetë veçanërisht e kujdesshme në raportet me motrat dhe vëllezërit, sidomos nëse janë të vegjël, me kushërinjtë dhe me fëmijët. Do të jenë pikërisht fëmijët ata që do të kenë një rol kryesor në menaxhimin e familjes dhe që do të kërkojnë më shumë kujdes nga ju dhe pjesëmarrje në jetën e tyre. Duhet të jepni prova që jeni në gjendje të duroni tekat e tyre, madje dhe akuzat e sulmet që ndonjëherë do të jenë edhe të pajustifikueshme: përpiquni të jeni sa më të qëndrueshëm dhe shmangni përballjet, lëreni të kalojë inati i momentit dhe më pas jepni këshillat e nevojshme.


Shëndeti
Për sa i përket shëndetit do të bëni mirë të mbani nën kontroll gjithçka për sa u përket infeksioneve, probleme të lidhura me dieta të çrregullta, me pasoja të irritimit të zorrëve dhe sidomos të keni kujdes nga alergjitë dhe t'i parandaloni ato, pasi sistemi juaj imunitar mund të jetë aq i pambrojtur, saqë mund t'ju shkaktojë ndonjë shqetësim më shumë se zakonisht.
 
Titulli: Horoskopi 2010

Binjakët
Dekada e I 21- 31 maj
Dekada e II 01- 10 qershor
Dekada e III 11- 21 qershor
Ka ardhur momenti të ndërtoni, të konkretizoni, për t'i vënë në zbatim me të vërtetë idetë tuaja, potencialet që këto vitet e fundit kanë mbetur disi të bllokuara, pasi më në fund do të keni rastin për t'i dhënë një zhvillim vendimtar jetës suaj, edhe pse, asgjë nuk do t'ju dhurohet dhe çdo hap përpara do të jetë i fituar me anë të aftësive tuaja, të arritura këto veçanërisht nga kuraja juaj, nga dedikimi dhe përkushtimi që do të bëni për të arritur atë ç'ka është prioritare në jetën tuaj. Pikërisht për këtë do të jeni krenarë dhe do të kuptoni se është shumë më e lehtë, nga ç'ka mendonit.
Në fakt, për shumë nga ju ka raste të mira për të parë të realizuara, brenda këtij viti, sidomos në gjysmën e dytë, ato projekte që i keni mbajtur në zemër prej shumë kohësh dhe që tani janë gati, për t'i jetuar si protagonist absolut.
Nuk ka një fushë të veçantë në jetë, në të cilën do të shkëlqeni, në kuptimin që çfarë do lloj gjëje do jetë në prioritetet tuaja.
E vetmja këshillë që yjet ju japin, është ajo që të mos i harxhoni energjitë tuaja në shumë fusha dhe të vazhdoni të punoni për secilin projekt me radhë, pa e lënë veten të përfshiheni nga euforia krijuese, e cila u shtyn të realizoni shumë, por jo gjithnjë për më të mirën.
Saturni që ka hyrë te Peshorja ju sjell më shumë harmoni dhe kjo do t'ju ndihmojë të merrni përgjegjësi në mënyrë serioze, por pa kërkuar çmime të larta siç ka ndodhur në të shkuarën, të cilat ju kanë bërë të kaloni momente ankthi dhe pasigurie, disa prej të cilave i mbartni ende nga viti i kaluar (2009).
Nga pasditja e 7 prillit deri në 21 korrik, Saturni hyn në shenjën e Virgjëreshës dhe kjo do t'ju bëjë t'ju lindin disa dyshime për atë çfarë jeni duke bërë, duke u vënë madje dhe në një ankth të madh, ose duke u bllokuar momentalisht projektet tuaja, por kjo vetëm do të shtyjë kohën e realizmit të projekteve, të cilat menjëherë sapo të zgjidhen do të keni rrugën e hapur për çdo projekt tuajin të mundshëm.
Kujtoni që nuk do të kthehen kohët e errëta të viteve të shkuara, pasi në të njëjtën kohë do të keni Jupiterin në një paralel me Dashin, i cili ju bën alegro dhe jua ndez shumë klimën përreth jush dhe do t'ju falë optimizëm, i cili do t'ju bëjë të mbani gjithnjë lart vetëvlerësimin dhe dëshirën për të ecur përpara në programet tuaja.
Për sa i përket sferës profesionale ka shumë mundësi që kjo vendosja e yjeve të vitit 2010 mund t'ju bëjë shumë pozitivë për t'i dhënë një zhvillim konkret jetës suaj të punës, ndoshta për të vënë në "kantier" projekte të reja, për të konsoliduar ide, për të nisur bashkëpunime që me kalimin e kohës do të bëhen gjithnjë e më shumë frytdhënëse dhe të pasura me kënaqësi personale.
Vetëm duhet të bëni kujdes të madh gjatë qëndrimit të gjatë të Mërkurit në shenjën e Demit (nga 2 prilli deri në 10 korrik), i cili duke koinçiduar me rikthimin e Saturnit te Virgjëresha, për të cilën folëm më sipër, mund t'ju krijojë përplasje të brendshme, duke ju vënë përballë situatave të papëlqyeshme me njerëz që janë të aftë të bëjnë gjithçka për t'ju krijuar pengesa. ثshtë e rëndësishme që të mos e lini veten të bini "pre" e këtyre ngjarjeve dhe të vazhdoni drejt rrugën tuaj, duke pranuar të merrni edhe ndonjë përgjegjësi më shumë dhe ndoshta të largoheni në mënyrë të vendosur dhe përfundimtare ata që ju vihen kundër, pasi në fund të fundit nuk do të jetë ndonjë humbje e madhe t'i mbani larg këta njerëz.
Rruga juaj në realizimin e ideve dhe projekteve nuk do t'ju kursejë krijimin e zilive, kjo edhe për pjesën e dytë të vitit, sidomos mes fundit të korrikut dhe fillimit të tetorit, kur Mërkuri i vendosur në një paralele me shenjën e Virgjëreshës duket se do t'i ngadalësojë planet tuaja dhe shpesh do t'ju vejë përballë të papriturave të mërzitshme, të cilat duhen zgjidhur me shpejtësi, dredhi dhe inteligjencë, të cilat nuk ju mungojnë dhe për fat të mirë jeni njerëz që nuk dorëzoheni kurrë.
Por, pavarësisht gjithë këtyre pengesave, do të shihni se në bilancin e fundit të vitit, fusha profesionale do të jetë mbyllur me shumë aktivitete dhe me shumë perspektiva të mira, të cilat mund të rriten në të ardhmen, sidomos, nëse keni investuar për ato që janë me të vërtetë interesat tuaja, pa u përzier në gjëra që nuk ju përkasin dhe që ka shumë mundësi që asnjëherë nuk do t'ju sjellin favore.


Jeta sentimentale
Ndërsa sfera e ndjenjave do të jetë shumë e gjallë dhe për shumë prej jush mund të vijë momenti të merrni rolet tuaja, për të bërë zgjedhje përfundimtare, si mund të vendosni datën e martesës, e shtyrë prej kohësh prej justifikimeve të ndryshme, ose do të nisni një bashkëjetesë me partnerin tuaj, pa qenë e nevojshme që ta bëni zyrtare lidhjen. Gjithashtu, nuk përjashtohet mundësi që ndonjë nga ju të shtojë familjen, ose me ardhjen në jetë të një fëmije, ose të martohet.
Por, pavarësisht kësaj, në këtë vit të ri do të ndjeni shumë nevojën për t'ju ndierë të sigurt në një lodhje të qëndrueshme, dhuratë kjo e Saturnit, i cili gjendet te Peshorja, për t'i bërë të qarta synimet tuaja për sa i përket fushës së ndjenjave dhe të zbuloni që jeni tip familjar më shumë nga sa e kishit menduar më parë, duke shijuar kënaqësi dhe gëzime që disa muaj më parë dukeshin pa vlerë dhe nuk ishin tërheqëse për ju.
Do të bënit mirë të ndanin gjërat e së shkuarës, të gjitha ato gjëra që nuk ecin më në lidhjet që vazhdoni dhe doni ti çoni përpara, gjëra nga të cilat nuk përjashtohet mundësia e kthimit te dashuria e vjetër, lidhje që e keni mbyllur pa u menduar mirë, ndoshta ngaqë ende nuk e ndjenit veten aq të pjekur sa të pasur një lidhje të vërtetë dhe të përgjegjshme. Mos kini frikë t'i riktheheni të shkuarës, pasi asnjëherë tjetër sesa në vitin 2010, dhe sidomos mes prilli dhe korrikut, nuk mund të keni mundësinë për të pasur raste më të mira në fushën e ndjenjave, duke u dhënë mundësinë të ringjallni jo vetëm fushën e ndjenjave, por mbi të gjitha t'ju rizgjojë magjinë që keni në shpirt, duke u shtyrë të eksperimentoni forma dashurie të reja dhe më të rafinuara.
Shansi i parë, për t'i parë të realizuara ato çfarë u thanë më lart do t'ju jepet në fillim të vitit, kjo falë kalimit të Venusit tek Ujori dhe më saktësisht në pasditen e vonë të 18 janarit deri në mëngjesin e 11 shkurtit.
Por, stina juaj e dashurisë nuk mbaron këtu, ajo vazhdon duke nisur nga 25 prilli deri në 19 maj: është pikërisht kjo periudha gjatë së cilës do të gjeni përgjigje për shumë dyshime tuajat, me shumë mundësi do të takoni njerëz më të mëdhenj se ju që do të dinë t'ju dhurojnë emocione të bukura dhe do t'ju bëjnë të stabilizoni jetën tuaj, për sa i përket sferës së ndjenjave, aq shumë sa që edhe vetë nuk do arrini ta besoni. Dhe është pikërisht kjo periudha kur mund të rindizen flakët e shuara, të cilat këtë herë mund t'ju stabilizojnë dhe t'ju dhurojnë qetësi shpirtërore, e cila në të shkuarën ju ka munguar.
Më në fund Venusi do të jetë sërish aleati juaj dhe kjo do t'ju bëjë të jeni shumë tërheqës, ndërsa duke nisur nga 7 gushti dhe deri në pasditen e 8 shtatorit, Venusi në një paralel me Peshoren do t'ju dhurojë një sharm të veçantë, të cilit vështirë se mund t'i rezistohet.


Familja
Familja kërkon, në këtë 2010, një kujdes të veçantë dhe përkushtim në lidhje me njerëzit që janë më të mëdhenj se ju, pleqtë, që për arsye të ndryshme do të duan kujdesin tuaj. Pavarësisht peshës dhe përgjegjësisë që mund të kërkojë një impenjim i tillë familjar, për ju do të jetë një motiv për pasurim njerëzor dhe ndjenjash.


Shëndeti
Shëndeti kërkon më shumë kujdes, një përkujdesje e veçantë për problemet e mëlçisë, pasi është organi që e ndien më shumë peshën e një sërë sjelljesh dhe zakonesh të gabuara të ushqyeri në vitet e kaluara dhe që tani i keni të vështira për t'i ndrequr.
Evitoni teprimet në periudhën e verës dhe tregoni më shumë kujdes ndaj sinjaleve që vijnë nga trupi juaj, pasi do jenë një mënyrë e mirë për të kuptuar nëse ka diçka që nuk shkon.
 
Titulli: Horoskopi 2010

Gaforrja Dekada e I 22 qershor- 01 korrik
Dekada e II 01- 12 korrik
Dekada e III 13- 22 korrik
2010 është një vit, në të cilin duhet të mësoni të jeni më të kujdesshëm për gjërat që bëni, të thoni atë që mendoni realisht pa harxhuar kohë, duke pyetur të tjerët nëse ajo që thoni i lëndon, por mbi të gjitha është e nevojshme që të mbani përgjegjësi të plotë të jetës suaj, në të gjitha këndvështrimet, duke lënë mënjanë moralizma dhe ndjenja faji, duke vepruar si njerëz të rritur dhe të përgjegjshëm, në mënyrë praktike dhe konkrete.
Me fjalë të tjera ka ardhur momenti për të punuar për veten tuaj, për të rifituar terren për gjërat që deri më tani i keni lënë pas dore, ose i keni lënë mënjanë, duke pritur kush e di se çfarë. Duhet menjëherë të përvishni mëngët dhe të filloni të veproni me vendosmëri, duke bërë të qarta ato që për ju janë objektiva për t'ju arritur, duke bërë një plan të qartë dhe të caktuar mirë të qëllimit që doni të arrini, pa ua lënë të tjerëve në dorë realizimin e gjërave që keni për zemër.
E gjitha kjo, sigurisht që do të kërkojë sakrifica, heqje dorë nga gjërat që për ju janë të rëndësishme, por Saturni, (që për pjesën më të madhe të vitit do të jetë përqendruar te shenja e Peshores), atë që jua merr, jua kthen më vonë bashkë më interesat, pastaj Jupiteri në një distancë këndore 120 gradë nga shenja e Peshqve, duke nisur nga orët e para të 18 janarit do të jetë aleati juaj, dhe pas kësaj nuk duhet të prisni shumë për të ribërë, atë gjë nga e cila kishit hequr dorë.
Pra, do t'ju duhet shumë të punoni në të gjithë ato sektorë të jetës, të cilët i keni lënë pak pas dore kohët e fundit, nuk jeni kujdesur ashtu si duhet dhe që tani janë të mirë përcaktuara.
Por, cila është fusha e jetës, në të cilën duhet të veproni më shumë? Në të vërtetë nuk ka, në kuptimin që do jeni ju vetë që do vendosni se cila do jetë parësore, ose më mirë akoma do jetë afti juaj ai që do ta caktojë, që do t'ju adresojë atje ku keni një boshllëk, një mungesë, një vuajtje.
Për shumë nga ju në plan të parë do të jetë familja, dhe prindërit në veçanti dhe ka shumë mundësi që të merrni më shumë se 1 përgjegjësi, duke zgjidhur një herë e mirë dhe konfliktet që keni brenda familjes.
Asnjëherë më parë si në këtë vit, ka mundësi të zgjidhësh, madje dhe të arrish të gjesh strategji të ndryshme për të qëndruar pranë me figurat e rëndësishme të jetës suaj familjare, dhe të rikuperoni pjesën më të madhe të kohës të humbur mbas vuajtjeve të kota, duke nisur një këndvështrim më autentik dhe dashamirës.
Në këtë punë do t'ju ndihmojë Jupiteri, i cili ndikon në jetën tuaj familjare dhe do t'ju ndihmojë të mbyllni pozitivisht çështjet që i përkasin një të shkuare të dhimbshme dhe të rikuperoni emocionet, të cilat mendonit se nuk do t'i ndienit më kurrë.
Ka një datë gjatë të cilës duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm, dhe kjo ditë është 7 gushti, sidomos nëse jeni lindur në dekadën e parë, pasi në qiell do të formohet një kryq i madh në shenjat kardinale, në të cilën do jenë të përfshira plot 7 planetë. Do të jetë një moment i vërtetë diskutimi, ku mund të ndodhin ngjarje shumë të forta, të cilat do t'i japin jetës suaj një kuptim ndryshe, duke u shtyrë në territore që asnjëherë më parë nuk i keni eksploruar. Mos kini frikë, mos e lini vetën të përfshiheni nga frika e fillimit dhe besojini rrugëve të fatit, pasi do të drejtoheni drejt një vetëdije tjetër dhe drejt një maturimi ndryshe, i cili do të ndodhë nëpërmjet provave mjaft të forta, por jo tërësisht negative.


