HIV-Aids fillon të zmbraset

Snow Hristina

Anëtar i Nderuar
1432.jpg

Vdekshmëria nga virusi i HIV-Aids gjatë vitit 2011 ka arritur nivelin e tij më të ulët që prej 2005-s, mësohet në një raport të publikuar të hënën nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).
Një rënie e tillë është e barazflefshme me 21% më pak fatalitete se sa rekordi, i cili mbetet viti 1997. “Jemi të lumtur që më në fund mund të japim një lajm të mirë rreth Aids”, shkruante në raport një prej drejtuesve të studimit, Michel Sidibe. “Ndonëse në kohë krize, vendet janë duke ndërmarrë fushata të suksesshme për reduktimin e epidemisë”.

Ndonëse një sëmundje e pakurueshme, në dekadën e fundit janë prodhuar disa medikamente shumë të efekshme për rritjen e cilësisë së jetës së të prekurve nga virusi dhe të jetëgjatësisë së tyre.
Aktualisht, janë 34 milion njerëz në të gjithë botën që vuajnë nga sëmundja. Përmirësimet më të mëdha kanë ndodhur në zonën më të prekur të botës, në Afrikën Subsahariane, ku është rritur dukshëm edhe numri i njerëzve që i janë nënshtruar trajtimeve mjekësore në dy vitet e fundit.
Si rrjedhojë e këtyre kushteve të favorshme, vetëm gjatë 2010-s është mundur të shmanget vdekja e 700 mijë personave. Trajtimi i të prekurve ka një impakt pozitiv edhe në rastet e përhapjes së virusit, pasi njerëzt që janë nën kurim kanë më pak gjasa që të infektojnë të tjerët.
Në vitin 2010 janë regjistruar 2,7 milion raste të reja të prekurish nga “Aids”-i, nga 3,2 milion gjatë vitit 1997. Ndërkohë, 1,8 milion persona humbën jetën si rrjedhojë i sëmundjeve dhe komplikacioneve të shkaktuara nga virusi, nga 2,2 milion që vdiqën në 2005-n.
 
Pe: HIV-Aids fillon të zmbraset

Zmbraset??Ca eshte?...Mos ka dashur te thote zmbrapset?...
 
Pe: HIV-Aids fillon të zmbraset

O e ka friksu dikush o, o jami bere imun :syze: Hajde ndoshta imunizohemi e t'ja grahem vap e vap :lol: se kinse spo e bejme ate pune shkaku i rrezikut te HIV-it :lol:
 
Pe: HIV-Aids fillon të zmbraset

Epo te ishte keshtu vertete nese mendohet qe shume nuk tregojne..
atehere eshte dicka e bukur :)
Mbrohuni njerez se nuk ia vlen per nje nate qejfi te vuani gjithe jeten :)
 
Back
Top