Hollande fiton zgjedhjet, Sarkozi anulon festën

ida angel

:)
V.I.P
Socialisti Francois Hollande është presidenti i ri i Francës, sipas exit poll-eve. Sipas shifrave të publikuara nga agjencia France Presse, Hollande ka marrë mes 52 dhe 53 për qind të votave.
1222.jpg


“ثshtë një gëzim i jashtëzakonshëm”, është shprehur Benoit Hamon, zëdhënës i Partisë Socialiste franceze, pas lajmit për fitoren e Hollande. Për fitoren e Hollande flet edhe faqja në internet e gazetës belge “Le soir”. Sipas sondazheve të kryera me votuesit menjëherë pas hedhjes së votës, Sarkozi ka marrë diku te 47 për qind të votave. Burime diplomatike thonë se Nicolas Sarkozy ka anuluar festën e parashikuar në Place de la Concorde.

Qindra mbështetës të Partisë Socialiste franceze janë mbledhur në rrugën “Solferino” në Paris, ku ndodhet selia e partisë së Hollande. Ata kanë parashikuar një marshim nga selia e partisë deri në Place de la Bastille, ku Francios Mitterrand mbajti në vitin 1980 fjalimin e fitores. gazetashqip
 
Pe: Hollande fiton zgjedhjet, Sarkozi anulon festën

Mendoj se koha e Sarkos, mbaroi ketu.. me gjithe krizen qe i vuri vendit te vet nuk kishte me vend ne udheheqje.. Ne fillim ka bere shume vitet e para dhe vertet ndryshoi shume gjera te mira.. nuk e di pse me pas filloi me armet me luftrat etj si keto..
Gjithsesi, shpresojme qe Hollande te arrij te ndryshoj pak taksat qe ngriti Sarko se i keputen njerzit..

Ja si behen zgjedhjet ne nje vend, vene votojne kalon turi i pare qetesi, vjen turi dyte qetesi .. Del ai qe fiton dhe kaq bejne feste e te gjithe ne shtepi.. Si nuk mesoi njehere ky populli shqiptar me xhan .. Si nuk u bene njehere njerez ne zgjedhje.. !
Bah per tu habitur, sa pas jemi me mentalitetin e votimeve te drejta, me sjelljen .. te na rroje intelekti dhe zgjuarsia qe mendojme se kemi, se ne zgjedhje e kemi treguar veten ne fakt kush jemi dhe sa kemi..!
 
Back
Top