Jeta sentimentale
Por, edhe jeta emocionale do të kërkojë shumë energji dhe impenjim, duke ju vënë përballë sfidave shumë të vështira, duke ju vënë përballë raporteve fillimisht shumë të vështira për t'ju drejtuar dhe për t'ju ndërtuar, ose duke ju vënë përballë vendimeve shumë të përcaktuara, nëse jeni çift, që ju shtyjnë të merrni një pozicion, të cilat mund të shtojnë vuajtjen dhe gjendjen e keqe emocionale.
Për shumë nga ju, veçanërisht nëse jeni të lindur në dekadën e parë, mund të jetë rasti të bëni një takim me një njeri më të madh se veten, ose që menjëherë do t'ju kërkojë të merrni përsipër përgjegjësi të mëdha, sidomos nëse jeni me të vërtet të motivuar për të krijuar familje dhe të hiqni dorë nga ato iluzionet romantike që vitet e fundit u kanë mbajtur larg një historie serioze, e cila mund t'ju rezervonte dhe planet për të ardhmen.
Por, edhe nëse jeni çift, duhet me patjetër të sqaroni atë çka dëshironi me të vërtetë dhe më pas të merrni përgjegjësitë tuaja, të mos i kaloni partnerit përgjegjësi për gjithçka ndodh, pasi siç e thamë dhe më sipër, ky është viti perfekt që ju të bëni protagonistin e jetës suaj. Pra, nëse duhet të përcaktoni një herë e mirë të ardhmen e një lidhjeje të gjatë prej kohësh, do ta bëni në mënyrën më të mirë, duke vlerësuar të mirat dhe të këqijat, ndoshta duke kërkuar edhe ndihmën e një mikut tuaj, por ama duhet t'i jepni zgjidhje përfundimtare këtij problemi, sepse sa më shumë të kalojë koha, aq më i madh do të bëhet ky problem.
Pavarësisht kësaj, dashuria rezervon gjithsesi momente me të vërtetë të bukura në shumë periudha të vitit, duke nisur nga 11 shkurti deri në mëngjesin e 7 marsit, kur Venusi, bashkë me Jupiterin do të jenë në një kuadrat me shenjën e peshqve, duke sjellë në jetën tuaj raste takimesh me të vërtetë të shkëlqyera, por edhe rikthime të mundshme flakësh, të cilat për shumë arsye do të rihapin skenare romantike, por do t'ju fusin dhe në mendime, do të duhet t'i bëni llogaritë një herë e përgjithmonë, me fantazmat e së shkuarës, gjë e cila do t'ju ndihmojë të kaloni nostalgjitë, gjëra që nuk mundët t'i thonit, apo të jetonit dhe gjithçka tjetër që kishte mbetur pezull dhe që më në fund do të gjejë një zgjidhje.
Stina më e mirë e dashurisë për ju është nga 20 maji deri në orët e para të 14 qershorit, kur Venusi do të kalojë në mënyrë transitore në shenjën tuaj, duke ju favorizuar në nisjen e dashurive të reja, ose asaj lidhjeje që keni do t'i japë një dozë të mirë pasioni dhe romanticiteti. Ekziston mundësia e disa çasteve magjike, surreale, me njerëz që mund të vijnë nga larg dhe që në një farë mënyrë trondisin rutinën tuaj të përditshme.
ثshtë kalimi i Venusit tek Akrepi nga 8 shtatori deri në fillim të vitit 2011 ( përveç një pauze mes 8 tetorit dhe 19 nëntorit) që do të sjellë pasione të mëdha, dashuri tronditëse dhe një sensualitet të madh, të cilat do t'ju lejojnë të bëni për vete botën dhe atë që pëlqeni me të vërtetë, duke e pritur vitin 2011 të lumtur, të plotësuar nga një dashuri e cila me siguri do dijë t'ju bëjë të lumtur dhe të sigurt në emotivitetin tuaj.


Familja
Në familje klima do të jetë përgjithësisht e qetë, madje për ndonjë prej jush ky vit mund të ketë rezervuar surpriza të këndshme, duke sjellë një pjesëtar të ri në familje. Vëmendja juaj do të jetë e përkushtuar drejt prindërve këtë vit, do të jenë pikërisht ata që do të kenë nevojë për mbështetjen tuaj, si financiare, ashtu dhe shpirtërore. Nëse keni çështje pronash, apo trashëgimish të lëna pezull, ky vit duhet të cilësohet si një vit i mbarë për t'ju dhënë zgjidhje këtyre problemeve.


Shëndeti
Për sa i përket shëndetit duhet të bëni më shumë kujdes për dhëmbët dhe kockat, dhe sidomos për shpinën tuaj, pasi nëse nuk merrni përgjegjësi që nuk ju takojnë dhe nëse bindeni që të mbani gjithçka nën kontroll, do të jetë pikërisht shtylla kurrizore ajo që do t'ju bëjë të jeni të kujdesshëm, për këto probleme duhet të keni kujdes të veçantë, sidomos gjatë periudhës të verës.
 
Titulli: Horoskopi 2010

LUANI

Dekada e I 23 korrik- 02 gusht
Dekada e II 03- 12 gusht
Dekada e III 13- 23 gusht
Pjesa e parë e vitit, dhe ekzaktësisht deri në mëngjesin e 7 korrikut, sheh Marsin, planetin e përditshmërisë suaj, duke qenë se do të ndalojë në shenjën tuaj për një kohë shumë më të gjatë se zakonisht.
E gjitha kjo do të thotë që do të keni në anën tuaj një rezervë të madhe energjie, sa fizike, aq edhe mendore dhe një dëshirë të madhe për të bërë, për të realizuar, dhe për të pasur bashkëpunëtor Saturnin, i cili do të qëndrojë gjatë në shenjën e peshores. Kjo nuk do të jetë shumë e vështirë, sidomos nëse do arrini të mos harxhoni potencialin tuaj në investime faraonike dhe që në vetvete nuk kanë një qëllim në realitet.
ثshtë mirë të përvishni mëngët dhe të nisni me rregull, duke i marrë gjërat me radhë, për të mos u përfshirë në "beteja" të kota, të cilat vetëm mund t'ju bëjnë të humbisni kohë për gjërat që doni të realizoni me të vërtetë.
Në fakt, është e nevojshme, sidomos nga 2 prilli deri në 10 qershor, të mos merreni me polemika, rivalitete, prova force dhe fuqie.
Sigurisht që nuk do të mungojnë mendimet ndryshe, vonesa, ndryshime programesh, por më mirë se sa të inatoseni dhe të kundërviheni kundër të gjithëve dhe gjithçkaje, mundohuni të kuptoni çfarë mund të bëni mirë, si mund të përfitoni në një ngjarje të paparashikuar, që në vend që t'ju vonojë për të realizuar gjërat që keni për zemër, mund të rezervojë surpriza të këndshme dhe t'ju hapë rrugë të reja.
Në këtë pjesë të parë të vitit duhet të mësoni të jeni më strategjikë, shumë më të kujdesshëm për lëvizjet që bëjnë rivalët tuaj, sesa të humbisni në egocentrizmin tuaj të zakonshëm, i cili jo vetëm që nuk u gëzon, por mund tua përkeqësojë gjërat në këtë periudhë të jetës suaj, sidomos nëse doni të realizoni një sërë gjërash që prej shumë kohësh i kishit lënë në hije.
Për shumë prej jush mund të nisë një cikël i ri jete, në të cilin, reflektimi, dëgjimi, pritja bëhen virtyte dhe kualitete, të cilave asnjëherë nuk u keni dhënë rëndësi. Viti 2010 nuk është një vit gjatë të cilit duhet të harxhoni energjitë kot, duke qenë se ju presin objektiva mjaft ambicioze dhe të mbushura me punë, kjo veçanërisht në sektorë dhe ambiente që nuk i kishit frekuentuar kurrë më parë.
Vera për ju do të jetë burim ndryshimesh dhe iniciativash të mëdha, dhe pse duhet thënë qartë, është shumë pak, krahasuar me atë çka ju pret në 2011, sidomos nëse në 2010 keni bërë investime të mira.
Me fjalë të tjera, ky është viti, gjatë të cilit duhet të përgatisni terrenin për ndryshimet e mëdha dhe epokale të jetës suaj, frytet e para të të cilave do t'i shijoni pikërisht në verë dhe ekzaktësisht gjatë qershorit dhe gushtit, kur Jupiteri dhe Urani, të dy momentalisht kalimtarë në shenjën e Dashit, do t'ju japin mundësinë të jetoni momente protagonizmi absolut, por njëkohësisht do të hapin dhe rrugë të reja, të cilat duhet të përshkohen me kujdes.

Sfera profesionale

Në fushën profesionale është mirë të mos merrni rreziqe të mëdha në këtë vit të ri dhe edhe pse do t'ju ofrohen gjëra të reja, mos i braktisni ato të vjetrat, mos vini në rrezik gjithçka që për ju është e sigurt, pasi asnjëherë më parë si në këtë moment të jetës suaj ju do të keni nevojë për baza solide për të ecur më pas në sipërmarrje të reja, por duhet të keni parasysh që në mënyrë absolute duhet të ndryshoni çdo sjellje arrogante dhe kryeneçe, pasi një teprim sigurie nga ana juaj mund t'ju kushtojë shtrenjtë, duke qenë se Neptuni në kundërvënie nga shenja e ujorit nuk u favorizon për të mbajtur një vizion të qartë për gjithçka.
Për ata që duan të ndryshojnë punën, mund të mbështeten në muajt e verës, por ndryshimet radikale, përfundimtare, nëse nuk janë shumë të nevojshme, do të shtyhen për vitin 2011, kur të keni ide dhe perspektiva reale shumë më të qatra dhe të sigurta.
Nga ana tjetër, edhe fitimet tuaja mund të kenë një rritje, por duhet të prisni dhe shpenzime të mëdha, me kosto më të mëdha se sa e kishit parashikuar në fillim, sidomos duke nisur nga muaji i shtatorit, për shkak të kuadratimit të Venusit me shenjën e Akrepit, i cili u shtyn të shtrëngoni pak rripin, të bëni ndonjë sakrificë të vogël për të arritur rezultate të mira, shumë më konkrete sesa në të shkuarën.

Sfera sentimentale

Në dashuri pasioni, sidomos në pjesën e parë të vitit, është padroni dhe me siguri do të ndiheni shpesh të përfshirë nga dëshira për të jetuar emocione të forta, të përballeni me situata që vënë në një provë të vështirë rezistencën tuaj fizike, që u vënë përballë skenarëve erotiko-pasionante që prej shumë kohësh nuk i kishit jetuar me kaq shumë pasion.
Përderisa bëhet fjalë për aventura, ku jeni vetë protagonist, nuk do të keni probleme të mëdha, por nëse doni me të vërtetë ta shndërroni aventurën e një natë në diçka më shumë, vlerësoni me qetësi dhe racionalitet situatën, pasi jo gjithnjë përkon me atë ç'ka ju kërkonit.
Këtë vit do të keni mundësi të mëdha për të stabilizuar jetën tuaj në lidhje, kjo falë Saturnit, i cili ju shtyn të zyrtarizoni lidhjet tuaja, por në të njëjtën kohë u kërkohet dhe një sens i madh përgjegjësie dhe sakrifice, gjë që jo gjithnjë e keni pëlqyer.
Viti të do jetë i mbushur me kombinime yjesh shumë të favorshme dhe pozitive në dashuri, duke nisur nga e para që përkon me kalimin e Venusit në shenjën e Dashit nga 7 deri në 31 mars, mbështetja e fortë e Mërkurit do të sjellë takime pasionante, me intensitet të lartë emotiv dhe seksual, por që në të njëjtën kohë do të intensifikojë lidhjen më partnerin e zakonshëm, duke hapur një rigjetje intimiteti që kishte kohë që nuk e kishit ndier.
Por, stina juaj e dashurisë nuk mbaron me kaq, ajo vazhdon nga 14 qershori deri në mëngjesin e 10 korrikut, kur venusi do të kalojë transit në shenjën tuaj. Ata që janë singëll do të kenë mundësi të mëdha takimesh dhe njohjesh me njerëz që për shumë nga ju mund të bëhen të rëndësishëm me kalimin e kohës, ndërsa ata që janë të lidhur munden që më në fund të gjejnë një stimul më shumë për të ndjekur, por pa harruar që është më se e mundshme të jetojnë një lidhje të shkurtër paralele.
Takime me një të ardhme të sigurt mund të bëhen në gusht, kur Venusi, sidomos rreth datës 8, mund të sjellë ndryshime rrënjësore në jetë, të paktën nga pikëpamja e lidhjeve dhe ndjenjave, duke u shtyrë të merrni dhe pak përgjegjësi që vështirë se do t'i kishit pranuar në momente të tjera të jetës.

Familja

Nga shtatori e në vazhdim kushtojini më shumë vëmendje raporteve ndërpersonale në përgjithësi, por edhe në familje mund të keni momente tensioni, për shkak të problemeve shumë të vjetra, që nuk janë zgjidhur prej kohësh dhe që këtë periudhë kërkojnë një zgjidhje përfundimtare.
Për disa prej jush mund të bëhet fjalë për pritje ligjore apo trashëgimie, të cilat asnjëherë nuk i keni përballuar me qartësi dhe kriter.

Shëndeti

Shëndeti do të jetë mjaft i mirë në pjesën e parë të vitit, kjo falë mbështetjes së Mërkurit, por kjo energji që u falin këto planetë duhet harxhuar pa teprime dhe jo në situata ekstreme, pasi mund të shkaktojnë në trupin tuaj shqetësime të tipit kardiak, të lidhura këto pikërisht me mbledhjen e stresit dhe tensioneve të tepruara. Ndërsa, nga vjeshta mund të jetë e nevojshme një vozitë te dermatologu, pasi mund të keni ndonjë problem me lëkurën tuaj.
 
Titulli: Horoskopi 2010

VIRGJERESHA


Dekada e I 24 gusht- 02 shtator
Dekada e II 03- 12 shtator
Dekada e III 13- 22 shtator
Këtë 2010 duhet të viheni në provë dhe të filloni të rrezikoni pak më shumë, duke u ngjitur në skenën e jetës dhe të drejtoni si protagonistë gjithçka që u intereson dhe që për ju është prioritare.
Por, natyrisht që duhet të bëni dhe një impenjim të madh për të realizuar atë çka dëshironi dhe e konsideroni të rëndësishme. Në fakt është e rëndësishme që të mësoni të përcaktoni ato çfarë janë me të vërtetë të rëndësishme dhe prioritare në këtë moment të jetës suaj, duke vizatuar një piramidë nevojash, që ta keni të lehtë pastaj t'i ngjisni shkallët, pasi realizimi i dëshirave tuaja këtë vit është i sigurt, por kërkon rigorozitet, dedikim, rregull dhe përcaktim, ndryshe rrezikoni të zhyteni në kaosin e mundësive dhe të mos bëni asgjë konkrete.
Nëse nga një anë do të keni Jupiterin për pjesën më të madhe të vitit, përveç pranverës, në kundërvënie nga Peshqit që në disa momente duket se u vë shkopinj nën rrota në realizimin e projekteve tuaja, por edhe për këtë mund të mbështeteni te Mërkuri, i cili ka për t'ju mësuar shumë strategji, dredhi dhe zgjidhje të problemeve, aq shumë sa edhe ju vetë do të mbeteni të habitur dhe do të pyesni se si ka mundësi të bëni kaq shumë, sa nuk e kishit menduar kurrë më parë.

Sfera profesionale

Kjo 2010 është me të vërtetë një vit i bukur për ju, në kuptimin që do të mundni që më në fund të shihni të realizuara shumë nga projektet tuaja në nivelin profesional, gjëra që kanë lidhje me ligjet, administratën, financat apo trashëgimi që në të shkuarën ju dukeshin si rrugë pa fund. Edhe në studime do të keni një aftësi të veçantë të mbushni boshllëqet e lëna në të shkuarën dhe një rimarrje e menjëhershme dhe suksesi do t'ju lërë fillimisht me gojë hapur, të habitur nga puna e madhe e bërë brenda një kohe shumë të shkurtër.
Me fjalë të tjera, në këtë vit të ri do të çoni në krye shumë çështje të lëna pezull dhe do të arrini rezultate me të vërtetë të shkëlqyera, të cilat do t'ju afrojnë mjetet dhe masat e nevojshme për një ndryshim tuajin 360 gradë.
Pikërisht në fushën profesionale, por edhe në studime, do të keni dy raste të mëdha brenda vitit, për të arritur rezultate të shkëlqyera. Tani ka ardhur momenti të vini në vend, çështjet e ngelura pezull, për të mbyllur situata të sikletshme, për t'u hapur rrugën kështu sipërmarrjeve të reja, në periudhën kur Mërkuri do të kalojë në mënyrë transitore në shenjën e Demit, pra nga 2 prilli deri në 10 qershor. Ky kombinim i mrekullueshëm do t'ju japë mundësinë të mbyllni hesapet me të shkuarën dhe të hidhni baza të reja dhe më konkrete, si në fushën profesionale, por edhe në jetën tuaj të përditshme.
Por, qëndrimi i gjatë, gjithnjë i Mërkurit në shenjën tuaj, nga 27 korriku deri në 3 tetor, mund t'ju bëjë të nisni projekte të reja, ku ju do të jeni protagonistë dhe mbi të gjitha të aftë për të bërë atë që ndieni në të vërtetë, që i përket mënyrës suaj të të qenit, fryt kjo e ndryshimit të ngadaltë, por rrënjësor që u ka ndodhur dhe që për të lindurit e shenjës së tretë është ende duke ndodhur, falë kundërvënies rrënjësore të Uranit nga shenja e Peshqve.
Nëntori dhe dhjetori më shumë për ata që kanë lindur në dekadën e tretë, por edhe për të tjerët për shkak të bashkimit të Jupiterit dhe Uranit te Peshqit, mund të jenë muaj me të vërtetë domethënës për ndryshime ekzistenciale, por jo vetëm, duke qenë se duhet t'u paraprini shpenzimeve të tepërta për të konkretizuar kështu diçka që e keni shumë për zemër. Kujtoni ama që duhet të jeni të kujdesshëm të mos bini në ndonjë kurth të bërë nga nxitimi, pasi ndryshe rrezikoni të hidhni poshtë pjesë të gjatë pune të bërë deri në atë moment.
Sfera sentimentale

Për sa i përket fushës së ndjenjave, 2010 do të jetë një vit i gëzueshëm, kjo dhe falë mundësive të reja për të jetuar forma të reja dashurie, ose mundësisë për t'u dashuruar me njerëz tërësisht të ndryshëm nga ata çfarë keni takuar deri më tani.
Në fakt, Urani dhe Jupiteri në fushën e ndjenjave do të luajnë një rol thelbësor dhe natyrisht do t'ju shtyjnë në drejtime shumë më të ndryshme se zakonisht, duke u mësuar të lini veten të lirë dhe të jetoni me më shumë spontanitet dhe natyrshëm atë që mund t'ju ofrohet në fushën e ndjenjave.
Për disa nga ju mund të vijnë raste që duhet t'i kapni që në ajër dhe që brenda disa muajve rrezikojnë të ndryshojnë rrënjësisht jetën tuaj sentimentale, ose ka shumë mundësi që brenda një jave të gjeni veten duke bashkëjetuar me një njeri që sapo e keni njohur, ose më në fund do të gjeni më në fund kurajën për të mbyllur përfundimisht një lidhje që e vazhdoni, por as ju vetë nuk e dini se për çfarë arsye.
Por, disa periudha të vitit do të jenë me siguri më të mbara, si për shembull ato në të cilat Venusi do të formojë një paralel nga shenja e Demit, pra nga pasditja e 31 marsit deri në orët e para të 25 prillit. Në këto ditë mund të jenë kthime të "flakëve", ose për një arsye ose për një tjetër do të ktheheni të rishikoni të shkuarën tuaj dhe për të ndrequr diçka, që do të ngrohë shumë zemrën tuaj.
Ndërsa stina e vërtetë e dashurisë për ju nis me hyrjen e Venusit në shenjën tuaj në datën 10 korrik, ku do të takojë dhe Marsin, edhe ai mik në shtëpinë tuaj, kështu që deri në fund të muajit priten takime shumë speciale, pasionante, drithërues, por dhe takime me të ardhme të mëdha, veçanërisht këto mund të ndodhin në ditët 14, 15 dhe 16 korrik.
Në fund, Venusi do të hyjë në shenjën armike të Akrepit në datën 8 shtator, dhe do të qëndrojë aty, përveç një periudhe të shkurtër pushimi, deri në janar të 2011, duke favorizuar kështu jetën tuaj sentimentale dhe jetën në çift, duke stabilizuar takimet e lindura në muajin e korrikut, ose do të sjellë emocione dhe rigjetje pasioni në lidhjet tuaja ekzistuese prej vitesh.
Familja

Por, po ky qëndrim i gjatë i Venusit është veçanërisht i rëndësishëm për jetën tuaj familjare, pasi do t'ju mundësojë rigjetjen e harmonisë dhe do t'ju ndihmojë të zgjidhni keqkuptime të vjetra dhe duke qenë se Venusi është i lidhur edhe me paratë, ka mundësi që të arrini të keni shumë më shumë dhe këto para të mund t'i investoni për jetën tuaj familjare, të realizoni projekte që prej shumë kohësh i keni pasur në mendje, por që për arsye familjare i keni shtyrë.

Shëndeti

Për sa i përket shëndetit mbani nën kontroll gjithçka që është burim stresi, pasi këtë vit do të jeni të ndikuar nga stresi.
ثshtë aparati tretës dhe veçanërisht zorrët ato që do të nënshtrohen nga kjo gjendje stresi dhe nëse mundeni është mirë t'i paraprini kësaj duke rregulluar më shumë ushqimin tuaj, sepse ndryshe rrezikoni, veçanërisht në pjesën e parë të vitit, ndonjë çrregullim që mund t'ju krijojë probleme, zgjidhja e të cilave do të kërkojë kohë dhe kura shumë të gjata.
 
Titulli: Horoskopi 2010

PESHORJA
Dekada e I 23 shtator- 03 tetor
Dekada e II 04- 13 tetor
Dekada e III 14- 22 tetor

Hyrja e Saturnit në shenjën tuaj ka hapur një stinë të jetës, në të cilën është e nevojshme të merrni në konsideratë gjithçka që deri tani e keni konsideruar si një problem që duhet evituar, që e keni mbajtur në një cep të jetës suaj, por që tani kërkon me patjetër t'i jepet një zgjidhje përfundimtare.
Sigurisht që nuk është gjithnjë e lehtë, por as aq e vështirë sa mund të duket në fillim. Saturni do t'ju japë forcën dhe energjinë e nevojshme për të mos lënë më gjëra pezull, për t'u dhënë më shumë qartësi gjërave që në një mënyrë, apo në një tjetër ishin për ju burim ankthi, ngacmonin qetësinë tuaj dhe mbysni momente të gjata të ditës.

Më në fund ka ardhur momenti të hidhni pas shpine gjithçka që i përket të kaluarës dhe të merrni përgjegjësi të reja, të projektoni në mënyrë të kujdesshme dhe konkrete ato që janë kërkesat tuaja, edhe pse kjo të kërkojë, pikërisht në këtë fazë fillestare të hiqni dorë nga shumë gjëra dhe disa sakrifica, por që me kalimin e kohës do të kompensohen, duke qenë se Saturni është investitori i vetëm i besuar i zodiakut.
E gjithë kjo nuk duhet t'ju bëjë të mendoni se 2010 do të jetë një vit shumë i rënduar dhe i vështirë, apo të cilit do t'i mungojnë anët pozitive. Kujtoni vetëm që do të keni Marsin në sektorin më brilant të horoskopit tuaj deri në mëngjesin e 7 korrikut, gjë që do t'ju lejojë të mbështetni në një energji të madhe, qoftë fizike, qoftë mendore, e cila është e nevojshme për të bërë të gjitha ato gjëra që kërkojnë vendosmëri dhe rezistencë, por që mbi të gjitha u japin mundësinë të ndërmerrni dhe të konkretizoni iniciativa të reja, duke bërë kështu një ndryshim të dukshëm në jetën tuaj të përditshme.

Sfera profesionale

E gjitha kjo mund të sjellë dhe ndryshime pozicionesh në vendin e punës, siç mund të jetë prishja e bashkëpunimeve të vjetra, apo të ndryshuarit vend, apo sektor pune, por, pasi keni hequr lodhjen e fillimit, e cila më shumë është shkaktuar për shkak të ambientit, por që më vonë do kuptoni që ishte gjëja më e mirë për ju, ishte ajo çka kishit kohë që e prisnit, por që nuk keni pasur kurajën ta bëni asnjëherë.
Le të themi që këtë vit për ju, është Saturni ai që zgjedh, duke u detyruar të bëni zgjedhje paksa ekstreme për natyrën tuaj.
Por, është pikërisht kjo që u duhet për të ecur përpara, për t'u rritur, për të afirmuar mënyrën tuaj të re të ekzistuarit, për të parë perspektiva të reja jete dhe mbi të gjitha për të aktualizuar ndryshimin tuaj, të cilit kishit kohë që e ndjenit të nevojshëm, por duhet të vinte ky moment që të fillonit të punonit për këtë ndryshim.
2010 mund të jetë viti në të cilin mund të ndodhë gjithçka, por ama kërkon një sakrificë fillestare dhe mbi të gjitha një objektiv të përcaktuar qartë për atë çka është me të vërtetë prioritare në jetën tuaj. Mos u fshihni pas mënyrave dhe sjelljeve shumë formale, të cilat u bëjnë të dukeni si jo shumë të vendosur dhe jo shumë të motivuar për të çuar përpara prioritetet tuaja të reja.
Në punë duhet të tregoni më shumë gatishmëri dhe mbi të gjitha duhet të dini t'i përballoni sfidat me kurajë dhe vendosmëri, ka shumë mundësi që t'ju jepen raste me të vërtetë të veçanta, por që kërkojnë përgjegjësi të reja.
Me fjalë të tjera mos prisni ndonjë dhuratë këtë vit të ri, por raste të sigurta që do të japin rezultate vetëm me kalimin e kohës. Këtë vit do të kuptoni gjithashtu se sa e nevojshme mund të ketë qenë të punoni pa ndihma, mbështetje dhe sugjerime, pasi ajo që keni marrë ka qenë vetëm dhe ekskluzivisht e juaja, fryt i një pune që mban ekskluzivisht firmën tuaj.
Muajt e verës mund të jenë stresues për ju për sa i përket fushës profesionale, kjo për shkak të kundërvënies që Jupiterit, i cili nga 6 korriku deri në 9 shtator, mund t'ju vërë në provë dhe mund të mos ua lehtësojë rrugën për shkak të ndonjë vonesë financiare, apo mërzitje burokratike që përkohësisht mund të ngadalësojnë ecurinë e projekteve që keni nisur.
Do të bënit mirë të kushtonit vëmendje maksimale rreth datës 8 gusht, kur në qiell do të krijohet një kuadraturë kozmike që do të prekë Diellin tuaj, sidomos nëse jeni lindur në dekadën e parë. Asgjë e rëndë, por mund t'ju ndodhë të përballeni me një emergjencë të vogël, diçka të paparashikuar që mund të shtyjë shumë të gjithë projektet e tjera që kishit bërë më përpara. Mundohuni të mos humbisni qetësinë dhe t'i përballoni problemet me radhë, pasi kjo do t'ju ndihmojë të bëni zgjedhjet e duhura, të cilat pavarësisht vonesave mund të rezultojnë shumë frytdhënëse në të ardhmen.
Familja

Gjithnjë në verë familja do të kërkojë kujdes më të madh, sidomos prindërit tuaj, që për një arsye, apo për një tjetër do të zënë gjithë mendimet tuaja. Me shumë mundësi do të bëhet fjalë për t'i mbështetur në situata të caktuara, të cilat në fakt do t'ju marrin kohën që kishit planifikuar për të harxhuar për realizimin e projekteve tuaja, por që me kalimin e kohës do të vini re që dhe prindërit tuaj do dinë tua kthejnë vëmendjen dhe do të ndiheni shumë mirë, jo vetëm përballë tyre, por edhe me veten tuaj.

Sfera sentimentale

Në dashuri Marsi në pjesën e parë të vitit do t'ju bëjë veçanërisht dinamikë, kreativë të gatshëm të kapni rastet ashtu si u paraqiten dhe pse duhet thënë që shumë vështirë mund të bëheni pjesë e ndonjë aventure, apo e një lidhjeje që do t'ju bënte të ndiheshit të qetë.
Për shumë prej jush, Saturni, me ndihmën pozitive të Marsit, mund të sjellë një takim shumë të rëndësishëm, apo të stabilizojë një takim që ka ndodhur që në vitin 2009 dhe t'ju bëjë të shijoni kënaqësitë e një lidhje që ditë pas dite do të forcohet dhe do të bëhet shumë intime dhe familjare, lidhje që kishit kohë që nuk e përjetonit, por kjo mund të ndodhë vetëm në pjesën e dytë të vitit.
Dhe sigurisht është një moment me të vërtetë i veçantë, magjik për shumë arsye, sidomos kur Venusi i vendosur në një paralel me Ujorin nga pasditja e 18 janarit deri në mëngjesin e 11 shkurtit, do t'ju japë mbështetjen e nevojshme për të qenë akoma më shumë tërheqës dhe karizmatikë, madje shumë më shumë se sa është e nevojshme. Këtë periudhë me të vërtetë që mund të guxoni dhe t'ia dilni mbanë të merrni shumë për sa i përket fushës së ndjenjave, qoftë për ju që jeni vetëm, qoftë dhe për ata që janë të lidhur.

Nga 25 prilli deri në 19 maj, Venusi do t'ju ofrojë mundësi të tjera takimesh, por do të përkrahë gjithashtu dhe dialogun e mirëkuptimin në çift, pra favorizon kalimin e ndonjë keqkuptimi që mund të keni, duke u përpjekur të rihapni dhe një herë bisedat edhe në ato lidhje që dukeshin sikur ishin të destinuara të mbaronin. Takime interesante do të ketë në ditët e 14 dhe 15 korrikut.
Por, stina juaj e vërtetë e dashurisë fillon me hyrjen e Venusit në shenjën tuaj në ditën e 7 gushtit dhe mbyllet në 8 shtator. Në këto ditë do të keni mundësi të mëdha takimi, por do ta keni gjithashtu të lehtë dhe të fitoni terren në një histori që ishte tretur me kalimin e kohës, ose që thjesht kërkonte skena romantike, të cilat kishit kohë që nuk i bënit, kjo për arsye të ndryshme. Ndërsa për shumë të tjera ky muaj mund të jetë dhe një muaj ku mund të vini të provë sharmin tuaj dhe të kuptoni se sa jeni të dashuruar me të vërtetë dhe se sa u pëlqeni të tjerëve, por bëni kujdes, pasi mund të bini në kurthin që të dashuroheni me një tip të njëjtë si ky i juaji dhe dihet që dy njerëz të njëjtë jo gjithmonë gjejnë kënaqësi duke qëndruar me njëri-tjetrin.
Shëndeti

Shëndeti nuk paraqet rreziqe, edhe pse duhet të keni kujdes për gjithçka që ka të bëjë me kockat, sidomos nëse jeni praktikues sporti, pasi mund të jeni protagonistë të incidenteve të vogla që mund të krijojnë patologji, për të cilat duhet t'u nënshtroheni kurave të një ortopedi.
Parashikoni dhe një kontroll te dentisti dhe ndonjë kurim të shkurtër, pasi kjo do evitojë zmadhimin e problemit, po ashtu dhe shpenzimet.
 
Titulli: Horoskopi 2010

AKREPI
Dekada e I 23 tetor- 02 nëntor
Dekada e II 03- 12 nëntor
Dekada e III 13- 22 nëntor
Më në fund një vit i mirë për ju, ai vit që prej kohësh e kërkonit dhe më në fund ju dha mundësia për të rikuperuar terrenin dhe gjithë kohën e humbur gjatë viti të kaluar.
Jupiteri do të jetë aleati juaj, duke nisur nga 18 janari, dhe pse nga ditët e para të korrikut e deri në fillim të shtatorit do t'ju braktisë momentalisht dhe natyrisht do të sjellë shumë raste për të parë të realizuara dëshirat tuaja, mundësia më e madhe për t'u realizuar këto dëshira mund të bëhet konkrete, duke nisur nga 9 shtatori, kur Jupiteri do të hyjë te Peshqit dhe Venusi dhe do të japë për shenjën tuaj një kontribut shumë pozitiv deri në ditët e para të janarit të vitit 2011.

