Holanda po kthehet në narkoshtet. DASH: Vend tranzit për drogat e forta, kryesisht kokainën

Guest2

Antarë i Respektuar
[h=1][/h] 180419_HOLANDA-DROGA_12_1.jpg


Një ngarkesë e madhe droge, e kapur së fundi në Panama, ka nxjerrë në pah një skemë trafikimi të kokainës me kontenierë që kanë për destinacion Europën, duke treguar sesi po përdoret industria detare panameze për të transportuar sasi të mëdha lëndësh narkotike përtej Atlantikut.
Anijet e mallrave që kalojnë nga Panamaja drejt Europës i joshin shumë trafikantët kolumbianë, të cilët kërkojnë qasje edhe në tregje të tjera, përveç atij të Shteteve të Bashkuara, e rruga e Atlantikut u kompenson humbjet.

Probleme të ngjashme raportojnë edhe autoritetet në Brazil, që kane arritur të bien në gjurmët e një rruge të re trafiku nga një port holandez i nxjerrë nga përdorimi. I mbytur me kokainë rezulton të jetë dhe porti i Roterdamit, i cili u përmend edhe në raportin e fundit të DASH-it.
“Holanda – thuhej në raport, – është vend i rëndësishëm tranziti për drogat e paligjshme, sidomos kokainën që hyn në Portin e Roterdamit. Ajo mbetet po ashtu një vendburim kyç për drogat sintetike, kryesisht MDMA (ekstazi)”.

Raporti nxirrte në pah dhe një fenomen tjetër. Faktin që në këtë vend, vëllimi i trafikimit të drogave sintetike përmes internetit është rritur ndjeshëm. Një vit më parë, duke cituar vet policinë holandeze, “The Guardian” paralajmëronte se Holanda po kthehej në një narkoshtet, ku forcat policore e kishin të pamundur të luftonin me kërcënimin e një ekonomie paralele kriminale.

Efektivët flisnin atëherë për “sindikata” të krimit të organizuar, të cilave u janë hequr frerët.

Në raportin e policisë theksohej se, detektivët shihnin sesi kriminelë të vegjël shndërroheshin në sipërmarrës të pasur, që forconin pozitat në industrinë e shërbimeve, tregun e shtëpive, shtresën e mesme apo agjencitë e udhëtimit, ndërsa kritikët e tolerancës së treguar ndaj shitjes së kanabisit pretendojnë se Holanda është promovuar në mënyrë të pamatur, si një qendër e madhe e trafikimit të drogës dhe njerëzve.

Top Channel
 

Attachments

  • 180419_HOLANDA-DROGA_12_1.jpg
    180419_HOLANDA-DROGA_12_1.jpg
    94.2 KB · Shikime: 0
  • 180419_HOLANDA-DROGA_12_1.jpg
    180419_HOLANDA-DROGA_12_1.jpg
    94.2 KB · Shikime: 0
Pale kane goje keto te flasin per Shqiperine dhe Shqiptaret,qe e kane bere krimin te ligjshem.
 
Te kritikohesh nga keta ne emer te krimit eshte sikur ke perballe nje vrases gjakftohte,edhe te flase per mos zbatim ligjesh.

Ishin keta qe nuk u rendon pesha e ndergjegjies per shkaktare te vrasjeve masime ne Srebenice. :(

Te kapluar nga imoraliteti,dalin e bejn moral,por ne s'kemi politike te jashtme ,as kemi pasur,edhe as do kemi ndonjehere.

Me ca capkena perfaqesues qe jo burreri e autoritet,por qesharak jane.


Termi globalizem nenkupton
Do kete vetem nje gjuhe ne bote
nje qeveri
do rrafshohen kultura,zakone,tradita
s'do kete rracizem (ku fjala nacional do zhduket).
T'ju jepet prioritet komunitetit LGBT qe ne hollande i ke ne mase.


-----------------

Globalizmi ka pushtuar
banka
qeveri
gjykata etj
te gjithe pikat kyce se si funksionon ky mekanizem aktualisht.
Pasojat do vijne ngadale
ngadale
e do jete nje rruge pa kthim.
 
Hahahhah hajde prapagande alla Ed Rama hajde. E gjetem edhe nje armik. LOL
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top