Historia! Sa duhet ti besojme????

Bianca SK

Anëtar i Nderuar
Ka shume kohe, qe kur kam qene ne gjimnaz qe i bej kete pyetje vetes.Sot me nxiti cik dhe Bilderberg me nje pergjigje te tijen dhe thashe te hap nje teme( ku te DISKUTOHET tamam ) per te marre cik mendimet TUAJA.
Po te marrim historine e popullit tone, mua personalisht me duket e "PERDHUNUAR", se kush e filloj perdhunimin nuk e di, por keshtu me duket mua.Shpesh me ka rastisur te degjoja dhe gjyshin(apo ato me te moshuar) qe mi tregonin gjerat ndryshe nga ç'ishin ne librat e shkolles.
Degjo njerin, degjo tjetrin, dhe dilte sikur çdo person qe ka kryesuar Shqiperine te kete rishkruar nje histori sipas qejfit.Mbreti Leka historine e tij,Xhaxhi Enveri te tijen, Sala te tijen e keshtu me rradhe.
Dhe normalisht pas gjithe ketyre mosperputhje historish, te lindin ??? ne koke :
Ciles histori duhet ti besojme?? Ke duhet te marrim per te vertete???
Une personalisht ka kohe, qe ne histori nuk besoj shume. Ne fund te fundit kush me garanton mua qe gjerat ne vitet 1870 p.sh ishin ashtu si shkruan historia???
Mjafton te shikoj sesi kokat e shtetit mbajne te fshehura shume gjera dhe popullit i tregojne vetem ate qe u intereson atyre.Mendo se sa gjera fshihnin dhe me pare!!
Historia eshte nje opinion???Apo çfare i bie te jete???

S'po zgjatem me shume, se do kisha nje mal me gjera qe s'me bindin per te thene.
Shkrim te kendshem te gjitheve.
 
Titulli: Historia! Sa duhet ti besojme????

Ciles histori duhet ti besojme?? Ke duhet te marrim per te vertete???

Nder historianet me te besuar, te rendesishem dhe qe kane bazat e historise se popullit tone jane kleriket katolik franceskan. Botimet e tyre jane te pasura, te papolitizuara, me fryme patriotike dhe te ruajtura me shume fanatizem. Megjithse komunizmi ka dhene kontributin e tij per ti shuar ato sa me shume, nje pjese e mire e tyre jane te gjalla dhe te disponueshme neper librari. Marin Barleti, Marin Sirdani, Kristo Frasheri, Fan S. Noli etj jane nder emrat me te besuar qe kane shkruar bazuar ne studimet, kerkimet dhe ngjarjet qe ato i kane perjetuar, degjuar nga te pranishmit ose i kane hulmutuar thelle ndermjet gojedhenave dhe mbeshtetjeve te tyre me fakte. Jane te shumte emra te tille, por qe kaq mu kujtuan per momentin.

Ne fund te fundit kush me garanton mua qe gjerat ne vitet 1870 p.sh ishin ashtu si shkruan historia???

Shqipetaret kane arsye te shumta per te qene mosbesues te historise pasi ajo ka qene produkt i politikes per nje kohe te gjate, por e kane te pamundur per te mos ndjere kureshtje, simpati dhe te ngacmohen per ta hulmutuar ate sepse e tille eshte natyra e tij, i tille eshte brumi dhe interesat e tij. Pastaj gojedhenat dhe verisionet ndeshen kudo dhe cdo dite per ceshtje historike, per ngjarje politike etj... Shqipetaret e pa shkolle njohin shume per c'eshtje te tilla, lere pastaj ato qe studjojne.

Historia eshte nje opinion???Apo çfare i bie te jete???


Historia eshte opinion vetem atehere kur eshte shtjelluar nga dikush qe nuk e njeh ate dhe nga dikush qe injoron faktet e saj. E dyta ka ndodhur ne nivel te larte gjate komunizmit pasi ajo ka qene produkt i politikes, tani fatkeqesisht politika eshte me pak aktive, por eshte shume me shume neglizhuese per ta sjellur te verteten tek publiku aq kurioz dhe i panjoftuar.

Historia eshte pasqyrim i se shkuares duke e bazuar ate me fakte te dokumentuara. Qendrimi i historianve per ceshtjen qe ato shkruajne ka te beje shume pasi e influencon shume ate per te perzgjedhur faktet ne favor apo kunder tezes qe ai/ajo mbron, por historia asesi nuk eshte opinjon. Ajo thjeshte ndikohet nga qendrimi i historianit/es por eshte e bazuar ne fakte dhe jo ne ambicje, deshira dhe simpati false te krijuara dhe te shtirura. Kjo eshte ajo qe e ndan historine me mitin.
 