Sfera sentimentale

Sigurisht që do të jetë fusha e ndjenjave protagoniste absolute dhe nuk do të mungojnë rastet për t'i dhënë një shtysë konkrete dhe përfundimtare një situate me impakt emocional, një lidhje në të cilën keni rënë brenda dalëngadalë.
Nga ana tjetër edhe urani në gradën e fundit të shenjës së peshqve do të jetë një mbështetësi juaj dhe do t'ju ndihmojë për të përfunduar zgjedhje të bëra nga instinkti, por edhe falë intuitës suaj, nuk do të jenë të këqija, madje do të ndihmojnë të arrini gjërat që prej kohësh i keni dëshiruar.
Për të folur në terma praktikë ka shumë mundësi që të gjeni kurajën për të mbyllur një herë e përgjithmonë një histori të komplikuar, po ashtu do të arrini të flisni qartë me njerëzit që doni mbi gjërat që tashmë nuk i toleroni dot më dhe që rrezikojnë të vënë me të vërtetë në dyshim stabilitetin e lidhjes suaj.
Por, gjithashtu, ka mundësi dhe që të gjeni veten duke eksperimentuar një formë të re dashurie, më të lirë dhe më spontane, më pak posesive dhe xheloze, aq shumë sa do ta ndieni veten me të vërtetë të lirë dhe do të provoni emocione që asnjëherë më parë se tani nuk keni pasur mundësinë t'i përjetoni.
Me fjalë të tjera, diçka do të ndryshojë në mënyrën tuaj të të sjellurit dhe do të zbuloni një lehtësi të madhe dhe liri në të qëndruarit bashkë me njeriun që doni, apo që do të njihni, nëse jeni ende singëll, apo në kërkim të një historie tjetër, e aftë për t'ju bërë përsëri të emocionoheni dhe të ndiheni gjallë.
Nuk duhet përjashtuar edhe mundësia e ndonjë takimi me natyrë sharmi sidomos në pjesën e parë të vitit, që nuk është i destinuar të zgjasë shumë, por thjesht do t'ju bëjë të kaloni një eksperiencë të nevojshme dhe t'ju lirojë nga një bllokim që u pengon të dashuroni në mënyrë të lirë.
Në fakt, Marsi në një kuadrat me shenjën e Luanit deri në mëngjesin e 7 korrikut, mund t'ju vërë përballë takimeve me natyrë të fortë emocionale, që aq shpejt sa lindin, aq edhe mbarojnë, por që mund t'ju vlejnë shumë për situata shumë më të rëndësishme dhe të bukura që do të krijohen me fillimin e shtatorit dhe në vazhdim.
Megjithatë, periudha që nis nga mëngjesi i vonë i 11 shkurtit deri në 7 mars, kur Venusi është në një paralel me shenjën e peshqve, mund t'ju favorizojë për njohje që kanë një impakt të madh mbi emotivitetin tuaj dhe do t'ju japin rastin që të sqaroni një herë e përgjithmonë atë ç'ka është me të vërtetë prioritare për ju në një lidhje.
Dashuritë që lindin në këtë periudhë, nga Marsi e në vazhdim mund t'ju bëjë që të hyni në një fazë çrregullimesh ekzistenciale. Periudha tjetër mjaft e favorshme, për sa i përket dashurisë, është ajo që shkon nga 20 maji deri në orët e para të 14 korrikut, kur Venusi nga shenja e Gaforres stabilizon, harmonizon dhe i bën më romantike lidhjet emocionale, duke u falur kështu një verë dashurie, pasionante dhe me projekte të mëdha.
Por, janë pikërisht ata që do të dashurohen në periudhën para verës që do të kenë mundësinë të kuptojnë se sa ka ndryshuar mënyra e të qëndruarit bashkë me partnerin, mbi të gjitha do kuptojë që në çift mund të qëndrohet mirë pa u obsesionuar pas gjërave që të bëjnë xheloze, pa kurrfarë arsyeje.
Por, zhvillimi i madh, stina e dashurisë me D të madhe, nis në 8 shtator kur Venusi do të hyjë në shenjën tuaj dhe do t'ju mbështesë deri në 7 janar.
Lindin dashuri të gjata, vendoset e ardhmja e një lidhje të konsoliduar tashmë, ideohen projekte afatgjata dhe keni tendencë të shikoni në mënyrë optimiste të ardhmen tuaj, për sa i përket ndjenjave dhe ndoshta të zgjeroni familjen tuaj me ardhjen e një fëmijë. Të gjitha këto, gjëra që do t'i japin jetës suaj një shije ndryshe nga ajo e zakonshmja dhe ku ju do të jeni protagonistë absolutë të ekzistencës suaj.

Familja

Edhe familja do të jetë në qendër të mendimeve tuaja në këtë vit të ri dhe ka shumë mundësi që në muajt e parë të thirreni për të sqaruar keqkuptime të vjetra, duhet të merreni në mënyrë më aktive me mirëqenien e atyre që u qëndrojnë pranë dhe që kanë besim të verbër te ju.

Sfera sentimentale

Për sa i përket punës duhet të keni durim në 5 muajt e parë të vitit, pasi Marsi shpesh do t'ju vendosë shkopinj në rrota, duke u bërë të humbisni durimin shumë shpesh, ashtu si Mërkuri nga 2 prilli e deri në 10 korrik, mund të krijojë pengesa, vonesa për gjëra që kishit parashikuar dhe që në fakt prisnit që gjatë këtyre muajve t'i shihnit të realizuara, ose ka shumë mundësi që t'ju ngarkohen detyra për t'u marrë me gjëra që nuk u përkasin.

Mundohuni që gjithçka ta përballoni në mënyrë stoike dhe evitoni humbjen e qetësisë, pasi mund të dëmtojë shëndetin. Mundohuni të duroni deri në vjeshtë, pasi qielli në këtë periudhë do të jetë tërësisht në anën tuaj dhe do të merrni frytet e punës dhe jeta juaj profesionale do të hyjë
në një rrjedhë tjetër.

Kjo fazë do të jetë e mbushur plot me kënaqësi jo vetëm në fushën ekonomike, por edhe në atë personale sociale (mund të bëhet ndonjë ngritje në detyrë, ose një transferim që për ju është shumë i vlefshëm)
Kjo pjesë e fundit e vitit është shumë e favorshme dhe për të vendosur në vend vonesa administrative, për të përmirësuar financat tuaja dhe për të menduar për blerjen e një të mire shumë të rëndësishme, si për shembull një shtëpi apo një objekt me një vlerë të veçantë, pasi me kalimin e kohës mund të dalë një blerje shumë e vlefshme.
Vetëm duhet të keni kujdes për të qenë të vëmendshëm, para se të firmosni kontrata, ato që nënshkruani, pasi mund të tregoheni shumë të shkujdesur dhe të bëni gabime që do t'ju kushtojnë shumë me kalimin e kohës.

Shëndeti

Për sa i përket shëndetit, në pjesën e parë të vitit, duhet të merreni më shumë, pasi stresi, dhe në rastin konkret një sërë gjërash që nuk i zgjidhni dot, mund t'ju shkaktojnë dëmtime serioze, si ndonjë gastrit, acarim të zorrëve e gjëra të tilla, shërimi i të cilave nuk ndodh vetëm me ilaçe. Merrni seriozisht idenë për të filluar një psikoterapi apo një tjetër terapi alternative.
 
Titulli: Horoskopi 2010

Shigjetari (23 nëntor- 22 dhjetor) Dekada e I 23 nëntor- 02 dhjetor
Dekada e II 03- 11 dhjetor
Dekada e III 12- 21 dhjetor
ثshtë një vit rimarrjeje, përfundimisht do të dilni nga një fazë e rëndë dhe ndonjëherë e errët, që u ka karakterizuar tre vitet e fundit.
Nuk do të mungojnë rastet që të dilni nga situatat e disfavorshme në të cilat ishin zhytur. Dalë nga dalë do e merrni veten, do tu kthehet optimizmi dhe si me magji jeta do t'ju buzëqeshë sërish, duke u hapur eksperienca të reja, por edhe duke rikuperuar terrenin e humbur në të kaluarën, për shkak të një Saturni që nuk ka qenë, të paktën pjesërisht, mirëdashës përsa u përket juve.
Por duhet thënë menjëherë që Saturni është tashmë në anën tuaj, keni mësuar të njihni veten, jeni më të 'pjekur" nga prezenca e këtij planeti, dhe tani që ndodhet tek peshorja, në ndikim me shenjën tuaj, nis tu shlyejë sakrificat dhe mundimet që edhe pa dëshirën tuaj u ka detyruar të bëni.
Por në të vërtetë jeni rritur, jeni forcuar, jeni më reflektues dhe të kujdesshëm më njerëzit me të cilët shoqëroheni, para se të përfshiheni në çfarë do lloj aktiviteti doni kohë që të mendoheni, vlerësoni me kujdes nëse mund ta bëni dhe nëse keni dëshirë ta bëni, gjë që u eviton një mori gjërash me të cilat duhet të përballeni më vonë.
Mbështetja e konsiderueshme e Saturnit, i cili ama mund t'ju rezervojë dhe ndonjë goditje të vogël, e cila ka të bëjë me diçka që ka ngelur ende pezull në jetën tuaj, kjo sidomos për të lindurit e dekadës së tretë, në periudhën që shkon nga mbasditja e 7 prillit deri në 21 qershor. Në këtë hark kohor vendosni mbi tryezë të gjitha problemet që ende nuk janë zgjidhur, mos nënvlerësoni asgjë dhe filloni të gjeni zgjidhje për secilën prej tyre, edhe pse çmimi këtë herë mund të duket pak më i kripur nga sa e kishit parashikuar: këto të mira do të mund ti shijoni vetëm duke nisur vjeshta, dhe do të kuptoni që ka qenë një nga investimet më frutdhënëse të jetës suaj.
Por pavarësisht këtyre viti nis me perspektiva të mira, falë vendosjes së Marsit në shenjën e Luanit, gjë që deri në mëngjesin e 7 korrikut do t'iu dhurojë energji të madhe dhe do t'ju mbushë plot gjallëri, do t'ju bëjë gjithashtu të jeni shumë i aftë për të kapur rastin, pikërisht për ato gjëra që ju shërbejnë me të vërtetë u interesojnë, si raste për të treguar vlerën tuaj të vërtetë dhe pse duhet thënë që shpesh herë do ta gjeni veten në garë me të tjerët.
Sfera profesionale
Në fushën profesionale do të keni raste të mira për të treguar aftësitë tuaja të reja, për ta rinisur me gjëra në mënyrë të pa shpjegueshme kishin mbetur të bllokuara pavarësisht qëllimeve tuaja të mira dhe sakrificave.
Ka frymë ndryshimi, rigjetjeje dhe një dëshirë e madhe për të dalë në dritë, për tu ribërë protagonistë të jetës tuaj, pa u dashur domosdoshmërish të arrini objektivat që i keni caktuar vetes, atë që qëndron në majë të piramidës së nevojave tuaja.
Në këtë 2010 do të keni raste të mëdha për të konkretizuar çfarë është e nevojshme për jetën tuaj dhe natyrisht që në punë do të arrini të ç'bllokoni situata të errëta, të zgjidhni keqkuptime me kolegët apo shefat që duket sikur gjithnjë kanë dashur tu vënë shkopinj në rrota me çdo kusht, duke të ndaluar çfarë do lloj iniciative.
ثshtë rimarrja e madhe që prisnit prej kohësh, më në fund është para jush, ditë pas dite, dhe pse rezultatet e mëdha dhe të vërteta do ti merrni vetëm në vjeshtë dhe më saktësisht nga tetori e në vazhdim, kur të keni kaluar edhe trazira që u sjell pengesa të Mërkurit në kuadraturë me Virgjëreshën.
Në fakt nga 27 korriku deri në 3 tetor Mërkuri mund t'iu vejë shkopinj mes rrotave, do të vonojë rezultatet e punës tuaj, duke u vënë në dispozicion të aktiviteteve të reja dhe të ngadalësojë gjërat që dukeshin se kishit përparuar shumë.
Mos u nxehni më shumë se sa duhet dhe stoikisht prisni që gjërat të rregullohen vetë, sipas një rregulli të tyren i cili në fakt nuk varet drejt për drejt nga ju, kështu mund të thuhet që pushimet që kishit planifikuar mund t'iu shtyhen, por gjithsesi mos u tërhiqni mbrapsht, pasi kjo mund të jetë një lloj prove që duhet të përballoni për të mbyllur një herë e mirë rrethin e fatkeqësive që i keni pasur pothuajse të përditshme vitin e shkuar.
Por në muajt e vërës dhe saktësisht nga 28 maji deri në 14 gusht, Urani do t'iu bëjë të provoni potencilaitetet tuaja më të mëdha të ndryshimit, transformimit, rinovimit dhe do tu dhurojë emocione të reja, por mbi të gjitha shumë vullnet dhe forcë për të bërë ndryshime të dukshme dhe të rëndësishme në jetën tuaj profesionale.

Sfera sentimentale
Në dashuri viti nis nën flakët e pasionit, të erosit dhe sigurisht që nuk duhet të mungojnë mundësitë për të jetuar aventura, por edhe momente drithëruese pasioni me partnerin e zakonshëm. Libidoja juaj është rizgjuar dhe tani jeni gati të rrezikoni, të rifuteni në lojë, të eksperimentoni dashurinë dhe seksin në të gjitha format, edhe në ato që deri tani nuk i keni përjetuar kurrë.
Marsi u do të vendosur, luftues dhe të gatshëm për të ditur të kapni rastin e duhur, por mbi të gjitha të aftë të jeni të drejtpërdrejtë drejt qëllimit që është parësor në jetën tuaj, pavarsisht normave etike dhe morale. Tani keni nevojë për jetë, për tu afruar me atë që u përshtatet më shumë dhe që për shumë kohë këtë pasion dhe dëshirë e keni mbajtur të mbyllur në vetvete.
Momente shumë të forta pasioni dhe histori të furishme do të mund ti shijoni nga data 7 deri në 31 mars, kur Venusi tek dashi dhe Marsi tek luani do të krijojnë një sinkroni të mrekullueshme që zor se do ta harroni dhe që do ju vendosë në kontakt me emocione të forta, duke e hapur sërish zëmrën tuaj drejt gëzimit të jetës në çift. Takime me të ardhme të sigurt parashikohen në datën 30 mars.
Por edhe periudha tjetër kur Virgjëresha vendoset tek Luani nga 14 qershori deri në 10 korrik do të jetë e mbushur plot me takime dhe pasion, pa harruar faktin që në këtë hark kohor keni shumë mundësi të lidhni fijet e këputura të një historie të vjetër, ose thjesht të rigjeni atë që kishte goditur zemrën tuaj në të kaluarën, por që për arsye të pashpjegueshme nuk kishte arritur të hynte në jetën tënde.
Mbani hapur një portë të së shkuarës dhe bëni llogaritë, për t'ju likuiduar përfundimisht, për të mirë, apo për të keq.
Në fund Venusi do tu habisë me skena romantike në kapërcim të 17 gushtit dhe 8 shtatorit, kur do të ndriçojë në sektorin më të mirë të qiellit tuaj dhe kështu do të sjellë realizimin e historive sentimentale që nuk kishin ndodhur ende në jetën tuaj.
Duhet të dini të jeni të kujdesshëm për atë ç'ka u ndodh, kapni rastin, provoni të ndiqni shenjat e fatit dhe mos u tërhiqni mbrapsht përballë takimeve që u duken shumë të ndryshme nga ato standarde, pasi falë tyre mund të rifitoni një botë të re pasioni dhe ta ndieni veten të realizuar.
Familja
Në familje mund të keni probleme të vogla të natyrës praktike, që kërkojnë interesin dhe ndërhyrjen tuaj, mes prillit dhe korrikut dhe përgjegjësitë që duhet të merrni mund tu cenojnë jetën tuaj publike dhe profesionale, duke u bërë të lini shumë punë pas dore. Gjithsesi mundohuni të zgjidhni gjithçka me qetësi dhe të mos e lini veten të tërhiqni më shumë nga një situatë, se sa nga një tjetër.
Shëndeti
Në përgjithësi shëndeti nuk paraqet probleme të mëdha, por bëni kujdes të mos nënvlerësoni shqetësime të vogla dhe mbi të gjitha mos çoni në një të nesërme hipotetike problemet e lidhura me dhëmbët dhe me shtyllën tuaj kurrizore, pasin mund të krijojnë më shumë shqetësime nga sa kishit menduar, pastaj dhe me kosto më të mëdha për t'i zgjidhur.
 
Titulli: Horoskopi 2010

Bricjapi (23 dhjetor- 20 janar)
Dekada e I 22- 31 dhjetor
Dekada e II 01- 10 janar
Dekada e III 11- 20 janar
2010 është një vit në të cilin und të bëni shumë gjëra dhe karriera sigurisht do të jetë në plan të parë, falë mbështetjes bujare të Mërkurit në shumë periudha të vitit, por edhe të Jupiterit, pa harruar që Nyja hënore do të përshkojë për gjithë vitin shenjën tuaj, duke zgjidhur hap pas hapi ato nyje që pengonin rrugën tuaj.
Pra është një vit me të vërtetë pozitiv, pavarësisht se vendosja në një linjë e Saturnit e shenjën e peshores mund të kërkojë ndonjë sakrificë, dorëheqjen nga vendosmëria për të arritur objektivat që i kishit planifikuar vetes.
Por nuk do të jetë asgjë shumë serioze, edhe pse është në natyrën tuaj të mos i besoni rrugëve pa pengesa dhe e dini mirë që çdo gjë që fitohet ka çmimin e saj, nëse nuk është e fituar me djersë, mund të jetë gjë e kotë.
Por për të dhënë një ide të përgjithshme ky vit i ri për ju është burim konsolidimesh dhe mirënjohjesh që po vononin të vinin dhe që më në fund do ti japin jetës tuaj më shumë siguri, si në termat e vetëvlerësimit, por edhe nga ana ekonomike, kjo sepse ka shumë mundësi të merrni merita që deri më tani u ishin mohuar.
E gjitha kjo do të jetë për ju një motiv për të nisur sfida të reja, për të bërë gjëra të reja, për t'iu përfshirë në projekte të reja dhe të nisni të punoni në gjëra që mund tu hanë kohë dhe energji, duke pakësuar shumë kohën për jetën tuaj private, por që të gjitha këto sakrifica nuk do të shkojnë kot, pasi të gjitha projektet dhe nismat do të jenë të suksesshme dhe që sigurisht do të ndikojnë tek ju duke ju bërë të ndiheni të sigurt në vetvete.

