Hollandë: Ligji kundër duhanpirjes, ja si ka ndikuar pas 8 vitesh
Ishte viti 2008 kur Holanda vendosi ligjin kundër duhanpirjes në bare dhe restorante. Sipas studiuesve në qendrën Erasmus në Roterdam, që prej asaj kohe, në Holandë është ulur ndjeshëm numri i lindjeve të parakohshme apo i foshnjave nënpeshë.
Studiuesit kanë marrë në studim dy milionë raste lindjeje. Rezultati i studimit u publikua javën që shkoi dhe tregoi se që në kohët e para të fillimit të zbatimit të ligjit, ka pasur një përmirësim të dukshëm në statistika dhe që prej asaj kohe, numri i fëmijëve të lindur para kohe dhe nën peshë, ka rënë me 5 për qind.
thealbanian