Titulli: Historia! Sa duhet ti besojme????

.
Degjo njerin, degjo tjetrin, dhe dilte sikur çdo person qe ka kryesuar Shqiperine te kete rishkruar nje histori sipas qejfit.Mbreti Leka historine e tij,Xhaxhi Enveri te tijen, Sala te tijen e keshtu me rradhe.
Dhe normalisht pas gjithe ketyre mosperputhje historish, te lindin ??? ne koke :
Ciles histori duhet ti besojme?? Ke duhet te marrim per te vertete???

Historia eshte nje opinion???Apo çfare i bie te jete???


Shkrim te kendshem te gjitheve.
Mbreti Zog ( Leka ) e solli ne pushtet Serbia , tani si mendon ti te vertete do e shkruante historine ai ..?
Xhaxhin Enver e solli ne pushtet Franca , me vone rusi me serbine , si mendon ti , te vertet do e shkruante historine ai ..?
Salen dhe Fatos Nanot i solli ne pushtet amerika , gjermania dhe se fundmi Greqia , si mendon ti , do ta lene te shkruhet e verete historia prej ketyre ?
Tek ne po s'je ne 7 breza spiun i agjenturave te huja nuk te sjell njeri ne pushtet , po s'je mik e pasardhes i agjenturave te huja, te ne te lene te ngordhesh urie
Bej studime ti sa te duash , po nuk u pershtaten ato studimet e tua me interesa dhe lobe te ndryshme politiko agjenturore te nxjerrin me shqelma jashte ( ku te le i biri i Stefanaq Pollos te tregosh historine e vertet )
Me te drejte thuaj ti , HISTORIA ESHTE NJE OPINION ?????????? APO CFARE I BIE TE JETE ???????
Historia eshte fakt jo opinoin , historia duhet te bazohet mbi data te sakta ose te peraferta . Historia shpesh ka lidhje dhe me letersine , pasi ndihmojne njera tjetren per te faktuar datat dhe periudhat ne te cilen ka ndodhur ngjarja.
Historia shqiptare eshte shkrujatur mbi opinione te ngushta politike e mburravecerie e si e tille eshte thurur nje lemsh shume i keq
 
Titulli: Historia! Sa duhet ti besojme????

un historise qe bejne ne shkolle si besoj pjeserisht........pastaj normal qe sdo jete e sakte historia..perderisa cdo vit diskutohet se kur eshte cliruar shqiperia,nga vete shqiptaret..pffff...ca te presesh e ti besosh
 
Titulli: Historia! Sa duhet ti besojme????

Asgje te shkruar nga dora e njeriut pa fakte nuk i besoj 100%.
 
Titulli: Historia! Sa duhet ti besojme????

Historia nuk eshte vetem fakt, dhe nuk eshte vetem opinion. Historia ka data dhe numra fiks (faktet) por dhe interpretime te dokumenteve historike. Qe historia te mesohet sa e paster, idealja do te ishte qe ta thithnim nga dokumentet primare historike, te shkruar nga njerez qe kane qene pjese e atyre ngjarjeve.

C'eshte e trishtueshme me historine tone (kjo faktikisht ndodh kudo) eshte se historianet tane ndahen ne grupe interesash dhe na servirin vetem faktet qe u perfitojne interesat e atyre. Pjesen tjeter te historise na e lene te pandricuar.

Historia e nje populli eshte si kujtesa e nje individi. Ai njeri ka mesuar prej ngjarjeve te ndodhura ne te shkuaren e tij, ka krijuar karakterin dhe personalitetin te vecante, bazuar vetem ne eksperiencen e tij. Nganjehere, fatkqesisht, mund te kete njerez qe duan t'ia mbushin mendjen qe ajo qe kujton nuk eshte e vertete dhe nuk ka gje me te keqe se sa te thote nje njeri se nuk di se per cfare po flet, sepse per momentin, te shembet mendimi qe e njeh vetveten mire. Nga kjo rezulton turbullim, eshte sikur te te thone qe "je i cmendur." Megjithate asnje nuk na njeh aq mire se sa njohim veten. Qe turbullimi te mos ndodhe ne nje popull, eshte pergjegjesi civile qe te njohim historine tone. Pastaj le te pesheperisin ujqerit e Ballkanit ne veshin tone, le te mundohen te luajne me trurin tone...nqs kemi nje baze konkrete njohurie te vetvetes, nuk do te na shembet qendresa.
 
Titulli: Historia! Sa duhet ti besojme????

I ekzagjerojne ca gjera......po prape ,duhet t'i besoh historise .
 
Titulli: Historia! Sa duhet ti besojme????

Nuk mund te hedhim poshte gjithe historine shqiptare ...