Sfera profesionale
Por do të jenë dy periudha të cilat më shumë se të tjerat do të jenë favorizuese për mundësi të mira në fushën profesionale, njëra është ajo që shkon nga 2 prilli deri në 10 korrik, kur Mërkuri do të jetë në një kënd nga shenja e Demit dhe periudhë tjetër është ajo që shkon nga 27 qershori deri në 3 tetor gjithnjë me përkrahjen e Mërkurit, por këtë herë nga shenja e Virgjëreshës.
Periudha e parë, ajo pranverore, ju gjen duke hedhur themelet në projekte dhe punë që do të mbijnë si kërpudhat. Por në të njëjtën kohë është një periudhë gjatë së cilës do tu njihen merita dhe ka shumë mundësi të merrni një propozim që ka të bëjë me një rritje në detyrë, që në fakt do tu japë fuqi, duke u bërë të ndiheni të sigurt që puna e bërë deri në ato momente është bërë në mënyrën më të mirë dhe që edhe projektet e tjera duhet të ndërtohen me atë seriozitet dhe punë.
Disa prej jush mund të rigjenden, kjo falë dhe ndihmës së Uranit, të katapultuar në një ngritje në detyrë aq të paparashikuar, saqë do gjenden sa hap e mbyll sytë do t'iu çojë në një rol mjaft prestigjioz dhe me përgjegjësi që mund tu krijojnë jo pak ankthe dhe shqetësime, por që në të njëjtën kohë do tu ndihmojë të ndiheni më në fund të kënaqur me vetveten, duke forcuar vetëvlerësimin dhe do t'ju japë mjetet e duhura që të mund të jeni në lartësinë e detyrës së re.
Edhe për ata që studiojnë duhet të përfitojnë nga kjo periudhë për të rifituar kohën e humbur dhe studimet e lëna pas dore, pasi rezultatet do të arrijnë në mënyrë krejt të papritur, vetëm me kushtin e vetëm se duhet të ketë një impenjim tuajin në bazë, qoftë ky dhe shumë i ulët.
Ndërsa kalimi gjatë verës i Mërkurit tek Virgjëresha duhet t'iu sjellë kthjelltësi për të programuar aktivitete të reja, tu mbushë me projekte që edhe pse kanë lindur në të shkuarën tani më në fund janë gati për t'iu vënë në punë, por mbi të gjitha bëhet fjalë për një moment në të cilin duhet të jeni edhe shumë i kujdesshëm në zgjedhjen e njerëzve që do t'iu shoqërojnë profesionalisht, pasi janë pikërisht ata mbi të cilët duhet të mbështeteni për efektivitetin dhe realizimin konkret për gjërat që keni projektuar.
Në fakt është e nevojshme të kërkoni ndihmë tek njerëz që ju e dini se mund të mbështeteni, edhe pse nuk është më e mira që mund të merrni, edhe pse asnjëherë më parë si në këtë periudhë të jetës suaj nuk do të keni nevojë më shumë për njerëz të cilëve mund t'iu besoni.
Gjithnjë gjatë muajve të verës ka mundësi të arrini të vendosni në vend një vonesë ligjore, administrative dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me fushën e financave, por do të keni dhe një intuitë të mirë në gjetjen e zgjidhjeve të mira për problemet do t'ju krijohen.
Familja
Përsa i përket fushës familjare, mund të lindë ndonjë problem për shkak të teprimit tuaj me dedikimin tuaj ndaj punës, i cili padyshim do tu bëjë të jeni shumë pak prezentë në shtëpi dhe për të vënë në plan të dytë nevojat e njerëzve tuaj të dashur.
Sigurisht që gjithçka nuk është e mundur të ndiqet dhe zakonisht jeni tipa që u pëlqen tu siguroni atyre siguri materiale, ekonomike, pasi e dini mirë që pa para nuk mund të jetohet, por ndoshta këtë vit, sidomos në marrëdhënie me njerëz më të mëdhenj se ju në moshë, prindër, gjyshër, xhaxhallarë, është e nevojshme ti bëni të ndiejnë praninë tuaj, t'ju sigurosh atyre mbështetjen morale, kjo duke u dedikuar edhe vetëm disa momente të shkurtra të ditës suaj dhe të dëgjoni kërkesat e tyre, nevojën që mund të kenë të flasin me ju, duke qenë se e dinë që je një njeri të cilit mund ti besojnë.
Do të kuptoni që të kaloni kohë në familje mund të jetë më pak e lehtë nga sa e mendonit, por mbi të gjitha mund tu ndihmojë të çlodheni, tu bëjë të ndiheni të qetë dhe për të pasur një vizion më harmonik të jetës, duke gjetur kënaqësi në të bërit e gjërave që u dukeshin sikur ishin vetëm një detyrim moral.
Sfera sentimentale
Në dashuri 2010-ta ,do të jetë një vit shumë i bukur, pasi më në fund do t'ju lërë të lirë, shkrini akullin në zemrën tuaj, por mbi të gjitha do tu lejojë të hyni në lojë dhe të rrezikoni, gjë kjo që mund e konsiderohet shumë e rrallë në jetën tuaj, kjo për shkak të tipit që keni.
Do të keni dëshirë të provoni emocione të mëdha, për ta jetuar dashurinë në të gjitha mënyrat dhe sidomos në pjesën e fundit të vitit duhet të kënaqeni dhe të realizoni pjesën më të madhe të dëshirave tuaja.
Por, për të jetuar emocionet dhe gëzimet e dashurisë sigurisht që nuk duhet të prisni fundin e 2010, le të themi që rruga e dashurisë do të jetë në ngritje të vazhdueshme, aq sa do e nisni vitin e ri me Venusin në shenjën tuaj, e cila do u mbështesë deri në mbasditen e 18 janarit, duke u dhënë mundësi të ndryshme për tu dashuruar, apo për të qëndruar me partnerin tuaj në harmoni të plotë.
Venusi do të formojë një kuadratim me Diellin tuaj nga shenja e Demit kjo duke nisur nga pasditja e 31 marsit deri në orët e para të 25 prillit. Gjatë këtyre ditëve mund të bëni takime shumë të veçanta që dalë nga dalë mund të shndërrohen në diçka më serioze, edhe pse nuk kanë lindur si histori të vërteta pasioni, po ashtu nëse jeni çift, mund të bëni projekte të përbashkëta, siç është dhe një shtazani e mundshme, apo blerja e një shtëpie, të cilat njëkohësisht do i japin një tjetër ritë jetës suaj.
Mes 10 qershorit dhe orët e para të 7 gushtit Venusi tek Virgjëresha mund tu favorizojë në fushën e ndjenjave duke u krijuar takime brenda ambientit të punës, ose duke u vënë në kontakt me njerëz e situata që përgjithësisht nuk tërheqin interesin tuaj. ثshtë një moment shumë i veçantë pasi mund të dashuroheni me dikë që prej kohësh e kishit para syve, por që për një sërë arsyesh nuk e keni konsideruar si dikë që mund të bëhej partneri juaj.
Por "boom-i" i madh, kulmi i suksesit tuaj përsa i përket ndjenjave do të nisë në 8 tetor dhe do të vazhdojë deri në ditët e para të 2011 kur Venusi do të ndriçojë në sektorin e qiellit tuaj, duke u sjellë qetësi, gëzim, konkretizim dhe do tu bëjë të jetoni eksperienca sentimentale, të cilat prej shumë kohësh nuk i eksperimentonit.
Mos kini frikë ta lini veten të lirë dhe mbi të gjitha jini të hapur ndaj pasionit, në çfarëdo lloj forme tu paraqitet ai, pasi asnjëherë më parë si në këtë moment të veçantë të jetës suaj nuk do të keni mundësinë të njihni ata që kanë pak kohë që ju qëndrojnë pranë, apo prej një jete, pjesë tuajat që vështirë se i vini në dukje, duke krijuar kështu një mirëkuptim të thellë me partnerin dhe një klimë me të vërtetë magjike dhe pasiononte përreth jush dhe brenda vetes suaj.
Për ata prej jush që janë ende vetëm, singëll, apo janë bërë me kalimin e vitit ky është momenti i një takimi që vlen shumë për të ardhmen, kjo edhe sepse do të jeni nën mbrojtjen dashamirëse të Nyjës hënore e cila do u vejë në kontakt e njeriun që mund të quhet i duhuri.
Shëndeti
Përsa i përket shëndetit kushtoni kujdes për të gjitha ato patologji që janë pasojë e stresit të punës, nëse mund të bëni një parapritë duke bërë vizita ta vazhdueshme tek mjeku për të mbrojtur dhe për të forcuar sistemin tuaj imunitar dhe t'iu bëjë më të fortë përballë sforcimeve që puna dhe përditshmëria ju rezervon.
 
Titulli: Horoskopi 2010

Ujori (21 janar 19 shkurt) Dekada e I 21- 30 janar
Dekada e II 31 janar- 09 shkurt
Dekada e III 10- 19 shkurt

2010 paraqitet si një vit në të cilin është e nevojshme të vini në provë rezistencën tuaj ndaj ndryshimit, ndaj të resë, ndaj të paparashikueshmes, pasi edhe pse dukeni të interesuar ndaj gjithçkaje që është e re, ndryshe, alternative në fund jeni shumë më tradicionalë tek gjërat të cilat besoni.
Në pjesën e parë të vitit Marsi në kundërshtim nga shenja e Luanit u vendos vazhdimisht përpara diskutimeve, marrjes së pozicioneve dhe ndonjë rasti që mund t'ju bëjë ta humbisni qetësinë dhe të vini në diskutim gjithçka që u rrethon.
Me fjalë të tjera deri në ditët e para të korrikut Marsi, do t'ju bëjë impulsivë dhe jo tolerantë ndaj kritikave të të tjerëve, por mbi të gjitha do t'ju bëjë të padurueshme shumë nga gjërat, që deri para pak kohësh u dukeshin të pranueshme, ose të tolerueshme.
Në të vërtetë tek ju janë duke ndodhur ndryshime të forta dhe keni dëshirë të mos vareni nga asgjë dhe nga askush, por keni dhe një dëshirë të fortë kontrolli të jetës suaj dhe nuk doni të ndani asnjë hapësirë që e quani të shenjtë për rritjen tuaj dhe lirinë personale, aq shumë saqë rrezikoni të mbylleni aq shumë në vetvete saqë do të mbeteni peng e një ideje që ka fuqinë t'ju obsesinojë.
Sfera profesionale
Por, sigurisht që viti nuk është vetëm ky dhe madje shumë raste për ti treguar botës tërë kreativitetin tuaj dhe nuk do t'iu mungojnë rastet për të bërë gjëra që me të vërtetë ju interesojnë dhe ju përfaqësojnë, veçanërisht nga pikëpamja profesionale.
Në fakt do të jetë pikërisht pjesa e dytë e vitit ajo që është më e mbushur me kënaqësi dhe pritje të kënaqshme, pasi do ti keni idetë shumë të qarta dhe mbi të gjitha nuk do t'ju mungojë rasti për të bërë goditjen e madhe dhe të ndryshoni papritur një situatë që prej kohësh dukej sikur nuk do të zgjidhej kurrë.
Ka mundësi që nga 2 prilli deri në 10 korrik, Mërkuri në një paralel me shenjën e demit mund të ngadalësojë iniciativat tuaja dhe tu bëjë të humbisni raste për të cilat prej shumë kohësh po punonit me ngulm.
Edhe studentët duhet të kushtojnë kujdes të veçantë në këtë periudhë të vitit pasi nuk mund të mbështeten tek ndihma e të tjerëve, pra rezultatet do të arrihen vetëm falë impenjimit dhe një studimi konkret dhe racional, pasi rikuperimi i momentit të fundit këtë herë nuk do të japin rezultatet e mira që keni marrë në të kaluarën.
Por mes 6 korrikut dhe 9 shtatorit Jupiteri duke hyrë tek dashi, sidomos për ata që kanë lindur në dekadën e parë, bashkë me Uranin do të bëjë një miksim shumë pozitiv për aktivitetin tuaj përsa i përket punës, por edhe për ti dhënë një zhvillim, qoftë dhe fillestar në ambientin ku jetoni, duke nisur miqësi të reja, dije, bashkëpunime, që do të sjellin rezultatet e tyre me kalimin e vjeshtës dhe do të vazhdojë deri në 2011, kur pjesa më e madhe e qiellit do të jetë në mënyrë pozitive në anën tuaj.
Kujtohuni që gjithsesi keni, përveç një periudhe të shkurtër gjatë kalimit nga pranvera në vjeshtë, Saturni gjithnjë në anën tuaj, do tu ndihmojë të konkretizoni dhe të racionalizoni punën tuaj, duke u vënë në kushtet e të mos humburit asgjë nga sakrificat tuaja, madje duke i shfrytëzuar në maksimum mundimet dhe sakrificat që keni bërë, sidomos nëse janë finalizuar me realizimin e projektit.
Për disa prej jush ky mund të jetë viti në të cilin do të shihni më në fund të konsoliduar aktivitetin tuaj, duke fituar më shumë siguri si nga aspekti psikologjik, po ashtu dhe nga ai financiar, edhe pse duhet thënë menjëherë, kjo mundësi, përveç se kënaqësisë fillestare, juve do tu bëjë të ndiheni sikur e keni futur veten në kurth, në diçka që do tu bëjë të ndiheni si të burgosur.
Sfera sentimentale
Në dashuri gjërat duket se do t'iu ecin shumë mirë, veçanërisht pjesën e parë të vitit, pasi keni nevojë të vendosni themele, të përballeni me diçka konstruktive dhe që zgjat në kohë, aq shumë sa do të zgjidhni histori dhe njerëz që vetëm para pak kohësh do ia kishit mbathur me të katra, por që tani ju tërheqin dhe ju intrigojnë dhe që i vlerësoni si diçka shumë të rrallë.
Stina juaj e dashurisë nis në mbasditen e 18 janarit dhe do të mbarojë në mëngjesin e 11 shkurtit, duke u dhënë mundësinë të bëni takime me të vërtetë interesante dhe stimuluese, por edhe për të parë të realizuara dëshirat disi të patregueshme që zakonisht nuk doni ti tregoni për të gjithë kaq lehtë. Do të jenë mjaft të frytshme takimet që ndodhin në 21 ose në 22 janar.
Për ata që janë çift kjo periudhë në të cilën do të gjendet në shenjën tuaj, mund të koinçidojë me një rigjetje të romantizmit, harmonia dhe pasioni që prej kohësh nuk ndodhte, por mbi të gjitha do të jetë mundësia për të konkretizuar bashkë me partnerin një projekt afatgjatë dhe që do tu dhurojë një pikëpamje të ndryshme në qëndrimin së bashku më atë që doni.
Edhe ardhja e Venusit në shenjën e Binjakëve, nga 25 prilli deri në 19 maj, do t'ju hapë një periudhë të mirë për jetën tuaj sentimentale, duke u lehtësuar shumë në takime, por edhe në komunikim.
Ekziston mundësia reale për të bërë njohje që duke nisur nga ditët e para të majit mund të tregojnë seriozitetin tuaj dhe t'ju shtyjë dhe t'ju përfshijë në një raport të vërtetë dhe që zgjat në kohë, kështu si nuk duhet të përjashtohet mundësia që gjithnjë në këtë periudhë do të ndiheni veçanërisht të joshur nga persona më të mëdhenj se ju, që do t'ju bëjnë të kaloni eksperienca të reja dhe plot gjallëri dhe që edhe pse kjo lodhje mund të fillojë si lojë, me kalimin e kohës mund të kthehet në diçka shumë serioze.
Nëse jeni çift komunikimi do të jetë shumë i ngrohtë dhe do të arrini me siguri të zgjidhni probleme dhe keqkuptime me shumë lehtësi, duke rigjetur kështu harmoninë dhe gëzimin në veten tuaj e ndoshta edhe një dozë të mirë pasioni që do të shërbejë për të ringjallur lidhjen tuaj.
Në fund duke nisur nga 7 gushti deri në orët e para të paradites së 8 shtatorit, Venusi do të kalojë tek Peshorja, duke formuar një kënd me Diellin tuaj dhe për një sërë arsyesh të çuditshme dhe të përcaktuara, mund t'ju vejë në kontakt me dashuri të së shkuarës, të ndizni flakë të vjetra dhe do t'iu bëjë të jetoni momente me të vërtetë të shkëlqyera dhe nostalgjike, por plot me patos dhe emocione, aq sa t'ju bëjë veçanërisht të humbur në botën e dashurisë.
Familja
Duke nisur nga 8 shtatori dhe deri në ditët e para të 2010 qëndrimi i gjatë i Venusit nga shenja e Akrepit mund të krijojë tensione dhe humor të keq me partnerin dhe më në përgjithësi në raportet ndër personale dhe familjare, duke u vënë në situata ndonjëherë stresuese dhe të vështira për tu menaxhuar.
Me disa njerëz të familjes mund të mos e gjeni gjuhën e duhur për të komunikuar edhe ndoshta pse mund të doni të njëjtat gjëra do ti shprehni në një mënyrë që nuk do e merrni vesh njëri- tjetrit, aq shumë sa do të keni ndonjë grindje dhe sigurisht keqkuptime që mund t'iu trishtojnë dhe të rëndojnë klimën përreth dhe që do t'ju bëjnë të ndiheshit të vetmuar dhe të pakuptueshëm.
Mos bini në viktimizim dhe provoni të mos jeni destruktivë, por kërkoni dialogun me çdo kusht, duke i lënë mënjanë protagonizmat dhe arsyet e çdo lloji, të lejoni kështu që lidhjet në familje të behet të ngrohta.
Shëndeti
Përsa i përket shëndetit, kjo 2010 mund të krijojë ndonjë problem me qarkullimin, dhe më në përgjithësi me lëvizjen. Mundohuni ti paraprini dhe ndoshta do të ishte mirë ti nënshtroheni ndonjë aktiviteti fizik nën kujdesin e një trajneri, kjo për të evituar ushtrimet jo korrekte që më shumë mund të shkaktojnë probleme sesa përmirësime. Kujdes me shtimin e peshës në muajin e parë të vitit dhe për të gjithë pranverën, pasi stresi mund t'ju shtyjë në mënyrë të ushqyeri të gabuar.
 
