Homoseksualët mëkatarë, ashtu siç janë vrasësit

Arfenilla

Themelues i Forumit

1544-620x330.jpg

Kardinali amerikan i Kishës Katolike, Raymond Burke është shprehur kundër çifteve gay.
Ky përfaqësues i Kishës Katolike ka deklaruar se “çiftet gay, por edhe personat që janë shkurorëzuar dhe martuar sërish, janë të njejtë me vrasësit”, raporto Huffington Post.
“Nëse jetoni në një mëkat vdektar, nuk ka asnjë vepër e mirë që mund ta arsyetojë gjendjen tuaj: ju mbeteni mëkatarë. Kjo është njësoj sikur dikush që vret një njeri, por është i mirë dhe i sjellshëm me njerëzit tjerë”, ka deklaruar Burke
.
Duke folur në një intervistë për abortin, kardinali shtoi se nuk është e mjaftueshme për një njeri të jetë “i sjellshëm, i dedikuar dhe i gjeneroz’“.
Kohë më parë Burke (66) kishte tërhequr vëmendjen me komentet e tij se kisha është “feminizuar së tepërmi”B tetova
.
 
Titulli: Homoseksualët mëkatarë, ashtu siç janë vrasësit

"Ciftet gay, por edhe personat që janë shkurorëzuar dhe martuar sërish, janë të njejtë me vrasësit
Si mund te krahesohen njerzit qe marin nje jete te pafajshme me dike qe ka nje orientim seksual jasht normales? Ose ata qe jane divorcuar?
Me duket nje krahesim pa baze.
Kjo është njësoj sikur dikush që vret një njeri, por është i mirë dhe i sjellshëm me njerëzit tjerë”
Njesoj qenkan?
Dmthn perpara Zotit je i gjykuar njesoj nqs mer nje jete te pajafashme, nqs perdhunon nje femije, nje ndahesh nga bashkeshorti, apo nqs ke nje bashkshor te gjinise te njejte.

Jeta private eshte komplet e ndare nga shoqeria, se cfare ben ne shtepine tende te perket ty dhe bashkshortit tend. Nqs mardhenja nuk shkon me, eshte me mire nje ndarje ne kondita miqesore se sa ndarje ne tragjedi mbasi qe cifti "detyrohet" te bashkjetoj kur nuk ekziston me asgje midis tyre.
Per homoseksualet- per disa eshte semundje (cregullim) per disa eshte thjesht devijim pabaze, gjithsesi nuk eshte ne doren tone ti gjykojme sepse ne ketu ne toke skemi rolin e Zotit te themi "ky do djegi ne ferr, e ky tjetri jo"

Ndersa kriminelet e perdhnueset e te gjithe ata qe bejne vepra kundra ligjit jane ne nje rang tjeter demi ndaj shoqerise dhe njerzimit. Aq kohe sa dhe ligji i gjykon dhe i denon dmthn qe perbejne nje rrezik per njerzit.

Interesante do ishte te sillej tere deklarata e kardinalit sepse si eshte terhequr fragmenti mund te kete nje keqkuptim dhe ti jepet nje nuance tjeter asaj se cfare ai ka dashur te thote.
 
Titulli: Homoseksualët mëkatarë, ashtu siç janë vrasësit

Mire e ka Prifti per homoseksualet .
Zoti na perkujton ne Kuran se nga mekati i tille i njerezve ne kohen e Profetit Lut a.s., i shkaterroi nga Qielli te gjithe popullin e Lutit a.s . Vini re , Zoti shkaterroi nje popull te tere nga mekati i tille i njerezve te degjeneruar !
 
Ej, nuk keni nai pallat me hudh n'er juve?
 
Titulli: Homoseksualët mëkatarë, ashtu siç janë vrasësit

Nqs llogjika dmthn te vesh baraz midis njerit qe perdhunon nje femije, njerit qe masakron nje femer dhe njerit qe ka mardhenje me te njejten gjini vertet bota po kthehet permbys.....