Ashtu sic beme edhe me veprat e realizuara gjate sistemit komunist, qe i shkaterruam te gjitha.


Minimalisht duhet ta njohim historine tone dhe dytesisht ne baze te interesit tone, i cili eshte relativ, te thellojme njohurite tona, sepse historia rishikohet dhe rishkruhet, ne ate momente apo detaje, te cilat jane shkruar ne dem te "humbesve".

E verteta eshte e shenjte, duhet te luftojme per te.

Sot mendoj qe ka ardhur vertete koha kur politika nderhyn me pak ne librat dhe faktet historike dhe e verteta do te mundte cdo tentative per perdhosur ate.
 
Titulli: Historia! Sa duhet ti besojme????

na ishte sec na ishte ,e holle e gjate e shkurter e thate katrore e drejte cilinder i shpejte rote trekendesh e mesuam per mendesh,kur njerzit te kuptojne se si jane zhgenjyer gjate gjithe jetes nga historite disa te tjere e kene shfrytezuar per interesat e tyre, per shembull shqiptaret jane me te fortet e botes me te drejtet e botes me te zgjedhurit e botes me te bukurit e botes ,po ata qe na vleresuan si me lart na kane shpene ne fund te botes,se ne thelb na shfrytezojne me njemije menyra te ndryshme
 
Titulli: Historia! Sa duhet ti besojme????

para disa muajsh dhashe teori de praktike per patente greke ,dhe mbasi u njojta me mesusin e zyres me tha dicka qe mua nuk me kishte shkuar mendja fare,me pyeti se si i quhet zona pereth akropulit e cila eshte shum e njohur tek te gjithe,une vertet e kam vizituar shume shpesh ate zone per xhiro dhe per kafe,ju pergjigja qe quhet plaka,ai me tha se cfare do te thote plaka,une me qe jetoj ne greqi me vajti mendja ne fjala e ngjashme shqip pllaka ose greqisht plaka,me pyeti se si quhet nje grua e moshuar ne shqip dhe u pergjigja plaka,po ne greqisht do te quheshe GRIA dhe e vertete qe se ai nuk qe arvanit (arberesh).
 
Titulli: Historia! Sa duhet ti besojme????

Plaka eshte lagjja me vjeter e Athines,pike poshte akropolit.Plaka ka dhe nje kishe shume te vjeter qe ndryshon tradikisht prej kishes ortodokse.Plaka verteton se kush e ka ngrit athinen dhe kush jane helenet e vertete.
 
Pe: Historia! Sa duhet ti besojme????

Une besoja shume derisa tha prof. i historise.
Skenderbeu nuk erdh te na shpetonte neve se keshtu na mesonin, por per tokat qe kishte...
Ai shfrytezoi kete rast,edhe shqiptaret kishin nevoje per nje figure keshtuqe...
 
Pe: Historia! Sa duhet ti besojme????

Historia nga njerezit shkruhet,dhe kjo ka raste qe keqinterpretohet...Edhe mua me ka ndodh qe ta pys gjyshen per kohen ur ishim nen pushtimin gjerman,ne histori ne shkolla mesonim ndrysh,gjyshja me tregonte ndrysh...Gjermanet thoshte gjyshja,kane qene shume strikte dhe shume te rregullt me popullsine(pa lene nje ane ate arsyen e ardhjes se tyre ne Shqiperi sic eshte pushtimi),por kane qene njerez te moralshem...Ndersa ndryshe flet gjyshja per italianet(i quan njerez te pamoralshem,merreshin me shume llafe,etj etj)...Ne,ne historine qe trajtohet ne shkolla i kemi bere pushtimet italiane dhe gjermane dhe gjithmone qe jane pershkruar me syrin e pushtuesit(na kane pushtuar ok ketu jam dakord)...Gjyshja thote se gjermanet iken vete jo se i luftuam ne,ata kapitulluan,ndersa ne librat e historise del se ne ''ishim trima,i luftuam,beme namin dhe ata iken nga frika''....Une mendoj se historia sot kthehet e trajtohet sic do dikush jo sic eshte...Une me shume do i besoja dikujt qe ska lidhje me Shqiperine as me faktet as me asgje,nje njeri jashte rrethanave,nje njeri qe nuk eshte Shqiptar pasi keshtu do shkruante te verteten sic e sheh ai jo si te dojne Shqiptaret....
 
Pe: Historia! Sa duhet ti besojme????

t`i besojme historise se Shqiperise???? Sot po ndodhin gjera ne Shqiperi hapur nne drite te diellit dhe te fiksuara me kamera, dhe politikanet po t`i mohojne sy per sy,...jo me ngjarje para 100 vjetesh....te nderuar le te beje seicili historine e tij dhe t`i besoje asaj..
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top