Titulli: Horoskopi 2010

Peshqit (20 shkurt- 20 mars)
Dekada e I 20 shkurt-01 mars
Dekada e II 2- 10 mars
Dekada e III 11- 20 mars
2010 është një vit me të vërtetë i rëndësishëm për ju, pasi do të liroheni përfundimisht nga kalimi i Saturnit nga shenja juaj dhe në të njëjtën kohë mund të shijoni të mirat që u fal Jupiteri, i cili këtë herë do të qëndrojë në shenjën tuaj për pothuajse gjithë vitin, përveç një periudhe të shkurtër në verë.
Me fjalë të tjera ky është viti në të cilin i tregoni botës atë çfarë jeni të aftë të bëni me të vërtetë, ti tregoni që nuk është aspak e vërtetë që juve nuk mund tu besohet, por mbi të gjitha është e nevojshme të tregoheni të sigurt në vetvete dhe të aftë për të përballuar botën me vendosmëri dhe kurajo, me qëllim që të arrini atë që realisht dëshironi.
Dëshirat do të jenë me të vërtetë shumë dhe nga më të ndryshmet që shkojnë nga fusha e ndjenjave deri tek ajo profesionale, pa lënë pas dore asgjë dhe do të hidhnin themelet e shumë gjërave, duke marrë thuajse gjithnjë rezultate të shkëlqyera, fillimisht të pabesueshme për sytë e tu e më pas dhe për sytë e të tjerëve.
Saturni në vitet e shkuara ju ka mësuar etikën e sakrificës, durimin për të pritur kohën e duhur për të vepruar më pas dhe sot, pasi keni mësuar gjithë këto, do të arrini të jeni më konkretë në arritjen e gjërave që për ju janë parësore, duke shmangur çdo harxhim energjish në gjëra që nuk ju interesojnë dhe që mund t'ju pengojnë në arritjen e qëllimeve tuaja.

Por sukseset e vërteta për ju vijnë në muajt e fundit të vitit dhe ekzaktësisht në dhjetor 2010, kur Jupiteri dhe Urani të bashkuar në shenjën tuaj, mund të japin atë shans, që kishit kohë që e prisnit, ai që do të ndryshojë rrënjësisht jetën tuaj dhe do ju vendosë në një pozitë të re, një jetë në të cilën do të jeni protagonistë absolutë, duke ndjekur një rrugë suksesi hapat e parë të së cilës do i nisni që në muajin shkurt.
E gjitha kjo e thënë ndryshe do të thotë se keni para jush një vit e të vërtetë të shkëlqyer dhe pse jo gjithmonë i lehtë, në kuptimin që duhet të përfitoni nga çdo rast, por mund të thuhet me bindje që suksesi është i siguruar dhe do të shpërblejë impenjimin dhe sakrificën që keni bërë.
Sfera profesionale
Në sferën profesionale më në fund keni mundësinë të shtroni projekte, që prej kohësh i kishit lënë pas dorë. Duhet të provoni të bëni konkurse, bashkëpunime pune dhe gjithçka tjetër që mund tu duket e nevojshme për një përparim ose ndryshim karriere, pasi si asnjë vit tjetër, këtë herë yjet janë në anën tuaj, sidomos duke nisur nga vjeshta.
Dhe në të vërtetë ka një arsye për këtë: keni nevojë për kohë për të reflektuar nëse do të ndryshoni rrugën e vjetër, për një të re dhe për diçka që e dëshironi me shpirt.
Për ata që kanë bërë një projekt artistik, rezultatet do të jenë të shkëlqyera dhe më në fund do të shihni të realizuara ëndrrat tuaja, do të vlerësoheni për punën tuaj dhe do të nisni impenjime të tjera që do i japin jetës tuaj ritëm dhe do t'ju hedhin në një 2010 të pasur me angazhime pune.
Por në linja të përgjithshme për të gjithë ju do të jetë një vit mjaft i kënaqshëm në planin profesional dhe social dhe pse mund të bënit mirë të evitonit nisjen e iniciativave të reja, ose tu shtyjë drejt ndryshimeve të rëndësishme, kur Merkuri do të jetë tek Virgjëresha, në kundërvënie ndaj shenjës suaj nga 27 qershori deri në 3 tetor.
Në këtë periudhë është e këshillueshme të reflektoni, të analizoni punën që keni bërë, të ndaloni të bëni përmbledhjen e situatës dhe të kuptoni nëse keni ende dëshirë të çoni përpara të gjitha idetë që keni projektuar, apo vetëm një pjesë të tyre dhe mbi të gjitha qartësojini mirë idetë mbi atë çfarë duhet të bëni dhe nëse është e nevojshme mos u shqetësoni farë të mbyllni bashkëpunime dhe kontakte, të cilave nuk u zini më besë.
Ata që kanë lindur në dekadën e fundit mund të gjenden, mes paradites së 7 prillit dhe 21 qershorit, duhet të shohin disa gjëra që i kanë lënë pezull, ti mbyllin hesapet me një të shkuar që mund të jetë pengesë për projektet e reja, për shkak të Saturnit që duke u rikthyer sërish në shenjën e Virgjëreshës vë në zgjidhje atë që dukej sikur nuk do të mund të zgjidhej. Mos kini frikë ta bëni dhe jini edhe shumë të vendosur, pasi sigurisht do të arrini sukses dhe do të vendosni baza të forta për një të ardhme pa fantazma dhe hije të së shkuarës, duke fshirë kështu çdo pasiguri dhe ankth të çdo lloji.
Sfera sentimentale
Në dashuri gjërat do të shkojnë mjaft mirë dhe në më shumë se një rast do të ndiheni vetvetja, të aftë të joshni, tërhiqni dhe ti copëtoni zemrën kujtdo që juve ju pëlqen, por dhe nuk do të doni të humbisni kohë, dëshironi një lidhje të aftë tu ofrojë siguri dhe t'ju përkasë, një lidhje që keni kohë që nuk arrini ta gjeni të tillë.
Nuk do të keni pengesa nëse dëshironi me të vërtetë dhe të zgjatur, ka shumë mundësi që në jetën tuaj të vijë një njeri më i madh, jo domosdoshmërisht në moshë, por me siguri me një eksperiencë dhe maturitet më të madh se ju, i aftë për tu bërë të ndieni vlerën e të qenurit çift, të ndarjes së gjërave së bashku, të të qëndruarit bashkë pa u dashur domosdoshmërisht të anulojnë, apo të humbasin çfarëdo lidhje me botën e jashtme.
Përveç kësaj ka mundësi që të jetoni histori që pak a shumë duken si të pamundura dhe romantike, me më pak mazokizëm dhe patos, por sigurisht më konkrete dhe të sistemuara, plot gjallëri emotive, që nuk duhen nënvlerësuar, lidhje që kanë tendencën të zgjasin në kohë, të afta për tu mundësuar ndryshime deçizive në jetën tuaj.
Stina e dashurisë për ju nis me hyrjen e Venusit në shenjën tuaj, në 11 shkurt, duke qëndruar aty deri në mëngjesin e vonë të 7 marsit. Gjatë kësaj periudhe përfitoni për tu njohur më mirë me njerëzit që ju interesojnë, mundohuni të jeni të pranishëm në rastet gjatë të cilave ka mundësi për të bërë njohje të reja, pasi mund të bëni takime me të vërtetë stimuluese , që edhe pse nuk nisin menjëherë si histori dashurie, mund të bëhen të tilla me kalimin e kohës.
Por nëse jeni lumturisht të dashuruar ka shumë mundësi që të keni rastin të fusni sërish në brendësi të lidhjes tuaj të romantizëm që kohët e fundit u kishte munguar, duke rigjetur kështu sërish gëzimin e të qëndruarit së bashku dhe të ndiheni mirë.
Vendosja e Venusit në një kënd me Gaforren nga 20 aji deri në mëngjesin e 14 korrikut ju sjell një pasion të shfrenuar, dashuri dhe romantizëm dhe ju përgatit të jetoni në mënyrë pasiononte, një fund pranvere të shfrenuar, sidomos nëse e lini veten të përfshiheni në histori okazionale, në të cilat do të provoni një gamë të gjerë emocionesh, por dhe një ngarkesë të fortë erotike, që kishte kohë që nuk ndodhte në jetën tuaj.
Por është periudha nga fillimi i 8 shtatorit dhe deri në ditët e para të janarit 2011, që Venusi do të jetë aleati juaj i padiskutueshëm dhe do tu favorizojë në çdo iniciativë që ka lidhje me ndjenjat. Për ata që janë ende singëll, apo do bëhen ashtu gjatë vitit, mund të keni rastin e madh, ai që u hap një kapitull tjetër në librin e dashurisë, një lodhje që do të jetë e aftë të ndryshojë jetën tuaj.
Do të jetë një periudhë e jetës tuaj shumë speciale për dashurinë dhe më gjerësisht në fushën e ndjenjave dhe ka mundësi që më në fund do të arrini ti jepni jetës tuaj në lidhje një kuptimi dhe një stabilitet të zgjatur, që do tu bëjë të ndiheni të vlerësuar dhe të gatshëm të ndërtoni seriozisht një lidhje që do tu çojë larg.
Në linja të përgjithshme do të keni raste të mira për takime në të gjithë katër muajt e fundit të vitit, por do të jetë dhjetori ai që do të jetë tërësisht magjik dhe i mbushur plot me ndryshime radikale që do tu bëjnë të hyni në një fazë tjetër sentimentale dhe do të hapin dyert për tu realizuar nga ana emocionale.
Edhe ata që janë në çift do të shijojnë këtë periudhë të magjishme planetare dhe më në fund do të shohë të realizuara shumë dëshira që dukeshin të bllokuara dhe pa të ardhme, aq shumë, saqë ju i kishit humbur shpresat.
Kini parasysh të keni besim në këtë 2010 dhe mbi të gjitha mbani një qëndrim të hapur dhe oportunist, duke lënë mënjanë dozat e viktimizimit të cilat nuk u shërbejnë për asgjë, vetë sa u bëjnë të ndiheni keq me veten tuaj dhe të humbisni surprizat e këndshme që fati ka rezervuar për ju
Familja
Në familje nuk duhet të keni shumë probleme, përjashtuar këtu periudhën që shkon nga fundi i qershorit deri në ditët e para të tetorit, kjo për shkak të kundërvënies së Mërkurit nga Virgjëresha. Ka mundësi që gjatë këtij harku kohor ta rigjeni veten duke u përballur me problemet e natyrës praktike me njerëz më të rinj se ju, me fëmijë, motra vëllezër, miq, që shumicën e rasteve nisin nga keqkuptimet në komunikim. Provoni të kërkoni ndihmën e njerëzve të jashtëm, neutralë dhe do të shihni që gjithçka do të jetë më pak stresuese.
Shëndeti
Përsa i përket shëndetit do të jetë një vit që do merrni veten dhe shumë prej jush do ta ndiejnë veten në formë perfekte fizike. Por duhet të keni kujdes dhe të parandaloni teprimet me ushqimin dhe të pirën, pasi Jupiteri në shenjën tuaj mund t'iu bëjë të humbisni kënaqësitë e tavolinës dhe ta vendosni stomakun tuaj në stres. Pra kini kujdes nëse nuk do të doni të shtoni ndonjë kile më tepër.



LUANI

Dekada e I 23 korrik- 02 gusht
Dekada e II 03- 12 gusht
Dekada e III 13- 23 gusht
Pjesa e parë e vitit, dhe ekzaktësisht deri në mëngjesin e 7 korrikut, sheh Marsin, planetin e përditshmërisë suaj, duke qenë se do të ndalojë në shenjën tuaj për një kohë shumë më të gjatë se zakonisht.
E gjitha kjo do të thotë që do të keni në anën tuaj një rezervë të madhe energjie, sa fizike, aq edhe mendore dhe një dëshirë të madhe për të bërë, për të realizuar, dhe për të pasur bashkëpunëtor Saturnin, i cili do të qëndrojë gjatë në shenjën e peshores. Kjo nuk do të jetë shumë e vështirë, sidomos nëse do arrini të mos harxhoni potencialin tuaj në investime faraonike dhe që në vetvete nuk kanë një qëllim në realitet.
ثshtë mirë të përvishni mëngët dhe të nisni me rregull, duke i marrë gjërat me radhë, për të mos u përfshirë në "beteja" të kota, të cilat vetëm mund t'ju bëjnë të humbisni kohë për gjërat që doni të realizoni me të vërtetë.
Në fakt, është e nevojshme, sidomos nga 2 prilli deri në 10 qershor, të mos merreni me polemika, rivalitete, prova force dhe fuqie.
Sigurisht që nuk do të mungojnë mendimet ndryshe, vonesa, ndryshime programesh, por më mirë se sa të inatoseni dhe të kundërviheni kundër të gjithëve dhe gjithçkaje, mundohuni të kuptoni çfarë mund të bëni mirë, si mund të përfitoni në një ngjarje të paparashikuar, që në vend që t'ju vonojë për të realizuar gjërat që keni për zemër, mund të rezervojë surpriza të këndshme dhe t'ju hapë rrugë të reja.
Në këtë pjesë të parë të vitit duhet të mësoni të jeni më strategjikë, shumë më të kujdesshëm për lëvizjet që bëjnë rivalët tuaj, sesa të humbisni në egocentrizmin tuaj të zakonshëm, i cili jo vetëm që nuk u gëzon, por mund tua përkeqësojë gjërat në këtë periudhë të jetës suaj, sidomos nëse doni të realizoni një sërë gjërash që prej shumë kohësh i kishit lënë në hije.
Për shumë prej jush mund të nisë një cikël i ri jete, në të cilin, reflektimi, dëgjimi, pritja bëhen virtyte dhe kualitete, të cilave asnjëherë nuk u keni dhënë rëndësi. Viti 2010 nuk është një vit gjatë të cilit duhet të harxhoni energjitë kot, duke qenë se ju presin objektiva mjaft ambicioze dhe të mbushura me punë, kjo veçanërisht në sektorë dhe ambiente që nuk i kishit frekuentuar kurrë më parë.
Vera për ju do të jetë burim ndryshimesh dhe iniciativash të mëdha, dhe pse duhet thënë qartë, është shumë pak, krahasuar me atë çka ju pret në 2011, sidomos nëse në 2010 keni bërë investime të mira.
Me fjalë të tjera, ky është viti, gjatë të cilit duhet të përgatisni terrenin për ndryshimet e mëdha dhe epokale të jetës suaj, frytet e para të të cilave do t'i shijoni pikërisht në verë dhe ekzaktësisht gjatë qershorit dhe gushtit, kur Jupiteri dhe Urani, të dy momentalisht kalimtarë në shenjën e Dashit, do t'ju japin mundësinë të jetoni momente protagonizmi absolut, por njëkohësisht do të hapin dhe rrugë të reja, të cilat duhet të përshkohen me kujdes.

