Një 80-vjeçare ushqehet prej tre ditësh vetëm me bukë. Hafize Bakiaj jo vetëm është braktisur nga djali i saj, por nipi e ka grabitur .
Gjyshja i ka kërkuar këtij të fundit që të paktën t’i kthejë paratë e pensionit pasi nuk ka me çfarë të ushqehet, por ky i fundit e ka kërcënuar.
Rasti është sjellë në vëmendje nga gazetari, Erik Mehmeti:
Kjo gjyshe ka tre dite qe ha buken thate per shkak se nipi i ka vjedhur pensionin dhe 5 pulat me te cilat ushqehej ….Kur iu ankua te birit iu pergjigj se duhet ta linte te qete ndersa kur i kerkoi nipit ti kthente te pakten leket pergjigja qe kish marre ishte “te rrinte mire se do e hidhte nga shkallet”…
Rrefimi i nene Hafizes e cila eshte braktisur dhe nga i biri ka bere qe kolegia e tv lokale “Real Tv” Sajmira Selamaj mos te mbante dot lotet ….Pas trajtimit te rastit mediatikisht njoftuam dhe organet perkatese te cilat nisen nga puna menjehere per te shoqeruar nipin e saj.
Panorama online.
Last edited by a moderator: