Historia që po trondit Belgjikën. Nëna: Mos e lironi tim bir

Love

βeℓℓe â๓e
Kjo është një nga historitë më të përfolura në Belgjikë, por jo vetëm.

dutroux-300x168.jpg


Një vrasës fëmijësh, i quajtur Marc Dutroux, ka bërë kërkesë për t’u liruar me kusht nga burgu, por kjo ka shkaktuar shumë zemërim.

Madje edhe vetë nëna e tij, Jeannine Dutroux, 78 vjeç, ka deklaruar se ai nuk duhet liruar nga burgu.

Sipas BBC, këto janë komentet e para të saj që kur i biri u burgos në vitin 2004.

Dutroux, është dënuar me burgim të përjetshëm pasi ka rrëmbyer dhe ka përdhunuar gjashtë vajza, katër prej të cilave kanë vdekur.

Ai u arrestua në vitin 1996, por sipas ligjeve belge, ai mund të lirohet pasi ka kryer 15 vite burg, në rast se nuk konsiderohet më i rrezikshëm.

Marc thotë se ai nuk është më i rrezikshëm, por nëna e tij tha për revistën “Le Soir” “se jam e sigurt se ai do ia nisë sërish”.

“Marc nuk është gati që të lirohet nga burgu, për shkak se ai akoma do që t’ia atribuojë krimet e tij të tjerëve”
“Ai është një kriminel përsëritës në shpirt, ai e ka provuar këtë gjatë gjithë jetës së tij”.


Revista “Le Soir” publikohet të mërkurën, por tani doli të hënën, pikërisht në ditën kur gjykata do marrë vendim.

Rasti Dutroux ka zemërim Belgjikën, jo vetëm për shkak të natyrës së krimeve, por edhe paaftësisë së policisë.

Ata e kanë vizituar shtëpinë ku Dutroux po mbante të fshehura dy viktima tetë vjeç, por nuk i gjeti. Më vonë vajzat u gjetën të vdekura nga uria.

Dutroux u arrestua në vitin 1996, por verdikti u dha në vitin 2004.


Viktimat e tij

Julie Lejeune, 8, vdiq nga uria

Melissa Russo, 8, vdiq nga uria

An Marchal, 17, e varrosur në kopsht

Eefje Lambrecks, 19, e varrosur në kopsht

Sabine Dardenne, 12 – mbijetoi

Laetitia Delhez, 14 – mbijetoi
Tema
 
Titulli: Historia që po trondit Belgjikën. Nëna: Mos e lironi tim bir

cfar krime makabre ......... duhet lene te vdes nga uria ne burg ta kuptoj cfar eshte vuajtja
 
Titulli: Historia që po trondit Belgjikën. Nëna: Mos e lironi tim bir

Mir ka ber ce do nje lloj mostre te till ta lesh te lir rrugve me kte qe paska ber , te jet femija ime qe te bej kto veprime te tilla jo burgim po dhe ne karrige elektrike pak do e kishte...Sa do ti dhimbset femija nje prindi kur shikon cfar krimesh makabrre ben femija i neveritet dhe vetja qe solli ne jet nje qenje te till.......
 
Titulli: Historia që po trondit Belgjikën. Nëna: Mos e lironi tim bir

Dutroux, është dënuar me burgim të përjetshëm pasi ka rrëmbyer dhe ka përdhunuar gjashtë vajza, katër prej të cilave kanë vdekur.

Ai u arrestua në vitin 1996, por sipas ligjeve belge, ai mund të lirohet pasi ka kryer 15 vite burg, në rast se nuk konsiderohet më i rrezikshëm.

Burgimi i perjetshem eshte zgjidhja per keta individa.
Ska si te mendohet qe nje njeri me kete sjellje mund te ndryshoj! Kurren e kurres!

E duket absurde qe nena te thot lereni ne burg, por eshte nje nene, qe pertej dashurise per femijen e saj, e ka kuptuar shume mire ca monstre eshte dhe se ku e ka vendin. Ne kete rast sjellja e mamase eshter per tu duarttrokitur, sepse shpesh here ndodh qe prindrit te verbuar nga dashuria mos gjykojne me qart.
 
Titulli: Historia që po trondit Belgjikën. Nëna: Mos e lironi tim bir

Kete fund meritojn keta grup njerezish te cilet kryejn krime makabre.Bravo nenes qe e pranon cfar "kafshe" e ka te birin dhe prania e tij ne boten jasht esht e rrezikshme
 
Titulli: Historia që po trondit Belgjikën. Nëna: Mos e lironi tim bir

bota nuk eshte e drejte perderisa tipa te tille gjallojne mbi te,,,.
 
Titulli: Historia që po trondit Belgjikën. Nëna: Mos e lironi tim bir

Po ashtu do vepronte cdo nene e mire.. ai nuk meriton liri dhe faktikisht duhet ta lejne te krymbet ne burg
 
Back
Top