Sfera profesionale

Në fushën profesionale është mirë të mos merrni rreziqe të mëdha në këtë vit të ri dhe edhe pse do t'ju ofrohen gjëra të reja, mos i braktisni ato të vjetrat, mos vini në rrezik gjithçka që për ju është e sigurt, pasi asnjëherë më parë si në këtë moment të jetës suaj ju do të keni nevojë për baza solide për të ecur më pas në sipërmarrje të reja, por duhet të keni parasysh që në mënyrë absolute duhet të ndryshoni çdo sjellje arrogante dhe kryeneçe, pasi një teprim sigurie nga ana juaj mund t'ju kushtojë shtrenjtë, duke qenë se Neptuni në kundërvënie nga shenja e ujorit nuk u favorizon për të mbajtur një vizion të qartë për gjithçka.
Për ata që duan të ndryshojnë punën, mund të mbështeten në muajt e verës, por ndryshimet radikale, përfundimtare, nëse nuk janë shumë të nevojshme, do të shtyhen për vitin 2011, kur të keni ide dhe perspektiva reale shumë më të qatra dhe të sigurta.
Nga ana tjetër, edhe fitimet tuaja mund të kenë një rritje, por duhet të prisni dhe shpenzime të mëdha, me kosto më të mëdha se sa e kishit parashikuar në fillim, sidomos duke nisur nga muaji i shtatorit, për shkak të kuadratimit të Venusit me shenjën e Akrepit, i cili u shtyn të shtrëngoni pak rripin, të bëni ndonjë sakrificë të vogël për të arritur rezultate të mira, shumë më konkrete sesa në të shkuarën.

Sfera sentimentale

Në dashuri pasioni, sidomos në pjesën e parë të vitit, është padroni dhe me siguri do të ndiheni shpesh të përfshirë nga dëshira për të jetuar emocione të forta, të përballeni me situata që vënë në një provë të vështirë rezistencën tuaj fizike, që u vënë përballë skenarëve erotiko-pasionante që prej shumë kohësh nuk i kishit jetuar me kaq shumë pasion.
Përderisa bëhet fjalë për aventura, ku jeni vetë protagonist, nuk do të keni probleme të mëdha, por nëse doni me të vërtetë ta shndërroni aventurën e një natë në diçka më shumë, vlerësoni me qetësi dhe racionalitet situatën, pasi jo gjithnjë përkon me atë ç'ka ju kërkonit.
Këtë vit do të keni mundësi të mëdha për të stabilizuar jetën tuaj në lidhje, kjo falë Saturnit, i cili ju shtyn të zyrtarizoni lidhjet tuaja, por në të njëjtën kohë u kërkohet dhe një sens i madh përgjegjësie dhe sakrifice, gjë që jo gjithnjë e keni pëlqyer.
Viti të do jetë i mbushur me kombinime yjesh shumë të favorshme dhe pozitive në dashuri, duke nisur nga e para që përkon me kalimin e Venusit në shenjën e Dashit nga 7 deri në 31 mars, mbështetja e fortë e Mërkurit do të sjellë takime pasionante, me intensitet të lartë emotiv dhe seksual, por që në të njëjtën kohë do të intensifikojë lidhjen më partnerin e zakonshëm, duke hapur një rigjetje intimiteti që kishte kohë që nuk e kishit ndier.
Por, stina juaj e dashurisë nuk mbaron me kaq, ajo vazhdon nga 14 qershori deri në mëngjesin e 10 korrikut, kur venusi do të kalojë transit në shenjën tuaj. Ata që janë singëll do të kenë mundësi të mëdha takimesh dhe njohjesh me njerëz që për shumë nga ju mund të bëhen të rëndësishëm me kalimin e kohës, ndërsa ata që janë të lidhur munden që më në fund të gjejnë një stimul më shumë për të ndjekur, por pa harruar që është më se e mundshme të jetojnë një lidhje të shkurtër paralele.
Takime me një të ardhme të sigurt mund të bëhen në gusht, kur Venusi, sidomos rreth datës 8, mund të sjellë ndryshime rrënjësore në jetë, të paktën nga pikëpamja e lidhjeve dhe ndjenjave, duke u shtyrë të merrni dhe pak përgjegjësi që vështirë se do t'i kishit pranuar në momente të tjera të jetës.

Familja

Nga shtatori e në vazhdim kushtojini më shumë vëmendje raporteve ndërpersonale në përgjithësi, por edhe në familje mund të keni momente tensioni, për shkak të problemeve shumë të vjetra, që nuk janë zgjidhur prej kohësh dhe që këtë periudhë kërkojnë një zgjidhje përfundimtare.
Për disa prej jush mund të bëhet fjalë për pritje ligjore apo trashëgimie, të cilat asnjëherë nuk i keni përballuar me qartësi dhe kriter.

Shëndeti

Shëndeti do të jetë mjaft i mirë në pjesën e parë të vitit, kjo falë mbështetjes së Mërkurit, por kjo energji që u falin këto planetë duhet harxhuar pa teprime dhe jo në situata ekstreme, pasi mund të shkaktojnë në trupin tuaj shqetësime të tipit kardiak, të lidhura këto pikërisht me mbledhjen e stresit dhe tensioneve të tepruara. Ndërsa, nga vjeshta mund të jetë e nevojshme një vozitë te dermatologu, pasi mund të keni ndonjë problem me lëkurën tuaj.Shekulli
 
Titulli: Horoskopi 2010

Goxha mire Ujori,te shohim se s'para i besoj shume .
 
Titulli: Horoskopi 2010

as une sbesoj
te shohim ca do dal nga keto parashikimet
 
Titulli: Horoskopi 2010

Mua me paska dale top fare
 
Titulli: Horoskopi 2010

Po shtoj dhe nje variant tjeter te horoskopit 2010
astro_ikona1.jpg
Dashi

Karriera:Një vit përplot me batica dhe zbatica. Do t’ju paraqiten shumë pengesa gjatë realizimit të projekteve tuaja, mirëpo duhet të jeni të përgatitur që të luftoni deri në pikë të fundit, për të arritur gjerë tek synimi që ia keni vënë vetes. Me fillim të stinës së vjeshtës, e deri në fund të këtij viti, do të përballeni me pengesa të mëdha, dhe nuk do t’ju lejojnë që puna profesionale të zhvillohet sipas parashikimeve tuaja. Me rëndësi të madhe është që mos t’i leni punët përgjysmë, dhe mos filloni punë të reja pa i përfunduar ato të nisura më herët. Me një fjalë, vetëm përkushtimi mund t’ju sjellë suksese në karrierë.
Partneri: Të lindurit në dekadën e parë dhe të dytë të kësaj shenje, duhet ta shfrytëzojnë periudhën nga muaji shkurt gjerë në muajin maj, që t’ia kushtojnë partnerit, pasi që muajt të tjerë do të jenë shumë të vështirë. Mirëpo për të lindurit në dekadën e tretë yjet parashohin një vit të lumtur bashkëshortor.
Shëndeti: Sipas parashikimit të yjeve, këtë vit do të ballafaqoheni me probleme të ndryshme shëndetësore, andaj mos hezitoni të bëni kontrolle të rregullta shëndetësore.
 
Titulli: Horoskopi 2010

astro_ikona2.jpg
Demi

Karriera:Sipas parashikimit të yjeve për vitin 2010, për të lindurit në shenjën e Demit, do të jetë një vit mesatar – andaj suksesi në punën profesionale herë pas here do të ketë ngecje. Mirëpo, kjo nuk është arsye që ju të dorëzoheni, pasi që yjet ju ndihmojnë që të bëni investime kapitale, dhe ta rimëkëmbni biznesin tuaj. Pra, planifikojeni mirë këtë vit, dhe kërkoni më shumë sesa ju ofrojnë, dhe padyshim se do të dilni fitimtarë pasi që e keni përkrahjen e Jupiterit. Nuk do të ishte keq edhe nëse luani edhe në lojëra të fatit. Por, personat e lindur në dekadën e tretë, duhet të jenë shumë syçelur dhe të kujdesshëm në çdo vendim që ndërmarrin, pasi që mund të jenë të mashtruar edhe pse e kanë përkrahjen e Jupiterit.
Partneri: Për të lindurit në dekadën e parë dhe të dytë të kësaj shenje, ky vit do t’ju sjellë shumë stabilitet në jetën bashkëshortore, dhe do të fitoni besim të ndërsjellë me partnerin. Mirëpo të lindurit në dekadën e tretë, duhet të jenë më të kujdesshëm karshi partnerit, sepse ende janë në fazën e iluzioneve - por nga mesi i vitit e tutje do t’ju buzëqeshë fati.
Shëndeti: Për të lindurit në shenjën e Demit, yjet ju ndihmojnë që të keni një vit me shëndet stabil, me plot vitalitet dhe elan.
 
Titulli: Horoskopi 2010

astro_ikona3.jpg
Binjakët

Karriera:Personat e lindur në dekadën e parë, gjatë vitit 2010 do të kenë shumë përparësi në sferën e biznesit. Angazhimi i tyre në maksimum, fatmirësisht do të sjellë edhe të ardhura të majme, sidomos në pjesën e parë të vitit. Marsi dhe Saturni do të kenë ndikim të përhershëm, dhe kështu do t’ju mundësojnë që në rrugë të pastër (ligjore) të arrini ngritje në karrierë. Pra, është koha që këta persona mund të vënë gurthemelin e karrierës së tyre. Sa i përket personave të lindur në dekadën e dytë dhe të tretë të kësaj shenje, duhet të jenë më të vëmendshëm, për shkak të një shpërputheje mes pozicioneve të Jupiterit dhe të Diellit. Dhe, nëse kjo ndikon në planet që i keni ideuar, kjo duhet t’ju nxisë të ruani pozicionin e tashëm që keni.
Partneri: Personat e lindur në dekadën e parë të kësaj shenje i pret një vit shumë i lumtur, madje edhe i pabesueshëm në aspektin pozitiv të fjalës. Kjo nuk mund të thuhet se do t’u ngjajë personave të lindur në dekadën e dytë dhe të tretë, në fakt jo një periudhë kaq e ndritur, mirëpo, edhe ata do të shijojnë momente lumturie në lidhjen e tyre.
Shëndeti: Deri në muajin mars personat e lindur në dekadën e parë duhet të kenë kujdes, sepse ndikimi i Jupiterin mund t’i nxisë të hanë më shumë ushqim sesa është nevoja dhe kjo mund të ketë pasoja për shëndetin e tyre. Edhe pse me më pak efekt, kjo këshillë vlen edhe për personat e lindur në dekadën e dytë dhe të tretë të kësaj shenje.
 
Titulli: Horoskopi 2010

astro_ikona4.jpg
Gaforrja

Karriera:Personave të lindur në dekadën e parë të kësaj shenje, do t’ju ngecin punët, pasi që Saturni bën një linjë të vështirë më Diellin e lindjes, dhe kjo sjellë, për fat të keq, gjerë tek ngecjet në aspektin profesional. Nga muaji prill deri në vjeshtë do të mund t’ju përcjellin këto bllokada. Mirëpo, kjo nuk ka të bëjë me personat e lindur në dekadën e dytë dhe të tretë të kësaj shenje, pasi që ata kenë mbështetjen e yjeve që asgjë mos t’ju ndalojë që të shkojnë drejt suksesit. Ndërsa në aspektin financiar do t’ju presin befasi të shumta.
Partneri: Nga parashikimi i yjeve, shihet se do të jeni më të lumtur sesa që po pritni nga ky vit. Do të jeni shumë romantikë, andaj shfrytëzojini momentet e veçanta dhe përjetoni kënaqësinë e vërtetë ne krahët e partnerit. Herë pas here ju duhet të luftoni për fatin tuaj, gjë për të cilën e dini se do të dilni fitimtarë.
Shëndeti: Personat e lindur në dekadën e parë të kësaj shenje, duhet t’i kushtojnë më shumë rëndësi gjendjes shëndetësore, dhe mos ta lënë anash veten e tyre por të ndërmarrin hapat e nevojshëm. Mirëpo ata të lindur në dekadën e dytë dhe të tretë do të kenë një gjendje shumë të mirë shëndetësore.
 
Titulli: Horoskopi 2010

astro_ikona5.jpg
Luani

Karriera:Duhet të jeni shumë të kujdesshëm gjatë periudhës së parë të vitit, pasi që konjuksioni i marsit ju sjell vështirësi dhe ju bënë të padurueshëm, dhe natyrisht mund të bëni gabime fatale. Mirëpo nga muaji gusht, keni Saturnin në anën tuaj, që do t’ju ndihmojë të bëni përmirësime dhe të orientoheni drejt suksesit. Megjithatë, këto ndryshime nuk mund të ndodhin brenda natës, por duhet të jeni konsekuent dhe të durueshëm, se ato që do t’i arrini do te jenë afatgjate.
Partneri: Një vit me shumë harmoni dhe lumturi në lidhjen tuaj, mirëpo që ta mbani gjallë jetën bashkëshortore ju duhet më shumë angazhim, dhe dhurata më e bukur për partnerin tuaj do të jenë koha që do ta ndani së bashku me të.
Shëndeti: Falë pozitës së mirë te yjeve, personat e lindur në shenjën e Luanit, nuk duhet të brengosen për shëndetin e tyre, përveç që, here pas here, kanë nevojë të pushojnë.
 
Titulli: Horoskopi 2010

astro_ikona6.jpg
Virgjëresha

Karriera:Aspekti financiar gjatë vitit 2010 nuk do të shënojë ndonjë ngritje fascionuese, e as rënie të ndjeshme. Në stinën e pranverës, për shkak të pozitës së Jupiterit, mund të ndesheni me vështirësi në realizimin e projekteve tuaja – por nëse i përmbaheni planit që keni dhe nuk lejoni përzierjen e njerëzve tjerë në projektet tuaja, atëherë suksesi nuk do të mungojë. Pra, suksesin në aspektin profesional mund ta arrini vetëm më përkushtim të shtuar dhe me durim. Kujdes të shtuar duhet të keni në aspektin financiar, sepse mund të jepni më shumë se që mund të përballojë xhepi juaj. Yjet ju këshillojnë po ashtu të jeni më vigjilentë, sepse dikush nga jashtë do të përpiqet t’ju mashtrojë në biznes.
Partneri: Shumë shpesh ju sillet në mendje se nuk keni fat në dashuri, por nga pjesa e dytë e vitit 2010, do të jeni nën ndikimin e planetit të dashurisë - Venerës, gjë që do të krijojë stabilitet me partnerin.
Shëndeti: Yjet ju propozojnë që të jeni shumë të kujdesshëm me shëndetin tuaj, gjatë këtij viti, pasi tentoni të jeni shumë të ndjeshëm ndaj sëmundjeve. Do të ishte mirë të merreni me sporte të ndryshme, posaçërisht me fitnes, dhe rëndësi të veçantë duhet t’i kushtoni ushqimit të cilin e konsumoni.
 
Titulli: Horoskopi 2010

astro_ikona7.jpg
Peshorja

Karriera:Gjatë vitit 2010, për ju peshore do të ketë një stagnim në zhvillimin profesional dhe financiar, pra do të ballafaqoheni më shumë probleme të paparashikuara. Andaj, duhet të tregoni anën tuaj të fortë dhe të jeni sa më fleksibil dhe të durueshëm, në mënyrë që ta tejkaloni këtë vit të vështirë. Megjithatë, duhet të punoni shumë po qe se mendoni të mos përmbyseni – asgjë nuk do t’ju dhurohet, çdo gjë duhet të fitohet me mund të madh këtë vit.
Partneri: Gjatë vitit 2010, duhet që më shumë kohë t’i kushtoni partnerit, pasi që yjet janë duke i përkrahur më shumë shenjat tjera këtë vit. Andaj, ngjalleni jetën tuaj bashkëshortore, dhe mos lejoni t’ju mësojë askush se si duhet jetuar në bashkëshortësi.
Shëndeti: Një vit me probleme të shumta shëndetësore, andaj kushtoni më shumë rëndësi gjendjes suaj gjatë kësaj periudhe, dhe për çdo ndryshim të vogël që e ndjeni në trupin tuaj, drejtohuni tek mjeku.
 