Ku e keni llogjiken te gjykoni keta qe shkatrojne boten me veprat e tyre makabre??? Pse sthoni ju qe te vrasesh e te dhunosh eshte mekati me i madhe qe mund te besh....por rini nxirni peralla per degjenerimin. Te pakten ai eshte i degjeneruar per veten e vete ne shtepine e vete. Pa merak, nqs nuk ke prirje homoskesuale sta ngjit dot njeri me force....sepse s'eshte semundje ngjitese!
 
Titulli: Homoseksualët mëkatarë, ashtu siç janë vrasësit

Kjo teme eshte diskutuar 1 milion here. Ate qe e kam thene, se them prap, por 1 gje duhet ta shtoje vetem ne fund. Sado qe do tkete njerez qe i shohin si normal keta, gjithmone do tkete njerez qe keta dhe mbeshtetesit e tyre do ti quajne njerez trushplare apo me logjike jo te shendoshe.

God created Adam and Eve, not Adam and Steve :D
 
Titulli: Homoseksualët mëkatarë, ashtu siç janë vrasësit

Une mendoj se prifti ka folur rreth peshes se mekatit para syve te ZOtit dhe si individ. Pra si te thuash vrasja dhe homoseksualizmi jane 2 mekate te medha.
Nejse, e kemi shtrydh kete teme nja 1 miljon here ne FV. Lol
 
Titulli: Homoseksualët mëkatarë, ashtu siç janë vrasësit

Kjo teme eshte diskutuar 1 milion here. Ate qe e kam thene, se them prap, por 1 gje duhet ta shtoje vetem ne fund. Sado qe do tkete njerez qe i shohin si normal keta, gjithmone do tkete njerez qe keta dhe mbeshtetesit e tyre do ti quajne njerez trushplare apo me logjike jo te shendoshe.

God created Adam and Eve, not Adam and Steve :D

Problemi nuk eshte aty, problemi eshte qe ti Zotin e ben fakt. Eshte njilloj si te bej fakt egiztencen e Plakut te Vitit re Ri ne polin e veriut un psh.
Jane thjesht histori keto shoku, histori qe e kan cuar civilizimin mrapa jo para. Edhe nuk do ishte keq sikur te gjith besimtaret ta mbanin fene e tyre ne shpine e tyre, por ju keni nji gje qe doni ti "shpetoni" te gjith te tjeret dhe i fusni hundet gjithanej.
Shef nai shkencetar ti psh duke trokit der me der qe ti beje njerezit te besojne ne shkence? Jo! E di pse? Sepse faktet dhe eksperimentet flasin vete dhe nuk ka nevoj per besim ne njeriun e padukshem.
 
Titulli: Homoseksualët mëkatarë, ashtu siç janë vrasësit

Gerti, mos harro se jemi ne nenforumit e besimtareve katolik (nenforum fetar) dhe ketu flasim per fe sa here te duam dhe kurdo qe duam, njesoj sikur shkencetaret qe flasin ne vendet e tyre, ndaj ne s'po i fusim hundet askund.:hi:
 
Titulli: Homoseksualët mëkatarë, ashtu siç janë vrasësit

Per mua homoseksualet nuk jane normale vetem per nje fakt-Shumimi dhe vazhdimi i njerezimit.Kjo eshte e vetmja arsye per te cilen jam kunder tyre.Por ama nuk me shqetesojne e nuk me bezdisin.
Me shqetesojne e me bezdisin shume me teper ata qe ne emer te kujtdoqofte vrasin, presin, shkaterrojne dhe perdhunojne fizikisht dhe menderisht njerezimin.
Jo i PA NDERUARI KARDINAL-Nuk eshte njelloj kurren e kurres nje homoseksual me nje vrases.Ne 10 urdheresat e Bibles tende nr 4 thote-MOS VRIT.S`ka asnje urdherese per homoseksualet posacerisht per ta keshtu qe njelloj nuk jane as sipas besimit dhe Zotit tend!
 
Titulli: Homoseksualët mëkatarë, ashtu siç janë vrasësit

cte komentosh... kardinalin qe i ka kerkuar divorcin neuronit te fundit apo personazhet qe e mbajn veten per besimtar ?!
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top