Holanda bëhet pishman, jo më seks hapur

Status
E mbyllur për postime të tjera.

Arfenilla

Themelues i Forumit
Hollandë legalizoi prostitucionin me shpresë se profesioni më i vjetër në botë do të shpëtonte nga trafiku i qenieve njerëzore dhe nga shfrytëzuesit e grave të pafat. Besohej se në rast se punëtoret e seksit do të punonin hapur dhe në mënyrë të ligjshme, nuk do të kishte nevojë për rrjetin e shfrytëzimit të prostitucionit, kriminelët që e drejtojnë dhe përfitojnë nga ky rrjet etj.



prostitucion.jpg

Për më shumë se dhjetë vjet, lagjja e dritave të kuqe në qendër të Amsterdamit u bë një zonë e njohur turistike, ku punëtoret e seksit tregonin hiret e tyre nëpër vitrina. Por duket se legalizimi i prostitucionit jo vetëm që nuk e uli përzjerjen e krimit të organizuar, por përkundrazi, e shtoi atë. Kryebashkiaku i Amsterdamit thotë aktualisht se lagjja e dritave të kuqe është bërë një treg i stërmadh i trafikimit të grave dhe shfrytëzimit të tyre për prostitucion, më shumë se sa një vend ku punëtoret e seksit ushtrojnë profesionin më të vjetër me vullnet të lirë.

Këtë verë, qeveria e Hollandës pritet të shtrëngojë ligjet që lejojnë prostitucionin ndërkohë që Amsterdami pritet të mbyllë disa zona të lagjes së dritave të kuqe duke kufizuar numrin e shtëpive publike.alb
 
Titulli: Holanda bëhet pishman, jo më seks hapur

Njelloj do jet prap si i ligjeshem si i paligjeshem sbesoj se do perberj ndo nje ndryshim...
 
Pe: Holanda bëhet pishman, jo më seks hapur

Mire e paska bere
 
Titulli: Holanda bëhet pishman, jo më seks hapur

E pra duhet te mos e legalizojn fare ket profesion te ndyt .kur nuk jan ne gjendje ti kontrollojn
 
Titulli: Holanda bëhet pishman, jo më seks hapur

Tani u erdhen dhit ketyre? Kane me vite dhe turizmi sikur ska ndryshuar sidomos ne Amsterdam.
Te shofim ne do kete ndonje permiresim edhe pse nuk e besoj.
 
Pe: Holanda bëhet pishman, jo më seks hapur

Epo me per hajr i thone...
 
Titulli: Holanda bëhet pishman, jo më seks hapur

Une kam bere disa shkrime te mija per shtepiat publike dhe per legalizimin e s.....ne kete forum !
A po e shifni se ata te cilet mendimet e tyre si kane te mbeshtetura ne Ligjet e ZOTIT-ALLAHUT. Do ti bijn pishman gjithe here te ngratit . Prap i shikojn dhuntit e urtesive ligjore te fese ME SYTE TYRE ne ndalimin e prstitucionit ' i vertetjen edhe vete te vertetat e FeSE se Drejte po prap behen njerzit me perbuzes ndaj te drejtes. Syt per qka i keni more ' mendjen per qka e mbani ' lexoni Fene e Zotit pastaj qasujeni nje diqkaje psh Prostitucionit ' studione vertetone a po peputhen FeJa dhe PrAktika dhe njifni more Zotin e juaaj . Shume lehte eshte ne keshtu besojm ne Zot me fakte e argumenete te vertetura . Per ata ne kurr si bijm pishman kur bejm diqka qe eshte e shkruar ne Fe-Kuran apo Ligj Te Zotit.
Po jame shume i bindur se kush nuk i perulet-nenshthet ligjeve te Zotit ' here do kur kane mi ra pishman per veprimet etyre si Shtetet ne tersi por edhe individet ne veqanti.
 
Titulli: Holanda bëhet pishman, jo më seks hapur

Dmth. i paskan vene dryrin seksit. Ndoshta u ka humbur celesi:kafe:
 
Pe: Holanda bëhet pishman, jo më seks hapur

ثshtë për t'u rrespektuar çdo hap që është në dobi
të shoqërisë. Më mirë vonë se kurrë!

Ishallah jep Zoti fuqi dhe ngrit vetëdijen e femrës,
që ta rrespektojë vetën dhe mos ta ulë aq poshtë,
para se të kërkon nga të tjerët që ta rrespektojnë!
 
Titulli: Holanda bëhet pishman, jo më seks hapur

Sbesoj se u ka ber pishman hollanda jo , se ka kriju turizmin pe kte pune , qe shkojn nga gjith bota per seks , dhe po perfiton dhe taksat nga kjo pune .Mendoj se esht me se e mire si ide dhe ka ber shum mire , e ka ber dhe gjermania nese sgaboj seksin e hapur .Jo si itali etj qe as taksa spagujn jan burim i semundjeve , dhe aty jan trafiqet e femrave , por jo ne holland qe shkojn meqef femrat per pune .
 
Pe: Holanda bëhet pishman, jo më seks hapur

ثshtë për t'u rrespektuar çdo hap që është në dobi
të shoqërisë. Më mirë vonë se kurrë!

Ishallah jep Zoti fuqi dhe ngrit vetëdijen e femrës,
që ta rrespektojë vetën dhe mos ta ulë aq poshtë,
para se të kërkon nga të tjerët që ta rrespektojnë!


Ok femra ska respekt per veten qe ben ate pune po mashkulli qe shkon tek keta??Jo per gje por keta femra ekzistojne se kane klienta e keta klienta meshkuj jane apo jo??
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top