Titulli: Horoskopi 2010

astro_ikona8.jpg
Akrepi

Karriera:Nga pranvera, fillon t’ju prijë e mbara dhe punët do t’ju shkojnë sipas planit tuaj si në profesion ashtu dhe në aspektin financiar. Falë pranisë së Jupiterit, i cili formon trigon me Diellin e lindjes. Pra mos u bëni skeptik kur paraqiten mundësi të reja punë, por pranojini si një zhvillim i juaj i mëtutjeshëm, ku do të hapen horizonte të reja për ju. Keni mundësi të mira, që të vazhdoni shkollimin me ndihmën e punëdhënësit. Merrini përgjegjësitë mbi vete dhe do të filloni një karrierë të suksesshme, pasi që edhe në aspektin financiar, yjet ju sugjerojnë të investoni se do të keni përfitime të mëdha.
Partneri: Ju pret një vit shumë i rëndësishëm sa i përket dashurisë – më në fund mund të kurorëzohet lidhja e juaj dhe të krijoni familje. Pra, është një vit që ka shumë kohë që e ëndërroni. Varet nga ju si do ta shfrytëzoni.
Shëndeti: Falë energjisë pozitive që keni nga ana e yjeve, do t’ju përcjellë një vit me shëndet të mirë dhe pa ndonjë komplikim.
 
Titulli: Horoskopi 2010

astro_ikona9.jpg
Shigjetari

Karriera:Në qoftë se i përvisheni punës, atëherë padyshim që edhe suksesi nuk do të mungojë – një zhvillim i hovshëm ju pret në aspektin profesional, i cili është i lidhur ngushtë edhe me të ardhurat financiare. Me rëndësi për ju është që, punën ta filloni me metoda të reja, dhe të keni një linjë të qartë të gjërave që duhet t’i përfundoni dhe vetëm kështu mund ta arrini qëllimin që ia keni parashtruar vetes. E tërë kjo ju përket personave të lindur në dekadën e parë dhe të dytë të kësaj shenje, ndërsa personat e lindur në dekadën e tretë, do të ballafaqohen me vështirësi të ndryshme dhe jo çdoherë do t’ju shkojnë punët sipas parashikimeve. Por me rëndësi është që mos të nguteni por obligimet t’i përfundoni në qetësi.
Partneri: Në fillim të vitit mund të ballafaqoheni me mosmarrëveshje të vogla, mirëpo duhet të ndjeheni fatlum, se ju pret një vit i lumtur dhe me befasi të shumta. Do të kaloni çaste edhe më të mira, nëse përballeni me realitetin dhe nuk ju shmangeni obligimeve.
Shëndeti: Falë pozitës së mirë të yjeve, ju pret një vit me shëndet shumë të mirë dhe pa komplikime, megjithatë, duhet t’i kushtoni kujdes ushqimit, se mund të vijë gjerë tek shtimi i pakontrolluar i peshës – andaj do të ishte e mirëseardhur të merreni me sport.
 
Titulli: Horoskopi 2010

astro_ikona10.jpg
Bricjapi

Karriera:Puna: Saturni dhe Plutoni ju japin mbështetje, andaj gjatë vitit 2010 nuk do të duhej të keni probleme në aspektin financiar. Megjithatë, menaxhimi jo i duhur mund t’ju shkatërrojë në aspektin profesional por edhe atë financiar. Duhet të jeni vetëkritikë dhe të mos lejoni hasmëri të panevojshme në sferën e biznesit. Mos hyni në biznese ku mendoni se nuk mund t’ia dilni mbanë – pra, duhet ta testoni vetveten para së të niseni në aventura të biznesit. Kujdes duhet të keni edhe nga premtimet e njerëzve – sepse mund të shndërroheni në pre të mashtrimeve. Kjo nuk vlen për personat e lindur në dekadën e dytë dhe të tretë të kësaj shenje, të cilët mund të përparojnë në karrierë, pas pasur të gjitha këto pengesa.
Partneri: Vetëm të lindurit në dekadën e parë, mund të ankohen se fati nuk po ju buzëqeshë, mirëpo për të lindurit në dekadën e dytë dhe të tretë, mund të thuhet se është viti i tyre i lumturisë, gjë që deri më tash mund t’u ketë tingëlluar si fjalë e huaj.
Shëndeti: Të lindurve në dekadën e parë, ju nevojitet më shumë pushim dhe kujdes më i veçantë për shëndetin e tyre, përderisa të lindurit në dy dekadat tjera nuk kanë arsye për ankesa.
 
Titulli: Horoskopi 2010

astro_ikona11.jpg
Ujori

Karriera:Që të përfitoni dhe të keni një karrierë solide, ju nevojitet kurajë dhe trimëri. Personat e lindur në dekadën e parë, mund të kenë përfitime të mëdha, dhe lirisht mund të thuhet se është viti i karrierës me shumë shanse që të përparojnë. Personat e lindur në dekadën e dytë dhe të tretë, duhet të jenë të lumtur me atë që posedojnë – pra, atë që e kanë përfituar në të kaluarën duhet ta stabilizojnë dhe mos të kërkojnë më tepër gjerë në fund të nëntorit, kur edhe ju ofrohen shanse për një karrierë të re.
Partneri: Edhe pse gjatë viteve të fundit lidhja juaj ka qenë mjaft e tensionuar, dhe vështirë të besoni që harmonia ju takon edhe juve, atëherë përgatituni për një stabilitet dhe për një lidhje me shumë dashuri. Personat e lindur në dekadën e dytë do të jenë më të durueshëm dhe tolerantë, pasi që nuk janë larg stabilitetit të jetës bashkëshortore.
Shëndeti: Që t’ju largoheni ankesave, atëherë bëhuni mjek i vetvetes – lëvizni sa më shumë, merruni me fitnes, si dhe konsumoni ushqim të shëndoshë, dhe padyshim që vitaliteti nuk do t’ju mundojë.
 
Titulli: Horoskopi 2010

astro_ikona12.jpg
Peshqit

Karriera:Falë pozitës së mirë të Jupiterit, gjatë tremujorit të parë të vitit, do ta ndjeni lumturinë në ambientin kolegial, si dhe do të ndodhin befasi në aspektin financiar. Shumë oferta pune do t’ju ofrohen gjatë vitit 2010, mirëpo duhet t’i analizoni mirë, dhe ato që ju përshtaten mos i refuzoni, se janë shanse të mira të zhvillimit tuaj intelektual. Të lindurit në dekadën e fundit të kësaj shenje, duhet të jenë më të kujdesshëm në marrjen e vendimeve, dhe mos të tentojnë të përfitojnë nga situata, sepse në fund do të dështojnë.
Partneri: Personat e lindur në dekadën e parë dhe të dytë, janë më të lumturit ndër dymbëdhjet shenjat tjera, mirëpo ata të lindurit në dekadën e tretë të kësaj shenje, ju duhet ende kohë dhe të përdorin mënyra të reja stabiliteti.
Shëndeti: Edhe në aspektin shëndetësor, do të jetë një vit shumë me fat për të lindurit në shenjën e peshqve, përjashtim do të kenë të lindurit në dekadën e tretë, të cilët do t’i përcjellë një melankoli gjatë tërë vitit.Telegrafi
 
Titulli: Horoskopi 2010

parashikim i bukur ky mua me kishte rene shume mire sidomos ne jeten sentimentale mase dalin te verteta
 
Titulli: Horoskopi 2010

eeeehhhhhhh ky muaji mars me mori ne qafe mua:D
jam icik supersticioze,shpresoj te me dale noj gjo:P:P
flm x materialin zizi...si gjithmone e paarritshme :kiss
 
Titulli: Horoskopi 2010

VIRGJERESHA


Dekada e I 24 gusht- 02 shtator
Dekada e II 03- 12 shtator
Dekada e III 13- 22 shtator
Këtë 2010 duhet të viheni në provë dhe të filloni të rrezikoni pak më shumë, duke u ngjitur në skenën e jetës dhe të drejtoni si protagonistë gjithçka që u intereson dhe që për ju është prioritare.
Por, natyrisht që duhet të bëni dhe një impenjim të madh për të realizuar atë çka dëshironi dhe e konsideroni të rëndësishme. Në fakt është e rëndësishme që të mësoni të përcaktoni ato çfarë janë me të vërtetë të rëndësishme dhe prioritare në këtë moment të jetës suaj, duke vizatuar një piramidë nevojash, që ta keni të lehtë pastaj t'i ngjisni shkallët, pasi realizimi i dëshirave tuaja këtë vit është i sigurt, por kërkon rigorozitet, dedikim, rregull dhe përcaktim, ndryshe rrezikoni të zhyteni në kaosin e mundësive dhe të mos bëni asgjë konkrete.
Nëse nga një anë do të keni Jupiterin për pjesën më të madhe të vitit, përveç pranverës, në kundërvënie nga Peshqit që në disa momente duket se u vë shkopinj nën rrota në realizimin e projekteve tuaja, por edhe për këtë mund të mbështeteni te Mërkuri, i cili ka për t'ju mësuar shumë strategji, dredhi dhe zgjidhje të problemeve, aq shumë sa edhe ju vetë do të mbeteni të habitur dhe do të pyesni se si ka mundësi të bëni kaq shumë, sa nuk e kishit menduar kurrë më parë.

Sfera profesionale

Kjo 2010 është me të vërtetë një vit i bukur për ju, në kuptimin që do të mundni që më në fund të shihni të realizuara shumë nga projektet tuaja në nivelin profesional, gjëra që kanë lidhje me ligjet, administratën, financat apo trashëgimi që në të shkuarën ju dukeshin si rrugë pa fund. Edhe në studime do të keni një aftësi të veçantë të mbushni boshllëqet e lëna në të shkuarën dhe një rimarrje e menjëhershme dhe suksesi do t'ju lërë fillimisht me gojë hapur, të habitur nga puna e madhe e bërë brenda një kohe shumë të shkurtër.
Me fjalë të tjera, në këtë vit të ri do të çoni në krye shumë çështje të lëna pezull dhe do të arrini rezultate me të vërtetë të shkëlqyera, të cilat do t'ju afrojnë mjetet dhe masat e nevojshme për një ndryshim tuajin 360 gradë.
Pikërisht në fushën profesionale, por edhe në studime, do të keni dy raste të mëdha brenda vitit, për të arritur rezultate të shkëlqyera. Tani ka ardhur momenti të vini në vend, çështjet e ngelura pezull, për të mbyllur situata të sikletshme, për t'u hapur rrugën kështu sipërmarrjeve të reja, në periudhën kur Mërkuri do të kalojë në mënyrë transitore në shenjën e Demit, pra nga 2 prilli deri në 10 qershor. Ky kombinim i mrekullueshëm do t'ju japë mundësinë të mbyllni hesapet me të shkuarën dhe të hidhni baza të reja dhe më konkrete, si në fushën profesionale, por edhe në jetën tuaj të përditshme.
Por, qëndrimi i gjatë, gjithnjë i Mërkurit në shenjën tuaj, nga 27 korriku deri në 3 tetor, mund t'ju bëjë të nisni projekte të reja, ku ju do të jeni protagonistë dhe mbi të gjitha të aftë për të bërë atë që ndieni në të vërtetë, që i përket mënyrës suaj të të qenit, fryt kjo e ndryshimit të ngadaltë, por rrënjësor që u ka ndodhur dhe që për të lindurit e shenjës së tretë është ende duke ndodhur, falë kundërvënies rrënjësore të Uranit nga shenja e Peshqve.
Nëntori dhe dhjetori më shumë për ata që kanë lindur në dekadën e tretë, por edhe për të tjerët për shkak të bashkimit të Jupiterit dhe Uranit te Peshqit, mund të jenë muaj me të vërtetë domethënës për ndryshime ekzistenciale, por jo vetëm, duke qenë se duhet t'u paraprini shpenzimeve të tepërta për të konkretizuar kështu diçka që e keni shumë për zemër. Kujtoni ama që duhet të jeni të kujdesshëm të mos bini në ndonjë kurth të bërë nga nxitimi, pasi ndryshe rrezikoni të hidhni poshtë pjesë të gjatë pune të bërë deri në atë moment.
Sfera sentimentale

Për sa i përket fushës së ndjenjave, 2010 do të jetë një vit i gëzueshëm, kjo dhe falë mundësive të reja për të jetuar forma të reja dashurie, ose mundësisë për t'u dashuruar me njerëz tërësisht të ndryshëm nga ata çfarë keni takuar deri më tani.
Në fakt, Urani dhe Jupiteri në fushën e ndjenjave do të luajnë një rol thelbësor dhe natyrisht do t'ju shtyjnë në drejtime shumë më të ndryshme se zakonisht, duke u mësuar të lini veten të lirë dhe të jetoni me më shumë spontanitet dhe natyrshëm atë që mund t'ju ofrohet në fushën e ndjenjave.
Për disa nga ju mund të vijnë raste që duhet t'i kapni që në ajër dhe që brenda disa muajve rrezikojnë të ndryshojnë rrënjësisht jetën tuaj sentimentale, ose ka shumë mundësi që brenda një jave të gjeni veten duke bashkëjetuar me një njeri që sapo e keni njohur, ose më në fund do të gjeni më në fund kurajën për të mbyllur përfundimisht një lidhje që e vazhdoni, por as ju vetë nuk e dini se për çfarë arsye.
Por, disa periudha të vitit do të jenë me siguri më të mbara, si për shembull ato në të cilat Venusi do të formojë një paralel nga shenja e Demit, pra nga pasditja e 31 marsit deri në orët e para të 25 prillit. Në këto ditë mund të jenë kthime të "flakëve", ose për një arsye ose për një tjetër do të ktheheni të rishikoni të shkuarën tuaj dhe për të ndrequr diçka, që do të ngrohë shumë zemrën tuaj.
Ndërsa stina e vërtetë e dashurisë për ju nis me hyrjen e Venusit në shenjën tuaj në datën 10 korrik, ku do të takojë dhe Marsin, edhe ai mik në shtëpinë tuaj, kështu që deri në fund të muajit priten takime shumë speciale, pasionante, drithërues, por dhe takime me të ardhme të mëdha, veçanërisht këto mund të ndodhin në ditët 14, 15 dhe 16 korrik.
Në fund, Venusi do të hyjë në shenjën armike të Akrepit në datën 8 shtator, dhe do të qëndrojë aty, përveç një periudhe të shkurtër pushimi, deri në janar të 2011, duke favorizuar kështu jetën tuaj sentimentale dhe jetën në çift, duke stabilizuar takimet e lindura në muajin e korrikut, ose do të sjellë emocione dhe rigjetje pasioni në lidhjet tuaja ekzistuese prej vitesh.
Familja

Por, po ky qëndrim i gjatë i Venusit është veçanërisht i rëndësishëm për jetën tuaj familjare, pasi do t'ju mundësojë rigjetjen e harmonisë dhe do t'ju ndihmojë të zgjidhni keqkuptime të vjetra dhe duke qenë se Venusi është i lidhur edhe me paratë, ka mundësi që të arrini të keni shumë më shumë dhe këto para të mund t'i investoni për jetën tuaj familjare, të realizoni projekte që prej shumë kohësh i keni pasur në mendje, por që për arsye familjare i keni shtyrë.

Shëndeti

Për sa i përket shëndetit mbani nën kontroll gjithçka që është burim stresi, pasi këtë vit do të jeni të ndikuar nga stresi.
ثshtë aparati tretës dhe veçanërisht zorrët ato që do të nënshtrohen nga kjo gjendje stresi dhe nëse mundeni është mirë t'i paraprini kësaj duke rregulluar më shumë ushqimin tuaj, sepse ndryshe rrezikoni, veçanërisht në pjesën e parë të vitit, ndonjë çrregullim që mund t'ju krijojë probleme, zgjidhja e të cilave do të kërkojë kohë dhe kura shumë të gjata.

:D une do mundohem te eci sipas ketij horoskopit....sepse qenka persmari :P
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top